Posts

Showing posts from July, 2011

Tetova News

Testet e çuditshme të Oksfordit e Kembrixhit

Image
Të dalësh nga skemat, të dish të improvizosh, të dish të tregosh forcën e karakterit: janë më të rëndësishme se kultura e përgjithshme
Njohja e mirë e lëndëve dhe notat e mira kalojnë në plan të dytë Të përgatitur në shkollat më prestigjioze të Anglisë, nga profesorë që vijnë nga po këto shkolla me tradita unike pedagogjike e me standarde nga më të lartat në rruzull, mund të thuhet me plot gojën se bëhet fjalë për studentë mjaft të përgatitur. Por duket se nuk mjafton. Studentit, që synon të hyjë në universitetet prestigjioze angleze të Oksfordit e Kembrixhit, nuk i mjafton thjesht të ketë nota mbi mesataren, por duhet të zotërojë atë "kleçkën" që e bën të vetëm e të pakapshëm nga të tjerët. Kultura e përgjithshme? Tejet e rëndësishme. Por, si edhe në të gjitha vendet, pjesa dërrmuese e studentëve dhe nxënësve zotërojnë pak a shumë të njëjtën sasi e natyrë informacioni. Janë ata që zotërojnë doza më të mëdha intelekti e informacioni, individë që kanë edhe shanset më të mëdha p…

Të gjitha dashuritë e botës

Image
Nëse trëndafili është bërë lulja e dashurisë, "faji" është i zbuluesve, poetëve dhe muzikantëve të oborreve mesjetare. Që nga "Himni i Himneve" deri te "Romeo dhe Xhuljeta": të ndarë nga mijëvjeçarë histori, por të bashkuar nga e njëjta ndjenjëKur vdiq në moshën 98-vjeçare, anglezja Barbara Cartland kishte shkruar 723 romanca dashurie. Të përkthyera në 36 gjuhë të ndryshme të botës, ato kanë shitur rreth 1 miliard kopje, duke e bërë autoren "shkrimtaren më profilike në botë" (dhe padyshim edhe një nga më të pasurat). Sekreti? Një teknikë e kolauduar dhe histori të ruajtura. Për puristët, më të shiturit e Cartland, të prodhuar në "seri" (arrinte të shkruante një libër në javë) nuk janë art. Madje ato histori të ëmbla dhe sentimentale kanë një fisnikëri shumë të vjetër: Xhuljetën dhe Romeon, të dashuruarit romantikë, librat e viteve \‘700, të dashuruarat pa fat si Ema Bovary. Dhe sigurisht që ka edhe shumë lexues (më shumë se 1 milion për…

E bukura e fjalëve të pista

Image
Sipas ekspertëve, janë fjalët e fundit "magjike". Falë tyre arrijmë të shprehim ato që nuk mund të shprehim, nga seksi deri te surprizat. Përmes tyre arrijmë të evitojmë edhe kontaktet fizike
Për Zigmund Frojdin, babanë e psikanalizës, "ai që për herë të parë i tha kundërshtarit një fjalë fyese në vend të një fjale të ëmbël, ishte themeluesi i qytetërimit".

Ndërsa shkencëtarë të tjerë mendojnë kështu: ndoshta fjala e parë e thënë nga njeriu ka qenë një fjalë e pistë. Në fakt, hipoteza është e etologut Edibl Eibsfeld: për të ofendimet kanë qenë motori më i rëndësishëm i zhvillimit të një gjuhe, sepse kanë ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve, në mënyrë jo të përgjakshme. "Nëse i merr partnerit një objekt duke e kërcënuar, kjo provokon një veprim të drejtpërdrejtë. Kështu, duke përdorur fjalë me shprehje kërcënuese, hap një diskutim që mund të të çojë në zgjidhjen e konfliktit pa dhunë", thotë ai. Megjithatë, ndonjëherë fyerjet provokojnë reagime të dhunshme (…

Europa dhe plazhet ku bëhet qejf

Image
Muzikë, ritme të çmendura dhe shumë sensualitet. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të “beach party”, festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve europianë. Edhe këtë vit sajti online i revistës “Times” në Londër ka bërë klasifikimin e 10 festave më të mira të organizuara në kontinentin e vjetër gjatë periudhës së verës dhe plazhit. Në dhjetëshe, në krahasim me vitin e shkuar, janë vetëm tre të rikonfirmuar dhe shtatë hyrje të reja, ndërkohë që janë përjashtuar disa vende kult si Biarritz dhe Mykonos. Në fund, si gjithmonë, të gjitha festat u premtojnë të gjithë atyre që kanë dëshirë të argëtohen, net të zjarrta dhe transgresive deri në orët e para të mëngjesit.
Festat në plazh“Turquoise” në Rimini është klubi më i madh italian në plazh që shtrihet përgjatë bregdetit në një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë. Gjatë ditës “Turquoise” është një stabiliment madhështor detar që nuk frekuentohet vetëm nga të rinjtë, por edhe nga një numër i madh fam…

Flurudha