Globalizimi "i ri"

Atyre që kanë qenë të aftë ta shikojnë në një perspektivë historike fenomenin që ka karakterizuar të gjithë botën duke filluar nga vitet '70 të shekullit të kaluar, globalizimi nuk u duket si diçka vërtet origjinale
Fundi i globalizimit në perspektivën historike

Zgjim dhe centralitet i Kinës - Globalizimi, sipas një opinioni tejet të përhapur, do të duhej të reduktonte dizekuilibret botërore. Por industrializimi shumë i shpejtë i Kinës ka vendosur premisat për dizekuilibre të reja në ndarjen ndërkombëtare dhe në gjeografinë e pushtetit botëror.
Shumë - edhe pse jo të gjithë dhe ndoshta as shumica - e ekonomistëve dhe e historianëve që janë marrë me procesin e kohëve të fundit të globalizimit kanë nxjerrë në dritë faktin se nuk bëhet fjalë për një fenomen kaq të ri si buja dhe klishetë e përhapur nga mediat do të linin të besohej. Që bile një proces historiko-ekonomik shumë i ngjashëm ishte parë tashmë të niste nga shekulli XVI, i shpërthyer nga zbulimet e mëdha gjeografike të fundit të Katërqindës: jo vetëm zbulimi i Botës së Re nga ana e Kristofor Kolombit, por edhe hapja, nga ana e portugezëve, e rrugës krejtësisht detare të kërkuar për një kohë të gjatë drejt Indive Lindore. Dhe që ky proces i kish dhënë jetë - pas dy shekujsh luftash midis perandorive të mbështetura mbi kontrollin e oqeaneve - dhe një rendi botëror të destinuar që të mbetej pakashumë i qëndrueshëm për një periudhë të gjatë: për periudhën që shkon nga përfundimi i luftërave napoleoniane deri në fundin e shekullit XIX dhe, për aspekte të caktuara, edhe më tej.
"Globalizimi i parë", fenomen po aq dinamik sa ai që ka karakterizuar 30-vjeçarin e fundit, me karakteristika shumë të ngjashme, por me ritme shumë më të ngadalta, i kishte dhënë në një moment të caktuar një rendi botëror të qëndrueshëm, që kishte Anglinë si vendin hegjemon dhe sidomos si vend qendror i një sistemi ndërkombëtar të bazuar - ashtu si ky i sotmi - mbi epërsinë e faktorëve ekonomikë respektivisht atyre politikë, mbi rëndësinë më të madhe të tregtisë detare respektivisht kontrollit territorial dhe mbi epërsinë e spekulimit prodhues të shtyrë në nivel ndërkontinental respektivisht pavarësisë së vendeve të veçanta.
Globalizimi i "vjetër"
Një revolucion po aq i jashtëzakonshëm sa ai që kemi asistuar në 30 vitet e fundit - më i ngadaltë, por jashtëzakonisht më i dukshëm - kishte ndodhur gjatë Pesëqindës, kur zhvillimi në ishujt e Karaibeve i kulturës së kallamsheqerit, me origjinë nga Deti i Kuq, i mundësoi Europës që të disponojë një masë të madhe resursesh ushqimore tejet energjetike, shtesë respektivisht atyre të prodhuara nga bujqësia e saj. Pasoi mundësia për të ushqyer një numër të madh krahësh pune të hequra nga puna në fushë; një numër i mjaftueshëm pasi, të vëna në punë minierat e hekurit e të qymyrit, siguruan lëndët e para të nevojshme për revolucionin industrial.
Ardhja e europianëve në Amerikë dhe sëmundjet e reja që ata sollën me vete kishin shkatërruar pjesën e madhe të popullsisë autoktone, që veç të tjerash ishte tejet krenare dhe e mësuar me lirinë për të pranuar realitetin e rij, duke preferuar nganjëherë vetëvrasjen masive në vend të punës në kushte skllavërie. Qe kështu që për punën në plantacionet e kallamsheqerit u bë e nevojshme të shkohej e të kërkohej në brigjet atlantike të Afrikës resurset njerëzore të nevojshme. Por në atë mjedis tropikal - jo rastësisht i quajtur "varri i njeriut të bardhë" - rezultoi e preferueshme të përdoreshin tribùtë vendase luftarake, si puna e atyre Ashanti dhe Mandingo, të cilët ngarkoheshin me kapjen e skllevërve dhe të paguheshin me produktet e industrisë europiane: për shembull, një mashkull i rritur, një pushkë; një grua, një shportë; një fëmijë, një thikë.
Me mundjen e terrorit të oqeaneve që deri më atëherë kishte ndarë botën në blloqe jo komunikuese, lindi kushti një trekëndëzim tregtar midis Europës, Afrikës dhe Botës së Re, që pati pasoja revolucionare sociale dhe gjeneroi me shpejtësi nevoja të reja, përfshiu vende të tjera, përcaktoi transferime të jashtëzakonshme dijesh dhe teknologjish.
