Posts

Showing posts from January, 2013

Tetova News

Varrezat bërthamore të Arktikut

Image
Rikthim te trashëgimia e Luftës së Ftohtë

Laurence Peter



Trashëgimia toksike e Luftës së Ftohtë vijon të jetojë në zonën Arktike të Rusisë, ku ushtria sovjetike hoqi qafe shumë pajisje radioaktive në det. Për më shumë se një dekadë, qeveritë perëndimore kanë ndihmuar Rusinë të heqin lëndën bërthamore nga nëndetëset e nxjerra në pension dhe të vendosura në doket e një porti në Gadishullin Kola – rajoni më pranë Skandinavisë.

Por më tej në lindje, gjendet një nëndetëse e paprekur në fund të detit Kara, ndërsa lënda e saj e përbërë nga uranium i pasuruar përbën një minë me sahat, e rrezikuar të shpërthejë.

Këtë vit, autoritetet e Rusisë dëshirojnë të shohin nëse nëndetësja K-27 mund të ngrihet në sipërfaqe, në mënyrë që uraniumi, – që është vulosur brenda reaktorëve, të mund të hiqet.

Ata kanë gjithashtu në plan të vëzhgojnë shumë objekte të tjera bërthamore të hedhura në det, në një zonë ku kompania gjigante ruse e energjisë “Rosneft” dhe partneri i vet amerikan “Exxon Mobil” kanë filluar të…

Deshira Juaj eshte Urdheri Juaj - KEVIN TRUDEAU [ Shqip ]

Image

MAKIAVELI Gjeniu politik

Image
Jeta e Niccolo Machiavellit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469. Babai, Bernardo, ishte një noter që jetonte në kushte modeste ekonomike, por me interesa shumë të gjallë kulturorë, dhe ishte këmbëngulja e tij që e afroi të birin me leximin e parë të klasikëve. Është një formim jo tërësisht humanist, por më pranë ambienteve borgjeze dhe tregtare të qytetit: një rini e gjallërishme dhe pothuajse e shthurur, gjatë të cilës Niccolo mori prej miqve të tij nofkën “la Machia” (Njolla).
Janë vitet e shkëlqimit maksimal të Firences, në kohën e Lorencit të Mrekullueshëm. E megjithatë, i riu Niccolo do të duhej që të eksperimentonte shumë shpejt bazat e brishta, si dhe të kuptonte se cila është fuqia e fatit në zhvillimin e gjërave njerëzore. Pak kohë pas vdekjes së Lorenzos (1492), ku mbërriti në Itali Karli VIII i Francës (1494), pushteti medikeas pësoi një shembje, i vërshuar nga një revolucion popullor që do të favorizonte ngjitjen e një Repub…

DRAKULA Biri i Djallit

Image
Doli nga historia në fundin e katërqindës për të hyrë në legjendë në fundin e tetëqindës, falë fantazisë së shfrenuar të një shkrimtari irlandez. Bram Stoker zgjodhi në fakt emrin e tij, Drakula, për të pagëzuar vampirin protagonist të një romani të suksesshëm. Figura historike e Drakulës së vërtetë do të meritonte një rishikim të thellë. Një rilexim që nuk e degradon në gjakatarin e marrë të përshkruar nga shumëkush, por as ta lartësojë si një princ të ndriçuar të Rilindjes, siç u pëlqente profesorëve të historisë në Rumaninë e Çausheskut.
Vladi III, princi luftëtar që ka hyrë në histori me nofkën “Drakula”, i njohur edhe si ndëshkuesi, ka lindur me shumë gjasa në qytetin transilvan të Shigishoarës në vitin 1431. Babai i tij princi Vlad II i dinastisë Basarab, pretendent për fronin e Vllahisë dhe komandant i rojeve kufitarë në shërbim të Janush Huniadit. I mbiquajtur “Drakul”, që kur perandori Sigismondo I e dekoroi me Urdhërin e Dragoit, Vlad II gjeti momentin e favorshëm për të rifi…

