Trajnerët, nga hija në dritë


Në fillim është një apendiks kurioz, një aktor joprotagonist për nga definicioni. Më pas ka filluar të diktojë skema dhe strategji, jo vetëm të mbajë ethen rituale përpara ndeshjeve. Sot, hakmarrja është kryer: trajnerët elitarë shpesh fitojnë më shumë se yjet e mirëpaguar
Prolog
Rosaku i shëmtuar është shndërruar në një mjellmë madhështore. I janë dashur 100 vjet, me pakashumë vetmie efektive, por në fund ka fituar një hakmarrje të bujshme ndaj historisë. Në fotografitë e grupit të fillimit të shekullit të kaluar, trajneri shfaqet rrallë dhe kur e bën rezulton i fryrë dhe qesharak, në kostumet e tij me xhaketë e kollare, përkrah djemve me bluzë, mbathje dhe këpucë me taka. Një apendiks kurioz, një akt joprotagonist për definicion, si masazhatori ose (e ekzagjerojmë) magazinier. Dalëngadalë, ai apendiks lëviz. Ka filluar të diktojë skema dhe strategji, jo vetëm të mbajë të nxehtë muskujt dhe afshin e ritit përpara ndeshjes apo në pushimin midis pjesëve. Është akomoduar në stol (2 dhjetor 1951) dhe nga aty ka filluar të grumbullojë peshë dhe rëndësi. Sot, hakmarrja është realizuar: trajnerët elitarë shpesh fitojnë më shumë se yjet e mirëpaguara të skuadrave relative.
Është e vërtetë se futbollisti është deri më tani dielli rreth të cilit rrotullohen të gjitha planetet e topit, por trajneri ka siguruar një konsideratë shumë të afërt me të tijën, duke qenë tashmë i kalitur se mund të kontribuojë në fatin e skuadrës as më shumë, as më pak, se kampioni me geta dhe këpucë me taka. Është e vërtetë se stoli i tij vazhdon që të "nxehet" deri sa nganjëherë bëhet i valuar, duke i këshilluar që të ngrihet përpara se të piqet, por kjo qëndron në vetminë e tij tradicionale, duke qenë i praktikueshëm pushimi i njërit dhe jo ai i të gjithë grupit të titullarëve. Në çdo rast, bëhet fjalë për një ndryshore aq mirë të shpërblyer sa të jetë tashmë pjesë e "zërave" klasike të profesionit. Shkelmi bythëve tradicional, domethënë largimi, i korrigjuar me bordero të paguar deri në fund të sezonit, mund të konsiderohet (përjashto rastet kronike) si një ftesë për një periudhë sabatike, pakashumë pushime luksoze të merituara.
Mister qesharak
Në fillim trajneri... thjesht nuk ishte. Ishte lojtari më i moshuar i skuadrës apo ai që për nga karizma apo censusi e udhëhiqte, duke i dhënë urdhëra dhe duke i bërë formacionin. Në raste të tjera, vendosej në grup dhe është për t'u menduar se pikërisht nevoja e një pike referimi të huaj ndaj lojtarëve, të prirur që të vinin në valle në diskutim edhe (dhe sidomos) interesin personal, këshilloi në një farë mase t'i drejtohej një "trainer" apo "coach". Shprehje angleze këto të fundit, të përdorura për një kohë të gjatë edhe në Itali për të quajtur trajnerët, pjesa më e madhe me prejardhje nga Anglia, për shkak të origjinës së lojës dhe të shtetësisë mbizotëruese midis pionierëve të sportit të ri. Kësaj i detyrohet edhe zakoni, i arritur deri në ditët tona, për ta quajtur trajnerin "mister" dhe, për shumë lojtarë, që t'i drejtohen atij me këtë fjalë paksa qesharake. Në fillimet e para i krijuan për më tepër komisione, siç e dokumenton në mënyrë elokuente historia e kombëtares. Kështu Mario De Simono, portieri i debutimit kaltërosh më 15 maj të vitit 1910 në Arenën e Milanos kundër Francës, kujtonte përgatitjen e ndeshjes historike: "Në atë kohë nuk ekzistonin trajnerë në kuptimin e sotëm dhe as stërvitjet: secili prej nesh e rregullonte vetë, duke pajtuar kërkesat e punës me ato të sportit dhe pratikisht skuadrat drejtoheshin nga kapitenët. I ndjeri Umberto Meazza, ish-lojtar, ish-gjimnast, alpinist i shkëlqyer dhe arbitër cilësor (në fakt, seksioni i arbitrave milanezë u titullua me emrin e tij) dhe kolegët e tij të Komisionit Teknok grumbulluan për të enjten 5 maj, domethënë 10 ditë përpara ndeshjes kundër Francës, një grup prej 22 elementesh, të ndarë sipas sistemesh në atë kohë të ndara në 'probabël' dhe të 'mundshëm'". Komisioni Teknik përbëhej nga 5 arbitra, duke qenë se i ishte deleguar kategorisë, për sa krejtësisht e paanshme, zgjedhja e pjesëmarrësve në kapitullin e parë të aventurës së re.