Jeta në miniera dhe në fonderi e një kuote në rritje të popullsisë europiane e kishte bërë punën diçka shumë më të pisët e më të rrezikshme nga sa kish qenë ndonjëherë lodhja nëpër fusha. Karakteristika e parë, natyra e re e pisllëkut, çoi në Europë në një shpërthim të kërkesës për sapun; e dyta, rrezikshmëria e punës në impiantet industriale, në nevojën për t'iu drejtuar ushqimeve që të stimulonin vigjilencën dhe vëmendjen. Por asnjëra prek këtyre dy nevojave nuk mund të plotësohej me resurset e vendeve të sprovuara. Pasoi zhvillimi në Afrikë, me investime dhe teknika të tipit industrial të ardhura nga Anglia dhe Hollanda, të prodhimit të sasive të mëdha të vajit të palmës dhe nga kjo lindja e plantacioneve që qenë në fakt struktura prodhuese të tipit kapitalistik, të menaxhuar nga managers të huaj apo të arsimuar jashtë vendit, me forcë pune me rrogë të mbajtur nga një disiplinë e tipit ushtarak dhe e ashpër sa ajo që mbretëronte në bordin e anijeve me të cilat disa popuj të Europës atlantike po merrnin kontrollin e rrugëve oqeanike.
Dhe për t'iu përgjigjur nevojave, në një Europë gjithnjë e më shumë të mekanizuar, të zakonit të pirjes së pijeve eksituese si çaji dhe kafeja, sistemi i plantacioneve u zgjerua në Afrikën Ekuatoriale (për kafenë) dhe në nënkontinentin indian (për çajin).
E gjitha kjo, nga njëra anë, nënkuptonte një hop cilësor të Afrikës në kuadrin e specializimit të kontinenteve të ndryshëm, si furnizues të thjeshtë të krahut të punës jo të kualifikuar dhe eksportuese commodities të prodhuara me procese të tipit industrial dhe, nga ana tjetër, përfshirjen në ndarjen e sapolindur të pinës të pjesëve të reja dhe të pafundme të botës që deri më atëherë kishin qenë të panjohura ose që përpara kalimit të Kepit të Shpresës së Mirë nga ana e Vasko De Gamas nuk kishin pasur përveçse raporte shumë të kufizuara me Europën, me përjashtim të specieve dhe sasive të vogla të mëndafshit. Edhe pse gjatë Mesjetës europianët nuk kishin asgjë për të ofruar në shkëmbim që Azia të mos e kishte apo të mos e kishte në cilësi më të mirë.
Nga ana e tyre, tributë Ashanti, Mandingo dhe aleatët e tjerë afrikanë të tregtarëve të skllevërve anglezë dhe holandezë nga furnizues të europianëve të krahut të punës me çmim të leverdisshëm për kolonitë e tyre amerikane, domethënë nga gjuetarë të skllevërve, arritën me ngadalë të ngjisnin pozicione më të mirë në ndarjen ndërkombëtare të punës, duke imituar nga europianët teknikën e plantacionit për të prodhuar një frut deri më atëherë të panjohur, me origjinë nga Bota e Re, jashtëzakonisht energjetik, por shumë i hidhur dhe praktikisht jo i ngrënshëm deri kur nuk qenë bërë të disponueshme sasira të mëdha sheqeri. Kështu, tributë Ashanti u bënë prodhuesit e parë botërorë të kakaos, shumë e vlerësuar në tregun evropian duke filluar nga Shtatëqinda dhe kanë mbetur të tillë deri në mesin e shekullit XX.
Është e lehtë të dallohet analogjia me sa ka ndodhur gjatë procesit të kohëve të fundit të globalizimit. Në botën e re të ribashkuar nga rënia e barrierave ideologjike dhe nga mbarimi i terrorit bërthamor, jo më pak i frikshëm nga sa nuk kish qenë ai i oqeaneve përpara fundit të Katërqindës - vendet fillimisht te hyrja në ndarjen ndërkombëtare të punës si furnizues të thjeshtë të krahut të punës me kosto shumë të ulët e kanë ngjitur me shpejtësi dhe me aftësi piramidën teknike dhe organizative dhe po transformohen në eksportues mallrash tradicionalisht të prodhuara nga vendet europiane apo, me një transformim që kujton atë të zbatuar nga tributë Ashanti, deri në eksportues mallrash të reja të siguruara duke kryqëzuar teknologjitë e ndryshuara nga Perëndimi me lëndët e para të importuara nga zonat më pak të zhvilluara.
Faza e globalizimit e hapur me zbulimin e Amerikës dhe përparimet e shkëmbimit të lirë që kanë pasuar kanë çelur një periudhë historike lidhur me të cilën gjykimi nuk mund të jetë përveçse shumë pozitiv. Jo rastësisht përkon lindjen e erës moderne me datën e zbulimit të Amerikës, edhe pse zhvillimi ekonomik i Botës së Re nuk do të fillojë të jetë domethënës vetëm një shekull pas hyrjes me titull të plotë të Azisë dhe të Afrikës në sistemin e shkëmbimeve dhe në ekonominë botërore, anipse beneficet ekonomike të ndarjes ndërkontinentale të punës, gjatë gjithë Gjashtëqindës dhe Shtatëqindës, do t'u nënshtrohen kushtëzimeve politike shumë të forta.
