10 qytetet me trafikun më të tmerrshëm

Thua fjalën trafik dhe të kujtohet trafiku i Tiranës që e mallkon gjithnjë, ose Vlora gjatë pushimeve verore. por ky problem i përket tërë botës, madje ka edhe më keq. Përshembull Bangkoku në Tailandë, është konsideruar si kryeqyteti më i pajetueshëm për shkak trafikut kilometrik. BBC ka stiluar një listë me 10 qytetet me trafikun më “monstruoz”. Bien në sy San Paolo në Brazil, Xhakarta në Indonzi, Nairobi në Kenia, Manila në Filipine, Mumbai në Indi, Kempala në Ugandë, Dhaka në Bangladesh dhe Seuli në Korenë e Jugut. Janë pastaj edhe dy qytete amerikane: Leksington në Kentaku dhe Austin në Teksas. Në këtë listë nuk ka asnjë qytet evropian..




San Paolo

San Paolo në Brazil është një ndër qytetet me trafikun më të tmerrshëm më botë. Në disa ditë të javës, sipas reportazhit të BBC, që sjell dëshmi të qytetarëve, nganjëherë radhët e trafikut arrijnë edhe deri në shifrën rekord prej 180 km.

Mumbai

Për të treguar sa i keq është trafiku në rrugët e Mumbait në Indi, David James ka publikuar foto që tregojnë se në rrugët e Mumbait veç makinave, qarkullojnë me shumicë edhe lopë, gomerë, por edhe lypsa që ecin në mes të rrugëve.

Seul

Shoferët e Seulit në Korenë e Jugut janë të famshëm për mos respektimin e Kodit Rrugor, dhe në mënyrë të veçantë semaforët e kuq në kryqëzime.. Në këtë mënyrë krijohen ato që quhen “kryqëzimet e vdekjes”, sepse në kryqëzim ti nuk mund të kalosh as me jeshile, pasi tjetri kalon më të kuqe. Kjo ndodh në çdo kryqëzim, prandaj shumë qytetarë ecin me shpejtësi shumë të ulët, 2 km në orë, sepse ndryshe mund të ecësh me shpejtësi për në Parajsë!

Xhakarta

Banorët e Xhakartës në Indonezi, kanë një thënie për të treguar trafikun në rrugët e tyre: “macet”. E gjitha jeta e qytetit vërtitet rreth trafikut. Në këtë qytet nuk ka as transport publik. Siç tregon Alla Bell, për të ecur në një distancë prej 2 km të duhen plot 30 minuta. E po të kalosh një distancë prej 60 km?!

Manila

Manila në Filipine, është një tjetër qytet, ku trafiku është vërtet monstruoz. Sipas rrëfimit të Bernie Recrio, duhen orë që të kalosh nga një lagje në tjetrën.

Dhaka

Problemet e trafikut të Dhaka të Bangladeshit krijohen prej numrit numrit të madh popullsisë. Më shumë se 15 milionë banorë jetojnë dhe punojnë në një qytet, ku infrastruktura ëhstë shumë e keqe, mungon edhe një shërbim transporti. E siç tregon Joshua Martin, për të ecur 15 km të duhen dy ose tre orë, për të mos llogaritur vapën e nxehtë dhe zhurmën akustike shurdhuese.

Kampala

Të njëjtat probleme edhe në rrugët Kampalas në Ugandë, ku Bob Sembatya tregon se qyteti bllokohet i tëri, sidomos kur bie shi. Rrugët janë në një gjendje të tmerrshme, ato bllokohen kur bie shi sepse nuk ka një sistem drenazhimi në lartësinë e duhur.

Nairobi

Nairobi në Kenia, është i famshëm për trafikun më të tmerrshëm dhe komik. Sipas Arthur Buliva, kenian, janë më shumë njerëzit ata që krijonë kaos. Në çdo rast që bie shu, mund të gjesh edhe shoferë që flenë në makinën e tyre në mes të rrugës.

Leksington

Në foto Lyle Goodëin, një që tregon se edhe në këtë qytet amerikan, ka një trafik acaruese. Sipas Goodëin qyteti vuan një rritje të madhe të banorëve me rritjen e revolucionit industrial në këtë qytet, por që rruhet nuk i janë përshtatur këtij zhvillimi.

Austin

Në foto Neysa Joseph, që tregon se si Austin në Teksas, është një ndër metropolet që të lëvizësh me makinë është shumë e vështirë. Faji është se asnjë nga banorët nuk përdor mjete e transportit publik, aq sa gjithnjë në qytet autobusët urbanë i shkon bosh.

Google+ Followers