Menjëherë sa po mjegulla e epokës pionieristike u daravit, konturet e figurës së re - trajnerit - u saktësuan më mirë. Periudha historike është e vendosshme të nesërmen e konfliktit të parë botëror, më saktësisht në fillimin e viteve '20, por që kanë hapur rrugën kanë qenë disa pararendës, të gjithë të përmbledhshëm në figurën e trajnerit të parë të madh të futbollit italian: anglezit Willy Garbutt. Ky ishte një sulmues i krahut të djathtë i shkëlqyer i futbollit britanik i cili, sapo kish lënë zanatin e futbollistit për shkak të një dëmtimi në gju, kishte vendosur të emigronte në Itali për të mësuar futboll. Natyrisht, mbërriti në Xhenovë, etapë e detyruar për hyrjen e topit prej lëkure në Bel Paese. Njihte vëllain e Tom Coggins, një irlandez që drejtonte të rinjtë (boys, siç quheshin atëherë) të Genoa dhe nga ky u rekomandua pranë klubit, këshilli drejtues i të cilit nga ana e tij kërkonte një trajner për të fituar mungesën e titujve që zgjaste tashmë qysh nga viti 1904. Garbutt qe një zbulim i vërtetë. Kishte në gjak pasionin për lojën e futbollit dhe idenë se vetëm një kolektiv i vërtetë, i amalgamuar mirë, mund ta arrinte suksesin. Kështu që puna e tij, që ishte ajo tipike e "coach" alla anglez (domethënë e menaxhimit të thjeshtë të lojtarëve të skuadrës së parë), zhvillohej në dy drejtime. I pari ishte mësimi i gjërave themelore. I famshëm origjinaliteti ndaj mangësive teknike: e konsideronte të papranueshme që një lojtar "të kishte një këmbë të vetme" dhe kush guxonte që t'ia bënte fjalën dysh i nënshtrohej menjëherë kurës së rastit, e cila konsistonte në heqjen e këpucës nga këmba e "mirë" përpara se të hynte në fushë për stërvitje apo për ndeshjen përgatitore. Të godisje topin prej lëkure shumë të fortë (atëherë shumë më i rëndë se sot, sidomos për shkak të komardares, për më tepër e përbërë nga një veshkë derri të fryrë dhe më pas e mbuluar me lëkurë të ashpër dhe të lidhur me një rrip që e bënte sferën në këtë pikë veçanërisht të ashpër ndaj prekjes) me këmbën e zbathur ishte njëlloj që t'i shkatërroje integritetin, duke qenë se pas disa tentativash qesharake ishte e detyrueshme që të përplaseshe me analfabetin ekstrem dhe ta detyroje në një minimin bashkëpunimi teknik.
Drejtimi tjetër ishte konsolidimi i grupit, që kryhej në dhomën e zhveshjes, larg veshëve të huaj. Pretendonte nga lojtarët e tij lojë skuadre, ndihmën reciproke dhe natyrisht respektimin e direktivave maksimale të Metodës, taktikës në atë kohë mbizotëruese, e domosdoshme për të garantuar ekuilibrin e forcave në fushë midis mbrojtjes dhe sulmit. Garbutt u largua me ravijëzimin e konfliktit botëror, sapo i çou kuqeblutë tek titulli, por do të kthehej pas luftës, duke nisur një cikël të gjatë që do ta çonte në xhiro në vende të ndryshme të Italisë. Shembulli i tij qe vendimtar. Në vitin 1923, sapo i kish shpëtuar rënies nga kategoria me 2 ndeshjet tragjikomime me Libertas Firenze, Inter vendosi që ta rregullonte situatën duke marrë një trajner anglez, Bob Spotishwood, duke blerë në përforcim të skuadrës dy lojtarë të huaj, austriakët Schönfeld dhe Veisz, ky i fundit i destinuar që të dallohej si teknik me vlera. Gjurmët e klubit zikaltër u ndoqën nga të tjerët, duke provokuar në vend "fabrikantë lojtarësh", siç u quajtën për shkak të prioritetit të dhënë stërvitjes lidhur me elementët bazë: kontrollit të topit, driblimit dhe pasimit. Për shembull, William Garbutt futi sisteme që qëndruan pastaj gjatë në përdorim, si shtyllat e vogla në rresht në fushë që lojtarët duhet t'i kalonin me top në këmbë pa i rrëzuar ose topat e varur me një litar dhe të tërhequr gjithnjë e më lart për të stërvitur atletët me shkëputjen dhe goditjen e topit me kokë. Kura e tij ishte maniakale dhe për këtë djemtë e ndiqnin në mënyrë të verbër.
