Posts

Showing posts from October, 2012

Tetova News

10 martesat që ndryshuan historinë

Image
Sot, në shumë vende, martesa mes racave të ndryshme është diçka e zakonshme dhe asnjëri nuk e paragjykon si diçka të çuditshme. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, kjo gjë nuk ekzistonte në të kaluarën. Kjo listë përfshin individë të cilët nuk lejuan që paragjykimet e shoqërisë të influenconin në vendimet e tyre dhe gjithashtu hapi rrugën për çiftet e racave të ndryshme në të ardhmen. Martesa e përzier mund të jetë nga bashkimi mes racave të ndryshme, si për shembull mes një aziatike apo një të njeriu me ngjyrë, apo mes një hispaniku dhe një aziatike. Në këtë listë janë përfshirë martesat e çifteve mes të bardhëve dhe të zinjve.

1. Betty dhe Barney Hill

Betty dhe Barney Hill ishin nga Portsmouth, New Hampshire. Barney ka punuar në një zyrë postare dhe Betty ishte një operatore sociale. Çifti ishin edhe anëtarë të Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Popullit me Ngjyrë (National association for the Advancement of Colored People, NAACP). Në natën e 19 shtatorit të vitit 1961, Betty dhe Barne…

10 këshillat e Eva Mendesit për një trup të tonifikuar

Image
Eva Mendes nuk është vetëm një ikonë bukurie. Është mbi të gjitha një grua që e do veten dhe që investon shumë kohë dhe mund për t`u ndjerë mirë me veten. Është përzgjedhur si testimonial e një marke të njohur veshjesh sportive (Reebok) dhe fjalët e saj kyç janë “lëvizje” dhe “dashuri për veten”. Së fundmi ajo ka dhënë dhjetë këshilla praktike për të pasur një trup të tonifikuar, edhe pse nuk mund t`ia lejojmë vetes të shkojmë çdo ditë në palestër. Ja çfarë na ka këshilluar …

1. Jini gjithmonë vetvetja!

Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh një trup të hollë dhe të tonifikuar, por kërkoni gjithmonë të fiksoni në mendje se kush jeni e se si jeni gatuar: të luftosh kundër trupit tënd, nuk ka kuptim. Nëse keni, sikurse unë, linja sensuale e të kolme, mos kërkoni të modifikoni totalisht pamjen tuaj, por bëni çmos për ta vlerësuar.

2. Ndiqni një dietë të ekuilibruar

Edhe nëse mund të mos e besoni, jam shumë kundër dietave: e vetmja gjë që bëj, është të reduktoj porcionet. Ju zbuloj një tjetër s…

Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

Image
Zhvillimi i gjuhëve të folura ndoshta është zhvillimi më domethënës i komunikimeve në historinë e botës. Që kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, gjuhët zhvilluan në versione të shumta, diversitet ky që vazhdon edhe sot. Kjo është lista e 10 gjuhëve që kanë numrin më të madh të folësve.



1. Gjuha kineze (mbi 845 milionë folës)

Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare të Singaporit. Për më tepër, emigrimi i lartë i njerëzve nga Kina dhe Tajvani ka sjellë gjuhën kineze të flitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar.

2. Spanjishtja (mbi 329 milionë folës)

Spanjishtja është pjesëtare e d…

Drejt zbardhjes së shkrimit më të vjetër të padeshifruar në botë

Image
Shkrimet proto-elamite datojnë 3200-2900 vjet para Krishtit dhe mendohet se i përkasin popullisisë që ka jetuar në Iranin Jug-perëndimor

Një grup arkeologësh britanikë janë në fazat e fundit të deshifrimit të shkrimit më të vjetër në botë. Lajmi jepet nga Jacob Dahl, i cili është drejtues i projektit dhe i ‘Ancient World Research Cluster’. Shkrimet e gjuhës proto-elamite konsiderohen një sfidë e vërtetë nga arkeologët dhe përbëjnë dëshminë më të vjetër në kohë të një gjuhe të shkruar që daton në vitet 3200-2900 para Krishtit.
Proto-elamishtja, e cila mendohet se është një gjuhë e folur 5 mijë vjet më parë në Jug-perëndim të Iranit, ka ekzistuar për një periudhë të shkurtër kohore, 150 deri në 200 vjet, nga vitet 3100 deri në 2900 para Krishtit dhe më pas është zhdukur, duke lënë pas shumë enigma të pazgjidhura, lidhur edhe me popullin që e ka përdorur dhe karakteristikat e tyre. Sot janë ruajtur disa mijëra shenja nga shkrimi antik, të cilat janë arkivuar në muzeun e Oksfordit dhe atë …

