Kryeministri i Katarit blen apartamentin më të shtrenjtë (FOTO)

Kryeministri i Katarit është blerësi misterioz i apartamentit më të shtrenjtë në Nju Jork.
Sheiku Hamad Bin Jassim Bin Jaber Al Thani ka blerë apartamentin luksoz dy kate në godinën One57. Apartamenti në katet e fundit të godinës është mbi 1 mijë metër katror.
Për më tepër, sheiku miliarder, që ka dy gra e 15 fëmijë, është në diskutime për të blerë edhe katër apartamente të tjera në këtë godinë, secili nga një kat më vete. Kjo do e çonte në total vlerën e blerjeve në 250 milion dollarë.
Për më tepër ai e ka blerë apartamentin kur godina nuk kishte përfunduar komplet. Ajo pritet të jetë gati vitin që vjen.





Google+ Followers