10 Papët që dhanë dorëheqjen, historitë e tyre të jashtëzakonshme


Bild: A ishte Papa Benedikti XVI viktimë e një komploti?


Papa Benedikti XVI njoftoi para dy ditësh dorëheqjen e tij si Papa i 266-të. Çfarë mund të jetë e habitshme për shumë është se historia ka shumë shembuj të papëve që janë dorëhequr. Kjo listë përmban dhjetë prej tyre. Të gjithë këta Papë dhanë dorëheqjen për arsye të ndryshme, por ato shërbejnë për të treguar se, në të vërtetë, nuk është një akt i habitshëm, dhe çuditërisht shumica e këtyre papëve të dorëhequr janë bërë shenjtorë.

Papa Benedikti XVI

Ndërkohë lidhur me dorëheqjen e Papa Benedikti të XVI, gazeta më e madhe gjermane “Bild” dyshon se ai ishte viktimë e një komploti. “Viti i fundit i drejtimit i Papa Benediktit XVi ishte edhe më i hidhuri. A u përkul në fund ai përballë komploteve? Gianluigi Nuzzi, 44 vjeç, një gazetar pranë shërbimit sekret italian, publikoi librin “Vatileaks”, me dokumente sekrete, që dukej se rridhnin nga zyra e Papës. Dhe tradhtari i përkiste familjes së Papës. Ai ishte vetë mazhordomi i tij, Paolo Gabriele, 46 vjeç. Sekretari personal i Papës, Georg Gaenswein e kishte denoncuar atë si autor. Por në vend të tradhtisë, Gabriele u akuzua thjesht për vjedhje. Në vend të dënimit me burg, ai u fal nga vetë Papa”, shkruan Bild. Më tej në gazetën gjermane vihet në dukje se “raporti i komisionit të përbërë nga tre kardinalë është “sub secreto ponteficio”, që do mbahet zyrtarisht i fshehtë. Prandaj nuk dihet se me cilët dokumente Nuzzi dhe njerëzit e tij mund t’i bënin presion Papës. Ka pasur spekulime se shërbimi sekret italian i ka siguruar materialet në mënyrë të paligjshme. Këto spekulime qarkullonin në xhandarmëri dhe në Gardën Zvicerane. Në brendësi të Vatikanit shtohen gjithmonë e më shumë thashethemet dhe intrigat. Prelatët nga Pallati Apostolik përhapën lajmin në verën e vitit 2012 se Papa donte të zëvendësonte njeriun e dytë më të fuqishëm në Vatikan, Sekretarin e Shtetit, Tarcisio Bertone, 78 vjeç. Ai dyshohet për grupime, nepotizëm dhe transaksione sekrete. Por për çudi, pas pushimeve të verës, Papa Benedikti XVI jo vetëm që nuk e shkarkoi atë, por i shkroi një letër falënderimi për punën e tij, duke e lënë në atë post. Përpara një viti, u bë publik një regjistrim i kardinalit të Palermos, Paolo Romeo. Në një fjalim ai tronditi të pranishmit duke folur për përplasje të forta në Selinë e Shenjtë. Madje Romeo tha se Papa do të vritej në nëntor të vitit të shkuar. Në shtator Papa emëroi ekspertin e pastrimit të parave, Rene Bruelhart, për të shqyrtuar makinacionet financiare të Bankës së Vatikanit. Me këtë emërim, Benedikti bëri shumë armiq. Në janar Italia bllokoi të gjitha kartat e kreditit dhe të bankomateve në muzetë e Vatikanit dhe në zyrat postare”. Arsyeja zyrtare: Vatikani kishte shkelur rregullat kundër pastrimit të parave.
10. Papa Gregori XII

Papa Gregori XII mbretëroi në vitet 1406 deri në 1415. Gjatë papatit të tij ka pasur dy antipapë. Gjatë Këshillit të Kostancës, me qëllim që të shëronte Kishën nga përçarjet e periudhës, Papa Gregori XII zyrtarisht dha dorëheqjen së bashku me antipapën Benedikti XIII. Antipapa i mbetur – Gjoni XXIII – u rrëzua. Të tre figurat u zëvendësuan dy vite më vonë nga Papa Martini V. Një fakt interesant është se Papa Gregori XII u zgjodh me kushte. Kushtet e zgjedhjes së tij, të imponuara nga 15 kardinalët, e detyronin këtë Papë të dorëhiqej nëse nëse AntiPapa Benedikti XIII do ta bënte.

