Sekreti i madh templar


Përpara se të transportoheshin përfundimisht në Kështjellën e Rosslyn, seli e lashtë e baronëve të Rosslyn, këto arka u depozituan pranë Urdhërit të Kilwinning, Lozha Nënë e Masonerisë Skoceze. Më vonë, për shkak të zjarrit të tmerrshëm që shkatërroi kështjellën, arkat u spostuan nga vendndodhja e tyre... dhe nga momenti që në mënyrë të vrullshme u fillua ndërtimi i Kapelës së Rosslyn, në mënyrë më të arsyeshme mund të mendohet se vetë ajo u ndërtua për të fshehur pikërisht këto 5 arka të çmueshme. Kjo hipotezë intriguese u përpunua në vitet '90 nga Andrew Sinclair, që praktikoi një seri skanimesh nën Kapelën e Rosslyn dhe individualizoi 5 objekte katërkëndorë në kriptë. Zbulimi i Sinclair ushqeu spekulimin lidhur me përmbajtjen e arkave: thesarë legjendarë, përfshi objekte hipotetikë të ardhur nga Tempulli i Solomonit dhe ndoshta edhe nga ai i Herodit. Lidhur me këto objekte imagjinare u krijuan koniunktura të çdo lloji, duke hipotekuar deri se mund të gjendej ndonjë papirus i lashtë esen - rikuperuar nga tempullarët - në gjendje që të jepte indikacione deri mbi vetë Tempullarët. Indikacione të gjetur kohën e fundit nga zbulimi i "Papirusit prej bakri" (një prej papiruseve të Detit të Vdekur). Në fakt, disa indikacione të gjetur në "Papirusin prej bakri" i kanë shtyrë arkeologët që të gërmojnë në afërsi të simboleve dhe armëve tempullare, prania e të cilave duket se tregon që Kalorësit kishin kryer apo mbikëqyrur gërmime sekrete (për t'u larguar më pas me thesaret e gjetura). U avancua hipoteza që në papiruset e supozuara në brendësi të 5 arkave kishte informacione gjenealogjike të prejardhjes së Jezùsit dhe Maria Madalenës ose të paktën, siç kanë shkruajtur Christopher Knight dhe Robert Lomas në librin "The Hiram Key", informacione esene të mundshme lidhur me origjinën e masonerisë. Megjithatë, për momentin, e dhëna e vetme lidhur me papirusët është se një prej tyre përmban një diagramë me simbole që çojnë në mënyrë specifike në herësinë misterioze gjonite, një korrent mendimi gnostik nëpërmjet të cilit Tempullarët mund të jenë shuguruar në Tokën e Shenjtë. Sipas murgut benedikti francez Lambert de St. Omer, kur Kalorësit Tempullarë përshkuan Flandrën për t'u drejtuar nga veriu i Europës, kjo diagramë është harta e Jeruzalemit të Ri siç përshkruhet në "Librin e Zbulimeve". Urtësia heretike gjonite është e dukshme në këtë vizatim, për sa Mesia - figura e profetizuar për të gjetur Qytetin e Shenjtë të së ardhmes - nuk identifikohet me Jezùsin, por me Gjon Pagëzorin. Një përcaktim i tillë i korrespondon në fakt herezisë së lashtë gjonite, e cila përcaktonte se Gjoni ishte Mesia dhe, në të njëjtën kohë, themeluesi i korrentit gnostik gjonit, i përshkruar në vizionin e Jeruzalemit Qiellor. Sipas traditës heretike, kishte dy Mesia apo të Përzgjedhur: Gjoni, Mesia Prift, një shkallë nën Jezùsin, Mbreti Mesia i mishëruar. Nëqoftëse herezia gjonite është e vërtetë, duhet pranuar se kalorësit qenë gjonitë dhe adhuronin Gjon Pagëzorin shumë më tepër se Jezùsin. Veç kësaj, sikur të kishin qenë gjonitë, do të kishin frekuentuar një korrent gnostik që përfshinte rite heretike kulmuese me zbulime lidhur me natyrën e universit dhe qëllimet e ekzistencës njerëzore. Kjo do të shpjegonte se pse 5 arkat me papiruset gjonite kishin përfunduar në Kapelën e Rosslyn. Sinclair konstruktori i kapelës e konsideronte vetveten një mbrojtës dhe gardian të urtësisë gnostike Tempullare. Konti William Sinclair ishte Mjeshtër i Madh Mason i Ritit Skocez, me cilësinë e trashëgimtarit të drejtpërdrejtë të Tempullarëve të arratisur nga Franca dhe që më pas bënë Skocinë atdheun e tyre. Sipas Niven Sinclair, një patriark bashkëkohor i klanit Sinclair, në vend të rrezikut që të vdiste duke ekspozuar sekretet gnostike në posedim të tij, Konti William i murosi ato në brendësi të ndërtesës së tij të ngurtë. Ndoshta William Sinclair e dinte se duke i mbrojtur këto sekrete për përjetësinë - sekrete që provonin se Tempullarët qenë gnostikë dhe heretikë gjonit - mbronte sekretin më të madh tempullar.
