Zbulohet kontinenti i lashtë nën oqean


Bota ka pasur dikur vetëm një kontinent të stërmadh të njohur si Rodinia, të paraqitur në këtë foto ndërsa qe në fazën e ndarjes 750 miliardë vjet më parë. Tashmë, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një fragment të ri të superkontinentit që besohet se është zhytur në Oqeanin Indian
Shkenca


Fragmentet e një kontinenti të lashtë janë zhytur nën tabanin e detit në Oqeanin Indian, kjo është hipoteza e një studimi të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një masivi tokësor që duhet të ketë ekzistuar mes 2 mijë dhe 85 milionë vitet më parë.
Rripi i tokës që besohet të ketë ekzistuar, u quajt nga shkencëtarët Mauritia. Ai mendohet se është një kontinent i vogël që u fragmentarizua dhe u zhduk nën dallgët e detit, ndërsa bota moderne filloi të marrë formën siç ne e kemi sot. Studimi është publikuar në gazetën e Gjeoshkencës Natyrore.

Superkontinenti

Deri rreth 750 milionë vjet më parë, e gjithë masa tokësore e Tokës qe e mbledhur në një kontinent të vetëm të stërmadh të quajtur Rodinia. Dhe megjithëse sot kontinentet janë të ndara nga mijëra kilometra oqean, India në atë kohë ndodhej pranë Madagaskarit.
Tashmë shkencëtarët besojnë se kanë gjetur prova për një pjesë të këtij kontinenti, të njohur si mikrokontinent – që dikur ka qenë i ngucur mes të dyve.
Skuadra e shkencëtarëve doli në këtë konkluzion, pasi studioi grimca rëre nga plazhet e Mauritusit të sotëm. Megjithëse grimcat i përkisnin një shpërthimi vullkanik që ndodhi rreth nëntë milionë vjet më parë, ata përmbanin minerale që qenë shumë më të vjetra.
Profesori Trond Torsvik, nga Universiteti i Oslos në Norvegji, tha: “Ne gjetëm zirkone që i nxorëm nga grimcat e rërës së plazheve dhe kjo është diçka që ne zakonisht e gjejmë në koren e kontinenteve. Ato janë shumë të vjetra në moshë”.
Zirkoni besohet se është mes 1970 dhe 600 milionë vjet më parë dhe skuadra kërkimore doli në konkluzionin se ato janë mbetje të një cope toke të lashtë që është nxjerrë në sipërfaqe të ishullit nga një shpërthim vullkanik.
Prof. Torsvik tha se ai besonte se copat e Mauritias mund të gjenden rreth 10 kilometra poshtë arkipelagut Mauritius në Oqeanin Indian. Ky kontinent duhet të ketë jetuar për miliona vite histori, nga epoka Prekambriane, kur toka qe e shkretë dhe pa jetë deri në epokën kur dinozaurët qenë specia dominuese.
Por rreth 85 milionë vjet më parë, ndërsa India filloi udhëtimin e vet larg Madagaskarit dhe drejt përplasjes me Euroazinë ku gjendet edhe sot, mikrokontinenti duhet të jetë fragmentarizuar dhe në fund është zhdukur nën det.
Gjithsesi, një pjesë e vogël mund të ketë mbijetuar.
“Aktualisht, ishulli i Sejçeles është një copë granit, apo një kore kontinenti, e cila gjendet praktikisht në mes të Oqeanit Indian”, shpjegon prof. Torsvik.
“Por dikur në kohët e vjetra, ky ishull gjendej në veri të Madagaskarit. Dhe ajo që ne po themi është se ndoshta qe shumë më i madh dhe se ka shumë nga fragmentet e kontinentit që janë të përhapur nëpër oqean”.
Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të hetuar atë çfarë ka mbetur nga ky kontinent i humbur. Prof. Torsvik shpjegoi: “Ne kemi nevojë për të dhëna sizmike, të cilat mund të japin pamjen e strukturës… kjo mund të jetë prova vendimtare e ekzistencës së kontinentit. Ose mundemi të shpojmë në thellësi, por kjo gjë është një procedurë shumë më e kushtueshme”.

Deklarata
“Ne kemi nevojë për të dhëna sizmike, të cilat mund të japin pamjen e strukturës… kjo mund të jetë prova vendimtare e ekzistencës së kontinentit”.
Profesor Trond Torsvik
Universiteti i Oslos

Google+ Followers