9. Papa Shën Celestini V

Papa Shën Celestine V ishte Papa i fundit i cili nuk u zgjodh nëpërmjet një konklave (mbledhja e kardinalëve së bashku me qëllim zgjedhjet papale). Ai ishte Papë nga gushti deri në dhjetor të vitit 1294. Si një murg benediktin, që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, ai jetoi si një vetmitar dhe ishte i njohur për spiritualitetin e tij. Meqenëse Kardinalët nuk mundën të vendosin për njeriun e duhur për të mbretëruar pasi vdiq paraardhësi i Celestin-it vdiq, ata ranë dakord për të zgjedhur një person i cili ishte një prift i thjeshtë. Papa ra dakord dhe thirri kardinalët në vendin ku jetonte (në vend që të shkonte vetë në Romë). Kur Papa u mblodh së bashku me Kardinalët, Celestini V, me veshjen e tij të thjeshtë, ishte ulur mbi një gomar kapistallin e të cilit e mbanin dy murgë gjatë rrugës për në Romë. Dha dorëheqjen, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm për rolin e Papës. Ai u kthye në jetën e tij të përulur dhe vdiq në 1295. U kanonizua si shenjtor në vitin 1313 dhe eshtrat nderohen ende sot e kësaj dite.

8: Papa Silvestri III

Papa Silvestri III pati mbretërimin më të shkurtër në listën e gjithë Papëve që dhanë dorëheqjen. Ai mori detyrën në vitin 1045 dhe papati i tij zgjati vetëm 22 ditë para se të rrëzohej dhe të zëvendësohej nga paraardhësi i tij, Benedikti IX. Zgjedhja Papë Silvestrit III ndodhi pasi Papa Benedikti IX u dëbua nga Roma nën akuzat për tradhti bashkëshortore dhe vrasje. Kur Benedikti IX u rikthye, Papa Silvestri III u dëbua. Silvestri III vdiq në mërgim shumë vite më vonë.

7: Papa Klementi II

Papa Klementi II ishte Papë nga viti 1046 deri në vitin 1047. Megjithëse papati i tij ishte i shkurtër, ai arriti të reformojë Vatikanin (duke ndaluar pagesat e ritualeve fetare ose pagesat për pozicionet hierarkike në kisha) si dhe arriti të shenjtërohej në një shenjtor. Ndërsa po udhëtonte, Papa Klementi II u sëmur dhe vdiq. Thashethemet e kohës flisnin për helmim. Çuditërisht, në mesin e shekullit të 20, një ekzaminim toksikologji i bërë në eshtrat e tij konkludoi që Papa vdiq për shkak të helmimit nga plumbi. Nëse ishte vrasje apo një aksident (plumb dhe sheqer përdoreshin si ilaçe në atë kohë) kjo do të ngelet e panjohur. Ai u pasua nga Papa Benedikti IX.

6: Papa Gregori VI

Papa Gregori VI mbretëroi nga maji deri në dhjetor të vitit 1046. Në kohën e zgjedhjes së tij mbretëronte Papa Benedikti IX. i cili nuk dëshironte më të mbretëronte. Benedikti i ofroi Gregorit papatin tij dhe oferta e tij u pranua. Shitja e papatit nuk është një ide e mirë dhe mbretërimi i Gregorit VI nuk ishte i lumtur. Ai u detyrua dorëhiqej dhe vdiq në mërgim në vitin 1048.