Skepticizmi i Papës Klementi V
Sipas versionit zyrtar, nuhatja e parë që Vatikani pati mbi qëndrimin gnostik dhe gjonit të Tempullarëve, doli në dritë në vitin 1307 gjatë deponimeve të Kalorësve, të akuzuar për herezi. Kështu, në vitin 1308, Papa Klementi V përhapi Inkuizionin e pamëshirshëm, në mënyrë që të mund t'i marrë vetë në pyetje Tempullarët. Ishte në rrezik vetë "Truproja" e Kalorësve, që qysh nga kohët e papës Onori II dhe të Koncilit të Truasë të vitit 1129 kishte qenë milicia e Selisë së Shenjtë. Kalorësit u akuzuan me një liturgji shkeljesh heretike, çdonjëra prej të cilave mund të jetë e mjaftueshme për t'i hedhur në flakët e shenjta të Inkuizicionit, por nga kur shumë rrëfime të kalorësve u morën nën torturë ekstreme, besueshmëria e tyre ishte kompromentuar. Për pasojë, dike mos u besuar asnjëherë plotësisht akuzave dërrmuese kundër Tempullarëve të tij të adhuruar, Klementi V dërgoi që të thirreshin në mënyrë të besueshme 72 Kalorës për t'u transportuar nga Parisi në vilën e tij të Puatjesë në jug të Francës, ku ishte e sigurtë se do t'i riformulonin dëshmitë e tyre të mëparshme. Le të imagjinojmë befasinë e tij kur, pasi i ka siguruar Kalorësit se në shtëpinë e tij qenë të sigurtë, nuk ka rëndësi sesa dërrmuese dhe të besueshme kishin qenë rrëfimet e tyre, Tempullarët refuzuan që t'i diskreditojnë rrëfimet e lëshuara më parë në dhomat e errëta dhe të lagështa të torturave të Parisit. Papa Klementi, që në thelb ishte një punonjës në shërbimin e Mbretit Filip i Bukuri, vetëm mund të tundte kokën dhe të ankohej se Kalorësit e tij kishin devijuar në njëfarë mënyre nga vija e drejtë. I alarmuar kishte zbuluar në fund se të gjitha deklaratat e turpshme kundër Tempullarëve qenë realisht të vërteta. Më së fundmi, Papa u shtrëngua që ta pranojë faktin se i kish humbur Kalorësit e tij. Në brendësi të heshtjes së apartamenteve të tij, Papës së turbulluar i është dashur që të pyesë më vonë nëse Tempullarët vërtet kishin qenë ndonjëherë një ushtri kristiane e Kishës.
