Posts

Showing posts from February, 2013

Tetova News

Zbulohet kontinenti i lashtë nën oqean

Image
Bota ka pasur dikur vetëm një kontinent të stërmadh të njohur si Rodinia, të paraqitur në këtë foto ndërsa qe në fazën e ndarjes 750 miliardë vjet më parë. Tashmë, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një fragment të ri të superkontinentit që besohet se është zhytur në Oqeanin IndianShkenca


Fragmentet e një kontinenti të lashtë janë zhytur nën tabanin e detit në Oqeanin Indian, kjo është hipoteza e një studimi të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një masivi tokësor që duhet të ketë ekzistuar mes 2 mijë dhe 85 milionë vitet më parë.
Rripi i tokës që besohet të ketë ekzistuar, u quajt nga shkencëtarët Mauritia. Ai mendohet se është një kontinent i vogël që u fragmentarizua dhe u zhduk nën dallgët e detit, ndërsa bota moderne filloi të marrë formën siç ne e kemi sot. Studimi është publikuar në gazetën e Gjeoshkencës Natyrore.

Superkontinenti

Deri rreth 750 milionë vjet më parë, e gjithë masa tokësore e Tokës qe e mbledhur në një kontinent të vetëm të stërmadh të quajtur Rodinia. Dhe megj…

Australia: Jeta e mirë e ka një çmim

Image
Mineralet e bollshme të nëntokës dhe qeverisja e mirë e kanë bërë Australinë një vend shumë të pasur. Një minator fiton më shumë para sesa një mësues dhe vlerat janë përmbysur. Por ndërkohë, bumi ekonomik ka sjellë edhe çmime të frikshme të mallrave të domosdoshëmMadeleine Morris 



Australia ka arritur të dalë nga kriza botërore financiare pa rënie ekonomike. Por si rrjedhojë e ekonomisë së saj në lulëzim, kostoja e jetesës është tmerrësisht e lartë. Qenë limonët e athët ata që e mbushën kupën.
Në fshatin e përgjumur australian anash detit ku jetojnë prindërit e mi, jo shumë larg nga një zonë e madhe e mbuluar me agrume, unë hy në supermarket dhe lexoj një etiketë:
Limmona: $2.25.
Dy dollarë australianë e njëzet e pesë cent.
Kjo është plot 2.3 dollarë amerikanë. Dhe jo për një qese apo për një kile. Thjesht për dy limona. Secili prej tyre kushtonte 1.15 dollarë. E zemëruar, unë dal nga dyqani pa i blerë.
“Ky vend e ka humbur fare”, i shpërtheva nënës dhe babit tim gjatë darkës atë natë. “Si …

Revolucioni i Haitit

Image
Ai konsiderohet si revolucioni i vetëm i skllevërve në historinë e njerëzimit që solli krijimin e një shteti dhe një shoqërie dhe qe një goditje e madhe për fuqitë perandorakeKryengritja e skllevërve që triumfoi mbi perandoritë 



Ata ishin skllevër që qenë rrëmbyer nga Afrika, qenë magazinuar si bagëti në anije për udhëtimin e tmerrshëm pesëjavor përmes Atlantikut dhe qenë të detyruar të punojnë nga mëngjesi në darkë në plantacionet e sheqerit në ishujt e Karaibeve. Puna e tyre pasuroi shumë njerëz në Angli e në Francë.
Por një ditë, ata u ngritën në kryengritje. Një kryengritje që u kthye në revolucion, një revolucion që solli eliminimin e skllavërisë dhe krijimin e Republikës së Haitit, në një kohë kur në Europë nuk kishte asnjë Republikë.
Në atë kohë, ishulli quhej Saint Domingue dhe prodhonte rreth 60 për qind të kafesë së botës dhe 40 për qind të sheqerit. Këto mallra eksportoheshin në Francë dhe Britani. Kjo qe kolonia më fitimprurëse e Perandorisë Franceze. Kjo pasuri u krijua përm…