Kleopatra Magjia dhe tragjedia

Image
Kleopatra VII, padyshim një prej grave më të famshme të të gjithë kohërave, u përjetësua në histori dhe në imagjinatën tonë në vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me entuziazmin e saj dialektik dhe një magji të pakohë. Emri i mbretëreshës egjiptiane bën kaq jehonë, saqë është zgjedhur për një asteroid, një lojë, një anije, një krater, një grup muzikor, një cigare…
Pavarësisht këtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi një dëshmi direkte, një fjalë e vetme e shkruar në Aleksandri në vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo një prej shkruesve të saj mbyllnin një dekret ministerial me fjalën greke ginesthoi “kështu qoftë”. Pra, janë më shumë se dy mijë vite që bëjmë të lëvizë dhe flasë mbretëreshën egjiptiane me veprime dhe fjalë jo të sajat.
Figura e Kleopatrës na është përcjellë nga rrëfimet e autorëve klasikë, që gjithësesi janë në kontradiktë të plotë në lidhje me këtë: Appiano nuk merret shumë me detajet, Giuseppe nuk respekton kronologjinë, Dioni injoron saktësinë për të fav…

Njohja e vetes përmes shkronjës së parë të emrit

Image
Ja çfarë cilësish dhe ç’karakter keni sipas shkronjave   

A

Jeni origjinalë dhe nuk ndikoheni lehtë nga rrethi. Jeni mjaft të pavarur. Edhe të guximshëm. Nuk mund të thuhet se nuk i doni ndryshimet, jeni për to. Do të ishte e mirëseardhur të jeni më të hapur në bashkëpunim me të tjerët, dhe të jeni të gatshëm t’i merrni parasysh edhe sugjerimet e të tjerëve.

B

Jeni tipa me ndjeshmëri të theksuar, të begatë me emocione dhe të pranueshëm në aspektin shoqëror. Harmonia e marrëdhënieve është diçka esenciale për lumturinë tuaj. Duhet të insistoni t’i përshtateni kohës, gjegjësisht ndryshimeve që ndodhin me kohën, dhe të arrini një pavarësi më të madhe në të menduar dhe në sjelljen e gjykimeve për çështje të ndryshme.
C

Keni intuitë të zhvilluar, që është veti e admirueshme për secilin njeri. Lirshëm i shfaqni ndjenjat tuaja. Shprehjet i keni të lira dhe të qarta. Ju përcjell edhe sensi për humor. U takoni tipave të njerëzve spontan, por me një optimizëm që ju përshkon vazhdimisht. Keni ekstr…

50 filmat më të bukur të kohës, nga “Kohët moderne” e Chaplin tek “Million Dollar Baby”

Image
Nga Alberto RivaroliPanorama.it



Ka shumë filma kryevepra, por askush nuk është më i madh se “Kohët moderne të Charlie Chaplin

Pak nga pak festivali i Venecias po gjallërohet, po rritet dëshira për të përjetuar artin e kinemasë, në koleksionin e tyre janë filmat më të mirë të kohës. Por kush janë kryeveprat e parezistueshme? Për të mos patur pendime, duhet të bëja një listë me 500 filma, por fatkeqësisht më duhet të bëj vetëm 50. Në vendin e parë, pa dyshimin më të vogël, vendos “Kohët moderne” të Charlie Chaplin: një kryevepër poezie, komike dhe fantazie. Edhe pse është xhiruar 76 vite më parë, ka një modernitet që të pamend. Në vend të dytë është “Full Metal Jacke, film që Stanley Kubrick ia dedikoi çmendurisë së Vietnamit (edhe luftës në përgjithësi. Podin e mbyll filmi “Million Dollar Baby”, pika më e lartë e karrierës së Clint Eastwood. Një film emocionues, që celebron dashurinë dhe miqësinë, interpretuar nga aktorë të paharrueshëm.

Ja dhe lista e plotë e 50 kryeveprave, pa të cila…

Horoskopi, ja si do jetë 2013-a për ju në fushën e karrierës, dashurisë, shëndetit dhe financave

Image
DASHI

Ky vit do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes.

Karriera

Gjatë këtij viti ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht këtë vit. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara. Mundohuni të krijoni një balancë mes pikave delikate dhe kyçe në fushën tuaj të karrierës. Tre muajt e parë të vitit do të jenë të favorshëm për një pag…

Flurudha