Ajo që Vatikani mësoi realisht
Qysh nga kohët e dëgjimit privat të Tempullarëve me Klementin V, ishte duke lindur bindja se anipse Papa kish qenë i verbër lidhur me aktivitetet e Kalorësve, ofiqarë të tjerë të Kishës patjetër duhet të kenë qenë informuar në brendësi të Vatikanit dhe t'i njihnin prirjet e tyre heretike. Për shembull, sipas një dëshmie të dhënë gjatë proceseve tempullarë nga njëfarë At Antonio Sicci, disa prej aktiviteteve gnostike të Kalorësve kishin qenë dëshmuar nga spiunë vatikanas në Palestinë shumë kohë përpara vitit 1307. U bë edhe e qartë gjatë proceseve tempullare se të dy, Vatikani dhe Mbreti Filip IV i Francës, kishin pasur spiunët e tyre që mbikëqyrnin aktivitetet e Kalorësve në Europë shumë kohë përpara vitit 1307 pasi disa prej tyre u zgjodhën më vonë si dëshmitarë të akuzës. Ishte për shkak të dëshmisë së zbuluar nga këta spiunë parësorë që muaj përpara arrestimeve masive të Tempullarëve, Mbreti Filip mësoi me saktësi se mbi çfarë aktivitetesh heretike t'i udhëzonte 12 spiunët e tij të zgjedhur në mënyrë speciale për të kërkuar kur të infiltronin në komunitete të caktuara Tempullarë. Monarku mund të ketë mësuar edhe çfarë herezishë të kërkonte, duke studiuar informacionet e ndodhura në brendësi të një dokumenti sekret Tempullar. Ky dokument, i titulluar "Pagëzimi i zjarrit" dhe shpesh i treguar nga historianët e Tempullarëve si "Rregulli sekret i Tempullarëve", u zbulua më vonë në vitin 1780 në Bibliotekën e Vatikanit nga një peshkop danez. I shkruar në vitin 1240 A.D. nga një maestro tempullar francez i quajtur Roncelinus, duket se mund t'u ketë dhënë dritën jeshile të gjitha shkeljeve heretike për të cilat Kalorësit u akuzuan në shekullin XIV. Leja për të braktisur në çfarëdo mënyre herezinë tempullare mund të gjendet në këtë dokument, përfshi përdhosjen e Kryqit, refuzimin e Krishtit si Shpëtimtari, marrëdhënia seksuale dhe adhurimi i kokës së një idhulli të njohur si Bafomet. Ka edhe një pasazh në brendësi të dokumentit që u jep leje Kalorësve që të anëtarësojnë gnostikë të tjerë në urdhrin e tyre, përfshi katarët, bogomilët dhe deri asasinët. Sikur dokumenti në fjalë të kish qenë vërtet në qarkullim në fillimet e vitit 1240 A.D., atëherë do të kish qenë një detyrë e lehtë për kishën apo për një spiun mbretëror që të siguronte një kopje të tij për punëdhënësit e tij.
Kalorësit e Shën Gjonit
Një pjesë e konsiderueshme e dëshmisë së faktit që Vatikani ishte në dijeni të prirjeve heretike gjonite të Tempullarëve erdhi në mesin e Tetëqindës, kur Papa Piu IX mbajti të famshmi "Leksion i Piut të Nëntë kundër masonerisë së lirë". Në fakt, ky diskutim tregon se Vatikani ishte në mënyrë të përsosur në dijeni të marrëdhënies heretiko - gjonite të Tempullarëve. Në epokën e diskutimit monumental të tij, Papa po pësonte presione të mëdha në mënyrë që të pozicionohej kundër lulëzimit të sekteve të shumta gnostiko - heretike që formoheshin në Francë, një prej të cilëve ishte Kisha Gjonite e Kristianëve Primitivë. Ky sekt pohonte se zbriste drejtpërsëdrejti nga Kalorësit e parë Tempullarë dhe kreu i sektit, Bernard Fabre-Palaprat, deklaronte se ishte një Maestro i Madh Tempullar, trashëgimtar si i Hughes de Payen, ashtu dhe i Apostullit Gjon. Denigrimi vijues i Papës Piu ndaj sektit gjatë diskutimit të tij provoi se kisha kish qenë dukshëm në dijeni për qindra vjet me radhë për një shoqërim të ngushtë tempullaro - gjonit: "Gjonitët ia atribuojnë Shën Gjonit [Pagëzorit] themelimin e kishës së tyre sekrete dhe etërit e shenjtë të mëdhenj të sektit morën titullin e Krishtit, të të Zgjedhurit apo të të Kosnakruarit, dhe afirmuan se e kishin pasuar njëri-tjetrin nga Shën Gjoni me një suksesion të pandërprerë pushtetesh papnore. Ai që në periudhën e themelimit të Urdhërit të Tempullit i deklaroi këto prerogativa imagjinare quhej Teoklit; njohu Hugues de Payens, e anëtarësoi tek