"Misionari" Hogan
Rrezja e kërkimit të trajnerëve zgjerohej. Kontaktet e para ndërkombëtare kishin përhapur famën e futbollit danubian, më i rafinuar dhe më pak i ashpër fizikisht se ai britanik, të cilit megjithatë i detryonte shumë përparime të veta. Kishte qenë në fakt një trajner miti i Albionit, Jimmy Hogan, ai që kish përhapur mësimin e futbollit në vende të ndryshme europiane. Hogan kishte lindur në vitin 1888 në Angli, në Coinè të Lancashire, i dyti i 13 fëmijëve të një mjelësi katolik irlandez dhe kishte luajtur në disa klube: Nelson, Swindon, Fulham, Burnley dhe Bolton, duke krijuar një famë të mirë. Menjëherë më pas kishte shkuar në Holandë për të stërvitur Dordrecht, pastaj ishte kthyer në Angli tek Fulham, duke inauguruar një lloj ure personale midis Ishullit dhe Kontinentit që do ta bënte gjithmonë një misionar të "azhornuar" të futbollit anglez. Kthehej periodikisht në atdhe, por objektivi i tij i preferuar ishte Austria dhe këtu, për fatin e keq të tij, gjendej në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. U internua, por praktikimi i topit në fushën e burgut i dha lirinë. U lirua me kusht që ta vazhdonte në Hungari punën e tij prej trajneri dhe që t'i bënte raport periodik të rregullt policisë. Në vendin maxhar u bë i famshëm në pikën që shumë merita iu njohën shumë vite më vonë, kur në vitin 1953 Hungaria e Madhe e Gusztav Sebes befasoi botën duke shkuar e fituar në Wembley me rezultatin tenistik 6-3.
Austriakë dhe hungarezë iu shtuan kështu anglezëve në vitet '20 e '30. Shumë trajnerë të periudhës u kujtuan për një kohë të gjatë: Jozsef Ging, hungarez, 26 herë në kombëtare, përpara turit të vetëm bëri fat në Pisa (të cilën e çoi në finalen e titullit, të humbur në vitin 1921 me Pro Vercelli), duke u shfaqur si mjeshtër pedant i teknikës individuale: proverbiale seancat e tij të zgjatura stërvitore për të pozicionuar trup e këmbë të çdo lojtari për t'i siguruar mënyrën më të mirë për ta goditur topin; qe më pas tek Livorno, tek Roma, ku në fakt kujtohet më shumë se çdo gjë tjetër për xhirot e pambaruara rreth fushës me të cilat kërkonte të rriste koeficentin atletik të skuadrës, tek Modena, tek Fiorentina, tek Bari; dhe akoma Burgess tek Padova dhe tek Milan, Sturmer tek Torino dhe më i madhi i të gjithëve, Felsner, që bëri të madhe Bologna dhe qe edhe tek Fiorentina, Milan dhe Genoa. Në figurat me rëndësi më të madhe filluan të shfaqen diferencat me natyrë taktike. Kështu, Geona e Garbutt bazohej mbi forcën atletike dhe pasimet e gjata tipike të futbollit anglez, ndërsa Bologna e madhe e Felsner dalloj për elegancën e mbajtjes së topit dhe të kombinimeve të gjatë e të artikuluara përpara gjuajtjes në portë, sipas modelit "vjenez" të futbollit të kodifikuar kështu: "saktësi me topin, alternim i kombinimeve të ngushta dhe të zgjerimeve të papritura nga krahët", me lojën e mbajtur kryesisht "nën bar", sipas shprehjes hungareze, domethënë rrafsh me tokën. Dhe një shpurë e vogël trajnerësh italian fillonte të shfaqej, duke u shtuar elementëve themelorë britanikë dhe danubianë shijen spekulative dhe fantazinë tipike të mentalitetit të Bel Paese.
Gjiganti Pozzo
"Isha thirrur në detyrë pas një katastrofe. Më 20 janar, viti 1924, skuadra jonë kombëtare kishte pësuar një përmbysje në Genova. Duke luajtur në shtëpinë e saj kundër Austrisë, duke zbritur në fushë me 4 debutues në fanellën kaltëroshe, Costa i Sestrese, Vincenzi i Livorno, Grabbi i Juventus dhe Ardissone i Pro Vercelli, ajo kishte humbur me rezultatin 4-0 dhe akoma rezultati ishte pak. Ishte loja, toni, mënyra e humbjes ajo që vlente. Një mënyrë që, po ta mendosh, "akoma djeg". Ishte ndeshja e katërt që Italia humbiste apo nuk fitonte. Komisioni Teknik i përbërë nga Umberto Meazza, Rangone, Galletti, Argento dhe Agostini, megjithëse sapo ishte zgjeruar, dha dorëheqjen. Ai që në atë kohë quhej Këshilli Federal kishte si President Edoardo Pasteur nga Genova dhe si Sekretar avokatin Bianchetti nga Torino. Më dërgoi thirrje shumë herë. Më ofruan postin e Komisarit të Vetëm, post që në formën speciale të tij nuk i ishte atribuar askujt më parë".
