Gangsterët e Amerikës, të përjetësuar në filma

Të gjithë këto filma që subjekt kanë gangsterë e familje mafioze mbeten gjatë në skenat e televizioneve e mendjet e atyre që i shohin. Por pse janë krijuar aq shumë filma për këta gangsterë, një pjesë e madhe të cilëve kanë ekzistuar realisht? Sepse sipas shumë sondazheve dhe duke u bazuar në suksesin e filmave, ka rezultuar se meshkujt sidomos kanë një tërheqje të pashpjegueshme ndaj “kulturës gangsterë”. Listën e gangsterëve më të mëdhenj të këtij shekulli e ka publikuar revista elektronike e meshkujve “Askmen”. Sipas kësaj reviste, që gangsterët të bëjnë pjesë në listë ata duhet të kenë pasur një ndikim domethënës në botën e mafias falë mënyrës së si bënin biznes. Ata duhet të kenë kryer veprimtarinë e tyre në SHBA dhe emri e jehona e tyre duhet t’i ketë rezistuar kohës. Të gjithë këta gangsterë që përfshihen në listë kanë pasur një aktivitet aq të larmishëm për sytë e veshët kuriozë të njerëzve, saqë të gjithë janë kthyer në personazhe filmash. Një prej atyre gangsterëve që është pasqyruar më shumë në filma është Al Capone. Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë: “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro.

Al Capone (1899-1947)

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një gangster që ka fituar numrin një, ai është Al Capone. Alphonse Capone lindi në Bruklin dhe prindërit e tij ishin emigrantë italianë. Aty ai filloi të përfshihej në bandat e rrugës. Ai u përfshi në bandën “Five Points” më pas, ku dhe filloi të bëhej mburracak. Gjatë këtyre kohëve ai u plagos shumë herë në fytyrë, duke marrë nofkën “Scarface”. Capone u vendos në Çikago në vitin 1919 dhe shumë shpejt u ngjit në hierarkinë e mafies, ndërsa punonte për Johnny Torrio. Në atë kohë ai filloi kontrabandën e alkoolit, u mor me aktivitete të kumarit dhe prostitucionit. Në moshën 26-vjeçare ai mori drejtimin e familjes, pasi Torrio u plagos në një luftë bandash. Capone njihej gjithashtu si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë.

Filmat

Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë: “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro.
Lucky Luciano (1897-1962)

Salvatore Lucania i njohur më pas si Lucky Luciano, lindi në Siçili, por familja e tij do të vendosej pak kohë më vonë në Nju Jork. Shumë shpejt ai u bë mjaft i njohur në botën e mafies. Në vitin 1935 ai njihej si bosi i bosëve, jo vetëm i Nju Jorkut, por i gjithë vendit. Ai u arrestua dhe u dënua 30-50 vjet në ’36-n, por u lirua me kusht po qe se do internohej në Itali. Ai kishte aq shumë fuqi saqë shërbimet sekrete të marinës së SHBA-së kërkuan ndihmën e tij, kur aleatët vendosën të pushtonin Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filmat

Christian Slater ka interpretuar në rolin e Luciano-s në filmin “Gangsterët”, 1991, ashtu si dhe Bill Graham në “Bugsy”, 1991.
Carlo Gambino (1902-1976)

Carlo Gambino vinte nga një familje që kishte qenë pjesë e mafies prej shekujsh në Itali. Ai emigroi në SHBA, ku jetonte kushëriri i tij Paul Castellano. Aty ai u bashkua me njerëzit e Lucky Lucianos. Pasi Luciano u ekstradua në vitet ’40 dhe Anastasia mori drejtimin Gambino, mendoi se kishte ardhur koha e tij që të shkëlqente. Pasi vrau Anastasian ai udhëhoqi me një grusht të hekurt deri sa vdiq.

Filmat

Al Ruscio e ka interpretuar tej mase bukur atë në filmin “Bosi i bosëve”, 2001. Ky personazh është shfaqur dhe në filma të tjerë si “Gotti”, 1996 dhe “Bonano: Historia e një kumbari”, 1999.
Frank Costello (1891-1973)

Francesco Castiglia lindi në Itali dhe mbërriti në SHBA me familjen e tij në moshën 4-vjeçare. Pasi u arrestua shumë herë për krime të ndryshme, ai u bë shok i ngushtë me Lucky Lucianon. Pas arrestimit të Lucianos, Costello u bë drejtues i klanit duke forcuar dhe zgjeruar fushën e veprimit. Në atë kohë një luftë për pushtet lindi mes tij dhe Vito Genoveses. Dalëngadalë, ai u lodh nga jeta e gangsterit dhe u tërhoq duke jetuar në paqe deri sa vdiq.

Filmat

Costello është portretizuar më mirë nga James Andronica në seritë “Kronikat e një gangsteri” në vitin 1981, nga Costas Mandylor në “Gangsterët”, 1991, si dhe nga Jack Nicholson në “Të shkuarit”, 2006.
Meyer Lansky (1902-1983)

I lindur në Rusi, Lanksy u vendos në Nju Jork kur ishte nëntë vjeç. Ai u njoh me Lucky Lucianon kur ishin akoma në shkollë. Luciano i kërkonte Lanksyt para për ta mbrojtur dhe kur ai refuzonte ata ziheshin me grushte. I impresionuar nga rezistenca e Lanksyt, Luciano u bë shumë shpejt shok me të dhe të tillë qëndruan për gjithë jetën, duke formuar dhe një partneritet të fuqishëm më vonë. Edhe pse ai kishte linja kumari në gjithë globin, Lansky nuk bëri kurrë një ditë burg.

