20 trashëgimtaret miliardere më interesante të botës

Dikur, trashëgimtaret vetëm drekonin, bënin shoping dhe shkonin nëpër festa. Por 20 trashëgimtaret e zgjedhura nga revista “Forbes” nuk ngjajnë me një stereotip të tillë. Ato kanë arritur sukses në biznes, sporte dhe arte. Edhe pse revistat e thashethemeve i ndjekin ato njësoj si yjet e Holluvidt, këto femra dallojnë prej tyre nga këmbëngulja dhe arritjet që i kanë bërë prindërit e tyre, njerëzit më të fuqishëm të botës. Redaktorët e “Forbes” kanë përpiluar një listë me trashëgimtaret që kanë baballarët më të pasur në botë sipas “Forbes”. Ivanka Trump është një prej tyre. Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama. Edhe vajza e Richard Branson ndodhet në listë. Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë. Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”. Nuk mungon as trashëgimtarja franceze, Delphine Arnault. Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior.
Ivanka Trump

Vajza e Donald Trump: 3 miliardë dollarë

SHBA

Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama.
Holly Branson

Vajza e Sër Richard Branson: 3.8 miliardë dollarë

Angli

Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë.
Amanda Hearst

Vajza e Anne Hearst, mbesa e Patty Hearst dhe stërmbesa e William Randolph Hearst: 8.7 miliardë dollarë

SHBA

Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”.
Tamara Ecclestone

Vajza e Berndard Eccelstone: 3.6 miliardë dollarë

Angli

Vajza e miliarderit të Formula 1, Bernie Ecclestone dhe modeles kroate Slavica, Tamara Ecclestone është versioni anglez i Paris Hilton. Ajo ka mundur të bëhet e famshme si prezantuese e garës televizive “Red Bull Air”. Ajo gjithashtu ka formuar dhe kompaninë e saj të produksionit me motrën e saj Petra.
Delphine Arnault Gancia

Vajza e Berndard Arnault: 28 miliardë dollarë

Francë

Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior
Dylan Lauren

Vajza e Ralph Lauren: 4.7 miliardë dollarë

SHBA

Vajza e ikonës së modës amerikane, Ralph Lauren ka vendosur të mos shpenzojë paratë e babait, por të krijojë diçka me to. Kështu, Dylan ka krijuar një linjë dyqanesh ëmbëlsirash “Dylan’s Candy Bar” në gjithë vendin. Dyqanet përmbajnë dhoma ku mund të organizohen festa, llixha ëmbëlsirash dhe bluza dhe jastëkë prej ëmbëlsirash.
Aerin Lauder Zinterhofer

Vajza e Ronald Lauder: 3.2 miliardë dollarë

SHBA

Ikona e modës, e cila është një figurë e përhershme në sfilatat e modës në Nju Jork, krahasohet shpesh herë me gjyshen e saj legjendare, Estee Lauder. Ajo është anëtare e bordit të kompanisë kozmetike dhe merret me gjithë aspektet vizuale të saj. Babai i saj miliarder është president i laboratorëve të produkteve kozmetike “Clinique”.
Georgina Bloomberg

Vajza Michael Bloomberg: 11.5 miliardë dollarë

SHBA

Vajza më e vogël e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg është një kalorëse e garave me kuaj, e cila synon të kapë një vend shumë të mirë në Lojërat Olimpike 2008 që po zhvillohen në Pekin. Ajo ka themeluar fondacionin “Rider’s Closet” për kalorësit ndëruniversitarë.
Marta Ortega Perez

Vajza e Amancio Ortega: 24 miliardë dollarë

Spanjë

Vajza e banorit më të pasur të Spanjës, e cila jeton një jetë të qetë dhe larg syve të njerëzve, po mëson nga i ati s’i të marrë në dorë frerët e kompanisë së tij. Bëhet fjalë për gjigandin e modës “Inditex”, i cili përfshin tre mijë dyqane “Zara” në gjithë botën.
Charlotte Casiraghi

Mbesa e princit Albert II: 1.2 miliardë dollarë

Monako

Charlotte është një prej atyre vajzave të famshme, por gjithashtu ka dhe gjak blu. Ajo njihet për shijen e saj në veshje dhe pamjen fotozhenike, të cilën ia atribuojnë gjyshes së saj, Grace Kelly dhe mamasë, princeshës Caroline të Monakos. Edhe pse ka lindur në Francë, ajo mbetet e katërta në vijën e fronit të Monakos.
Vanisha Mittal Bhatia

