Gjashtë mënyra për të kursyer me leverdi

Dëshira e çdo kujt do të ishte të kishte një shtëpi të rehatshme, një familje të shëndoshë, një punë të mirë dhe të ardhura sa më të larta. Por të kesh të ardhura të mjaftueshme dhe të mos i menaxhosh ato në mënyrën e duhur, do të ishte diçka negative. Të investosh për nevojat e tua personale, për të ardhurat familjarë, apo për shkollimin e fëmijëve të tu, sigurimin e shëndetit, apo edhe për pleqërinë që nganjëherë e mendojmë të largët; do vërtet pak taktikë e zgjuarsi. Për këtë ekspertët japin shtatë mënyra të efektshme për të kursyer në mënyrë të leverdishme të ardhurat tuaja. Objektivi juaj duhet të jetë ai i të kursyerit të parave dhe jo mënyra se si t’i shpenzoni ato. Duhet të bëni pak ekonomi që financat tuaja të mos kenë rënie. Gjithmonë e më shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjë lek të kursyer, duke marrë hua në bankë apo tek të njohurit. Kur hap një biznes të ri optimizmi është i lartë dhe mendohet se borxhet do të paguhen me të ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kështu që shpejt mund të fillojnë problemet, sidomos në rastin e një huaje bankare ku duhet të shlyesh këstet periodike. Këshilla e ekspertëve është që të kurseni sa më shumë para, që të keni mundësi përpara se ti hyni një biznesi. Mundësisht të gjitha shpenzimet për një vit, pasi ka shumë mundësi që të mos nxirrni ndonjë fitim të madh për vitin e parë. Edhe nëse do të keni të ardhura, përsëri do ju duhen për shpenzimet shtesë për të rritur kapacitetin apo detyrime dhe shpenzime të paparashikuara.
1. Hapni një llogari të ardhurash për shëndetin

Të hapësh një llogari për ruajtjen e të ardhurave për shëndetin tuaj dhe familjes suaj, do të ishte veprimi më i zgjuar dhe më pozitiv. Askush nuk e di se si do vijë e ardhmja dhe duhet të parashikoni gjithçka në një farë mënyre, dhe të jeni të përgatitur për të përballuar problemet dhe situatat e vështira në të cilat mund të ndodhemi. Sigurimi i jetës dhe i familjes suaj është gjithmonë një veprim i nevojshëm. Të kesh një punë të mirë, të ardhura që përballojnë shpenzimet, në një farë mënyrë duhet të krijosh edhe një llogari depozite, sado e dobët të jetë ajo në fillesa.
2. Kapni fitimet nga punëdhënësi juaj

Nëse ju do të doni t’i shpëtoni taksave dhe detyrimeve bankare, atëherë grumbulloni të ardhurat tuaja, në kushtet e shtëpisë. Në këtë mënyrë nëse ju doni lek kesh, në dorë, atëherë do ta keni shumë të lehtë për t’i marrë sa herë ju nevojiten. Nëse ju i kurseni të ardhurat tuaja, atëherë do të jetë një ndjesi pozitive që do ta kuptoni me kalimin e viteve. Por nëse ju nuk doni që të keni lekë kesh, por do të doni t’i depozitoni ato, atëherë drejtohuni nëpër banka me interesa të leverdishme.
3. Krijoni një llogari të leverdishme

Zgjidhja më e zgjuar në ditët e sotme është për të hapur një llogari me interesa të leverdishme për të ardhurat tuaja familjare. Në këtë mënyrë ju do të mund të tërhiqni interesat në rast nevojë, dhe të mos dëmtoni depozitat tuaja. Në varësi të depozitave tuaja ju mund të fitoni dhe normat e interesit, çka do t’ju nxisë të rrisni depozitat tuaja. Depozitojini të ardhurat tuaja në një bankë më interesa të leverdishme, dhe të jini të sigurt se në këtë mënyrë do të keni gjithmonë në kontroll pasurinë tuaj bankare.
4. Pasuroni llogarinë tuaj

Edhe nëse jeni të rinj dhe nuk keni të ardhura të larta, fakti që ju mblidhni të ardhurat tuaj tregon se sa të ekonomizuar jeni ju. Depozitimi i të ardhurave në një masë të caktuar do t’iu krijonte mundësinë për të qenë të pavarur ekonomikisht në vitet e ardhshëm. Me kualifikimin tuaj, apo me punësimin e qëndrueshëm, ju do të mundni të rrisni depozitat tuaja, duke rritur shumën e derdhur në llogarinë tuaj. Sigurisht që dëshira për të shpenzuar është e madhe.
5. Konsideroni koston e kolegjit

Të fshihni të gjitha të ardhurat tuaja në një llogari bankare do të krijonte mundësinë që një ditë fëmijët tuaj të mund të studionin në shkollat më të mira. Nëse çdo prind do të mund të kursente të ardhurat e duhura për shkollimin e fëmijëve të vet çdo vit, atëherë edhe ata një ditë do t’u kthenin ato. Nëse të ardhurat depozitohen për shkollimin e fëmijëve atëherë ato nuk taksohen gjatë tërheqjes së depozitës. Një familje e mirë dhe me planifikim di si të organizojë të ardhurat e saj dhe t’i investojë ato në mënyrën e duhur.
6. Këmbeni valutën, nëse duhet

Jo të gjitha format e parave kanë të interesa të larta apo më saktë norma të njëjta interesi. Atëherë nuk do të ishte aspak keq nëse do të kthenit të ardhurat tuaja në valutën më të leverdishme. Nëse do të depozitoni të ardhurat tuaja për disa vite, dhe në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit, atëherë nuk do të ishte aspak çudi sesi një ditë ju të lumturoheni për zgjidhjen që keni bërë. Do të mjaftonte vetëm tërheqja e interesave në afatin e duhur për të mos cenuar depozitat tuaja.

Google+ Followers