Kështu, në rrëfimin autobiografik të Vittorio Pozzo, lindi korresponduesi kaltërosh i trajnerit dhe aventura më e madhe teknike në historinë e futbollit italian, e kurorëzuar nga 3 tituj, 2 botërorë dhe 1 olimpik, i vetmi i fituar nga Italia. Përvoja rezultoi menjëherë pozitive, duke u përqendruar mbi vlera që shumë më përpara se ato taktike do të informonin më pas aktivitetin e seleksionuesit më fitimtar të futbollit kaltërosh. Kushtojuni kujdes këtyre fjalëve, të shkruara më shumë se 40 vjet më parë: përfaqësojnë një lloj përmbledhjeje akoma sot plotësisht aktuale e detyrës parasëgjithash psikologjike e trajnerit: "Lojtarët përgjigjeshin. Qenë shumë të vendosur. Mënyra me të cilën bëheshin gjërat i motivonte, i kanalizonte, u pëlqente. Ndjeheshin në raport me atë që ishte programi, shikonin në fushë dhe në vendimet zyrtare që ai zbatohej fjalë për fjalë, nuk u frikësoheshin as befasive, as dinakërive, e dinin atë që duhej bërë dhe e bënin me thjeshtësi dhe në mënyrë të vullnetshme. Vlera e pamatshme e qetësisë së shpirtit që gjeneron tek lojtarët qartësinë e raporteve midis atyre dhe kujt komandon, m'u konfirmua qysh nga përvoja ime e parë. Shumë gjëra që kishin qenë për mua fushë konsiderate dhe studimi në vitet e gjata të jetës ushtarake, mbi mënyrën e sigurimit të besimit dhe bashkëpunimi krejtësisht moral nga ana e atij që duhej të bindej, duke iu drejtuar komunikueshmërisë dhe ndershmërisë, morën për mua fizionomi dhe konture të pastra qysh atëherë. Të mos bëja politikë me askënd, aq më pak me skuadrën, aq më pak me lojtarët dhe të qëndroja i lirë nga lidhje të çdo lloji, kryesisht nga lidhje me karakter ekonomik, që të mund të çlirohesha, po të ishte e nevojshme, në momentin në të cilin nuk mund të synohej drejt mbi qëllimin e paracaktuar".
Natyrisht, kjo pikë e fundit e ka humbur në fakt krejtësisht aktualitetin. Trajnerët e blerë nga klubet, për më tepër të ardhur nga jashtë, marrin një rrogë të rregullt, por si punonjës të thjeshtë, ndoshta me ndonjë përjashtim. Fakti që rroga e trajnerëve nuk ishte kushedi se çfarë e konfirmon fakti që nuk shkaktoi "skandal" impenjimi krejtësisht falas i Pozzo. Me pak fjalë, në dekadat e para trajneri shpesh është i panjohur për publikun e gjerë, për sa një shtojcë e thjeshtë e skuadrës, i destinuar ndoshta për popullaritet të papritur dhe jetëshkurtër vetëm në momentin që të përzihet nga Presidenti, për t'i dhënë skuadrës "goditjen" e aftë që të ndryshonte fatin e keq të një sezoni.
Shpikja e Chapman
Epoka që i paraprin konfliktit të dytë botëror është krejtësisht e përqendruar mbi "shpikjen" e Herbert Chapman, trajner i Arsenalit që duke ideuar Sistemin për të reaguar ndaj modifikimit të rregullit të pozicionit jashtëloje thyen zinxhirët e palëvizshmërisë taktike, duke influencuar mënyrën e të luajturit në të gjithë botën. Në Itali efektet janë patjetër fitimprurëse, edhe pse risia e Sistemit vonon që të hapë rrugë dhe vetëm me afrimin e luftës ndonjë trajner e adopton haptazi: pionieri është akoma William Garbutt, i njohur tashmë kudo si "shenjtori" dhe i kthyer për të drejtuar Genoa e vjetër. Garbutt provokoi një habi të caktuar, pastaj mediokriteti i rezultateve ia prishin valën novatore. Por, Sistemi pati një rëndësi vendimtare jo vetëm në planin taktik. Nga njëra anë, provokoi një dekadencë të theksuar të trajnerëve të shkollës danubiane (një nga të fundit, në mënyrë të njohur, që braktisi ankorimin pas Metodës), nga ana tjetër, edhe për pasojë, ngjalli fantazinë dhe shpirtin e iniciativës të trajnerëve italianë, sidomos të atyre të provincës. Nga ky fermentim lindi një shkollë në kuptimin e vërtetë të fjalës, krijuese e atij modeli të njohur (apo të panjohur) akoma sot në botë si "futbolli alla italian".
