Posts

Showing posts from June, 2012

Tetova News

Një riformim i vizionit për botën

Image
Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit eApokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apo…

100 këshilla të dobishme për jetën

Image
Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit të thonë se ndihen të stresuar. Dhe stresi behet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës tonë. Pot si ta shmangim atë me qellim që jeta jonë të shkojë sa më mirë. Por nëse ndjekim disa taktika të thjeshta mund të dalim nga gjendja ku kemi rënë. Ndiqni me kujdes hapat e psikologëve për të dalë nga gjendja ku keni rënë. E rëndësishme është që gjithsecili të ndjekë këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet e ndryshme psikike dhe shëndetësore. Kështu zbulimet më të fundit dhe këshillat e hartuara vazhdimisht jo vetëm nga mjekësia ligjore, por edhe nga psikologët, plotësojnë një guidë të dobishme për një jetë të shëndetshme. Në suplementin e sotëm “Tirana Observer” sjell një paketë me plot 100 këshilla për të menaxhuar stresin. Kështu për të pasur një jetë të gjatë e pa probleme mos flini me orar të zgjatur, shmangni stresin dhe mërzitjen, lini duhanin, bëni çdo vit analiza të përgjithshme. Si të mos prekeni nga stresi dhe mërzia, si t’i lufton…

Flurudha