Vajza e Lakshmi Mittal: 51 miliardë dollarë

Indi

Ashtu si vëllai i saj, vajza e më të pasurit të Indisë është aktive në kompaninë e të atit. Ajo është diplomuar në Universitetin Evropian të Ekonomisë dhe është pjesë e drejtuesve të bordit. Në vitin 2004, babai i saj i organizoi asaj dasmën më të shtrenjtë në histori, me një vlerë prej 60 milionë dollarësh.
Samantha Kluge

Vajza e John Kluge: 9.5 miliardë dollarë

SHBA

Vajza rebele e miliarderit të komunikacionit, John Kluge, i cili dikur ka qenë njeriu më i pasur i Amerikës, ka 12 tatuazhe dhe ka anuluar dy dasma. Ajo ka punuar si redaktore stili në revistën “Glamour” dhe tani ka linjën e saj të bizhuterive në Los Anxhelos.
Alannah Weston

Vajza e Galen Weston: 7.9 miliardë dollarë

Kanada

Vajza e njeriut të dytë më të pasur në Kanada është drejtoreshë krijuese e “Selfridges”, rrjetit të dyqaneve britanike, të blera nga i ati në vitin 2003. Këtë vit ajo u martua me arkitektin e lindur në Angli, Alexander Cochrane.
Josie Ho Chiu Yi

Vajza e Stanley Ho: 7 miliardë dollarë

Vajza e njeriut më të pasur në Hong Kong, “mbretit” të kazinove, Stanley Ho është një këngëtare dhe aktore, e cila ka interpretuar në shumë filma dhe reklama. Bashkëshorti i saj është Conroy Chan, këngëtari i grupit rok “Alive”.
Hind Hariri

Vajza e Rafik Hariri: 5.5 miliardë dollarë

Liban

Vajza më e vogël e kryeministrit të vrarë libanez, Rafik Hariri, ka një vlerë prej rreth një miliard dollarësh. Në vitin 2006 ajo ishte personi më i ri në listën e revistës “Forbes” të miliarderëve, me një pasuri personale 1.4 miliardë dollarë.
Anna Getty

Stërmbesa e John Paul Getty; mbesa e Gordon Getty: 2.4 miliardë dollarë

SHBA

Stërmbesa e J. Paul Getty është arsimuar në Sorbonë përpara se të ndiqte karrierën e aktrimit. E paplotësuar nga mënyra e jetesës hollivudane ajo filloi të praktikojë jogën dhe sot shkruan dhe jep mësim mbi këtë subjekt.
Liesel Pritzker

Vajza e J. Robert Pritzker: 2.7 miliardë dollarë

SHBA

Në vitin 2002 trashëgimtarja që aspironte të bëhej aktore hodhi në gjyq të atin pasi pretendonte se ai kishte hequr para nga trusti i saj. Së bashku me vëllain e saj Matthew, ajo arriti të merrte 500 milionë dollarë në vitin 2005.
Anna Anisimova

Vajza e Vassily Anisiov: 2 miliardë dollarë

Rusi

Vajza e vogël e miliarderit rus të metaleve ka debutuar së fundmi në tregun e pronave të paluajtshme në Manhatan, kur bleu zyrat e Diane Von Furstenberg për 23 milionë dollarë në vitin 2005. Së fundmi ajo ka blerë sërish zyra në “Time Ëarner Center”.
Allison Sarofim

Vajza e Fayez Shalaby Sarofim: 1.5 miliadë dollarë

SHBA

Vajza e investitorit teksan të lindur në Egjipt e ka transformuar shtëpinë e saj në Uest Villixh, në një sallon të vërtetë. Çdo vit ajo bën mbrëmje dhe organizon pritje me njerëz të shtresës së lartë.
Paige Johnson

Vajza e Robert dhe Sheila Johnson: 1 miliard dollarë

Prindërit e saj e kanë bërë pasurinë duke themeluar “Black Entertainment Televison”. Vajza, Paige është një kampione hipizmi, e cila e kalon kohën në femrën e saj në Virxhinia. Ajo është e pranishme në Lojërat Olimpike në Pekin.

Google+ Followers