Ottavio Barbieri meriton një vend midis të mëdhenjve, pavarësisht se nuk ka fituar kurrgjë zyrtare (por për titullin e kampionatit të luftës, të fituar në drejtimin e Zjarrfikësve, FIGC-ja ka emetuar në vitin 2002 një medalje me vlerë sportive për këtë triumf historik), për pararendësen e farës që më pas do t'i jepte jetë sistemit catenaccio. Pararendës të tjerë të ndritshëm që hodhën farën në realitetet provinciale: Mario Villini, në drejtimin e Triestina në serinë B në sezonin 1941-1942, Alfredi Mazzoni, trajneri i Modena në sezonin 1946-1947. Fillonte të bënte rrugë ideja që një trajner i zgjuar mund të influenconte vlerat teknike duke adoptuar module taktike ad hoc. E pashmangshme që nga një kudhër e tillë të dilnin edhe figura të destinuara për madhështinë. Alfredo Foni qe i pari që guxoi, duke aplikuar taktikën e catenaccio në planet e larta të topit, duke fituar midis përbuzjes së kritikës dominuese dy tituj me Inter në fillimin e viteve '50. Gipo Viani, një tjetër pararendës i lojës alla italiane me "Vianema" e tij (Salernitana sezoni 1947-1948), hyri në nivelet më të larta të futbollit me cilësinë e strategut të rafinuar dhe qe ndoshta personazhi i parë i madh i stolit. Personaliteti i papërmbajtshëm e bëri një protagonist, shumë të aftë edhe në "shikimin" e imazhit të vet dhe që bënte karizmin e tij të peshonte në peshoren e fateve të skuadrës. Në mënyrë dinake, sapo ka arritur apogjeun me Milan, u tërhoq nga paqartësitë e zanatit (rreziku i silurimit) duke u bërë drejtor teknik, një menaxher alla anglez me të drejtën që të futej në çështjet teknike (edhe të pushonte trajnerin). Drejtoi për një periudhë të shkurtër kombëtaren dhe qe protagonist i aventurës së pafat olimpike të vitit 1960 në Romë, në të cilën pati në krah Nereo Rocco, një gjigant tjetër, profet i lojës alla italiane në Trieste e tij dhe në serinë A me Padova, përpara se të shkonte tek Milan për të nisur një epope të lavdishme. Të mëdhenjtë e catenaccio, protagonistë të shkollës italiane, tragetojnë futbollin italian e katandisur keq të pas - Superga deri në vitet '60, kur një cigan me origjinë argjentinase nuk del në skenë, duke thyer zinxhirët dhe duke hapur një epokë të re.
Revolucioni i Don Helenio
Kur Helenio Herrera mbërriti në Itali në verën e vitit 1960, tentativa ekstreme e Angelo Moratti në rrugën e vështirë të suksesit tashmë e kushtuar 10 ndërrime trajnerësh në 5 vjet, panorama e stolave është e ankoruar në disa pika fikse. Trajnerët kanë bërë hapa gjigante krahasuar me epokën e pionierëve. Konsiderohen të rëndësishëm - dhe sa! - në ekonominë e ecurisë së skuadrës dhe më të akredituarit, "të mëdhenjtë", përfitojnë shuma të majme në formën e rrogës, të quajtura të "arta" në zhargonin e kronikave gazetareske. Më i paguari par excellance ka qenë për vite të tëra peppino Bigogno, i mbiquajtur "Lordi Brummel" prej finesës në të veshur, një mbjellës floriri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Paslufte ka stërvitur Fiorentina, Milan, pastaj Torino e Lazio dhe së fundi ka rënë në Udine. Ka qenë i pari që ka prekur 10 milionë liretat në vit, një shifër hiperbolike. Sa për të dhënë një ide, shumë më tepër se llogaria e thjeshtë e rivlerësimit monetar (bëhet fjalë për rreth 120000 euro të sotme) vlen një e dhënë: në vitin 1954 mbërrin në Itali pepe Schiaffino, kampion bote katër vjet më parë dhe yll mjaft i admiruar në Botërorin e Zvicrës 1954. Milani i pranon xhevahirit të ri jugamerikan të tij një rrogë prej 6 milionësh në vit. Është e vërtetë se Sciaffino vinte nga një futboll, ai uruguaian, i largët ekonomikisht vite dritë nga ai italian, por është për t'u kujtuar edhe se Sciaffino, me origjinë ligure, do të bëhej më pas i famshëm përveç klasit të tij sensacional, edhe për kopracllëkun në kufirin e dorës tejet të shtrënguar. Domethënë, nuk e kish nënshkruar symbyllurazi kontratën. Megjithatë, në atë vit Udinese synonte lart (do të arrinte më pas e dyta pas Milan) dhe deshi të sigurojë me Bigogno një të madh në stol: e pagoi pikërisht 10 milionë lireta në vit në dorë. Akoma. José Altafini mbërrin në Itali në vitin 1958, kampion bote i saposhpallur. Në realitet, është vetëm 20 vjeç dhe është blerë gjatë turneut evropian të afrimit të Brazilit në Suedi, vendi i organizimit të Botërorit, domethënë përpara titullit. I paguar nga Milan 125 milionë, i njihet një rrogë (përfshi premiot) rreth 4 milionë në vit. Në fushë bëhet menjëherë yll, duke shpërthyer në rrjetë me 28 gola në 32 ndeshje. Si premio siguron dyfishimin e rrogës dhe makinën më në modë, një Fiat Seicento. Kjo (me shtesën e premiove të