1 milion britanikë rrjedhin nga romakët

Image
Një milion britanikë mund të jenë pasardhës të drejtpërdrejt të legjionarëve romakë, të cilët pushtuan para 2 mijë vjetësh Anglinë dhe Wellsin, tregon një hulumtim i ADN-së.
Romakët u tërhoqën vrullshëm nga rajoni i Anglisë dhe Wellsit  qysh në shekullin e 5, duke lënë pas gjurmë të pushtimit, siç është Muri i Hadrianit, qytete, rrugë dhe kampe.
Por, sipas një studimi të ri shkencor, ka shumë mundësi që treguesit më qëndrueshëm të trashëgimisë së tyre gjenden në gjenet e atyre që sot popullojnë rajon e ish-perandorisë romake, duke qenë se sipas shkencëtarëve, një milion britanikë e kanë gjenezën drejtpërdrejt nga romakët


Muri i Hadrianit, Angli, i ndërtuar gjatë pushtimit romak 2 mijë vjet më parë

Një hulumtimi gjenetik, në të cilin u përshinë 5.000 njerëz, ka treguar se ka mundësi që më tepër se 4 milionë njerëz nga Wellsi dhe nga Anglia të bartin në vete nënshkrimin gjenetik, origjina e të cilit është në Itali.
Edhe pse është e pamundur të kuptohet nëse treguesit gjenetik të ndonjë perso…

Si mund të kursesh paratë në kohë krize, rregullat magjike

Image
Nga studimi i situatës në ditën me shpenzimet 0 janë hapat e parë se si mund të kursehen paratë në ditët e sotme, kohë në të cilat kriza mbizotëron në çdo sektorë. Shumë e rëndësishme është vlerësimi i atyre shpenzimeve të nevojshëm dhe i sendeve të cilat nuk janë të domosdoshëm

Studio situatën

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është analizimi i situatës si për shembull të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi, duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.


Përzgjidh se çfarë të duhet


Në jetën e përditshme,. ka produkte të cilat duhen dhe produkte të cilat nuk të duhen. Për këtë duhet bërë një përzgjedhje, duke lënë jashtë listës ato produkte të cilat nuk janë të domosdoshme. Duke përzgjedhur do të shikoni se do t’ju ngelen më shumë para në …

SUPLEMENT/Ana e errët e Vatikanit, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Image
Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell një speciale të rrallë.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimi…

10 Papët që dhanë dorëheqjen, historitë e tyre të jashtëzakonshme

Image
Bild: A ishte Papa Benedikti XVI viktimë e një komploti?


Papa Benedikti XVI njoftoi para dy ditësh dorëheqjen e tij si Papa i 266-të. Çfarë mund të jetë e habitshme për shumë është se historia ka shumë shembuj të papëve që janë dorëhequr. Kjo listë përmban dhjetë prej tyre. Të gjithë këta Papë dhanë dorëheqjen për arsye të ndryshme, por ato shërbejnë për të treguar se, në të vërtetë, nuk është një akt i habitshëm, dhe çuditërisht shumica e këtyre papëve të dorëhequr janë bërë shenjtorë.

Papa Benedikti XVI

Ndërkohë lidhur me dorëheqjen e Papa Benedikti të XVI, gazeta më e madhe gjermane “Bild” dyshon se ai ishte viktimë e një komploti. “Viti i fundit i drejtimit i Papa Benediktit XVi ishte edhe më i hidhuri. A u përkul në fund ai përballë komploteve? Gianluigi Nuzzi, 44 vjeç, një gazetar pranë shërbimit sekret italian, publikoi librin “Vatileaks”, me dokumente sekrete, që dukej se rridhnin nga zyra e Papës. Dhe tradhtari i përkiste familjes së Papës. Ai ishte vetë mazhordomi i tij, Paolo…

Flurudha