10 peizazhet më të pazakonta në botë

Frymëzuar nga bukuria dhe uniciteti i vendeve në fjalë, ëebfaqja “Toptenz” rendit 10 peizazhet më të çuditshme të botës.





Kodrat e Çokollatës, Filipine

Në rajonin Visayas, në Filipine gjenden më shumë se 1770 kodra në formë konesh perfekte. Për fat të keq, këto kodra fantastike nuk janë vërtet prej çokollate, por kanë pamje mjaft kurioze. Formacioni i pazakonte gjeologjik ka befasuar gjeologët për shumë dekada. Ka teori të ndryshme sa u takon formave të tyre konike. Të shpërndara në një sipërfaqe prej 50 kilometrash katrorë, kodrat e mrekullueshme janë monumenti i tretë gjeologjik më i rëndësishëm në Filipine, pas 100 ishujve dhe vullkanit Taal, vullkani më i vogël aktiv në botë.
Gurët Moeraki, Zelanda e Re

Të shpërndara në plazhin e bukur Koekohe në Zelandën e Re, këta gurë të mëdhenj e të pazakontë tërheqin turistë nga e gjithë bota. Sipas Shoqatës për Gjeologjinë Sedentare “gurët në Moeraki janë përqendrime të larta kalciumi dhe kuarci të rrallë”. Ajo që është më e veçanta për këta gurë është fakti se ata janë formuar mbi ujë përreth 65 milionë vite më parë, periudhë që përkon me ngjarjen e zhdukjes Kretak – Paleogjene, periudhë në të cilën ndodhën zhdukje në masë të gjallesave te ndryshme, përfshi dinozaurët.
Portat e Ferrit, Turkmenistan

Llogaritet se në Turkmenistan gjendet rezervuari i pestë më i madh në botë për gazin natyral. Në maj 2011, u zbulua depozita e dytë më e madhe e gazit në Yolotenin jugor, Turkmenistan. Ajo mbulon rreth 1500 milje katrorë. Ky krater i gazit, i njohur ndryshe si Portat e Ferrit, vazhdon të djegë pa pushim që nga viti 1971. Ky është viti kur disa gjeologë që po gërmonin në Darvaza për depozita gazi, zbuluan një krater të madh të mbushur me gaz helmues dhe vendosën të vendosnin zjarrin me qëllim djegien e helmimit lokal. Për fat të keq, depozita vazhdon të djegë deri në ditët e sotme. Askush nuk e di me siguri se sa gaz është humbur dhe për sa gjatë do të vazhdojë të digjet ky gaz.
Shkretëtira e Majave, Australi

Shkretëtira enigmatike e Majave gjendet në Parkun Kombëtar Nambung, Australi. Nga rëra dalin mijëra gurë me majë. Këto formacione të çuditshme të gurëve ngrihen deri në lartësinë 4 metër. Australia është e njohur për formacionet e pazakonta të shkëmbinjve.
Pyjet e gurëve, Kinë

Rajoni i Karst-it në Kinën jugore shtrihet në 500000 kilometra katrorë. Kjo topografi spektakolare përfshin tre provinca: Guangxi, Yunnan dhe Guizhou. Këto vende janë marrë nën mbrojtjen e UNESKO-s që në vitin 2007. Sipas UNESKO-s, pyjet e gurëve në Shilin, në provincën Yunnan “paraqesin një nga shembujt më spektakolarë të vendeve të lagështa tropikale dhe subtropikale. Pyjet e gurëve në Shilin janë konsideruar si një fenomen superlativ i natyrës dhe një referencë botërore; kjo për shkak të diversitetit të lartë dhe ngjyrave të larmishme.
Parku Kombëtar Goreme, Turqi

Rajoni më tërheqës në Turqi është Parku Kombëtar Goreme, i cili ndodhet në luginën me po të njëjtin emër. Tërësisht i gërryer nga erozioni, kjo pamje spektakolare fsheh një trashëgimi të mrekullueshme historike. Një pjesë e parkut përfshin vende unike që janë dëshmi e artit bizantin, kryesisht të periudhës pas ikonoklastike. Në këtë vend është zbuluar një habitat njerëzor që llogaritet të datojë që në shekullin IV. Sipas gjeologëve, paleta e gërryer në këtë luginë është shembull i jashtëzakonshëm i “efekteve të një erozion diferencial të sedimenteve vullkanike nga era dhe uji”.
Rio Tinto, Spanjë

Lumi spanjoll 58 milje i gjatë, rrjedh nga malet e Sierra Morenës deri në Gjirin Kadiz. Vendi është rezultat i të paktën 5000 viteve aktivitet minerar. Shkencëtarët besojnë se sistemi i Rio Tintos është një ndër më të ndoturit për shkak të pH të ulët dhe pranisë së metaleve të rënda. Rio Tinto ka luajtur një rol kyç në histori, pasi është vendi ku ka lindur Epoka e Bronzit dhe Epoka e Arit.
Vullkani Dallol, Etiopi

Ky është një nga vendet më të nxehta të tokës. Nëse temperatura mesatare vjetore në Etiopi është 94 Fahrenhait, në Danakil, ku gjendet vullkani Dallol, temperatura i kalon 115 gradët. Vullkani, që gjendet 157 këmbë ose 48 m nën nivelin e detit, është ndër vullkanet më të thellë në planet. Pamja e çuditshme me nuanca të kuqe, jeshile, të verdha dhe të bardha përbëhet nga përqindje kripe, minerale të nxehta dhe gejzerë. Ngjyrat e ndryshme vijnë nga kripa e ngjyrosur me squfur, kloride dhe okside të ndryshme.
Kanioni Antelope, SHBA

E bekuar me formacione të pazakonta shkëmbore, Arizona është një nga shtëpitë e çudive natyrore. Kanioni i madh është një nga vendet më të vizituara dhe më të fotografuara në botë. Kanioni Antelope ndahet në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme. Gjuhësisht kuptimi i emrit do të thotë ”vendi ku ujërat vrapojnë nëpër shkëmbinj”. Seksioni i poshtëm është më i thellë, më i gjatë dhe më sfidues për t’u vizituar, krahasuar me pjesën e sipërme.
Ishulli Socotra, Jemen

Në oqeanin Indian gjendet një arkipelag i vogël që përshkruhet si një nga vend që nuk ka lidhje me tokën, madje e cilësojnë si vend alien. Arkipelagu Socotra përbëhet nga 4 ishuj dhe nga dy shkëmbinj që kanë rëndësi universale. Sipas UNESKO-s, “37% e 825 specieve bimore në Socotra, 90% e specieve zvarranike dhe 95% e llojeve të gjarpërinjve nuk gjendet askund tjetër në botë. Ky është një vend me biodiversitet shumë të pasur dhe me ishujt më të veçantë në botë”. Në ishuj gjenden disa nga speciet më interesante të florës, të tilla si pema e gjakut të dragoit, trëndafili i shkretëtirës e shumë të tjera.

Google+ Followers