Këto janë pamjet më spektakolare të planetit Mars (FOTO)

Mirësevini në të ardhmen. Ndoshta tani nuk jemi në gjendje të shkojmë aty, por NASA thotë se kjo është gjëja e madhe që do bëjnë. Këto pamje spektakolare janë marrë nga Opportunity, një mjet robotik që lëviz në Mars. Ndryshe quhen rover dhe arrijnë të mbledhin të dhëna për këtë planet që ka mbushur me kuriozitet njerëzimin.
Fotot janë shkrepur në një moment të rëndësishëm. Opportunity ka mbushur 3 mijë ditë në Mars dhe NASA ka mbushur plot 15 vite me prani robotike në Mars.
Në gusht në Mars do ulet rover-i tjetër, i quajtur Curiosity, shumë më i avancuar dhe i fuqishëm, që pritet të sjellë të dhëna edhe më të plota për planetin.




Google+ Followers