konsiderueshme për ndeshje) është rroga e tij në vitin 1960, kur Helenio Herrera, trajner fitimtar tek Barcellona, i dorëzohet joshjeve të Angelo Moratti dhe, pas një traktative jo të lehtë, siguron një rrogë përrallore: 36 milionë lireta në vit, plus premiot për ndeshje, dyfishin e atyre të lojtarëve. Për të kompletuar panoramën, le të shikojmë në shtëpinë e Fiorentina, e cila atë vit sapo ka larguar argjentinasin Luis Carniglia, titullar megjithatë akoma edhe i një viti tjetër kontratë dhe ka blerë "xhaxhain" plakush Lajos Czeczler, që do të shërbejë si adjutant - përkthyer i Nandor Hidegkuti, i blerë në Hungari. Czeizler kënaqet më një rrogë të quajtur "qesharake", 4 milionë në vit. Kurse Carniglia është midis të pasurve të stolit dhe gëzon si turist 12 milionë lireta në vit (përpara se të pranojë ofertën e Bari dhe të zëvendësojë të larguarin Capocasale). Gipo Viani, tjetër mbret i rrogës, nuk është në listë, megjithëse duke e kryer tash hopin cilësor dhe duke pretenduar, për ta lënë kombëtaren pas ekspeditës olimpike të Romës, një rrogë të majme, por si drejtor sportiv. Këto janë proporcionet në nivelet e larta, domethënë midis atyre të paktëve që i përkisnin elitës. Jashtë këtij rrethi të ngushtë, në të cilën bëjnë pjesë personazhe si Monzeglio (Sampdoria), Foni (Roma), Bernardini (Lazio), Amadei (Napoli), Valcareggi (Atalanta) dhe bile Frossi, (Genoa, në serinë B), shumica dërrmuese e trajnerëve përfiton rroga jo shumë më të larta se ajo e nëpunësve të epokës, vite drite larg nga rrogat e yjeve që në mbathje dhe bluze katalizojnë pasionet e turmës. Por ajo që i bashkon të gjithë trajnerët e Bel Paese është rëndësia vendimtare që i jepet punës së tyre kur skuadra i futet rrugës së krizës: në këtë rast, të pasur apo të varfër qofshin, i tregohen përqeshjes publike dhe shkarkohen pa shumë komplimente.
Tabela dhe miliona
Siç e thamë, ardhja e Helenio Herrera shkartis letrat. Herrera është një "magjistar" në kuptimin e plotë të fjalës. Parasëgjithash, në traktativën kontraktore me Presidentin: e paharrueshme kërkesa, natyrisht e plotësuar, e përgjegjësisë e të gjitha formacioneve interviste, nga skuadra e parë deri tek ajo e fundit e pionierëve. Ndjenjë shembullore profesionalizmi? Një klauzolë tjetër që (pas shiko, pa shiko!) i njeh dyfishin e të gjithë premiove për ndeshje që u korrespondojnë lojtarëve, të çdo niveli! Di sesi ta nxjerrë në pah rolin e tij dhe e ka tashmë në kokë moton e kuratorëve të mëdhenj të "imazhit" (siç do të fillojë të quhet shumë vite më pas): morë apo keq, boll që të flasë. Iniciativa e parë e tij, "tabelat" e famshme në dhomat e zhveshjes, i siguron tallje mizore. Ja disa shembuj: "Në jetë duhet të kesh ambicie për të arritur objektivin më të lartë të mundshëm: objektivi yt është Titulli!" ose "Në ndeshje mos u dorëzo kurrë!", për të përfunduar me ekuacionin "Klas + Përgatitje atletike + Inteligjencës = Titull kampion". Helenio nuk ia përton, gjithçka ndihmon, që të ndërtojë famën e revolucionarit të futbollit. Dhe kur, jo pa goditje të sakta të drejtuara Angelo Moratti, do të kapë më së fundi rrugën e duhur, do të jetë për të gjithë më së fundi "Magjistari" par excellance. Ndoshta për herë të parë në Itali, një trajner konsiderohet si vendimtar për fatet e skuadrës, njëlloj me lojtarët. Në çdo rast, për herë të parë trajneri është një personazh që pushton gazetat jo më pak se yjet e duartrokitur. Zarat janë hedhur. Falë Helenio, lartësohet figura e Nereo Rocco, që një vit më vonë do të blihet nga fqinji Milan dhe do të fitojë radhazi titull dhe më pas Kupën e Kampioneve. Rivaliteti i madh midis trajnerëve të dy brigjeve milaneze tërheq vëmendje dhe ushtron sharm. Vite më pas, vetë Rocco do ta pranojë se i është në mënyrë indirekte borxhli "armikut të madh" për ngjitjen vertikale të rrogës së tij. Rocco kthehet tek Milan pas katër vjetësh, në vitin 1967. Kur sapo ka përfunduar epopeja fitimtare e Interit të Madh. Në vitin 1968, me braktisjen e Angelo Moratti, edhe Herrera duhet të ndryshojë vend dhe, edhe njëherë akoma, e demonstron aftësinë e tij. Bën që të lutet nga Roma e Alvaro Marchini dhe më pas pranon një kompensim stratosferik: 258 milionë lireta në sezon. Kalimi i Herrera është një gjurmë e ndritshme për të gjithë kategorinë, që i siguron vëmendje të papara dhe mund të reklamojë kompensime më të majmë edhe jashtë rrethit të trajnerëve elitarë. Në përfundim të "kurës Herrera", në vitet '70, trajneri është i emancipuar krejtësisht dhe askush nuk ngurron më që t'i pranojë shkollës së trajnerëve italianë, e njohur në të gjithë botën, një rol parësor.