Filmat

Personazhi i Hyman Roth në “Kumbari II” është i bazuar në Meyer Lansky-n. Personazhi i Lansky-t është interpretuar dhe nga Mark Rydell në “Havana”, 1990, Patrick Dempsey në “Gangsterët”, 1991, etj.
John Gotti (1940-2002)

Një prej gangsterëve më të mëdhenj që kanë sunduar në Nju Jork, John Gotti, dëshironte gjithnjë që të bëhej një njeri i mençur. Në moshën 16-vjeçare ai ishte pjesë e një bande rruge të njohur “Fulton-Rockaway Boys” që vidhte makina. Në vitet ’70 ai u bë kapo i trupës “Bergin”, një pjesë e familjes Gambino. Jashtë mase ambicioz, Gotti u përzje me drogë, gjë e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumë tentativash, autoritetet arritën ta dënonin atë në vitin 1992 për vrasje.

Filmat

Ai është interpretuar nga Anthony John Denison në filmin “Getting Gotti”, 1994 dhe Tom Sizemore në “Dëshmitarë të gangsterëve”, 1996.
Dutch Schultz (1902-1935)

Arthur Flegenheimer, i njohur më vonë si Dutch Schultz, u lind në Bronks. Kur ishte adoleshent ai bënte lojëra të ndyra për t’i bërë përshtypje bosit dhe mbrojtësit të tij Marcel Poffo. Ai ishte një njeri i pamëshirshëm që mund të vriste këdo kur i kërcente zemërimi. Kjo gjë e ndihmoi atë që të mbetej gjithnjë në treg. Schultz u bë shumë shpejt armik me Lucianon dhe Caponen. Ai u vra nga anëtarët e bandës së Anastasias në vitin 1935.

Filmat

Dustin Hoffman është i paharrueshëm në rolin e Dtuch Schultz në filmin “Billy Bathgate”, 1991, por edhe Tim Roth akoma më mirë në “Hoodlum”, 1997.
Joseph Bonanno (1905-2002)

Bonano u lind në Siçili dhe mbeti jetim në moshën 15-vjeçare. Ai u largua nga Italia për shkak të regjimit fashist të Musolinit dhe u ndalua fillimisht në Kubë për të kaluar më pas në SHBA. Atje iu bashkëngjit mafies në mënyrë që të parandalonte Musolinin që të merrte Sicilinë. Ai u bë i fuqishëm në Nju Jork me fabrikat e djathit, të rrobave dhe zyrat funerale. Planet e tij për të eliminuar gjithë familjet rivale u kthyen kundër tij, kur Bonanon e rrëmbyen për 19 ditë deri sa ai pranoi të hiqte dorë. Përpara se ai të vritej nga Luciano, Bonano krijoi “Komisionin”, organin sundues mbi familjet mafioze në gjithë vendin.

Filmat

Bonano është subjekt i dy filmave: “Duaj, ndero & bindu: Martesa e fundit e mafias”, 1993 dhe “Bonano: Historia e një kumbari”, 1999.
Albert Anastasia (1903-1957)

I lindur në Tropea, Itali, Albert Anastasia mbërriti në SHBA kur ishte akoma adoleshent. Shumë shpejt ai u njoh si vrasës, çka bëri që banda e Joe Masseria ta rekrutonte. Anastasia ishte tepër besnik ndaj Lucky Lucianos, i cili planifikonte të sundonte në botën e krimit amerikan. Por Anastasia s’e pati për gjë të tradhtonte Masserian, duke u bërë një nga katër njerëzit e dërguar për ta vrarë atë nga Luciano. Në vitin 1944 ai u bë lider i skuadrës së vrasjeve “Murder Incorporated”. Edhe pse Anastasia nuk u gjykua kurrë për vrasje, “Murder Inc” ishte përgjegjëse për 400 deri në 700 vrasje.

Filmat

Albert Anastasia ka qenë subjekt në filmin “Murder, Inc.”, 1960, ku interpretohej nga Howard Smith dhe në “Valchi Papers”, 1972 dhe “Lepke”, 1975.
Vincent “The Chin” Gigante (1928-2005)

Në moshën 17-vjeçare Vincent Gigante u përfshi në kriminalitet për të mbajtur veten dhe në moshën 25-vjeçare ishte arrestuar shtatë herë. Gjesti i parë domethënës i Gigantes si gangster dhe anëtar i familjes Genovese ishte tentativa për të vrarë Frank Costellon, tentativë kjo e cila dështoi. Kur bosi i familjes Tony Salerno u burgos, Gigante u bë njeriu kryesor. Ajo çfarë e bën Giganten të paharrueshëm është marifeti 30-vjeçar për të bërë si i çmendur. Pasi shmangu me sukses burgun në vitin ’60, duke u hequr si i sëmurë mendor, ai vazhdoi të sillej shpesh si i tillë deri sa në vitin 2003 pranoi se nuk ishte i çmendur.

Filmat

Gigante është pasqyruar në filmin e bërë për Bonano-n, “Historia e një kumbari”, 1999 dhe ka shërbyer si frymëzim për një episod në “Law & Order

Google+ Followers