Posts

Showing posts from December, 2012

Tetova News

Parashikimet e dështuara për fundin e botës, toka s’mund të shkatërrohet

Image
Të gjithë flasin se një ditë tokës do t’i vijë fundi dhe të gjithë e lidhin këtë fund me një fenomen mbinatyror. Por pas 21 dhjetorit shkencëtarët kërkojnë të bindin çdokënd se toka nuk mund të shkatërrohet nga këto fenomene, pasi shtetet më të fuqishme janë të gatshme të luftojnë ndaj çdo sulmi (rasti i sulmeve të asteroideve), por edhe ndaj çdo fenomeni tjetër. Lidhur me parashikimet për fundin e botës ato kanë filluar shumë kohë më parë dhe besohet se vijnë nga njerëz që duan të përhapin panik. Më poshtë janë të listuara disa nga parashikimet e gabuara për fundin e botës.

Nostradamusi

Në vitin 1555, Nostradamusi parashikoi fundin e botës qe do të përfundonte ndoshta pas 444 vjetësh.
Duke pasur parasysh natyrën e fshehtë të shkrimeve të tij, është e vështirë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ai mendonte se do të ndodhte në vitin 1999. Çështja është se kjo nuk ndodhi.

2011
Një datë që me vlerësimet e publikuara gjerësisht do të shoqërohej me Ditën e Gjykimit. Camping tetëdhjetë e nënt…

Kur moda të sëmur! Studim tronditës

Image
“Greenpeace” ka testuar për kimikate të dëmshme 141 veshje të markave të mëdha të modës si Zara, Benetton, Tommy Hilfiger, Gap, C&A dhe H&M dhe përfundimet janë tronditëse. Prandaj “Greenpeace” proteston në Gjermani.
Organizata “Greenpeace” po tërheq vëmendjen me disa aksione proteste për të dhënat e studimit të saj të fundit. Ambientalistët varën p.sh. në fasadën e një dyqani të firmës së veshjeve Zara në Hamburg një pllakatë proteste, ku shkruhej: “A e dini sekretin e pistë të Zarës”.



Shkaktarë sëmundjesh kancerogjene dhe endokrine

Christiane Huxdorff, kimiste e “Greenpeace”, shpjegoi në një intervistë për “Deutsche Welle”, se çfarë substancash janë gjetur: “Ne kemi gjetur mbetje detergjentesh NPE që kanë efekte hormonale ndaj njerëzve, mbetje lëndësh zbutëse, për të cilat dyshohet se i bëjnë njerëzit infertilë, dhe madje edhe gjurmë lëndësh karcerogjene që gjenden në lëndët ngjyrosëse azo”.
Lëndët ngjyrosëse azo janë bojëra sintetike shumë të forta. Disa syresh mund të lëshojnë…

Mik shtëpie apo mik restoranti?

Image
Pjesa e parë: Përse i ftojmë më shumë në restorant e kafe miqtë sesa në shtëpi?
 Artan Fuga



Artan Fuga:Si shpjegohet – më pyeste disa muaj më parë Qenan K. – që në Tiranë ne ftojmë vetëm në restorante dhe kafe dhe asnjëherë në shtëpi?
Memko Po pra pse?
Gjoka Koha eshte e limituar, dita duhej te ishte 30 ore dhe jo vetem 24 ore.
Xhuxha -Te prishet rehatia ne shtepi.-Ose nuk te pelqen shtepia/mobilimi.
Çela Jo, jo po te na gjeje miku shtepine rremuje? Turp.
Al Almita Sepse miqesite e sotme jane shume te brishta, qe ne shumicen e rasteve nuk jane miqesi, Ato varen nga aleanca fluide te interesave te momentit…………dmth shoqeria eshte bere shume materialiste.
Erart Dikur kur benim ceremoni ne shpi…..behej cdo gje corap…fillonte lyerja, ne mos mobilimi, nje ndryshim i tapiceris se vjeter me te re….shtrimi i tavolinave nje tmerr gatimi vete, ene pa mbarim, borxh te komshinjt..edhe karriket….pra ne total shkon shume me shtrenjte se ne restorant… Ne restorant i sherbejne dhe mikut dhe ty, e muhabet per…

Psikologët dhe policia/ Pse burrat vrasin gratë!

