Posts

Showing posts from September, 2012

Tetova News

Historia e bankomatit, makinës që të jep para

Image
Si lindi dhe emrat që mban në vende të ndryshme të botës

Makina automatike treguese (MAT) është një aparat elektronik, i cili lehtëson klientët e bankës që të marrin para nga depozita e tyre pa pasur nevojë për ndihëm e një njeriu. Shumë nga këto makina u japin mundësi njerëzve të depozitojnë para ose çeqe, të transferojnë para nga llogaria e tyre. Bankomati i parë në botë u prodhua nga një shoqëri angleze “De La Rue” dhe u instalua në Enfield Tawn më 27 korrik 1967. Ideja për përdorimin e numrit personal (PIN-it) u hodh nga inxhinieri anglez Xhejms Goodfellow, më 1985. Më pas u përhap në shtetet e tjera të zhvilluara. Në Shqipëri bankomati u fut për herë të parë nga Banka Amerikane, në vitin 2001.

Historia dhe përdorimi

Shumë bankomate janë të lidhur me sistemin të brendshëm të bankës, e tillë që klientët e bankës të kenë mundësi që të tërheqin para nga depozita e tyre nëpërmjet kësaj makine. Kjo është një nga mënyrat më të mira për personat që udhëtojnë. Ata kanë mundësi që të tërhe…

10 civilizimet që janë zhdukur në rrethana misterioze

Image
Nga Annalee Newitz


Civilizimet kemi filluar ti humbim gati nga momenti kur janë krijuar. Ekzistojnë dokumente mbi hulumtimet që janë zhvilluar para 100 vjetëve kur edhe janë gjetur tempuj të mëdhenj që janë ndërtuar në xhungël ose thesare të mëdha përplot me fosile, që dikur kanë qenë pallate të mëdha. Pse njerëzit kanë braktisë këto qytete dikur shumë tërheqëse, qendra bujqësore dhe rrugë tregtare? Shpesh përgjigja është e panjohur. Më poshtë ju njohim me 10 civilizime të mëdha, zhdukja e të cilave mbetet mister.

1. Kalendari i popullit-civilizimit Maja

Majat janë mbase shembull klasik i civilizimit që tërësisht është zhdukur. Monumentet e tyre të mëdha, qytetet dhe rrugët tashmë i ka përpirë xhungla, ndërsa banorët janë shpërndarë nëpër fshatra të vogla. Edhe pse gjuhët dhe traditat e popullit-civilizimit Maja kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, kulmi i këtij civilizimi ka qenë në fillim të qindvjeçarit të parë. Atëherë, ndërtesat e tyre marramendëse dhe projektet bujqësore kanë mbu…

Mësuesia, zanati i “harruar” i meshkujve

Image
Në shumë vende të Europës, meshkujt në mësimdhënie janë në numër më të vogël se femrat. Në Gjermani, profesioni i edukatorit, në çerdhe dhe në kopshte, nuk ekziston fare, ndërsa në shumë vende të tjera femrat dominojnë fuqishëm në këtë sektor.
Në vitet e fundit, në Europë dhe në SHBA një numër i madh kompanish publike kanë vënë në praktikë politika të diskriminimit pozitiv për të rritur prezencën e grave në personelin e tyre dhe të garantojnë që të arrijnë në 30-40 për qind të totalit. Shumë mendojnë se politikat në favor të punësimit të femrave dëmtojnë burrat e shumtë të mbetur pa punë në kohë krize, por në Gjermani është një sektor i tërë punësimi, ku të qenët meshkuj mund të garantojë vetvetiu punësimin: është ai i mësimdhënies dhe kujdesit për fëmijët, ku për momentin prania e meshkujve është thuajse zero. E përjavshmja gjermane “Spiegel” tregon se burrat e punësuar në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të vegjël janë mes grupeve profesioniste më të kërkuara në Gjermani. Autoritete…

Kur vetmia është një mikeshë e sinqertë

Image
Momentet e “largimit” janë shumë të rëndësishme për trurin: nuk kërkohen teknika të sofistikuara, por pushime të vogla që ju çlodhin dhe ju bëjnë të ndiheni më pak të vetmuar


Ekziston një nevojë primare psikike, që e ka shoqëruar gjithmonë njeriun përgjatë historisë së tij: të jetë vetëm. Nuk po flasim për një vetmi të dëshiruar sociale, pasi njerëzit janë “krijuar” për të qenë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, por si të keni një mundësi për të gjetur pak kohë dhe hapësirë që të qëndroni me veten, të shkëputeni përkohësisht nga të tjerët dhe të përqendroheni më shumë te qenia juaj: të rizbuloni kuptimin e vetes, të ndieni, të ribashkoni. Nuk bëhet fjalë për të medituar apo për t’u lutur, por thjesht për të mos u lidhur me rrjetin e zakonshëm të marrëdhënieve, si reale ashtu edhe virtuale. Momente kur mendja ka nevojë absolute të mos ndërpritet nga kërkesat e jashtme, në mënyrë që t’i kryejë të gjitha operacionet themelore: nga stresi i përditshëm, te qetësimi, përqendrimi, marrja e ene…

Francë: Në fabrikën e matematicienëve

Image
Fitojnë çmime ndërkombëtare, kanë shkolla të jashtëzakonshme, si dhe më shumë kërkues në këtë disiplinë se sa vendet e tjera. Pasioni për numrat nuk i përket vetëm një elite të caktuar: në Paris organizohen ekspozita dhe kampionate ndërkombëtare, ku pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Në Francë, librat me lojërat logjike shndërrohen në bestseller
Me një këmishë me stil të vjetruar, xhaketën e gjatë dhe me një spilë në formën e merimangës në jakë, Cedric Villani duket se nuk ngjan aspak me një mësues-gjeni matematike. Me sa duket, gjithë elegancën e shfaq nëpër revista apo emisione televizive, për të prezantuar librin e tij “Theoreme vivant”, i njohur në të gjithë komunitetin ndërkombëtar shkencor. “Matematika? Është njëlloj si kënaqësia seksuale”, thotë duke bërë shaka Villani, 39 vjeç, i cili u bë i famshëm kur në vitin 2010 fitoi medaljen “Fields”, ekuivalentin e çmimit “Nobel” për studimet e gjata mbi formulën e entropisë Boltzmann. Në historinë e këtij çmimi të krijuar në vitin 1…

Tingujt që rrethojnë Tokën (Video)

Image
Nuk janë zogj që këndojnë çdo mëngjes nëpër pemë. Nuk janë as balena që lëshojnë tingujt e tyre në thellësitë e oqeaneve. Bëhet fjalë për tinguj të pakapshëm nga veshi njerëzor, që vijnë nga grimcat e magnetosferës që rrethon Tokën. Sonda RBSP(Radiation Belt Storm Probes) e NASA-s, e hedhur në hapësirë që më 30 gusht për të studiuar fushën elektromagnetike të Tokës, ka arritur të regjistrojë tingujt e veçantë të njohur prej kohësh nga ana e shkencëtarëve me emrin ‘kori’.

Bëhet fjalë për tingujt e lëshuar nga lëvizjet me shpejtësi marramendëse të mikrotrupave që rrethojnë planetin tonë. Tingujt, të cilët kanë ngjashmëri me “cicërimat e zogjve” është hera e parë që regjistrohen në një formë të tillë të qartë.




Zbulohet papirusi që flet për bashkëshorten e Jezusit

Image
Përkthimi i tekstit të zbuluar
…. “jo mua. Nëna ime më dha je[të]”
…. “dishepujt i thanë Jezusit”
…. “mohoje. Maria ia vlen”
…. “Jezusi u tha atyre, ‘Gruaja Ime’”
…. “Ajo do të jetë e aftë të jetë dishepulli im”
…. “Lërini njerëzit e këqij të fryhen”
…. “Sa për mua unë do të rri me të në mënyrë që”Edhe pse ka shumë pyetje ende pa përgjigje, ky zbulim mund të rindezë debatin mbi faktin nëse Jezusi qe i martuar, nëse Maria Magdalena ishte bashkëshortja e tij dhe nëse ai kishte një dishepull nga seksi i dobët
Këto debate kanë filluar që në shekujt e parë të krishterimit, por janë shumë të rëndësishme sot për shkak të diskutimit mes të krishterëve mbi rolin e grave në kishë dhe kufijtë e martesës
Ideja se Jezusi kishte një bashkëshorte qe temë themelore e librit të shumëshitur “Kodi i Da Vinçit” nga Dan Brown. Por dr. King thotë se nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me kodin apo autorin: “Së paku, mos thoni se kjo provon që Dan Brown kishte të drejtë”, thotë ajo
Krishterimi Një copë e vogël 4…

Majmuni me fytyrë njeriu

Image
Quhet lesula dhe është zbuluar në Kongo nga dy kërkues amerikanë


Ai dallohet për një karakter të shumë të qetë dhe të shoqërueshëm, është vetëm 50 cm i gjatë dhe ka një ngjashmëri të madhe në fytyrë me njeriun. Këto janë karakteristikat e lesula, një lloj majmuni i njohur ndryshe me emrin shkencor Cercopithecus lomamiensis, i cili përbën një specie të re dhe të panjohur më parë që është zbuluar së fundmi në zemër të pyjeve afrikane, në Republikën e Kongos.
Ku specie e rrallë është zbuluar nga një çift kërkuesish amerikanë, John dhe Terese Hart, të cilët më herët, në vitin 2007 kishin njohur një ekzemplar të tillë, por që mbahej i mbyllur në një kafaz në shtëpinë e një mësueseje dhe që prej asaj kohe iu futën kërkimit për të gjetur të tjerë ekzemplarë të kësaj specieje, por nga ata që jetonin në liri të plotë, në vendin e tyre të origjinës, në pyll.
Çifti i amerikanëve zbuluan 48 lesula në një hapësirë prej rreth 17 mijë km katrorë, në pyllin që shtrihet përgjatë lumit Lomami, zonë kjo…

“11 shtatori” dhe koincidencat e 11-s që të lënë pa mend

Image
Qyteti New York City ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001 ka 11 gërma. Aeroplani i parë që u përplas në kullat binjake kishte numrin 11 të fluturimit. George W. Bush, presidenti në detyrë kur u sulmuan Kullat Binjake, ka 11 gërma. Këto por edhe disa rastësi të tjera e mbështjellin ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur në territorin e SHBA-së me një numër fatkeq, atë 11. Gazeta “Tirana Observer” publikon sot të gjitha ato rastësi që të çudisnin këdo që do t’i binin në dorë. Janë rastësi, janë të rregulluara nga një dorë e padukshme, kjo për ne nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që lexuesi të lexojë në mënyrë interesante shifra që së bashku takohen në një datë dhe në një ngjarje. Ekzistonte dhe një lloj rastësie tjetër po brenda kësaj ngjarjeje. Nëse bëjmë disa kalkulime në datat dhe në numrin e viktimave, shuma e tyre përsëri na jep numrin 11. Pra, ashtu si në rastin e rastësive mes vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, por edhe të John Kennedy, rastësia e ngjarjes së 11 sh…

Kultura e memaliotëve në rritjen e pëllumbave!

Image
Nga Edmond Ismailati

New York City


Dihet qysh nga lashtësia miqësia midis njerëzve dhe pëllumbave, ku këta të fundit janë bërë një nga shpendët më të privilegjuar me prezencën e tyre plot paqe dhe shpirt engjëllor! Ata janë bërë të njohur rreth dhjetë mijë vjet më parë dhe me kalimin e kohës njeriu duke vrenjtur cilësitë e tyre të veçanta përveç zbutjes, dashurisë dhe kujdesit që u përkushtoi, i mbanin edhe në oborret e banesave të tyre për t’u argëtuar sëbashku me prezencën e lëvizjeve dhe fluturimeve të tyre elegante. Ashtu si në vende të ndryshme të botës edhe në Shqipëri ata janë bërë të pranishëm qysh nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Përveç vendeve të ndryshme nëpër vendin tonë, kujdesi dhe dashuria për këtë shpend paqësor nuk u ka munguar as memaliotëve qysh në ditët kur janë hedhur themelet e para në qytetin e tyre. Kjo mundësi u zhvillua dhe u kultivua nga memaliotët duke shfrytëzuar me zgjuarsi vendodhjen strategjike ku shtrihet qyteti në kuotën e 100 m mbi nivelin detit…

Xhon F. Kenedi dhe vizioni i tij për Amerikën

Image
“Në më pak se 3 vjet si president, Xhon Kenedi i dha botës portretin e një Amerike të re, të një kombi me një vizion të gjerë, të gatshëm për të ndihmuar për zgjidhjen e problemeve edhe ruajtjen e paqes kudo”.  Lindon Xhonson, Gusht 1964

Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi në një familje që do të dominonte shekullin e XX në jetën e Amerikës. Ai ishte i biri Xhozef Kenedit, një nga 16 njerëzit më të pasur të Amerikës të asaj kohe, përkrahës i fuqishëm i presidentit Frenklin Ruzvelt gjatë programit ekonomik të viteve 30-të. Xhon F. Kenedi lindi në një familje strikte ku prej secilit pritej të ishte i suksesshëm, ku që në fëmijëri mësoi të mos tërhiqej para vështirësive, ku të humburit që nuk kishin bërë maksimumin për të fituar nuk gëzonin simpati.

Familja Kenedi kishte nëntë fëmijë. Më i madhi i fëmijëve ishte Xho Kenedi, tek i cili i ati mbështeti shpresat fillimisht. Xhozef Kenedi nxiste garën midis fëmijëve dhe Xho ishte fitimtari. Të gjithë fëmijët shikonin nga Xho si nga një lid…

Flurudha