Posts

Showing posts from July, 2012

Tetova News

16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar

Image
Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.

Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.
Gjuha e trupit te gënjeshtrat

1. Shprehja fizike do të jetë e kuf…

22 shefat e CIA-s nga viti 1946 e deri më sot

Image
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) u krijua në vitin 1946 nga presidenti Harry Truman. Ai u alarmua nga spiunazhi mbarëbotëror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, prandaj nënshkroi aktin e sigurimit kombëtar duke krijuar CIA-n si organizatë e përhershme spiunazhi e SHBA-së. Karta e statutit të CIA-s e vendos atë në kontrollin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili është nën drejtimin e qeverisë ekzekutive dhe kongresit. Përgjegjësia kryesore e CIA-s është të “mbledhë dhe të vlerësojë informacion”, por njëkohësisht të “kryejë dhe detyra të tjera” që i specifikon Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Fillimisht, agjencia u krijua nga veteranë të guximshëm dhe me përvojë lufte të ish-OSS (Zyra e Shërbimeve Strategjike, e cila ka funksionuar gjatë Luftës së Dytë Botërore). CIA nuk ishte ndonjë shërbim sekret modern, deri në shkurt të vitit 1953, kur drejtor i saj u bë Alen Dallas, ish-shef i operacioneve të OSS-së në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. CIA u bë e barabartë me KGB-në si for…

SUPLEMENT/ Dilema historike e shkencës, a ekzistojnë UFO-t?

Image
Historia e disqeve fluturuese, rastet nga antikiteti deri në 2012
Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër. Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çu…

E vërteta mbi legjendën e famshme të Mbretit Artur!

Image
A ka ekzistuar ndonjëherë ai dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët




Na ishte një herë një Mbret, Uther Pendragon, i dashuruar pas Igrainës, bashkëshortja e dukës së Kornuollit. Uther i kërkoi takim magjistarit Merlin. Ai pranoi, por në këmbim të magjisë i kërkoi djalin që do të lindte nga martesa. Kështu Merlinit iu dha për birësim Arturi i vogël, i cili në moshën 15-vjeçare arriti të shkulte nga shkëmbi një shpatë të ngulur në thellësi, duke fituar kështu të drejtën për t‘u bërë Mbreti i Britanisë.
Më pas Merlini e çoi Arturin buzë një liqeni, nga ku doli një dorë misterioze që mbante Ekskalibur-in, shpatën madhështore me të cilën Mbreti do të fitonte çdo betejë. Me anë të fuqisë së tij Arturi mundi Luçon, Perandorin e Romës dhe themeloi një perandori që bënte bashkë Irlandën, Skandinavinë dhe një pjesë të Francës.
Burime të fshehta
Këtu e ka zanafillën edhe njëra prej legjendave më të mëdha të historisë: ajo e Mbretit Artur dhe kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët. Një histori plot …

Zhvillimi i grave: Më të zgjuara dhe më të zonja se burrat

Image
Studimi mbi koeficientin e zgjuarsisë: ja përse dominojnë femratSekreti fshihet te jeta angazhuese: përkushtimi ndaj shtëpisë dhe familjes ka ndikuar në rritjen e zgjuarsisë së grave
Tendenca është e madhe në vendet perëndimore, ku mund të thuhet se është arritur pothuajse krejtësisht barazia gjinore
Gratë janë më të zgjuara se burrat. Ndoshta kanë qenë gjithmonë, që nga Adami dhe Eva, por me sa duket në të kaluarën nuk arrinin ta shprehnin plotësisht potencialin e tyre. Ose mund të jenë bërë të tilla më vonë, për shkak të stresit që u duhej të kombinonin punën dhe familjen, shtëpinë dhe karrierën, pra me sforcon që duhej të bënin shumë gjëra njëkohësisht. Sido që të jetë, për herë të parë femrat kanë arritur rezultate më të mira se meshkujt në testet e koeficientit të inteligjencës. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Nuk ndodh në çdo vend, por tendenca është e qartë dhe e dukshme: “Në trurin e grave efekti i jetës moderne sapo ka nisur të shfaqet”, thotë James Flynn, psik…

10 gratë më të zgjuara të të gjitha kohërave

Image
Gratë janë më të zgjuara! Për herë të parë në 100 vjet, testet e inteligjencës në mbarë botën tregojnë se gratë janë përpara burrave sa i përket inteligjencës. E tha edhe kryeministri ynë. Disa media thonë se kjo është një arsye më shumë për sherr në familje. Studiuesit thonë se truri i grave trajnohet më mirë pasi ato merren edhe me punë, por i përkushtohen edhe familjes.
Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka sjellë një renditje të dhjetë grave më të zgjuara në botë.

