Mbërrin shtëpia-ishull që lundron (video)



Projekti është ende në letër. Realizimin e tij parashikohet të kushtojë 4 miliardë euro

Mbërrin hoteli-lundrues, i gjithi ekologjik. Bëhet fjalë për Solar Floating Resort, versionin e fundit të shtëpisë-ishull i ideuar nga Michele Puzzolante, një krijues industrial italian. Projekti për momentin është vetëm në letër, por pritet të bëhet shumë shpejt realitet.
Për sa i përket komfortit, struktura është e krahasueshme me hotelet me 5 yje: hapësira prej 110 metrash katrorë, katër kabina me shërbim privatë, një bar, një kuzhinë e madhe, një restorant, një bash me xhakuzi. E në fund “the bulb”, dhoma nën nivelin e ujti ku ke mundësi të vëzhgosh fundin e detit duke qëndruar në kolltuk. Aspekti më interesant dhe inovativ qëndron në veshjen e brendshme të mureve, të cilat janë në gjendje të prodhojnë energji fal rrezeve të diellit. Energjia e përftuar nuk humbet për shkak të izolimit të mirë të barkës.
Bëhet fjalë për një produkt i rezervuar për të pasurit, madje miliarderët duke marrë parasysh çmimin: rreth një milionë e 600 mijë euro. Ndërkohë realizimi i projektit parashikohet të arrijë deri në 4 miliardë euro.
Videoja e projektit:

Google+ Followers