5: Papa Shën Martini I

Papa Shën Martini I ishte Papa fundit që vdiq si një dëshmor. Ai ishte Papë nga viti 649 deri në vitin 653. Zgjedhja e tij nuk ishte aprovuar nga perandori bizantin, i cili rrëmbeu Papë Shën Martinin, dërguar në Kostandinopojë, rrëzuar, dënuar dhe mbajtur në mërgim. Edhe pse Papati e tij ishte i shkurtër, Papë Shën Martini thirri një këshill i cili dënoi akte të caktuara të cilat kishin mbështetjen e perandorit Konstantini II. Ishte ky veprim që çoi Konstantinin për të kërkuar arrestimin e tij. Ai vdiq dy vjet pas mërgimit, keqtrajtimit dhe neglizhimit në jug të Ukrainës. Dita e cila i dedikohet është 13 prilli.

4: Papa Benedikti IX

Papa Benedikti IX ishte një nga Papët më të rinj në moshë dhe i vetmi që shiti papatin. Ai është gjithashtu dhe Papa i vetëm i cili mbretëroi në tre periudha të veçanta. Mandati i tij i parë si Papë ishte viti 1032 deri në vitin 1045, kur ai u rrëzua nga Papa Silvestri III. Më pak se një muaj më vonë, ai u rikthye si Papë vetëm për të dhënë dorëheqjen tre javë më vonë me shitjen e papatit të tij tek Gregori VI. Në vitin 1047 ai njohu veten si Papë në mandatin e tij të tretë, por më pak se një vit më vonë ai u detyrua të largohej në një manastir, ku u pendua për mëkatet e tij. Zyrtarisht dha dorëheqjen si Papë dhe kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u lutur. Papati i tij ishte dhe mbetet një nga ngjarjet më të turpshme në historinë e Kishës.

3: Papa Shën Silverius

Papa Shën Silverius ishte Papa i parë që u rrëzua me forcë. Ai mbretëroi nga viti 536 deri në vitin 537. Në mars të vitit 537, Perandoresha Bizantine kapi rob Papën dhe e përzuri nga Roma për në ishullin e Palmarias, ku ai qëndroi i burgosur deri në vdekjen e tij nga urisë, më 11 nëntor 537. Ai u shpall shenjtor me aklamacion popullor (në krahasim me kanonizimin) dhe tani është Shenjtori mbrojtës i Ponzës në Itali.

2: Papa Shën Pontian

Papa Shën Pontiani ishte Papa i tetëmbëdhjetë dhe mbretëroi nga viti 230 deri në vitin 235. Ai është i njohur më mirë si papa i parë që dha dorëheqjen. Abdikoi sepse perandori romak (Maximinus Thrax) ndryshoi politikën romake mbi tolerancën ndaj të krishterëve dhe arrestoi Papën. Opsioni i vetëm i Shën Pontianit ishte dorëheqja në mënyrë që Papa të mos burgoset por të vazhdonte të mbante timonin e Kishës. Papa Shën Pontian u martirizua menjëherë pas abdikimit të tij. Papati i tij është i njohur jo vetëm për abdikimin e tij, por edhe për faktin që ai dënoi Origenin, i cili konsiderohej nga shumë si një teolog heretik.

1: Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI është papa i parë që jep dorëheqjen në 600 vite. Zyrtarisht ai njihet si Papa i 266-të. Papa Benedikti XVI u zgjodh në prill të vitit 2005 pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papës Gjon Pali II. Më 11 shkurt 2013, ai njoftoi se do të japë dorëheqjen nga papati në fund të muajit. Kur u zgjodh në vitin 2005 ai kishte për të menaxhuar një kishë të tronditur nga skandale. Tërë bota tani ka sytë nga Vatikani, shtëpinë e papatit që nga viti kur parë, Papa Shën Pjetri mbretëroi, për të parë se kush do të zgjidhet Papa i ardhshëm.

Google+ Followers