Mik shtëpie apo mik restoranti?



Pjesa e parë: Përse i ftojmë më shumë në restorant e kafe miqtë sesa në shtëpi?

 Artan Fuga

fuga 

Artan Fuga: Si shpjegohet – më pyeste disa muaj më parë Qenan K. – që në Tiranë ne ftojmë vetëm në restorante dhe kafe dhe asnjëherë në shtëpi?
Memko Po pra pse?
Gjoka Koha eshte e limituar, dita duhej te ishte 30 ore dhe jo vetem 24 ore.
Xhuxha -Te prishet rehatia ne shtepi.-Ose nuk te pelqen shtepia/mobilimi.
Çela Jo, jo po te na gjeje miku shtepine rremuje? Turp.
Al Almita Sepse miqesite e sotme jane shume te brishta, qe ne shumicen e rasteve nuk jane miqesi, Ato varen nga aleanca fluide te interesave te momentit…………dmth shoqeria eshte bere shume materialiste.
Erart Dikur kur benim ceremoni ne shpi…..behej cdo gje corap…fillonte lyerja, ne mos mobilimi, nje ndryshim i tapiceris se vjeter me te re….shtrimi i tavolinave nje tmerr gatimi vete, ene pa mbarim, borxh te komshinjt..edhe karriket….pra ne total shkon shume me shtrenjte se ne restorant… Ne restorant i sherbejne dhe mikut dhe ty, e muhabet per shtat pal qejfe ;)
Nase….sepse SHTEPIA per kedo eshte e SHENJTE…ndersa Miqte shpesh nuk jane te tille…
Pumi Mbase jemi te lodhur nga vizitat e shtepise te kohes se qametit…kur pervec vizitave ne shtepi nuk kishte me gje tjeter…. vizita te tipit dashamires dhe zhbirilues…. prandaj dhe mbase jemi mbledh si iriqi
Koci Nje nga arsyet por jo vetem eshte pasja e paraqitjes se dy “statuseve” qe ndryshojne shume nga njeri tjetri, tjeter shoqeria e tanishme sikur ju eshte me enigmatike ne ate qe kerkon, cdo dite jepen shembuj qe miku eshte me lakmitar nga cparaqet, duam te tregohemi te dashur me njerezit qe na lidh vetem perfitimi e jo gjaku a gjinia, miku nuk ka adrese osè ka disa e shume e shume, pra miqte e sotshem jane si ato qe para 90 i paragjykonim per italianet, gjermanet, francezet e “ftohte”!!

Ato jetonin ne kete realitet qe ne sot pò perjetojme.