Nuk kalon i huaji
Nga ana tjetër, faktin që tashmë trajnerët italianë e kishin fituar davanë, askush nuk mund ta vinte më në dyshim. Por një aspekt tjetër i rëndësishëm i historisë së trajnerëve në Itali është lidhur me influencën e teknikëve të huaj. Dekadat e para pas Luftës së Madhe kanë qenë të pushtuar nga adhuruesit e topit të gjatë. E kemi parë: anglezë dhe danubianë i kishin bredhur në mënyrë të frytshme nëpër fshatrat tona, duke përhapur shijen për kujdesin e elementëve bazë dhe për rudimentet taktike, të domosdoshme për të shtruar kaosin e instikteve në skema loje të rafinuara të ndërtuara mbi zinxhirin e pasimeve vertikale dhe horizontale. Shkolla italiane kishte lindur për pasojë: dora-dorës që lojtarët e përgatitur nga mjeshtërit e huaj mbyllnin parabolën e tyre të lojës së luajtur transformoheshin në instruktorë, lindte një rrugë italiane e topit e pasur me elementë origjinalë. Një prej mesfushorëve më të mëdhenj italianë të çdo epoke, Adolfo Balonceri, mësoi gjenerata futbollistësh torinezë, që u njohën me emrin "Balon Boys", markë cilësore me tregim origjine e kontrolluar dhe rigorozisht në anglisht, pothuajse si për të testuar besnikërinë e plotë ndaj rregullave absolute të fushës. Në kampionatet e para me një fazë dominojnë akoma trajnerët e huaj, mbi të cilët kryen pastaj një përzgjedhje drastike të afruarit e Luftës së Dytë Botërore. Klima e regjimit nuk ishte më e përshtatshme dhe nëqoftëse ndonjë jashtëklas (si Guaita dhe Orsi) vendoste që ta mbyllte përpara kohe aktivitetin përpara se të ngecte në diçka të tmerrshme, është më shumë se e kuptueshme që edhe trajnerët e huaj, në radhë të parë anglezët, qenë më pak të tërhequr nga panorama futbollistike italiane. Në periudhën e Pasluftës, mbizotërimi i trajnerëve tanë afirmon me prepotencë qysh nga fillimi i viteve '60 dhe me bllokimin fatal. Në shkurt të 1965, kur vetoja Pasquale (President i Federcalcio) u mbyll kufijtë lojtarëve të huaj për të ruajtur produktin italian, duket logjike që të shtrihet norma edhe tek trajnerët. Një vit më pas, të nesërmen e Koresë së Veriut, fiaskos tragjike të Botërorit anglez, bllokimi përsëritet në tërësi. Në vitet e mëpasme trajnerët e huaj e mbetur janë sidomos njerëz të "lindur" nga trajnimi në Itali: Nils Liedholm është suedez, por është bërë trajner i Milan, pasi ka mbyllur karrierën e gjatë prej kampioni, ashtu si argjentinasi Bruno Pesaola tek Napoli. Në të vërtetë, vetoja nuk duket shumë e justifikuar. Tashmë nuk duket e menjëhershme lidhja midis kufijve të hapur për lojtarët e huaj dhe dështimit italian në Botërorin e 1966, më pak se kurrë rezulton e kuptueshme se çfarë dëmi mund t'i shkaktojnë nivelit të përgjithshëm të futbollit tonë trajnerët e shkollës së huaj. Sido që të jetë, bllokimi nuk duket se i shqetëson dhe aq shumë presidentët e serisë A. Në të gjithë botën është opinion pothuajse unanim se trajnerët italianë, për nga eleganca taktike, janë më të zotët në botë. Askush si ta nuk di t'i "lexojë" ndeshjet dhe t'i studiojë në tavolinë në planin strategjik. Lindin figura të reja të spikatura ndërkombëtarisht: pas brezit të Nereo Rocco, afirmohet ai i Giovanni Trapattoni, italiani i madh akoma sot në valle, që ka qenë nxënës i Rocco. Edhe "risia" taktike, e cila ka pararendës të huaj (Amaral, Vinicio, Liedholm, të gjithë flamurtarë të zonës), gjen tek Arrigo Sacchi një eksponet mjaft autoritar.
