SHBA, sfida e dy First Lady, stile krejt të kundërta, por synojnë Shtëpinë e Bardhë


Nga njëra anë është ajo, gruaja moderne e fortë dhe punëtore, pra Mishel Obama. Në anën tjetër është Anne Romney, nena dhe gruaja tradicionale amerikane dhe e ekuilibruar. Kanë stile diametralisht të kundërta dy gratë që po garojnë për postin e First Lady për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe nëse programet politike polemikat i përkasin bashkëshortëve te tyre, ajo përbejnë pjesën me njerëzore te sfidës elektorale.  Michelle Obama ruan ende eksperiencën një avokateje kur ishte ne Çikago, para se të vinte në Uashington e të hynte në historinë amerikane. Stili i saj është më pak tradicional, me pak tone moderniste që i pëlqen mbi të gjitha te rinjve. Ajo dhe presidenti Obama plotësojnë njeri-tjetrin, ne fushatën elektorale i kane ndare detyrat, Mishel bëm xhiro në Amerikë për të takuar veteranët, ushtarakët dhe punëtorët. Nuk është përjashtuar fakti qe edhe për familjen Obama, të ketë një tentativë nga ana e Mishel për të pushtuar një ditë Shtëpinë e Bardhë. Ann Romney, nga ana tjetër, po bën gjithçka për të pushtuar zemrën dhe anën më të ndjeshme të amerikanëve. Në konventën e republikanëve ajo rrëmbeu vëmendjen e amerikanëve dhe skenën e Mitt, me një ndërhyrje të një ylli, dedikuar dashurisë. Ajo është mamaja perfekte amerikane, e lidhur me traditën, rigoroze dhe ekuilibruar. Një grua qe ka tejkaluar çdo vështirësi. Familja Romney, ripohon një klishe amerikane por gjithmonë emocionuese.
———–

Sot amerikanët vendosin mes Obamës dhe Romeny

Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney zhvilluan dje orët e fundit para zgjedhjeve, në shtetet e pavendosura, në një përpjekje të fundit për të tërhequr mbështetësit e tyre dhe për të krijuar epërsinë e nevojshme për të fituar.

Rezultati

Analistët politikë thonë se vetëm një numër i vogël shtetesh do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhjet këtu në Shtetet e Bashkuara nuk vendosen nga vota popullore por nga një sistem i kolegjit zgjedhor, sipas së cilit rëndësia e çdo shteti në rezultatin përfundimtar është në përputhje me numrin e popullsisë.  Presidenti Obama zhvilloi tubime në Wisconsin, Ohio dhe Iowa. Edhe Romney po ashtu shkon në Ohio, si edhe në Virginia dhe New Hampshire.

Votimi

Miliona vetë në gjithë vendin kanë votuar para ditës së votimeve por shumica voton sot, në qendra votimi të ngritura nëpër shkolla, ndërtesat e zjarrfikëseve, apo kisha. Një numër sondazhesh tregojnë se gara është duke u zhvilluar tepër e ngushtë në shkallë kombëtare, por disa anketime shtetesh të veçanta tregojnë se zoti Obama udhëheq me një diferencë shumë të vogël në shtetet më të rëndësishme, që mundet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Krahas me garën për postin e Presidentit, nesër zhvillohet edhe gara për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 vendet e Senatit. Në përgjithësi, analistët thonë se republikanët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate mund të ruajë një shumicë të vogël në Senat.






Google+ Followers