10 gratë më me ndikim të shekullit XX

Image
Revista prestigjioze amerikane “Time” në vazhdën e specialeve të saj ka nxjerrë dhe listën e 10 femrave që ka pasur më ndikim gjatë shekullit të kaluar. Në këtë listë ka politikane, shkencëtare, reformatore, aktiviste të të drejtave të njeriut deri tek filozofet.


1. Eleanor Roosevelt

Reformatore sociale

Mbesa e Teddy Roosevelt mund të kishte jetuar një jetë të qetë, ashtu si shumë gra të klasës së lartë. Ajo u martua me kushëririn e saj, Franklin Roosevelt, në vitin 1905 dhe shumë shpejt u përfshi në jetën e tij politike. Ky bashkim do të formësonte politikën amerikane për një brez të tërë. Eleanor ishte pjesë instrumentale e fushatës të bashkëshortit. Aktiviteti i saj u përfol shumë në shtyp, sidomos kur ajo filloi të fliste për çështjet sociale si zonjë e parë, një pozicion që më përpara merrej nga zonjat e Shtëpisë së Bardhë. Eleanor ndoqi axhendën e saj politike dhe njëkohësisht mbështeti bashkëshortin e saj. Ajo ishte mbështetëse e fuqishme dhe e deklaruar e të drejtave të afrikano…

Specialistët: Ja 10 rregullat për të fituar një debat

Image
Të gjithëve na pëlqen të debatojmë herë pas herë, por shpeshherë debatet përfundojnë në ndeshje ulërimash, me fyerje që fluturojnë sa në njërin drejtim në tjetrin dhe nuk arrihet në asnjë përfundim. Specialistët e debatit kanë hartuar një listë me dhjetë rregulla që duhen respektuar nëse doni të fitoni një debat. Një prej rregullave të artë të të debatuarit është durimi dhe qetësia. Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. Është shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili thjesht i sajon argumentet për hir të debatit. Nuk do t’ju pëlqente ta shihnit një gjë të tillë dhe nuk do ishte mirë që dhe ju ta bëni. Përfshihuni në një debat, në të cilin mund të fitoni në bazë të fakteve. Kur debatoni nuk duhet ta ngrini kurrë zërin. Duhet të ruani qetësinë në çdo lloj rrethane. Sa me më zë të lartë të flisni, aq me më zë të lartë do flasin kundërshtarët thuaj dhe rezultati do të jetë …

Si u krijuar Kryqi i kuq Amerikan

Image
Nga Albana Melyshi Lifschin




Kur në verën e vitit 1862, gjatë kohës së luftës civile, Klara Barton u paraqit në zyrat e koloneli Daniel Raker duke kërkuar të shkonte në front, ai i hodhi një vështrim të shpejtë kësaj gruaje trupvogël që s’peshonte as dyzet kilogram dhe refuzoi në mënyrë kategorike. Klara me sy të përlotur i tregoi atij ilaçet, fashot, ushqimin e gjithçka kishte përgatitur për të plagosurit në fushën e betejës. Ajo ishte e vendosur të shkonte. Atëherë ai i dha leje. Me 13 gusht ajo arriti në Culpeper, Virxhinia, ku ushtarët e Unionit kishin humbur një betejë të ashpër vetëm katër ditë përpara në të cilën kishin vdekur 2000 vetë. Qindra e qindra të tjerë kishin mbushur spitalin e vuanin nga dhimbjet e plagëve për mungesë pajisjesh mjekësore. Në spital dëgjoheshin rënkimet e të plagosurve. Ata ishin të shumtë. Disa prej tyre rrinin shtrirë nëpër korridore pasi dhomat ishin mbushur plot. Dikush kishte humbur një krah, një tjetër një këmbë, shumë ishin të dehidratuar e s’ki…

Liu Bei

Image
Zoti kinez i luftës që mëson menaxhiminShkruar shekuj më parë, epika kineze ofron leksione edhe në ditët tona

Carrie Gracie, BBC



Herët në shekullin e tretë, perandoria e frikshme kineze Han u rrëzua. Nga mbeturinat e saj u krijuan tri mbretëri dhe shumë zotërinj lufte që konkurronin njëri-tjetrin me shpresë për të kapur fronin. Shekuj më vonë, luftërat e tyre janë kthyer në epikën më të pëlqyer mbi luftën për shoqërinë kineze – një histori që tregon dobësitë e perandorive dhe ofron leksione të mira për menaxhimin edhe në ditët tona.
Romanca e Tri Mbretërive është për Kinën afërsisht ajo që Homeri është për europianët, një histori e jashtëzakonshme aventure, me shumë gjak, gjallësi dhe mençuri në fushëbetejë.
Fëmijët kinezë rriten, duke iu marrë fryma me këtë tregim që përfshin qindra personazhe në mantele dhe rroba të gjata, si dhe shumë nënngjarje, që tregojnë atë çfarë ndodhi përgjatë një shekulli deri sa perandoria u ribashkua.
“Është një ndjenjë e përgjithshme në këtë botë mendimi …

Njihuni me personat më të pasur të të gjitha kohërave

Image
Deri më tani dimë se kush janë njerëzit më të pasur në botë aktualisht. Por Celebrity Net Worth’s ka sjellë një listë me njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave, natyrisht duke bërë vlerësimin e pasurisë së tyre në përputhje me inflacionin.
Në krye të listës është një mbret që jetonte në Afrikën Perëndimore në shekullin e 14-të.
Pasuria në total e 25 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave shkon në 4.317 trilion dollarë. Vetëm tre nga ata të listës janë aktualisht të gjallë, asnjë prej tyre nuk është grua dhe 14 janë amerikanë.
Mbreti i Afrikës Perëndimore, Mansa Musai I, sundimtar i Perandorisë Maliane, që shtrihet në Ganë, Timbuktu dhe Mali, kishte një pasuri personale prej 400 miliard dollarë në kohën e vdekjes së tij në vitin 1331.
Familja Rothschild është e dyta në listë. Pasuria totale e tyre shkon në 350 miliard dollarë, e ndarë në miniera, banka, figuracione, ferma etj.
I treti në listë është John D. Rockefeller, amerikani më i pasur ndonjëherë, i vlefshëm plot 340 mili…

Tetë mënyra se si Kina po e ndryshon botën

Image
Faktet
Partia Komuniste mblidhet një herë në dhjetë vjetKëtë herë, udhëheqësit mbi 68 vjeç do të dalin në pensionPesë apo shtatë udhëheqësit kryesorë të vendit do të dalin në pahEmrat e tyre janë vendosur sakaq në fshehtësi, asnjë nuk është zgjedhurFraksionet janë më të rëndësishme se sa politikatProcesi i seleksionimit nuk njihet në detaje për botën e jashtme
Gjuha
Rreth 840 milionë kinezë flasin gjuhën mandarin si gjuhë të parëVetëm 375 milionë njerëz në të gjithë botën flasin anglisht si gjuhë e nënësMbi 1 miliard njerëz të tjerë e flasin anglishten si gjuhë e dytë, ose e kanë mësuar si gjuhë të huajGjuha kineze ka dhjetëra mijëra germa, por rreth 3-4 mijë janë të mjaftueshme për të lexuar lajmet
Destinacionet turistike kryesore për kinezët
Hong-Kong 13 milionë vetëMakau 7.7 milionëKoreja e Jugut 2.2 milionëTajvan 2.1 milionëTailandë 1.7 milionëSHBA 1.1 milionëFrancë 1 milionëAngus Foster, BBC


Partia Komuniste e Kinës do të takohet më 8 nëntor për të firmosur e vulosur ndryshime të rënd…

Madhështia e një gruaje: Eleanor Ruzvelt

Image
Nga Albana Lifschin


Eleanor Ruzvelt ishte gruaja e presidentit Frenklin Delano Ruzvelt, por më shumë se grua presidenti, ajo ishte jehona e madhështisë së tij.

Fëmijë e vetmuar, vajzë e re e ndrojtur, aspak e bukur, madje e përçmuar për pamjen e saj, e pasigurtë, e zhgënjyer në jetën private, Eleanor Ruzvelt e shndërroi veten në një grua me personalitet të shquar. Me kontributin e saj humanitar për të mirën e njerëzimit, për fëmijët, për të shtypurit dhe të varfrit kudo në botë, ajo fitoi dashurinë e admirimin e miliona njerëzve. Ish-presidenti i SHBA, Harri Truman e quajti atë “Zonja e parë e botës”
Familja Ruzvelt, ku lindi ajo, ishte nga familjet më të vjetra, më të pasura e më të respektuara amerikane të kohës. Në sy të botës Eleanora ishte një fëmijë që kishte gjithçka që i duhej për të qenë e lumtur. Por ajo nuk qe atraktive dhe këtë gjë e vuante shumë. I vetmi gëzim në fëmijërinë e Eleonorës ishte i ati, Elliot Ruzvelt, vëllai i vogël i Teodor Ruzveltit, (president i SHBA në vi…

Baumgartner tejkalon shpejtësinë e zërit pas hedhjes nga 39 mijë metra (Video)

Image
Felix Baumgartner ia doli mbanë dhe hyri në histori si njeriu i parë që arriti të tejkalojë shpejtësinë  e zërit përmes një hedhjeje të lirë nga një lartësi prej 39 mijë metrash.
Pas një udhëtimi prej 2 orësh dhe 37 minutash brenda kapsulës që e ngjiti në lartësinë 39.060 metra (2500 metra më lart nga sa ishte parashikuar), austriaku hapi derën e vogël të kapsulës dhe u hodh nga stratosfera.
Në pak sekonda ai arriti të tejkalonte shpejtësinë e zërit (1110 km/h) për të hapur më pas parashutën pas 4 minuta dhe 15 sekonda në rënie të lirë.
Pas 4 minutave të tjera Felix preku tokën mes entuziazmit të stafit të vet, që e ndoqi në çdo moment përmes kullës së kontrollit në Roswell, New Mexico.
Provës së pazakontë, në fakt nuk i munguan momentet e frikës dhe tensionit nga ata që e monitoronin. Fillimisht, pak sekonda pas hedhjes, kur Feliks nisi të rrotullohej me shpejtësi rreth vetes duke e penguar për disa moment që të rimerrte  kontrollin si dhe një sekondë pasi arriti të tejkalonte shpejt…

10 grevat e urisë më të famshme në botë

Image
Nga Gandhi, republikanët irlandezë e deri tek te burgosurit e Guantanamos. Si nisi origjina refuzimi i ushqimit në formë proteste dhe vdekjet nga grevat


Duke u nisur nga greva e urisë së të përndjekurve politikë në Tiranë, gazeta “Tirana Observer” boton dhjetë grevat e urisë më të famshme në historinë e botës. Disa nga këta grevistë edhe kanë vdekur për shkak të grevës së urisë. Taktika u përdor nga republikanët irlandezë nga viti 1917 e deri në vitin 1920. Përdorimi i grevave të urisë nga republikan u kundërshtua nga ushqyerja me forcë nga ana e britanikëve. Tibetianët që u përpoqën të kalojnë në Tibet, por u ndaluan në nismën e tyre nisën një grevë urie deri në vdekje në Katmandu, Nepal. Një grevë urie unike pa ushqim dhe ujë nisi më 28 korrik 2008, e drejtuar nga Kongresi i Rinisë Tibetiane në kryeqytetin e Indisë në protestë kundër pushtimit kinez të Tibetit. Gjashtë murgjit e futur në grevë ishin në gjendje kritike për jetën ndaj policia indiane i shtroi me forcë në spital. Mohand…

Flurudha