Margaret Thatcher
Zonja e Hekurt nuk ishte vetëm kryeministrja e Britanisë së Madhe, por edhe një zbuluese. Ajo ka studiuar për kimi dhe shkenca juridike në Oksford. Bashkë me një ekip ka zbuluar akulloren e butë.

Hannah Arendt
Filozofja shkroi kundër sistemeve totalitare dhe ndoqi si reportere procesin kundër nazistit Adolf Eichmann në Jeruzalem. Vlerësohet si një nga mendimtaret politike me më shumë ndikim të kohëve moderne.

Sally Ride
Astrofizikantja e njohur u bë amerikania e parë në hapësirë në vitin 1983. Pas kësaj, aj…

Senator Makarthi dhe paniku i kuq

Image
Nga Albana Melyshi Lifschin



Kur senator Xho Makarthi (Joe McCarthy) duke folur në një mbledhje të klubit të grave republikane në Wheeling, West Virginia, tha midis të tjerash se kishte në dorë një listë prej 205 komunistësh të cilët punonin në departamentin e shtetit, ai nuk e parashikoi se impakti i atij anoncimi do kishte një efekt eksplozioni të atillë që shumë shpejt do ta bënte personalitetin e tij shumë të fuqishëm në sytë e qytetarëve amerikanë.

Kjo ndodhi në 9 shkurt 1950. Të nesërmen fjalët e tij përbënin lajmin kryesor në faqet e gazetave. Efekti i kësaj ngjarje e bindi senatorin që ky subjekt duhet trajtuar gjerësisht në senatin amerikan.

Në 20 shkurt 1950 Senator Makarthi mbajti fjalimin e tij në senatin amerikan për rrezikun komunist që kishte depërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke tërhequr vëmendjen e gjithë kombit.

Për gjashtë orë me radhë senati dëgjoi fjalimin e Makarthit të mbushur me akuza por pa evidenca. Lajmi u botua pa koment nga media dhe akuzat e ti…

11 shprehjet më të rëndësishme filozofike të kohërave

Image
1. Sokrati (470-399 para Krishtit)

“Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet”
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e dëshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një më…

Nju Jork – Qyteti i jetëgjatësisë

Image
Nga 1987-a deri në 2009-n, mosha mesatare e jetës së njerëzve është rritur me dhjetë vjet: një rekord ky në të gjitha vendet e SHBA-së. Për të qenë më të saktë 13.6 vjeç më shumë për burrat dhe 7.2 për gratëKëtu tani jetohet 10 vjet më shumë
Më shumë se oaz i jetës moderne. Vendi ku jetohet gjithmonë e më shumë është edhe qyteti që nuk fle kurrë: Nju Jorku. Jo se nuk ka qenë gjithmonë kështu, përkundrazi. Arratisja nga Nju Jorku, më parë sesa një film ishte një realitet: kush arrinte të bënte ca dollarë, ndoshta disa qindra mijëra dollarë, ishte gati t’ia mbathte në brigjet e ngrohta, më të qetë, por mbi të gjitha më pak të kushtueshëm të Floridës. Tani jo. Nga 1987 deri në 2009-n, mosha mesatare e jetës së njerëzve është rritur me dhjetë vjet: një rekord ky në të gjitha vendet e SHBA-së. Për të qenë më të saktë, 13.6 vjeç më shumë për burrat dhe 7.2 për gratë, që edhe këtu e ndiejnë boshllëkun e pagës më të ulët dhe kujdesit për fëmijët. Po kujt i duhet dorëzuar merita e këtij revolu…

Flurudha