misteret dhe me shpresat e kishës së tij të pretenduar, e joshi me idetë e Klerikut Suprem dhe të mbretërorllëkut suprem dhe në fund e caktoi si pasuesin e tij". Diskutimi i Papës Piu shpejt u mbështet nga disa historianë ezoterike shumë të respektuar të shekullit XIX. Tek "Isida e Zbuluar", Madam Blavatski ka treguar: "Ata [Kalorësit Tempullarë] në fillim qenë Kalorës të Gjon Pagëzorit të vërtetë, i cili qante në shkretëtirë dhe ushqehej me mjalt të egër dhe karkaleca", ndërsa bashkëkohësi i saj, pinjolli i vetëquajtur i Tempullarëve dhe kabalisti Elifas Levi, shprehet kështu tek "Historia e Magjisë": "Tempullarët kishin dy doktrina: njëra ishte e fshehtë dhe e rezervuar për liderët, duke qenë ajo e gjonizmit, kurse tjetra ishte publike, duke qenë doktrina katolike romake... Vetëm krerët e dinin qëllimin e Urdhërit që vartësit e ndiqnin pa dyshuar". Kështu, Levi konfirmoi lidhjen e Tempullarëve me gjonitët gnostikë, por shkoi një hap tjetër përpara duke treguar se qenë kryesisht Maestrot e Mëdhenj dhe krerët e Urdhërit ata që qenë në dijeni për aktivitetet heretike të Kalorësve. Ky nocion është konfirmuar nga transkriptimet e hartuara nga Koncili Papnor gjatë gjuetisë së tempullarëve që tregonin se kur Kalorësit qenë pyetur rreth njërit prej riteve më të rëndësishëm gjonitë, atë të adhurimit të kokës së një idhulli të quajtur Bafomet, vetëm krerët e Urdhërit dinin diçka. Gardiani i kokës në atë kohë, Hughes de Peraud, i dyti i komandës nën Maestron e Madh Tempullar, Jacques de Molay, që e çoi në mënyrë sekrete kokën nga një komunitet tempullar tek tjetri çdo herë që kishte anëtarësim apo ceremoni për të cilat kërkohej prania e saj.
Çfarë ishte Bafometi?
Kush apo çfarë ishte Bafometi dhe në çfarë mënyre i lidhin Tempullarët me gjonitët? Gjonitët bashkëkohorë, të paktën në dukje, u ndanë nga korrenti kryesor i Tempullarizmit duke deklaruar se ishin në dijeni që kisha e tyre, Kisha Apostolike Gjonite, Bafometi i Tempullarëve, ishte në zotërim të urtësisë sekrete të trashëguar drejtpërsëdrejti nga krerët e Kalorësve Tempullarë. Sipas James Foster, primat i Kishës Gjonite, Bafometi i Tempullarëve ishte koka e prerë e Gjon Pagëzorit, "Mesia" i traditës gjonite. Kjo do të shpjegonte shenjtërinë ekstreme që Tempullarët i atribuonin kokës dhe pse i ishte në posedim ekskluzivisht i dyti i komandimit të Urdhërit. Sipas Tempullarëve, në ndjekje të tyre koka posedonte një pushtet special në gjendje që të "bënte tokën pjellore dhe të lulëzonte pemët". Sipas legjendës, kur koka e Gjonit i gjet nga Tempullarët në Pallatin Bukelon në Kostandinopojë gjatë Kryqëzatës së IV-ët, kjo përdorej për të mbajtur në jetë një perandor të Perandorisë Bizantine të shekullit XI ("kalohej" çdo ditë mbi trupin e tij, për t'i transmetuar pushtet dhe energji). Ky pushtet, i njohur si Shpirti i Shenjtë në Perëndim dhe në Lindje, është i njëjti pushtet me të cilin Gjoni është mbrujtur gjatë jetës së tij në Tokën e Shenjtë. Është kjo fuqi që mund të zgjohet si një energji evolutive dhe normalisht joaktive në bazën e shtyllës kurrizore dhe mund të përfundojë në vetëdije gnostike. Përveç adhurimit të Bafometit, Tempullarët u akuzuan për shumë rite të tjera heretike, të cilët mund të shpjegohen në mënyrë unike në raport me formimin gnostik të tyre. Për shembull, u akuzuan se putheshin në kërthizë dhe në bazën e shtyllës kurrizore, për të aktivizuar fuqinë e Kundalinit... dhe pastaj në gojë për t'i përcjellë fuqinë e zgjuar. Bëhej fjalë për një rit ezoterik krejtësisht të ngjashëm me atë të praktikuar prej mijëra vjetësh në disa sekte orientale... Edhe aktivitetet homoseksuale për të cilat u akuzuan, do të ishin në realitet praktika tantrike të zgjimit të Kundalinit, nga momenti që në disa sekte gnostiko - gjonite evropiane, (si për shembull O.T.O-t) këto rite seksuale janë ruajtur, duke qenë trashëgimi e Kalorësve Tempullarë...
