Posts

Showing posts from August, 2012

Tetova News

10 frikërat më të qenësishme të njeriut

Image
Frika është emocion që na mbron nga kërcënimet e atyre që na rrethojnë dhe që pastaj evoluon dhe bëhet edhe më komplekse; krahas frikërave të çuditshme apo absurde, ka frikëra të caktuara që i ndajnë shumica e njerëzve. Jemi mësuar që me termin “frikë” të hamendësojmë raste të rralla, shpesh patologjike, dhe rrallë vërejmë frikërat tona të qenësishme, të cilat janë të përbashkëta dhe shoqëruese të pandërprera në jetën tonë. Kjo listë rendit 10 frikërat që ka çdo anëtar i shoqërisë njerëzore dhe me të cilat duhet të përballet çdokush.
Humbja e lirisë

Ndërsa përkufizimi i saktë i lirisë dhe vlerës së saj në shoqëri janë subjekte të diskutueshme, frika e humbjes së lirisë ka qenë gjithnjë e pranishme në mendjet e njerëzve, sepse, ndonëse nuk është diçka për të cilën ne mendojmë çdo çast, kemi gjithnjë kohë të mendojmë thellësisht se çfarë do të ndodhte me ne nëse do të humbnim kontrollin mbi jetën tonë. Kjo frikë fillon nga elemente mondane si koha që ju duhet të kaloni në dhomë pa pasur…

Ja të gjitha sekretet e Angelës

Image
“Më pëlqen të gatuaj, di edhe të qesh dhe kam frikë nga stuhitë” Merkel u përgjigjet kurioziteteve të VIP-avePër darkë do të ftonte me shumë dëshirë Vincente del Bosque, trajnerin e kombëtares spanjolle të futbollit. Ka frikë nga stuhitë, do të donte të bënte pazar pa u njohur nga njeri, i pëlqen të shëtisë, të gatuajë dhe të bëjë shaka me miqtë. Ëndrra e saj është një Gjermani ku neonazistët nuk arrijnë të kenë më mbështetës mes të rinjve, një Gjermani dhe Europë të fortë, partnerë të mirë dhe të qëndrueshëm për të gjithë botën. Kështu, gruaja më fuqishme e botës, Angela Merkel, e përshkruan jetën e saj private me emocione, shpresa dhe kujtime. Kancelarja federale, pak ditë para përfundimit të pushimeve në një nga zonat më të bukura të Italisë, në Alto Adige, u është përgjigjur pyetjeve të një numri të madh VIPA-sh gjermanë, shkrimtarë, aktorë, sportistë, sipërmarrës. Gjithmonë përgjigje të shkurtra, sintetike, shpesh ironike apo qesharake dhe të paparashikueshme. Atë që prej 7 vjetë…

Kërkimi dramatik: A ka jetë në planetin Mars?

Image
Kjo është pyetja më e madhe që ka njerëzimi: A jemi të vetëm në gjithësi? A ka diku tjetër jetë. Kurrë më parë nuk kemi qenë më pranë përgjigjes. Pikërisht kësaj pyetje synon t’i japë shpjegim sonda Curiosity.
Që prej mëngjesit të ditës së hënë, roboti i NASA-s, me peshë rreth 900 kilogram, gjendet në kraterin Gale në Mars, i madh 154 kilometër.
Aty është thatësirë dhe vendi është shkëmbor. Natën temperaturat janë minus 90 gradë, ditën shkojnë në zero gradë. Curiosity megjithatë mund të punojë pa u shqetësuar. Aktualisht nuk është sezoni i stuhive në planetin e kuq.


Por a ka jetë këtu?
Profesori Ralf Jaumann, ekspert për Marsin në Qendrën Gjermane për Udhëtimet Hapësinore thotë: “Nëse do gjejmë diku shenja jete në hapësirë, më shumë shanse kemi aty. Përmes vëzhgimeve me sondat e Marsit e dimë se në atë pellg ka tonelata me minerale. Ato krijohen vetëm kur shkëmbinjtë gërryhen nga uji. Aty madje ka pasur sasi të mëdha uji, ndoshta një liqen të madh”.
Sot ka sasi gjigande akulli, sidomo…

Flurudha