Një fat cinik dhe mizor
Megjithatë, ndërkohë në një futboll që vjen duke i zgjeruar horizontet e tij, bllokimi i teknikëve të huaj është bërë gjithnjë e më anakronik. Gjithçka ndryshon në vitin 1980, kur më së fundi rihapen, pas 16 vjetësh, kufijtë për lojtarët. Një për skuadër, shpejt pasuar nga i dyti dhe i treti, aq të dukshme janë benefitet spektakolare të iniciativës. Dhe pasi që Italia është edhe kampione e botës dhe futbolli, falë sidomos kupave, po bëhet një fenomen gjithnjë e më pak i kufizuar në kufijtë kombëtarë, i duket logjike dikujt që të kalojë panoramën asfiksuese të brendshme për të kërkuar ndonjë risi nga jashtë edhe për sa i përket stolit. Dino Viola, President i Romas, në vitin 1984 vendos që të kapërcejë hendekun: i pëlqen Sven Goran Eriksson, trajner i ri suedez që ia kalon për mrekulli në Portogali dhe e merr patjetër. Ndalimi? Eriksson teserohet si "këshilltar teknik" i Presidentit, ndërsa Roberto Claguna, zotërues patente me dëshirë, shtiret si trajner zyrtar: tifoz i lojës në zonë edhe ai, domethënë në gjendje që t'i japë një dorë njeriut të deklaruar si i parë. Shembulli, midis polemikash të ndrojtura, ndiqet nga Ascoli, i cili blen jugosllavin Vujadin Boskov si "drejtor teknik", për të ndihmuar Carlo Mazzone në stolin e klubit marchigian. Protestojnë trajnerët itanialë, por shtegu që i mundëson drejtuesit të ndjekë nga stoli skuadrën bën të heshtë gjithçka dhe në vitin 1985 Avellino ndjek rrugën, duke marrë një tjetër "shenjtor" jugosllav, Tomisllav Iviç, drejtor teknik edhe ai, me Enzo Robotti që i shërben si "mbulesë". E çara është hapur dhe në vitin 1992 lejimi i qarkullimit të lirë të punëtorëve në kuadrin e Europës së bashkuar bën që të bjerë çdo pengim. Jemi tashmë në ditët tona, kur rrethi mbyllet me trajnerët italianë të mikluar jashtë vendit. Një emigrim i vazhdueshëm gjatë dekadave që fillon të garantojë sot kënaqësi të konsiderueshme ekonomike. Fillimisht Arrigo Sacchi, Gianluca Vialli, Claudio Ranieri, Nevio Scala, pastaj Carlo Ancelotti, Roberto Mancini, Giovanni Trapattoni e Fabio Capello: nuk janë trajnerë italianë në mungesë punësimi që strehohen jashtë, por yje të solit të tërhequr nga rroga të majme klubesh dhe kombëtaresh të huaja, të cilat bëjnë çmenduri për t'i pasur.
Epilog
Zanati ka ndryshuar thellësisht. Sot, trajneri është akoma rrufepritësja e universit të vogël të skuadrës së futbollit, pika e referimit për drejtuesit, lojtarët dhe publikun. Por, universi është zmadhuar tejmase dhe fryrja e interesave ekonomike ka çuar në një rritje të tensioneve, në qendër të të cilave gjendet gjithmonë ai, maniaku i bekuar. Kështu një trajner i madh si Johann Cruijff fiton pa hesap tek Barcellona, fiton shifra miliardëshe, por i duhet të ndalet tek më e bukura për shkak të një infarkti: sot shëtitet andej këtej me dy pacemaker në zemër dhe kufizohet të fshikullojë nga pak kolegët e tij si një vejushë tashmë e zilepsur. Michel Platini (sot President i UEFA-s), që e ka bërë komisarin teknik rigorozisht pro-tempore, e ka ekzagjeruar në mënyrë lapidare: "Unë them se për të bërë trajnerin e një klubi duhet të jesh i çmendur ose duhet të keshë nevojë për para". Atëherë kur ambienti është aq i tendosur sa të sulmojë ekuilibrin mendor të teknikut. Në momentin e lënies së Inter në pranverën e vitit 1991, Giovanni Trapattoni e quajti klubin zikaltër "një lavatriçe që të shtrydh, duke të shqyer e duke të katandisur në një copë leckë". Kush e ka ndjekur në atë stol e lënë më pas si njëlloj apokalipsi personal: Osvaldo Bagnoli dhe Ottavio Bianchi kanë pushuar së trajnuari, Roy Hodgson dhe Gigi Simoni nuk e kanë gjetur më një siç duhet, duke e dhënë maksimumin e vetes. Të gjithë janë ngushëlluar nga fryrja e madhe e llogarisë bankare. Stresi është armiku i madh i trajnerit të sotëm, i cili e ka të domosdoshme, përveç një minimumi diturie tekniko-taktike, të jetë psikolog, diplomat dhe bile pak bir kurve sa të dalë i padëmtuar nga sllallomi midis komponentëve të ndryshme të rrethit. Sepse skuadrat e kanë rritur numrin e lojtarëve së bashku me kalendarin dhe për çdo lëvizje të formacionit titullar ngrihen hungërima dhe deklarime të nëndheshme lufte me mbështetjen e prokurorëve dhe të tifozëve. Pse klubet janë makina parash dhe nëqoftëse makina katandiset keq Presidenti i saj pikëllohet. Dhe së fundi publiku do gjithnjë e më shumë. Përpara gjithë kësaj, një shi parash, në Itali dhe jashtë. As më shumë e as më pak se artistët e mëdhenj e sferës së lëkurtë, trajnerët kontestohen më sokëllima sirenash miliardëshe dhe nën grupthin e vogël të elitës, që udhëton në kuota të ndryshueshme prej disa miliona eurosh në vit, të tjerët fitojnë shifra gjithmonë të rëndësishme dhe gjithmonë ose pothuajse proporcionale me të ardhurat e futbollistëve të klubit të tyre. Pastaj, herë pas here gjuhet siluri dhe dikush bën figurën e lashtë të "kokës së turkut" për të kujtuar atë që është plandosur në tokë për të paguar gabimet e të gjithëve.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers