50 fakte të veçanta për Vatikanin


Historia e Vatikanit, si u ngrit perandoria shpirtërore

Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale.


Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit të Bazilikës Konstantiniane të Shën Pjetrit në gjysmën e parë të shekullit të katërt. Mbetjet e këtij nekropoli të lashtë kanë dalë në dritë në mënyrë sporadike, gjatë rinovimeve të ndryshme nga papë të ndryshëm nëpër shekuj, me frekuencë më të lartë gjatë Rilindjes, deri sa nisën gërmimet sistematike me urdhër të Papa Piut XII nga viti 1939-1941. Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane u ndërtua në zonën, ku arkeologët e shquar italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit. Që atëherë, zona filloi të bëhej më e populluar, por më së shumti nga shtëpi të lidhura me aktivitetin e Shën Pjetrit. Një pallat që filloi të qeveriste rajonet përreth dhe nëpërmjet strukturës papnore qeverisnin një pjesë të madhe të gadishullit italian për më shumë se një mijë vjet, deri në mesin e shekullit të 19-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore u formuan mbretërinë e re të Italisë. Në këtë kohë, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë ai “Quirinal”, ndërkohë që rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte në Avinjon, Francë. Në vitin 1870, zotërimet e papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, të cilat kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ato nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë. Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin në rang ndërkombëtar Selinë e Shenjtë, si një njësi sovrane. Në praktikë, Italia nuk bëri asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e Selisë së Shenjtë, brenda mureve të Vatikanit. Sidoqoftë, shumë prona të kishës në vende të tjera u konfiskuan, duke përfshirë dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papës. Papa Pio IX, udhëheqësi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur në Vatikan”. Kjo situatë u zgjidh më 11 shkurt 1929 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati u nënshkrua nga Benito Mussolini, në emër të mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si përfaqësues i Papa Pio XI. Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali. Në vitin 1984, një marrëveshje e re mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës modifikoi disa kushte të vjetra, duke përfshirë pozicionin e katolicizmit si besim shtetëror në Itali.
Sistemi politik
Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalësh të caktuar nga Papa, për një periudhë pesë-vjeçare. Pushteti ekzekutiv është një duart e presidentit të këtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendësekretari i Përgjithshëm. Marrëdhëniet e jashtme të shtetit i janë besuar Sekretariatit të Selisë së Shenjtë dhe shërbimit diplomatik. Sidoqoftë, papa ka pushtet të plotë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor mbi Vatikan. Ai është aktualisht i vetmi monark absolut në Evropë. Gjithashtu, ka departamente specifike që merren me shëndetësinë, sigurinë dhe telekomunikacionin.
Marrëdhëniet diplomatike
Vatikani është një territori i njohur kombëtar sipas ligjit ndërkombëtar, por është Selia e Shenjtë që kryen aktivitetin e marrëdhënieve diplomatike në emër të tij. Vatikani, thuajse nuk ka shërbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja në Selinë e Shenjtë janë të vendosura në qytetin e Romës. Influenca e madhe në çështjet botërore është në përpjesëtim krejtësisht të zhdrejtë me masën fizike të Vatikanit.
Ekonomia
Ekonomia unike, jo komerciale mbështetet financiarisht nga kontributet e katolikëve në gjithë botën, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave për vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Të ardhurat dhe standardet e jetesës së punonjësve janë të krahasueshme, ose disi më të mira se ato të homologëve të tyre që punojnë në qytetin e Romës. Vatikani ka gjithashtu bankën e tij “Istituto per le Opere di Religione”.
Popullsia dhe gjuhët
Thuajse gjithë banorët e Vatikanit jetojnë brenda mureve të Vatikanit ose shërbejnë në ambasadat e Selisë së Shenjtë nëpër botë. Popullsia e Vatikanit përbëhet nga dy grupe: kleri, pjesa më e madhe e të cilit është në shërbimin e Selisë së Shenjtë dhe disa zyrtarë të shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijë punëtorëve, të cilët përbëjnë forcën punëtore të Vatikanit jetojnë jashtë Vatikanit dhe janë shtetas italianë përgjithësisht. Si rezultat, gjithë banorët e Vatikanit janë katolikë. Vatikani nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

100 faktet
1. Vatikani zyrtarisht është shteti më i vogël në rruzull. Ka një sipërfaqe 44 hektarë dhe një popullsi 805 banorë. Ai ndodhet në Romë. (Status Civitatis Vaticanæ), është emri origjinal i Vatikanit. Qytet-shteti i Vatikanit i njohur si Qyteti i Vatikanit ose thjesht si Vatikani dhe është një shtet i pavarur i Europës nën sovranitetin e Qendrës së Shenjtë

2. Enklavë e territorit të shtetit italian, është e futur në përbërjen urbane të qytetit të Romës, në afërsi të bregut të djathtë të lumit Tevere, mbi kodrat e Vatikanit me një sipërfaqe mjaft të vogël është shteti i pavarur më vogël si në termat e popullsisë ashtu në ato të shtrirjes territoriale.

3. Vatikani është qendra e fesë katolike dhe institucioni më i lartë i Krishtërimit. Çdo vendim që merr ky besim fetar padiskutim që kalon më parë nga Vatikani. Nga zyrat e tij dalin rreth të gjitha vendimet fetare dhe në disa raste edhe politike që kanë të bëjnë me qëndrimet zyrtare të Vatikanit. Përcjellësi i vetëm i këtyre mesazheve është Papa.
4. Krijuesi i parë është Shën Pjetri për nder të së cilit është ndërtuar edhe sheshi me të njëjtin emër. Kjo daton me vitin 33 të erës sonë dhe ai është një nga apostolët e profetit Jezu Krishti i cili mori përsipër të përcjellë dhe të shpërndajë besimin katolik në të gjithë botën. Nga hapi i parë në vitin 33 e deri sot kanë kaluar 1976 vjet drejt krijimit dhe konsolidimit të krishtërimit në botë.

5. Vatikani ka një organizim mbi e monarkisë absolute dhe autoriteti më i lartë është Papa. Ai ka të drejtën ekzekutive mbi çdo vendim që merret në Vatikan dhe ushtron. autoritetin si Papës të Kishës Katolike gjithmonë brenda kontureve të kësaj monarkie absolute.

6. Qytetshteti i Vatikanit dhe Selia e Shenjtë janë së bashku subjekte sovrane të së drejtës publike ndërkombëtare, universalisht e njohur dhe janë pandashmërisht të bashkuar në personin e Papës, monarku absolut me anë të zgjedhjes, dhe është kryetari i shtetit. Për këtë Vatikani ka një jetë politike të sajën.

7. Shteti i Kishës, Shtetet e Kishës ose Shteti Eklesiastik është emri i një entitet shtetëror i marrë nga territoret që ishin në pushtetin e përkohshëm të Papëve. Fillon të konfirmohet nga epoka bizantine me themelimin e dukatit romak (dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të VI). Figura e Papës zëvendëson atë të (dux) udhëheqësit me emrin imperial në funksionet civile dhe (në disa raste edhe ushtarake).

8. Vatikani u krijua pikërisht në atë vend në themelet e Perandorisë Romake, aty ku ra një perandori u ngriti një tjetër. I vetmi ndryshim ishte se e para ishte perandori ushtarake dhe e dyta u shndërrua në një perandori shpirtërore dhe sot besimi katolik në të gjithë botën numëron afërsisht 2 miliard besimtarë.

9. Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e një cirku aty ku ndodhet edhe Obelisku i Vatikanit, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme.

10. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit të Bazilikës Konstantiniane të Shën Pjetrit në gjysmën e parë të shekullit të IV..

11. Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane, u ndërtua në zonën ku arkeologët italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit. Që atëherë, zona filloi të bëhej më e populluar, por më së shumti nga shtëpi të lidhura me aktivitetin e Shën Pjetrit.

12. Papët me rolin e tyre laik filluan të qeverisin rajonet përreth dhe nëpërmjet strukturës papnore qeverisnin një pjesë të madhe të gadishullit italian për më shumë se një mijë vjet, deri në mesin e shekullit të 19-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore u formuan mbretërinë e re të Italisë.

13. Vatikani nuk ka qenë gjithmonë banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë ai “Quirinal”, ndërkohë që rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte edhe në Avinjon të Francës.

14. Gjatë gjithë historisë Vatikanit ka pasur 265 papë që e kanë drejtuar. Kisha katolike konfirmon Apostolin Pjetër si papën e parë. Ai mbajti këtë titull nga viti 33 i erës sonë deri në vitin 67 ku vu vra nga romakët. Duhet konsideruar se Papa është veskovi i Romës dhe sipas disave pontifikimi i Pjetrit nuk duhej të kishte filluar menjëherë pas ngjitjes së Jezu Krishtit në qiell por vetëm në momentin kur Pjetri u stabilizua në Romë.

15. Papa është titulli i njeriut që është veskovi i Romës, patriarku i Kishës latine, pontefici i Kishës Katolike dhe sovrane të qytet-shtetit të Vatikanit. Zyra e Papës merr emrin papato, ndërkohë që juridiksioni i tij eklesiastik ka emrin Qendra e Shenjtë dhe Qendra Apostolike dhe është enti i të drejtës ndërkombëtare.

16. Veçantia e Papës mbi kishën derivon nga qenia e tij si trashëgimtari i drejtpërdrejtë i apostullit Pietro, dhe sipas interpretimit katolik të Vangjelit, i njeh detyrën e marrë nga Jezu Krishti në krye të Kishës Universale. Pietro sipas traditës kishte mbledhur në vitet e fundit të jetës së tij komunitetin e krishterë në Romë duke u bërë kështu veskovi i parë dhe duke rënë martir në vitin 67 pas Krishtit.

17. Titulli Papë e ka prejardhjen nga fjala greke πάππας (pàppas), shprehje familjare që do të thotë “baba” e cila nisi të përdorej në shekullin e III të erës së re, Kontekstualisht është një fakt analog i përdorur për të treguar veskovin e Aleksandrisë në Egjipt. Aktualisht në vend të Pjetrit ulet papa Benedikti XVI ose (Josef Aloi Ratzinger).

18. Numri i shenjtorëve dhe papëve që kanë drejtuar Kishën e Shenjtë fundit arrin mbi 265. Dokumentacioni mbi papët e parë është shumë i mangët. Në periudhat e para ata kishin vetëm titullin e veskovittë Romës. Zbulimi më antik i titullit të papës i detyrohet një epigrafi të gjetur në San Callisto të Romës. Një njeri me emrin Severo po gërmonte një gropë të dyfishtë për veten e tij dhe familjen me rastin e vdekjes së vajzës 10 vjeçare duke thënë se ishte i autorizuar nga “papae sui Marcellini” (296-304) të erës së re.

19. Emrat më të përdorur nga papët janë: Giovanni (21 është numri papëve që kanë mbajtur këtë emër) dhe bën pjesë në emrat më të përdorur. I fundit është papa Giovanni II, ose i njohur ndryshe papa Vojtila. Gregorio dhe Benedetto(16 është numri i papëve me këtë emër). I fundit Bededetto XVI që aktualisht drejton Vatikanin.Clemente (14 emra), Innocenzo e Leone (13emra )dhe Pio (12 emra).

20. Papa më jetëgjatë është konsideruar Shën Pjetri i cili mbretëroi nga viti 33 i erës sonë e deri në vitin 67, pra 34 vjet. U bë një nga 12 apostujt dhe bënte pjesë në një rreth të ngushtë prej tre individësh (së bashku me Xhionavin dhe Xhakomon) që asistuan në ringjalljen e Krishtit. Sipas kishës katolike u emërua nga vetë Krishti kapo i 12 apostujve dhe promotor i lëvizjes kristiane. Sipas traditës vazhdoi predikimet e tij deri në Romë ku vdiq midis viteve 64 dhe 67 të erës sonë, gjatë persekutimeve anti-kristiane të urdhëruara nga perandori Neron.

21. Papa më jetëshkurtër është Urbano i VII. Ai mbajti titullin e Papës vetëm 13 ditët nga(15 shtatori deri në27 shtator të vitit 1590). Urbano VII ose Giovanni Battista Castagna ishte papa i 228 i Kishës Katolike dhe ka hyrë në historinë e papatëve si papa më jetëshkurtër. Ishte me origjinë xhenovese dhe u diplomua në Bolonja në të drejtën kanonike dhe civile. Pati shumë detyra dhe zgjedhja e tij si papë u mbështet nga fraksion spanjoll. Vdiq nga malaria në 27 shtator përpara se të shenjtërohej.

22. Papa më i korruptuar konsiderohet Aleksandëri VI ose Rodrigo Borxhia. Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia. Mbajti pozicionin e Papës nga viti 1492 e deri në 1503. Akuzohet për organizmin e orgjive më të shumta në historinë njerëzore. Gjatë tyre ai promovonte satanizmin duke vrarë me qindra vetë me anë të këtyre riteve të shoqëruara edhe me akte kanibalizmi, duke u kthyer në rite të rregullta institucionale si sodomia dhe vrasje e fëmijëve. Alexander VI në Vatikan dhe në mënyrë të gabuar ka mbajtur tradicionale justifikimin e një praktike të tillë, se kjo ishte një traditë e lashtë greke homoseksuale.

23. Papa i vetëm që ka dhënë dorëheqjen është Celestino V. Ai u burgos nga pasardhësi i tij Bonifacio VIII, i njëjti Bonifacio për të cilin shkrimtari Dante Aligieri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” ka parashikuar dënimin me vdekje për etjen e tij për pushtet dhe korrupsion dhe mbi të cilin u kundërvunë një pjesë e madhe e intelektualëve shpirtëror të asaj kohe.

24. Papët më reformator kanë qenë Leone IXGregorio VIIInnocenzo III. Ato janë papët e një kishe mesjetare që luftonte për tu emancipuar nga tutela e perandorisë së shenjtë Romake-Gjermane në vitin 1630, tjetër pushtet universal dhe për të afirmuar superioritetin shpirtëror dhe politik mbi të. Nevoja e një reforme vinte edhe nga poshtë nga populli i cili ishte gjithmonë e më i skandalizuar nga ky kler që shpeshherë nuk ishte në lartësinë e duhur. Dhe nga kjo frikë u gjenerua ato lëvizje të cilat shumë shpejt u bënë ose u deklaruan eretike dhe më vonë me Luterin do të sjellin çarjen e krishtërimit perëndimor.

25. Janë 14 familje që kanë nxjerrë më shumë papë në të gjithë historinë e Vatikanit dhe të gjitha janë me origjinë italiane. Përkatësisht ato janë: Conti di Tuscolo (5), Conti di Segni (4), Savelli di Roma (3), Orsini di Roma (3), Medici di Firenze (3), Anici di Roma (2), Caetani di Gaeta (2),Borgia di Jàtiva (2), Colonna di Roma (2), Castiglioni di Milano (2), della Rovere di Savona (2), Fieschi dei conti di Lavagna (2), Piccolomini di Siena (2) Roger de Beaufort (2).

26. Modalitetet e zgjedhjes së papës kanë pësuar transformacione të shumta gjatë shekujve. Në fillim papa zgjidhej nga populli dhe kleri. Më vonë me Enrikun e III u përdor një pëllumb. pretendenti mbi të cilin ndalonte pëllumbi zgjidhej papë. Aktualisht zgjedhja e Papës vendoset nga kardinalët të mbledhur në një konklavë( një e drejtë që vjen nga viti 1059) e stabilizuar me këshillin Lateran i kërkuar nga papa Nikolo II) nëpërmjet një votimi sekret që kërkon mazhorancën e 2/3. Përfundimi i transmetohet besimtarëve jashtë me një tymnajë të zezë nëse është negative dhe të bardhë nëse është pozitive.

27. Papë mund të zgjidhet cilido mashkull beqar i pagëzuar dhe në qoftë se nuk ka marrë akoma urdhrat e shenjtë për tu shenjtëruar veskov. Normat në fuqi për vendin bosh, veprimi i konklavës dhe për zgjedhjen e papës së ri janë rifreskuar nga kushtetuta apolistike Universi Dominici Gregis nga papa Xhovani Paolo II në vitin 1996

28. Është traditë që papa i ri të zgjedhë një emër për veten e tij. I pari që ndryshoi emrin e tij të pagëzimit ndodhi në vitin 533 me Xhovanin e II që në të vërtetë quhej Merkurio dhe e konsideroi të pavend që veskovi i Romës të kishte emrin e një perëndie pagane. Pas tij edhe papët e tjerë zgjodhën nga një emër o sepse e kishin të shëmuar o sepse nuk ishin italian Asnjë prej papëve nuk e zgjodhi me emrin e Pjetrit në shenjë respekti. Ndryshimi i emrit më pas u bë rregull me vetëm pak përjashtime.

29. Primati papal është autoriteti apostolik i veskovit në dioqezës së Romës mbi të gjitha kishat e veçanta të Kishës katolike, si ato të ritit latin dhe ato të ritit oriental
Kisha ortodokse i njeh këtë primat onroifik veskovit të Romës por pretendon se nuk është i vlefshëm derisa vazhdon ndarja midis kishës lindore dhe asaj perëndimore rrjedhur nga shisma Lindje-Perëndim.

30. Kishat protestante nuk i njohin asnjë autoritet superior veskovit të Romës pasi e konsiderojnë jo konform shkrimeve të shenjta. Sot shumë kisha i mbahen këtij opinioni, ndërsa të tjera nuk përjashtojnë një formë të ministrisë papale në një prospektivë ekumenike, thelbësisht e ndryshme nga primati aktual papal. Kisha anklikane konsideron se “brenda ministrisë së saj të gjerë, veskovi i Romës ofron një ministri specifike për sa i përket prejardhjes të së vërtetës, si shprehje e primatit universal”.

31. “Donazione di Sutri” në (728), “Promissio carisiaca” në (754) dhe “Constitutio romana” në (824) ishin gurët e parë të gjenezës së Shtetit të Vatikanit që nga një pronar i thjeshtë privat i karakterit latifondist të Kishës u transformua në një nga organizmat politik më me influencë dhe prestigjioze të Europës.

32. Projektimi ndërkombëtar i këtij lloj shteti në epokën mesjetare dhe në dy shekujt e periudhës moderne i kaloi kufijtë territorial që rrethanat historike i kishin dhënë. Mbretëria e Anglisë, Mbretëria e Portugalisë, Kurora e Aragonës, mbretëria e Napolit dhe mbretëria e Hungarisë ishin vasalët e saj dhe mbretër e perandor iu desh të vepronin në hijen e këtij sovrani karizmatik, Papës.

33. Vetëm pas 1000 vjetësh ekzistencë Vatikani u shpërbë në vitin 1870 në vazhdimësi të aneksimit të territoreve të tij të fundit nga Roma dhe Lacio, gjatë lindjes së Mbretërisë së Italisë. Situata u zgjidh me luftën kundër koalicionit të tretë: Austria u mund në 2 dhjetor të 1805 dhe traktati i Presburgut në 26 dhjetor të 1805 i dha faktikisht fund Perandorisë së Shenjtë Romake që do të shkrihej vetëm në 1807.

