Tingujt që rrethojnë Tokën (Video)

Nuk janë zogj që këndojnë çdo mëngjes nëpër pemë. Nuk janë as balena që lëshojnë tingujt e tyre në thellësitë e oqeaneve. Bëhet fjalë për tinguj të pakapshëm nga veshi njerëzor, që vijnë nga grimcat e magnetosferës që rrethon Tokën. Sonda RBSP(Radiation Belt Storm Probes) e NASA-s, e hedhur në hapësirë që më 30 gusht për të studiuar fushën elektromagnetike të Tokës, ka arritur të regjistrojë tingujt e veçantë të njohur prej kohësh nga ana e shkencëtarëve me emrin ‘kori’.

Bëhet fjalë për tingujt e lëshuar nga lëvizjet me shpejtësi marramendëse të mikrotrupave që rrethojnë planetin tonë. Tingujt, të cilët kanë ngjashmëri me “cicërimat e zogjve” është hera e parë që regjistrohen në një formë të tillë të qartë.




Google+ Followers