Majmuni me fytyrë njeriu

Quhet lesula dhe është zbuluar në Kongo nga dy kërkues amerikanë


Ai dallohet për një karakter të shumë të qetë dhe të shoqërueshëm, është vetëm 50 cm i gjatë dhe ka një ngjashmëri të madhe në fytyrë me njeriun. Këto janë karakteristikat e lesula, një lloj majmuni i njohur ndryshe me emrin shkencor Cercopithecus lomamiensis, i cili përbën një specie të re dhe të panjohur më parë që është zbuluar së fundmi në zemër të pyjeve afrikane, në Republikën e Kongos.
Ku specie e rrallë është zbuluar nga një çift kërkuesish amerikanë, John dhe Terese Hart, të cilët më herët, në vitin 2007 kishin njohur një ekzemplar të tillë, por që mbahej i mbyllur në një kafaz në shtëpinë e një mësueseje dhe që prej asaj kohe iu futën kërkimit për të gjetur të tjerë ekzemplarë të kësaj specieje, por nga ata që jetonin në liri të plotë, në vendin e tyre të origjinës, në pyll.
Çifti i amerikanëve zbuluan 48 lesula në një hapësirë prej rreth 17 mijë km katrorë, në pyllin që shtrihet përgjatë lumit Lomami, zonë kjo e populluar dendur nga majmunë. Në 28 vjet kërkime, është hera e parë që individualizohet një specie e re majmuni.

Google+ Followers