Njihuni me personat më të pasur të të gjitha kohërave


Deri më tani dimë se kush janë njerëzit më të pasur në botë aktualisht. Por Celebrity Net Worth’s ka sjellë një listë me njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave, natyrisht duke bërë vlerësimin e pasurisë së tyre në përputhje me inflacionin.
Në krye të listës është një mbret që jetonte në Afrikën Perëndimore në shekullin e 14-të.
Pasuria në total e 25 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave shkon në 4.317 trilion dollarë. Vetëm tre nga ata të listës janë aktualisht të gjallë, asnjë prej tyre nuk është grua dhe 14 janë amerikanë.
Mbreti i Afrikës Perëndimore, Mansa Musai I, sundimtar i Perandorisë Maliane, që shtrihet në Ganë, Timbuktu dhe Mali, kishte një pasuri personale prej 400 miliard dollarë në kohën e vdekjes së tij në vitin 1331.
Familja Rothschild është e dyta në listë. Pasuria totale e tyre shkon në 350 miliard dollarë, e ndarë në miniera, banka, figuracione, ferma etj.
I treti në listë është John D. Rockefeller, amerikani më i pasur ndonjëherë, i vlefshëm plot 340 miliard dollarë.
Më poshtë lista e tyre:
1-Mansa Musai 1. Lindur në vitin 1280
Kishte një pasuri prej 400 miliard dollarë. Vendi i tij prodhonte më shumë se gjysmën e kripës dhe arit që shpërndahej kudo. Pas vdekjes së tij, pasuria u shkri brenda dy gjeneratash, pas sherreve për pushtet dhe pushtimeve.
2-Familja Rothschild. Lindur në vitin 1744
Familja Rothschild janë njerëzit më të pasur në botë sot, me asete që kapin vlerën e 350 miliard dollarë.
Dinastia evropiane e bankave, me origjinë gjermano- hebrenje, ngriti sistemin financiar e bankar në Europë në fund të shekullit 18-të.
3- John D. Rockefeller. Lindur në vitin 1839
Në kohën e vdekjes, ai kishte një pasuri prej plot 340 miliard dollarë. Ai u bë amerikani i parë që ngriti një pasuri prej mbi 1 miliard dollarë.
Në vitin 1870 ai themeloi Standard Oil Company, që dominoi prodhimin e naftës. Monopolin e tij e theu qeveria amerikane në kompani të vogla si Amoco, Chevron dhe Exxon.
4. ANDREW CARNEGIE – $310 MILIARD (LINDUR ME 1835)
5. CAR NICHOLAS II I RUSISE – $300 MILIARD (LINDUR ME 1868)
6. MIR OSMAN ALI KHAN – $236 MILIARD (LINDUR ME 1886)
7. WILLIAM THE CONQUEROR – $229.5 MILIARD (LINDUR ME 1028)
8. MUAMMAR GADDAFI – $200 MILIARD (LINDUR ME 1942)
9. HENRY FORD – $199 MILIARD (LINDUR ME 1863)
10. CORNELIUS VANDERBILT – $185 MILIARD (LINDUR ME 1794)
11. ALAN RUFUS – $178.65 MILIARD (LINDUR ME 1040)
12.  BILL GATES – $136 MILIARD (LINDUR ME 1955)
13. WILLIAM DE WARENNE – $146.13 MILIARD (DATELINDJA S’DIHET)
14. JOHN JACOB ASTOR – $121 MILIARD (LINDUR ME 1763)
15. RICHARD FITZALAN – $118.6 MILIARD (LINDUR ME 1306)
16. JOHN OF GAUNT – $110 MILIARD (LINDUR ME 1340)
17. STEPHEN GIRARD – $105 MILIARD (LINDUR ME 1750)
18. ALEXANDER TURNEY STEWART – $90 MILIARD (LINDUR ME 1803)
19. HENRY DUKE OF LANCASTER – $85.1 MILIARD (LINDUR ME 1301)
20. FRIEDRICH WEYERHAUSER – $80 MILIARD (LINDUR ME 1834)
21. JAY GOULD – $71 MILIARD (LINDUR ME 1836)
22. CARLOS SLIM – $68 MILIARD (LINDUR ME 1940)
23. MARSHALL FIELD – $66 MILIARD (LINDUR ME 1834)
24. SAM WALTON – $65 MILIARD (LINDUR ME 1918)
25. WARREN BUFFETT – $64 MILIARD (LINDUR ME 1930)

Google+ Followers