Ja çmimet e këngëtarëve në koncertet e verës

 Nga 1000 në 4000 euro, paguhen më shumë ata që këndojnë live.

Disa e rrisin, ndërsa disa e zbresin, ky është bilanci të cilin këtë radhë kemi vendosur t’jua tregojmë në lidhje me çmimet e këngëtarëve nëpër koncerte, pikërisht gjatë sezonit veror. Çmimi më i ulët, për momentin, është 1000 euro, ndërsa më i larti kap shifrën e 4000 eurove, kur bëhet fjalë për shumicën e këngëtarëve më të kërkuar dhe më të njohur të skenës shqiptare. Albërie Hadërgjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Afërdita Dreshaj, Çiljeta, Ingrid Gjoni, Lyrical Son, Shpat Kasapi dhe Zajmina Vasjari paguhen deri në 1000 euro dhe jo më shumë, ndërsa Alban Skenderaj, Ermal Fejzullahu, “Golg Ag”, Kaltrina Selimi, Korab Shaqiri, “Mc Kresha”, “Skillz”, Tuna Sejdiu dhe Zanfina Ismaili arrijnë çmimin nga 1200 deri në 1800 euro. Shihet qartë nga shkrimet e mëhershme se disa këngëtarë kanë rënë në çmim, e disa kanë pasur një ngritje të hatashme. Për të pasur në koncerte Tingullin e 3nt, Nrg Band dhe Seldin, organizatorët e koncerteve duhet të ndajnë shumën prej 2000/2200 euro, ndërsa Noizy dhe Sinan Hoxha, për një mbrëmje paguhen rreth 2500 euro. Në shifrën 3000 euro, është shumë interesante se garojnë tri këngëtare shumë seksi dhe të kërkuara për momentin, Genta Ismajli, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri. Çmimi i tyre është rritur shumë kohëve të fundit, veçanërisht i Dafinës dhe Elvanës, pas sukseseve të shumta, ndërsa Genta nga 4000 euro për koncert, ka zbritur në 3000, për shkak të konkurrencës. Në majat e pagesave për momentin gjenden këngëtarët të cilët këndojnë vetëm ”live” nëpër koncerte dhe këtu bëjnë pjesë Sinan Vllasaliu, Labinot Tahiri, si dhe Flori Mumajesi, ndërsa flitet se çmimi i Labinot Tahirit dhe Sinan Vllasaliut shkon edhe në 5000 euro për mbrëmje.

Lista e çmimeve

Albërie Hadergjonaj: 1000 euro

Adrian Gaxha:         1000 euro

Aferdita Dreshaj:     1000 euro

Ingrid Gjoni:            1000 euro

Big Mama:              1000 euro

Çiljeta:           1000 euro

Lirycal Son:            1000 euro

Stresi:                   1000 euro

Zajmina:                1000 euro

Shpati:                  1000 euro

Ermal Fejzullahu:     1200 euro

Gold Ag:                1200 euro

Mc Kresha:            1200 euro

Nora:                    1300 euro

Adelina Tahiri:         1300 euro

Alban Skenderaj:     1500 euro

Zanfina:                1500 euro

Kaltrina:                1500 euro

Tuna Sejdiu:           1500 euro

Korab Shaqiri:         1500 euro

Skillz:                    1800 euro

NRG Band:              2000 euro

Tingulli 3nt:            2200 euro

Seldi:                    2000 euro

Noizy:                   2500 euro

Sinan Hoxha:          2500 euro

Dafina:                  3000 euro

Elvana:                 3000 euro

Genta:                  3000 euro

Flori:                     4000 euro

Labi:                     4000 euro

Sinan Vllasaliu:        4000 euro

Google+ Followers