Koroveshi Shprehja me hipokrite e shqiptareve kur u hyn ne shtepi: “Ska gje,mos i hiq kepucet”.
Berdynaj Tani jeta eshte aq vrapuese saqe, eshte e vertete qe pak gjejme kohe per miqte, por kur kemi deshire te rrime me ta, pse nuk i ftojme ne grohtesine strehave tona, aty ku do te mund t’i perkushtoheshim pa protokoll nje bisede, ndoshta dhe koti fare, por ama te çilter dhe relaksuese. Nuk duam te bejme shtepine rremuje? Hezitojme te tregojme rremujen qe mund te kemi ne shtepi? Na pelqen sjellja prej mondani apo bosi ne restorante a kafe, apo akoma ndoshta nuk jemi ngopur me shijimin e tyre? Eh more Qenan K. mire e ke ti! Po ku ka me mire se sa nje telefonate mikut: “hajdeni pijme nga nje gote tek une”….dhe pa u kujedesur shume per “sterilizimin” e cdo qosheje te shtepise, te kaloni nje mbremje pa u ngrire ne rroba te sikletshme sintetike, pa i qeshur fallco kamarjerit e pa kufizuar qeshjen se mund te pengosh tavolinen ngjitur. Se si ne jetojme brenda ne strehen tone, me partnerin tone, me femijet tane, me luksin apo veshtiresite tona, ndikojne te jemi keta qe jemi dhe ne raporte me miqte tane. Te mos behemi hipokrite. Le t’ia lehtesojme vetes te njohim njeri tjetrin. Kjo nuk nenkupton futje hundesh ne punet e njeri tjetrit, perkundrazi ndihmon shendetshem te percaktojme kufinjte e njeri tjetrit.
Hoxha Shtepia eshte i vetmi vend me privatesi qe ka ngelur ne kete bote. Jeta jone eshte ne publik tere kohes dhe njeriu shtepine e don per te ndenjur me veten e vet. Duhet te kete vend shume te madh ke vetja jone ai miku, vellai apo ku di une qe ta therrasesh ne shtepi.
Sakja sipas mikut profesor…edhe miqte e familjaret sot e kesaj dite e ndjejne veten me te respektuar po u shtrove dreken ne restorant sesa ti ftosh ne shtepi ku hane buke e kripe e zemer…
Vela 1- sot zonja e shtepise esht n pune dhe nuk ka kohe te mjaftueshme, te presesh nje mik duhet kohe! Pastaj shtepia eshte nje amjente i shenjt per familjaret! Pastaj miq jan te shumte per ne tavoline shtepine se ben dot panair pastaj nuk kemi njezet dhoma! Esht sakrifice te presesh miqte!
Vjola Vjo S besoj se te presesh miq esht kaq sakrifice… I pret per 1 kafe,caj,drek dark jo per te ber tour ilustrativ te shpis. Nese 1 jastek esht jasht vendit ku duhet te jet s esht fundi i botes. Se di…un dhe miqt e mi rralle frekuentojm restorantet per dreka,darka. S ka gje me t bukur se mbledhja ne shpi,gjith gallat,muhabet dhe ushqime e pije t shijshme (pa pas nevoj me ven 7 tenxhere me ushqime te sofistikuara franceze qe dun 3 ore pregatitje). Theksoj MIQ dhe jo TE NJOHUR!!!
Pjesa e dytë:
Pse e fton mikun për të ngrënë?
Artan Fuga: “I thashë Qenan K.: Po të lexosh librin tim “Rënia e qytetit” do të marrësh vesh se është pa kuptim fare ta ftosh mikun në një restorant. Pse duhet të hash bashkë me mikun?
Ftoje në ndonjë stol parku dhe bëni muhabet atje, përndryshe! Mikun e fton për të ngrënë për dy arsye:
E para, sepse do të ndash ushqimin me të dhe ushqimi qysh prej mijëravjeçarësh simbolizon ndarjen e gjithçkaje tjetër…, të trupit, shpirtit, pasurisë me atë që e quan mik.
E dyta, sepse në ushqimin që i përgatit supozohet se ke futur shpirtin dhe mirësinë tënde dhe ai të beson verbëtazi duke ngrënë ushqimin tënd.
Kjo është simbolika që ka ftesa e një miku për të ngrënë bashkë.
Kur e fton mikun në restorant, të dy këta elemente bien, shkatërrohen, fshihen.
As ushqimi s’është yti, pra nuk ndan asgjë nga vetja për t’ia dhënë atij, as, për më tepër, nuk ke gatuar gjë vetë, ku ai të “hajë” me gjellët edhe miqësinë tënde të zhytur në supë, të kallur në speca të mbushur, të sheqerosur me sherbet bakllavaje, a krem torte.
Prandaj ftesa e mikut në restorant është një fyerje që i bëhet atij, është një karshillëk që i bëhet (“Ha dhe shih sa i pasur jam!”), një tallje, një vendosje e kufirit te thana, i tregon se nuk ke as kohë dhe as durim të merresh me të, as do ta fusësh në intimitetin e shtëpisë, as kënaqësi për t’i dhënë diçka nga duart dhe mendja jote.
Qenan K. tha: “E kuptova, i thua na ha more Qen, se gjoja të kam edhe mik!”
“Po o Qen!” – i thashë me përkëdheli, ashtu mendoj, “I thua “Ha kënaqu si derr me këto ushqimet, se drekë po të jap po jo miqësi!”izon ndarjen e gjithçkaje tjetër…, të trupit, shpirtit, pasurisë me atë që e quan mik.

E dyta, sepse në ushqimin që i përgatit supozohet se ke futur shpirtin dhe mirësinë tënde dhe ai të beson verbtazi duke ngrënë ushqimin tënd.

Kjo është simbolika që ka ftesa e një miku për të ngrënë bashkë.

Kur e fton mikun në restorant, të dy këta elemente bien, shkatërrohen, fshihen.

As ushqimi s’është joti, pra nuk ndan asgjë nga vetja për t’ia dhënë atij, as, për më tepër, nuk ke gatuar gjë vetë, ku ai të “hajë” me gjellët edhe miqësinë tënde të zhytur në supë, të kallur në speca të mbushur, të sheqerosur me sherbet bakllavaje, a krem torte.

Prandaj ftesa e mikut në restorant është një fyerje që i bëhet atij, është një karshillik që i bëhet (“Ha dhe shih sa i pasur jam!”), një tallje, një vendosje e kufirit te thana, i tregon se nuk ke as kohë dhe as durim të merresh me të, as do ta fusësh në intimitetin e shtëpisë, as kënaqësi për t’i dhënë diçka nga duart dhe mendja jote.

Qenan K. tha : “E kuptova, i thua na ha more Qen, se gjoja të kam edhe mik!”

“Po o Qen!” – i thashë me përkëdheli, ashtu mendoj, “I thua “Ha kënaqu si derr me këto ushqimet, se drekë po të jap po jo miqësi!”izon ndarjen e gjithçkaje tjetër…, të trupit, shpirtit, pasurisë me atë që e quan mik.

E dyta, sepse në ushqimin që i përgatit supozohet se ke futur shpirtin dhe mirësinë tënde dhe ai të beson verbtazi duke ngrënë ushqimin tënd.

Kjo është simbolika që ka ftesa e një miku për të ngrënë bashkë.

Kur e fton mikun në restorant, të dy këta elemente bien, shkatërrohen, fshihen.

As ushqimi s’është joti, pra nuk ndan asgjë nga vetja për t’ia dhënë atij, as, për më tepër, nuk ke gatuar gjë vetë, ku ai të “hajë” me gjellët edhe miqësinë tënde të zhytur në supë, të kallur në speca të mbushur, të sheqerosur me sherbet bakllavaje, a krem torte.

Prandaj ftesa e mikut në restorant është një fyerje që i bëhet atij, është një karshillik që i bëhet (“Ha dhe shih sa i pasur jam!”), një tallje, një vendosje e kufirit te thana, i tregon se nuk ke as kohë dhe as durim të merresh me të, as do ta fusësh në intimitetin e shtëpisë, as kënaqësi për t’i dhënë diçka nga duart dhe mendja jote.

Qenan K. tha : “E kuptova, i thua na ha more Qen, se gjoja të kam edhe mik!”

“Po o Qen!” – i thashë me përkëdheli, ashtu mendoj, “I thua “Ha kënaqu si derr me këto ushqimet, se drekë po të jap po jo miqësi!”

Ilda Lumani Shume e bukur kjo!
Inna Time Out Një ndër fragmentet më interesantë që kam lexuar së fundmi!
Ana Abazi Miku shqiptar duhet te mesoje se pasi ka ngrene e pire nga duart e mikut ne shtepine e mikut duhet ta ndihmoje mikun te laje enet.
Eni Shkembi Miqesia nuk gjendet kollaj me ditet e sotme, kurse leke per te te dhene ndonje dreke kane shumica.
Rexhina Elmazi Sot nuk ka as lek e as miqesi.
Adriana Kabashi Pak e ashper!
Besiana Manaj Mik eshte ai qe ftojme ne shtepine tone,hame vaktet e gatuara vete me te, dhe e bejme ta ndjeje veten si ne shtepi te vet.Miku behet per nje kohe pjesetar i familjes.Para tij skemi nevoje te llustrojme as veten,as sjelljet dhe as shtepine.Per gjithe te tjeret eshte restoranti.
Era Kollçinaku Ne fakt shqiptari eshte dalluar per mikepritjen,madje shpeshhere kalon kufinjt sepse sh gjera ia “shmangnin” vetes per tja ruajtur mikut! Kjo puna e restorantit qe ka dal ne mode,eshte si ti thuash mikut: mos u bej budalla te me bezdisesh!
Genci Class…është traditë tek ne sic është futja e njëpasnjëshme nëpër kafene!!!
Elira Kadriu Mendoj se shtepia eshte ambjent me privat se restoranti.Ftesa ne shtepi pervec te tjerash tregon me teper afrimitet me personin ne fjale(ti i tregon dhe nje pjese nga menyra jeteses).Ne kohet e sotme rrethet e te njohureve dhe miqve jane zgjeruar shume dhe jo me te gjithe deshiron te ndash hapesiren tende intime…
Titika Papingji Po kur e porosit ne restorant dhe e konsumon ne shtepi???;) ka njerez qe nuk ia thone nga te gatuarit, por kane deshire te ndajne ushqim….
Gesti Dalipi Nje endacak qe rri ne lagjen time Izmir B. me ka thene dikur:ne kohen e xhaxhit mua as me kane ftuar e as kam ftuar ndonje ne restorant!
Ome Bishe Duan te masin bujarine me numrat e fatures
Ylli Lalo Ti nuk e fton mikun ne shtepi, por edhe miku yt nuk kerkone dhe nuk kembengul te vije ne shtepine tende…!? Mos ka rjedhur koefidenca e miqesise?
Fisnik Mefaja Sikur ta kuptojne te gjithe kete!!
Ylli Lalo Po,po ashtu eshte, por edhe miku e di, e kuptone, po çte beje, vjene per here fundit, ose mbulone turpin qe ndjene me hallin qe ka, ne se ka, se miq jane dhe miku ne dite te veshtira duket, ose me keqardhjen per mikun e vete qe e ka shnderuar miqesine si gjithe shnderimet e sotme
Ylli Kalldani eshte po aq e vertete sa vete fakti se:jo kushdo mund te jete miku yt,mbase varet edhe nga kendveshtrimi apo rrethanat e miqesise sa mik eshte apo jo
Selma Ndroqi Prof Fuga me gjithe keto gjetje do ishit nje gazetar terreni i mrekullueshem, libra 40 mije shqiptare lexojne, dhe ata jane miqte tane…
Juliana Martadelli Ske ci ben te gjitheve u vete mendja njeri di ti shkruaje, keshtu e ka filozofia…
Lumturi Latifi Te gjithe e kuptojne por asnje nuk ka mare guximin per ti hedhur ne leter keto mendime.Te lumte dora qe e ke shkruar.Por duhej te theksoje se kjo ndodh jo me njerezit qe e kane zemren e madhe por me ata qe ju duket sikur rrojne “ne boten e mrekullirave”Me kalimin e kohes miqte e vertete do ta kuptojne dhe sigurish qe do te largohen. Un jam me parimin:Buke e kripe
Pjesa e tretë:

Miku në restorant
Lorena Kola: Pse, parate me te cilat paguajme restorantin mos valle nuk jane marre si rezultat i kohes dhe mundimit tone ne pune? Ato jane shperblim per kohen dhe     lodhjen, te cilat ne kemi deshire t’i ndajme me mikun/miken.
Artan Fuga: Qenan K. më tha se po qe se është kështu si thotë Lorena, atëherë nuk            ka nevojë fare ta ftosh mikun për të ngrënë, jepi lekë në dorë dhe gjithçka zgjidhet, i thua: “Ha ndonjë tortë, a bli ndonjë gjel deti me to!”

Dyrmishi aaahahahaha :)
Perihana ah..profesor sa elegant qe je…!!!!!!!!!!

ja qe ky problem eshte me i thjeshte nga ai qe shpreh Lorena ceshtja eshte se njerezit merren me formen dhe jo permbajtjen opr ngandonjehere forma eshte aq kallpe sa te shtie krupe..

Po ju ndihmoj tjeter eshte te thuash qe filanin e kam mik shtepie dhe tjeter mik restoranti..besoj se kjo mund te shpjegoj dicka..apo jo..????

Lasku Ky Qenan K. sikur te jete miku im i vjeter gazetar Profesor. Qe kur e kam njohur 10 vjet me pare sa here ne ftonte per kafe apo per te ngrene dicka dhe haste ne refuzimin tone te tipit “nuk kam kohe, here tjeter etj” thoshte “do vish ne lokal me mua apo i do leke ne dore”….sa here me jane nevojitur ato leket ne dore hahah :)
Kondi Ketrina O Lorena, nuk di sa nga keta zoterinjte qe diskutojne mbi dreken e miqve, dine te gatuajne:))
Kola Hahaha, thuaji Qenanit qe edhe dhuraten per Vitin e Ri do ta bejme, edhe ne restorant do te hame, edhe nje pasdarke ne shtepi do ta kalojme. Miku i ka te hapura dyert (jo vetem te restoranteve). Dhe s’ka pse fyhet kur i hap deren e restorantit dhe jo te shtepise. Atehere duhet te fyhemi edhe kur miqte tane vishen me mire sesa ne, sepse po na perplasin fytyres llogarine rrjedhese? :)
Kola Po ate thashe edhe une o Ketrina: qe ne disa raste, eshte mire kur nuk te ftojne ne shtepi per te ngrene. :) ))) Kohen dhe energjine me mikun i shpenzon, pse beka kaq diference hapesira ku shpenzohet kjo kohe? :)
Artan Fuga Perlë, perlë, perlë, Saimir Perhana.
Kondi Ketrina Mik shtepie, i bie ti tregosh frigoriferin, kur nuk di te gatuash, ose, ose ti thuash: hajde cdo na besh per dreke ti se une nuk di te qullos gje, pa mamin, motren ose gruan.. :p E ne kete pike, mbase do jene te dy te lumtur ti drejtohen restorantit..
Artan Fuga jashte konteksti Ketrina, flitet per kushte te plotesuara, se mund te supozosh se edhe nuk ke shtepi fare, s’mund ta ftosh ne ndonje bunker. Jashte aksit te trajtimit te bisedes.
Kondi Ketrina Epo miku i vertete profesor e di qe dhe restoranteve, eshte mik shtepie..
Perihana…sepse ne shtepine tende aty ku ke qare dhe qeshur ti..aty mu ne hapesiren tende private ti,femijet e tu,njerezit e tu me te aferm kurorezojne dhe bekojne ne mireseardhjen e tij mikun..aty pra miku eshte i bekuar se ushqehet nga dora e nenes tende a njeriut tend me te shtrenje aty pra ti dhe miku gezoni dhe ngreni dolli per njeri tjetrin e jo ne nje restorant qe seshte gje tjeter vec hapesire brenda hapesires tjeter publike

Ne si shoqeri kemi shume nevoje te dallojme dhe te vleresojme hapesiren publike nga ajo privatja dhe seciles ti japim vleren e vet..

Mund te pyesesh profesorin Lorena se cdo te te thote nese nje freng te fton ne shtepine e tij per dreke dhe nese te fton ne lokal….KLM

Hanging Around Shtepia eshte e shenjte keshtu dhe miku i shtepise. Ftesa per darke ne shtepi eshte vleresim i vecante. Nuk mbaj mend me sa vete kam ngrene ne restorant por ama kujtoj me detaje drekat e bera ne shtepi. Miq restoranti ka me shumice, miq shtepie me kokrra. E keni degjuar shprehjen Kemi ngrene buke tek shtepia njeri tjetrit.
Brahimi hahahaha!

Pjesa e katërt:
Një sqarim i rëndësishëm
Artan Fuga: Shkencërisht gjykohet vetëm brenda disa kushteve, të cilat nënkuptohen, asnjë fjali nuk ka vlerë pa anë e pa fund. Miku kur ftohet për të ngrënë, ftohet në shtëpi. Pikë! E shpjeguam përse. Por, kur nuk ke shtëpi? Sigurisht në restorant do ta ftosh, jo në ndonjë bunker. Por, kur nuk di të gatuash dhe nuk ka kush të ndihmon? Sigurisht në restorant, se nuk do t’i japësh ujë çezme. Por, kur jeni në një vend larg shtëpisë? Sigurisht aty ku vjen dëshira! Se nuk do tê presësh të kthehesh nga shërbimi a vendi i punës! Por, kur shtëpia është pa kushte, rubineti rrjedh, soba bën tym, dyert janë të thyera, banja e komshiut kullon mbi tavolinën tënde, gruaja ose burri janë me nerva gjithë kohës, ku ta ftosh? Sigurisht në restorant dhe jo në kopsht zoologjik. Por, kur do t’i ofrosh një ushqim që gjendet vetëm në atë restorant? Epo, atje, jo në sufllaqe! Mirëpo, këto rrethana nuk kanë të bëjnë me thelbin. Nuk e prekin thelbin: Miku e ka vendin në shtëpi kur ftohet për të ngrënë një vakt, sepse do hajë ushqimin e gatuar aty. Ky është kuptimi i ngrënies. Përndryshe dalim krejt jashtë teme. Ah, ato zyshat e letërsisë të gjimnazit!
Kondi Ketrina Hahahaha:)))
Lalo Sot nuk ka mik. Sot portofolet kane ndryshuar, bashke me to edhe miqesite.Lidhjet miqesore sot kane ne mes nje lidhje interesi materjal. Nuk ka mundesi qe brenda fushes magnetike te parase (fitimit i cili prodhone mardheniet shoqerore) te lindin apo jetojne miqesi “platonike“.Une nuk kam kohe qe ta harxhoje per “lotet nostalgjik“ te miqesise se vjeter. ate kohe kafeje me duhet ta konsumoje me dike qe me mundesone rritjen e fitimeve…..Nuk me duhen miq te cilet do te me zene deren apo celularin per ti ndihmuar, jane shume ata, sepse kam patur shume dikur.
Tosuni Vetem me analiza kaq te fuqishme mund te vihemi ne seder per te ditur se si ti trajojme miqte tane.
Tosuni Prof une jam shumed dakort me analizen qe ju keni bere ne lidhje me nje nga vlerat ne zhdukje “mikpritjen ‘ si dhe traditen e haruar te fteses dhe ndarjes se nje kohe ne shtepi por te mos harojme qe dhe statusi i femres shqipare ka ndyshuar. Grate gjithmon dhe me shume po harxhojne ore te tera jashte shtepise duke u ropatur per te sigurar te ardhura per familjet e tyre. Ka ikur koha e 8 orarsheve kur mbaroje pune dhe ktheheshe me shtepi me mendjen e fjetur se neser do te kesh nje pune te sigurt si dikur. Ne keto kushte krize ku njerezit jane gjithmon e me shume te stresuar per vendin e punes si dhe per te siguruar te ardhura per familljen e tyre eshte deri diku e justifikueshme humbje e tradites te cilen dhe une e kam shume perzemer gatimi ne kushtet e shtepise dhe ndarje e ushqimit me miqte.

Google+ Followers