10 këshillat e Eva Mendesit për një trup të tonifikuar


Eva Mendes nuk është vetëm një ikonë bukurie. Është mbi të gjitha një grua që e do veten dhe që investon shumë kohë dhe mund për t`u ndjerë mirë me veten. Është përzgjedhur si testimonial e një marke të njohur veshjesh sportive (Reebok) dhe fjalët e saj kyç janë “lëvizje” dhe “dashuri për veten”. Së fundmi ajo ka dhënë dhjetë këshilla praktike për të pasur një trup të tonifikuar, edhe pse nuk mund t`ia lejojmë vetes të shkojmë çdo ditë në palestër. Ja çfarë na ka këshilluar …

1. Jini gjithmonë vetvetja!

Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh një trup të hollë dhe të tonifikuar, por kërkoni gjithmonë të fiksoni në mendje se kush jeni e se si jeni gatuar: të luftosh kundër trupit tënd, nuk ka kuptim. Nëse keni, sikurse unë, linja sensuale e të kolme, mos kërkoni të modifikoni totalisht pamjen tuaj, por bëni çmos për ta vlerësuar.

2. Ndiqni një dietë të ekuilibruar

Edhe nëse mund të mos e besoni, jam shumë kundër dietave: e vetmja gjë që bëj, është të reduktoj porcionet. Ju zbuloj një tjetër sekret: kur të keni një dëshirë të madhe për çokollatë, mos ia mohoni vetes një copë të vogël. Një katror nuk do t`ju bëj keq, as nuk do t`ju bëjë të shtoni në peshë. Edhe unë, kur kam nevojë për diçka që të më ngrejë moralin, kam shumë qejf të ha pak çokollatë!

3. Thojuni “Po” periudhave të detoksifikimit

Jo dietave, ama po një dite në sa kohë, për “detoksifikim”. Pasi ta keni provuar një herë, do të kuptoni sesa përfitime sjell diçka e tillë: do të keni shumë më tepër energji, lëkura do t`ju falenderojë dhe trupi juaj do të pastrohet sërish. Ka shumë mënyra për detoksifikim, që mund të zgjasin një ditë të vetme (dhe zakonisht bëhen një herë në javë) ose që zgjasin 7 ditë: gjëja më e rëndësishme është të ndiqni në mënyrë strikte rregullat dhe ju siguroj se më pas do të ndiheni vërtet mirë!

4. Thuaju “Po” shëtitjeve energjizuese

Nëse nuk ju pëlqen të shkoni shpesh në palestër, mund të dilni gjithmonë për një shëtitje të bukur të përditshme, ndoshta në mbrëmje kur ktheheni nga zyra, ose në mëngjes përpara se të bëheni gati për në punë. Unë vetë, kur duhet të stërvitem, preferoj një shëtitje në ajër të pastër, në vend që të mbyllem mes katër mureve: meqënëse kam një qen, më ndodh shpesh të shkoj për një shëtitje të bukur energjizuese me qenin tim, Hugon.
5. Yoga për mendjen dhe trupin

Të bësh yoga këtu në Hollivud, është një modë e vërtetë së cilës (thuajse) askush nuk i reziston dot. Pastaj, duke pasur një klimë kaq favorizuese, nuk është aspak e çuditshme të shohësh njerëz në mes të lëndinave në pozicione të çuditshme të meditimit. Mua më pëlqen shumë yoga, është një mënyrë për t`u stërvitur që ndihmon shumë edhe mendjen, edhe shpirtin, ndaj përpiqem ta ushtroj të paktën dy herë në javë.

6. Stërvitje individuale

Është e vërtetë, shpesh mund të jetë e këndshme të dalësh për vrap apo të shkosh në palestër me një mik ose mikeshë, por nëse keni vënë re se punoni më fort kur jeni vetëm, mos u sforconi të stërviteni me të tjerë. Stërvitja është një ritual ekstremisht personal dhe nuk funksionon për të gjithë në të njëjtën mënyrë: unë personalisht preferoj të stërvitem vetëm dhe me vështirësi shkoj në palestër.

7. Gjeni kohën, edhe kur duket e pamundur

Jam e ndërgjegjshme se nuk është kaq e thjeshtë të gjesh kohën për të gjitha; të punosh, t`i dedikohesh jetës personale apo sociale dhe të kesh edhe dëshirën për t`iu përkushtuar stërvitjes. E rëndësishme është të kuptojmë se nuk është e nevojshme të shkojmë për vrap për një orë të tërë ose të shkojmë në palestër dhe të rrimë aty dy orë: është më mirë të bëjmë vetëm 20 minuta vrap, por vazhdimisht, sesa një stërvitje sporadike me një kohëzgjatje më të madh.

8. Sakrificat

Për fat të keq kjo është një nga nevojat më të lodhshme nga e cila duhet të heqësh dorë. Qoftë një biskotë më tepër e ngrënë për të shoqërua çajin, qoftë kujdesi më qumështin e paskremuar, mund të duken gjëra të vështira por duhet të gjeni patjetër diçka në menunë tuaj nga e cila të hiqni dorë për të reduktuar kaloritë e marra në një ditë. Një shembull praktik: nëse një ditë nuk ushtrohem, tregoj më tepër kujdes me atë çka ha sepse nuk do të djeg shumë kalori sa ç`djeg kur dal për vrap… ndaj, për atë ditë specifike, stop pizza-ve!

9. Reduktoni stresin

…ose të paktën, shfryjeni! Të gjithë ne kalojmë momente veçanërisht stresuese, që shkaktohen nga puna, dashuria apo çdo lloj arsyeje tjetër. E rëndësishme është ta kontrollojmë stresin dhe të përpiqemi të shfryjmë energjitë e tepërta negative në njëfarë mënyre: mund të jetë një darkë me mikeshat, një banjo e ngrohtë, një ditë e kaluar në SPA apo një mbrëmje shtrirë në divan, për të parë një film të bukur.

10. Jini të sigurta në vetvete

Sigurisht, të kesh një fizik perfekt, mund të ndihmojë shumë, por edhe nëse nuk jeni të tonifikuara dhe të holla, fakti që jeni të sigurta për veten do t`ju bëj të shkëlqeni në sytë e të gjithëve. Për mua kjo do të thotë që pikë së pari të pranosh se disa gjëra mund të ndryshohen ose modelohen, të tjera jo. Dhe pastaj mendoj se është thelbësore të buzëqeshësh dhe të qeshësh sa herë që të jepet rasti. Një e qeshur e mirë të ngre moralin dhe vlen si për vetë ne, ashtu edhe për ata që na rrethojnë

Google+ Followers