Image
Elton Qyno, Blerta Mrishaj

Speciale/ Ngjarjeve të kohëve të fundit mbi rastet tragjike të vrasjeve të grave nga burrat e tyre u referohen në një debat mediatik psikologë dhe specialist të policisë

Rastet tragjike të ndodhura kohët e fundit, në seri, të vrasjeve së grave prej bashkëshortëve të tyre ka terrorizuar pjesën e shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Shumë dilema pse këto veprime kalojnë në masën ekstreme të marrjes së jetës lidhen me një raport të ndërlikuar midis marrëdhënieve në çift, ndërsa në të shumtën e rasteve kalojnë në sitën e psikologëve duke u parë si çështje patologjike të individëve që kryejnë krimin.
Por nga ana tjetër një kompleks situatash e rrethanash çojnë hulli në një debat social të pahapur deri tani, duke mos e parë thjesht si një proces të aktiviteteve e protestave që organizohen mbi dhunën që ushtrohet ndaj grave. Psikologët janë të mendimit se në këto shqyrtime vijnë një kompleks shpjegimesh e rrethanash psikike të kamufluar në psikologjinë e njerëzve të sëm…

GOOGLE Duke rrëmuar sekretet e gjigandit

Image
Provoni të pyesni Google për Nietzschen. Çfarë donte të thoshte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon?” Pyeteni në anglisht dhe mes rezultateve të parë do të keni një faqe të Yahoo! Answers ku një person me pseudonimin “lowpro7days” shkruan: “Nietzsche dashuron vallëzimin. Beson se vallëzimi është forma më e sinqertë e shprehjes së shpirtit dhe që filozofi nuk duhet të ketë dashur asgjë më shumë se sa vallëzimin. Ai na thotë që pa pasion dhe liri nuk mund të na vijnë kurrë në mendje ide apo shpikje të mëdha”. Përsërisni gjithçka në italisht dhe shpjegimi më i vlerësuar, i firmosur me pseudonimin auryn, rezulton të jetë ky: “nuk di çfarë kishte ndërmend Nietzsche… megjithatë, po të jap një shpjegim: atëherë, mua më pëlqen shumë të bëj shkarravina, nuk janë linja të thjeshta, për mua kanë një domethënie të madhe, më pëlqen shumë t’i bëj dhe gjithashtu, edhe njerëzve (pak a shumë) u pëlqejnë… i vetmi problem është se më vojnë vetëm kur jam i trisht…

Historitë e 68 ministrave të Brendshëm, fati që i ndoqi pas lënies së postit

Image
Ministrat e Brendshëm4 dhjetor 1912-28 nëntor 2012Nr.Emër MbiemërFillimiMbarimiArsimiPoste të tjeraFati që i ndoqii detyrësi detyrëspas lënies së postit1Mufid bej Libohova4 dhjetor 19125 korrik 1913Shkenca Politike-Administrative, Stambollministër i Jashtëm, Financave,akuzuar për korrupsion në9 maj 191428 maj 1914Kuvendin Kombëtar, propozuar për1 korrrik 191929 janar 1920burgim, emigroi2Esad Pashë Toptani5 korrik 191331 korrik 1913Akademia Ushtarake, StambollKryeministër, ministër i Luftësvrarë me atentat, Paris18 mars 19148 maj 1914më 13 qershor 19203Ismail Bej Qemali31 korrik 19135 shtator 1913Drejtësi, StambollKryeministër, ministër i Jashtëmemigroi, vdiq në Peruxhia, Itali4Hasan bej Prishtina5 shtator 191320 nëntor 1913Shkenca Politike-Juridike, Stamboll ministër i Bujqësisë, Kryeministër,vrarë me atentat, Selanik, 19335Fejzi Alizoti20 nëntor 191317 mars 1914Administratë-Diplomaci-Financë, Stambollministër i Financave,pushkatuar nga komunizmi6Aqif Pashë Elbasani28 maj 19145 tetor …

Njerëzit e famshëm që kanë provuar burgun

Image
Nga Al Pacino, Mel Gibson, Sophia Loren deri tek Bill Gates

Disa prej mendjeve më të mëdha letrare në histori janë gjendur shpesh në telashe me ligjin. Ndërkohë që pjesa më e madhe ia dilte mbanë që t’u shpëtonte problemeve për shkak të famës së tyre, ka dhe nga ata që s’ia kanë arritur t’ia hedhin paq dhe janë detyruar të kalojnë një periudhë në burg. Disave prej këtyre shkrimtarëve, kjo u ka shkatërruar karrierën, ndërsa për të tjerë burgu ka shërbyer si formues i karrierës letrare. Një prej tyre është Miguel de Cervantes. Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare. Një tjetër ishte Volteri. Që herët Volteri kishte probleme me autor…

Flurudha