Alegori të Ungjijve
Sipas gjonitëve, të cilët qenë dishepuj të Gjon Pagëzorit, rrëfimet e Ungjijve qenë vetë alegori, çelësi i të cilave gjendet në Ungjillin e Gjonit 21,25: "Ka akoma shumë gjëra të tjera të kryera nga Jezùsi, që sikur të qenë shkruara një për një, mendoj se vetë bota nuk do të mjaftonte për të mbajtur librat që do të duhej të shkruanin"; do të kishin qenë vetëm një ekzagjerim qesharak sikur të mos ishte bërë fjalë për një alegori. Ata pretendonin që të njihnin faktet historike dhe reale të Jezùsit duke adoptuar pjesërisht traditat hebraike dhe pjesërisht historitë e Talmudit (në brendësi të Talmudit gjenden të përhapura elementë të urtësisë ezoterike ngushtësisht iniciative, në mënyrë të veçantë në traktatin Hagigah). Gjonitët tregonin se në Nazareth një vogëlushe me emrin Miriam u befasua nga njëfarë Pandira apo Panther, i cili me veshjen dhe emrin e të fejuarit të saj Joachanan, u fut në dhomën e saj dhe e përdhunoi. Duke mësuar për ngjarjen e trishtuar, Joachanan e la pa e kompromentuar, vogëlushja lindi një djalë të cilit ju dha emnri Joshua apo Jezùs. Një rabin me emrin Jozef e adoptoi fëmijën dhe e mori me vete në Egjipt, ku u anëtarësua në shkencat sekrete. Priftërinjtë e Osirisit e konsakruan sovran pontifik të fesë universale, duke njohur tek Ai mishërimin e Horusit prej kohësh të anonçuar ndjekësve. Jozefi dhe Joshua i kthyen në Judea ku shkenca dhe virtytet e djaloshit ngjallën zemërimin dhe zilinë e priftërinjve, që një ditë i goditën lindjen ilegjitime të tij. Joshua, që e donte dhe e nderonte nënën, diti që ta nxirrte nga mjeshtri të gjithë historinë e krimit të Pandira dhe të fatkeqësive të Miriam. Instikti tij i parë në mes të një ceremonie martese qe ai i që ta mohojë: "Çfarë mua dhe çfarë ty?" që nuk duhet të kihet me të asnjë raport - (përkthyer në Ungjillin e Gjonit 2,4: "Çfarë kam të bëj me ty, o grua?"), por më pas duke menduar se gruaja nuk meritonte të ndëshkohej pse nuk kish faj për sa kish pësuar, tha: "Nëna ime nuk ka mëkat, nuk e ka humbur virgjërinë e saj dhe gjithsesi është nëna ime; le t'i bëhet nderim i dyfishtë! Për sa më përket mua, nuk kam baba mbi tokë. Jam bir i Zotit dhe i njerëzimit!". Gjonitët e zbrisnin këtë traditë tek Gjon Pagëzori, duke i atribuuar themelimin e Kishës sekrete të tyre. Etërit e shenjtë të këtij grupi e merrnin titullin e Krishtit me suksesin nëpërmjet një transmetimi të pandërprerë pushtetesh nga Apostulli Gjon.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers