Posts

Showing posts from November, 2012

Tetova News

KLIMA Ja përse është edhe më keq nga sa mendonim

Image
Pesë vjet më parë, raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paraqiste një panoramë të zymtë për të ardhmen e planetit tonë. Teksa shkencëtarët grumbullojnë të dhëna për raportin e radhës, që do të dalë në 2014, ja shtatë arsye përse situata është edhe më e sterrosur…
Arktiku po ngrohet më shpejt nga sa parashikohejJo shumë kohë më parë, oqeani Arktik ishte i mbuluar me një akull të trashë disavjeçar. Edhe në fund të verës, më shumë se gjysma e sipërfaqes së detit ishte sërish e mbuluar me akull. Teksa bota është ngrohur gjatë dekadave të fundit, ringrirja në dimër ka pushuar së kompensuari shkrirjen e verës. Akulli i bardhë që reflekton nxehtësinë i ka hapur rrugë ujit të errët që përthith nxehtësinë; dëbora është shkrirë edhe më herët në tokat që e rrethojnë; edhe më shumë lagështirë që mban si të zënë në kurth nxehtësinë ka hyrë në atmosferë; dhe dallgë e stuhi gjithnjë e më të mëdha kanë sulmuar akullin e dobësuar. Falë këtyre proceseve, Arktiku ka nisur të n…

25 femrat që kanë kandiduar për presidente në SHBA

Image
Hillary Clinton ishte kandidatja demokrate për presidente përballë Barak Obamës në vitin 2008, ku nga demokratët u përzgjodh Obama. Ajo përflitet sërish se në vitin 2016 do të jetë kandidatja demokrate për këtë post, dhe nëse ajo do të fitonte, do të bëhej kështu femra e parë presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ajo nuk është kandidatja e parë për një post të tillë. Rasti i parë kur një grua ka kandiduar për presidente në SHBA, ka qenë para 135 vitesh, kur femrat akoma s’kishin fituar të drejtën për të votuar.

Tri gratë e para kandidate

Femra e parë kandidate për presidente e SHBA-së është Victoria Claflin Woodhull. Ajo ishte vetëm 34 vjeçe kur partia e sapoformuar e të Drejtave të Barabarta e paraqiti atë si kandidate për presidente në vitin 1872. Victoria Woodhull ishte një lidere e lëvizjes së të drejtës së votës për gratë amerikane. Ajo u bë një simbol i larmishëm për të drejtat e grave, dashurinë e lirë dhe reformat në punë. Femra e dytë në historinë e …

Ja 100 klubet e futbollit që kanë më shumë fansa në Facebook

Image
Gazeta portugeze “Futebol Finance” ka stiluar listën e ekipeve që janë më të ndjekura në rrjetin e famshëm social Facebook. Në vend të parë është Barcelona që ka plot 35 milionë ndjekës në Facebook, në vend të dytë vjen rivalja e saj e përjetshme Real Madrid, në vendin e tretë Manchester United, në vend të katërt edhe pse duket e çuditshme është ekipi londinez Chelsea dhe në vend të pestë Milan. Më poshtë lista e plotë e 100 ekipeve më shumë fansa në Facebook.
1BarcellonaSpagna36.619.00051Los MillonariosColombia472.0002Real MadridSpagna32.858.00052TrabzonsporTurchia466.0003Manchester UnitedInghilterra28.533.00053Zenith St. PetersburgoRussia453.0004ChelseaInghilterra13.762.00054ZamalekEgitto451.0005AC MilanItalia12.206.00055FluminenseBrasile445.0006ArsenalInghilterra11.778.00056Werder BremenGermania430.0007LiverpoolInghilterra10.529.00057Spartak MoscovoRussia409.0008GalatasarayTurchia7.581.00058Hamburger SVGermania385.0009FenerbahceTurchia6.099.00059MálagaSpagna367.00010Bayern MunchenGe…

50 fakte të veçanta për Vatikanin

Image
Historia e Vatikanit, si u ngrit perandoria shpirtërore
Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale.

Historia
Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit t…

50 fakte të rralla nga jeta e Albert Ajnshtajnit

Image
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore. Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të.…

Flurudha