34. Aneksimi i Romës në mbretëri dhe proklamimi si kryeqytet sollën fundin e pushtetit të përkohshëm papal. Papa Pio IX nuk dha pëlqimin as për bashkimin as konsensusin mbi aktin ulilateral dhe u përpoq që të mbante dhe të garantonte pavarësinë e tij shpirtërore dhe vazhdimësinë e misionit të tij fetar dhe ai e konsideroi veten i burgosur në Vatikan. Pas shumë tratativash diplomatike, çështja u zgjodh në 11 shkurt të vitit 1929 me firmosjen e paktit “Lateranse” ku njihej në mënyrë reciproke pavarësia dhe sovraniteti.

35. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ato nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë. Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929.

36. Popullsia e shtetit të Vatikanit është 805 banorë dhe është e përbërë nga : 1 Ati i Shenjtë, 62 kardinal, 295 eklesiast të personelit diplomatik, 56 eklesiast të tjerë, 102 rojet zvicerane, 49 laik të tjerë. Rezidentët në shtetin e Vatikanit: 192 eklesiast, 34 laik. Të tjerë: 3100 janë personat rezidentë në banesa ekstraterritoriale dhe në banesa të përjashtuara nga taksat dhe shpronësimet.

37. Nënshtetësia e Vatikanit i përket vetëm kardinalëve rezident në Vatikan, rezidentëve të stabilizuar në Vatikan për arsye të detyrës, dinjiteti apo impenjimi, bashkëshortëve dhe fëmijëve të shtetasve. Gjithashtu nënshtetësia e Vatikanit humbet kur të interesuarit humbin një nga arsyet e mëposhtme (duke mbetur vetëm me nënshtetësinë origjinale, që nuk humbet kur merr atë të Vatikanit): rrjedh nga fakti se populli është i përkohshëm.

38. Qytetshteti i Vatikanit ka ushtrinë e tij të përbërë nga trupi i rojeve të famshme zvicerane, duke pasur edhe një rang regjimenti dhe një trup policie të quajtur “Trupat e Xhandërmarisë së qytetshtetit të Vatikanit”.

39. Rojet zvicerave i kanë falur besimin e tyre në shërbim të papatit në 22 maj të vitit 1506. Po në këtë muaj një grup prej 150 mercenarësh zviceranë nën komandën e kapitenit Kaspar von Silensen kaloi portën e Popullit dhe hyri për herë të parë në Vatikan për ti shërbyer papa Xhulios së II. Rojet zvicerane morën pjesë në shumë beteja para së gjithash në atë të 6 majit në 1527 kundër borbonëve duke i shpëtuar jetën papa Klementit të VII.

40. Dioqezat arrijnë në 4649 dhe janë të bashkuara në 110 konferenca episkolape të shpërndara në të gjithë botën dhe të gjitha janë të varura nga Vatikani. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria dhe përfaqësuesi më i lartë kristian në vendin tonë është Rrok Mirdita.

41. Thuajse gjithë banorët e Vatikanit jetojnë brenda mureve të Vatikanit ose shërbejnë në ambasadat e Selisë së Shenjtë nëpër botë. Popullsia e Vatikanit përbëhet nga dy grupe: kleri, pjesa më e madhe e të cilit është në shërbimin e Selisë së Shenjtë dhe disa zyrtarë të shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijë punëtorëve, të cilët përbëjnë forcën punëtore të Vatikanit jetojnë jashtë Vatikanit dhe janë shtetas italianë përgjithësisht. Si rezultat, gjithë banorët e Vatikanit janë katolikë.

42. Vatikani nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

43. Numri i kishave në Vatikan është 8. Ato janë: Basilikata e Shën Pietrit (1506-1626). Kisha e Shën Pietrit në Borgo (në zonën italiane) shek XI. Kisha e Shën Anës së Palafrenierit (1565-shek XVIII). Kisha e Shën Stefanit të Abisinisë (1159-shek XVIII)
Kisha e Shën Edixhios në Borgo (shek XIII). Kisha e Shën Marisë së Mëshirës në Kamposanto të Teutonikëve (në zonën italiane) (!454-!597). Kisha e Shën Pelegrinit (shek XIII-XV)
Kisha e të shenjtëve Martino dhe Sebastianit të zviceranëve ( 1568-shek XVI)

44. Kanë qenë të shumtë artistët dhe arkitektët që u pritën nga papë të ndryshëm duke filluar nga katedra e di Pietros –papa i parë në histori-duke i ngarkuar ata me detyrën për ti ofruar veprat e tyre ndërtesave të Vatikanit. Në basilikatën që edeh sot simbolizon qendrën e krishtërimit, punuan artistët më të famshëm nga Bramante, Pinturikio, Mikelanxhelo, Rafaelo e deri tek Bernini së bashku me nxënësit e tij.

45. Ajo që sot është rezidenca e papëve që do të thotë kompleksi i Pallateve të Vatikanit, përmblidhet në një vlerë të pallogaritshme historike. Bëhet fjalë për një bashkësi ndërtesash që së bashku numërojnë 1000 dhoma ku kanë qendrën e tyre edhe shumë dikastere si kanceleria por edhe muzeu i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit ku ruhen një koleksion antik dorëshkrimesh dhe një milion volume të lidhura.

46. Zemra e qytetit të Vatikanit është sheshi i Shën Pjetrit, nga ku ngrihet edhe basilikata, nga ku kupola e madhe dominon të gjithë territorin e shtetit të vogël. Në brendësi të mureve mesjetare dhe atë të periudhës së rilindjes, përjashto vetëm sheshin e Shën Pjetrit, në të tërë zonën gjenden Pallati i Qeverisjes dhe kopshtet e Vatikanit

47. Muzetë e Vatikanit gjenden në Romë në brendësi të qytetit të Vatikanit dhe është një nga përmbledhjet më të mëdha të veprave të arit në botë, nga momenti që ekspozojnë një koleksion gjigand të veprave të artit të akumuluara në shekuj nga Papët. Muzeumi është krijuar nga papa Giulio II në shekullin e Giulio II në shekullin e XVI. Cappella Sistina dhe apartamentet papale me afresket e Rafaelos bëjnë pjesnë në monumentet që vizitorët mund të admirojnë gjatë udhëtimit të tyre.

48. Origjina e muzeve të Vatikanit nis vetëm nga një skulpturë në mermer, e blerë 500 vjet më parë. Skulptura përfaqëson Laocoonte, prifti që sipas teologjisë greke tentoi të bindte trojanët që të mos pranonte kalin e drurit. U gjet në 14 janar të 1506 në një vreshtari pranë basilikatës së  Santa Maria Maggiore. Papa Giullio II bleu këtë skulputrë nga pronari i vreshtave. Një muaj më vonë skulpurat u ekspozua para publikut të Vatikanit.

49. Një rast i çuditshëm është fakti kur në 1938 kur Adolf Hitleri arriti në Romë me ftesë së të mbretit Viktor Emanueli III. Papa Piu i XI nuk donte ta takonte dhe për të evituar këtë u transferua në villën e Castelgandolfo. Por në të njëjtën kohë të gjitha muzetë dhe Basilikata ishin të mbyllura përe një periudhë të shkurtër. Në këtë mënyrë Hitleri nuk arriti kurrë të hynte në territorin e Vatikanit.

50. Vatikani ka një nga arkivat e tij më të lashta dhe shumë të pasur me dokumente që i referohen historisë, letërsisë dhe shumë fushave të tjera. Hyrja në këto arkiva ndiqet nga rregulla shumë preçise të autorizuara nga kleri katolik. Jo të gjithë kanë akses tek kjo arkivë e cila është konsideruar si më e pasura në botë.

Google+ Followers