Secili prej vendeve europiane me dalë në Atlantik - Portugalia, Spanja, Franca, Hollanda dhe Anglia - do të përvetësojë në fakt pjesë të ndryshme të kontinenteve ekstraeuropiane dhe do të promovojë një ndërvarësi ekskluzive midis mëmëdheut dhe kolonive amerikane dhe aziatike. Një rrjet i dendur shkëmbimesh do të realizohet kështu vetëm në brendësi të çdo aspekti perandorak, ndërsa midis një perandorie dhe tjetrës do të ngrihen barriera që kaloheshin vetëm nga pirateria dhe nga lufta në lëvizje.
Do të jetë vetëm më pas që imperializmi do të ndryshojë, nga një doktrinë e primatit të politikës në një doktrinë të primatit të ekonomisë, domethënë pas ardhjes të të ashtuquajturit Free Trade Imperialism, dhe pasi që Anglia do t'i shkatërrojë një e nga një perandoritë rivale, që do të lindë, të nesërmen e luftërave napoleoniane, një sistem shkëmbimesh vërtet planetar, një treg global dhe një erë të gjatë në të cilën konfliktet do të jenë relativisht pak të rëndësishëm dhe sidomos me karakter jobotëror. Do të ndodhë kështu në shekullin e mëpasëm, midis viteve 1815 e 1914, verifikimi historik i asaj që është nuhatur nga Hjum dhe Monteskjë, domethënë i raportit të ngushtë midis shkëmbimit të lirë dhe paqes.
Një botë e hapur dhe paqësore
Monteskjë ka hyrë në histori si teoricieni i ndarjes së pushteteve: një hap themelor në kërkimin mijëvjeçar dhe gjithmonë aktual të formave dhe instrumenteve të qeverisë që i mundësojnë shoqërisë dhe individëve të veçantë që të mbrohen nga abuzimet, nga shkeljet dhe nga gabimet e qeveritarëve të tyre. Por i njëjti Monteskjë ishte goxha i vetëdijshëm dhe në mënyrë të dhimbshme i vetëdijshëm për faktin që ndarja e pushteteve të shtetit midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit nuk mund ta mbronte shoqërinë nga krimi maksimal që mund të kryejë një qeveri kundër popullit të saj: ai i futjes në një luftë jo të nevojshme.
Për ta siguruar këtë objektiv themelor dhe suprem duhej shkuar përtej ndarjes së thjeshtë të pushteteve të mishëruara në institucione. Duhej që në brendësi të vetë shoqërisë të ekzistonin kundërpushtete joinstitucionalë, kundërpushtete të fjetur, që të aktivizoheshin kur ndarja e pushteteve të krijuara të mos mjaftonte më, si në rastin e një kërcënimi lufte. Dhe filozofi i shikonte këto kundërpushtete në bartësit e interesave ekonomike që lufta do të dëmtonte si bërthama jo e një force që nuk bënte politikë me kohë të plotë, por të një "pushteti të paqes" që aktivizohej vetëm në rrethana të caktuara.
Për të dhënë një shembull të lehtë dhe bashkëkohor, nëqoftëse një inisiativë e pushteteve të krijuara do ta kish çuar disa vjet më parë Italinë, industria e këpucëve e të cilës ka qenë për dekada blerësi kryesor botëror i lëkurëve, në një konflikt serioz me Indinë, gjithmonë eksportuesi kryesor botëror, është e lehtë të parashikohet që eksponentët e industrisë së përpunimit dhe të këpucëve do të shndërroheshin sa hap e mbyll sytë nga një komunitet paqësor i kushtuar vetëm ndaj punës dhe fitimeve në një grup politikisht militant i vendosur që të arrijë zgjidhjen e konfliktit: praktikisht në një "parti paqeje me Indinë" të vendosur për ta ndryshuar me çdo kusht politikën e jashtme të Italisë në mënyrë që të heqin çdo pengesë apo rrezik pengese ndaj fluksit normal të importimeve nga ky vend i veçantë. Nuk do të ishte një parti bartëse e një politike të jashtme krejtësisht të ndryshme, duke qenë se këtyre njerëzve të zot nuk u intereson asgjë për çështjet e mëdha botërore, por një parti e vendosur që të sigurojë një politikë të jashtme të ndryshme vetëm lidhur me një pikë specifike: raportet me Indinë. E zgjidhur mbi baza paqësore kjo pikë specifike, "partia" në fjalë do të kthehej "në gjumë", e gatshme që të zgjohej me po aq energji vetëm atëherë kur do të ishin sërish në rrezik furnizimet me lëkurë nga India, por edhe sikur pushtetet e ngritura të silleshin në mënyrë të tillë sa të kërcënonin rrjedhjen e qetë të tregtisë në fjalë midis Italisë e Shteteve të Bashkuara apo Italisë e Gjermanisë, duke qenë se këto dy vende janë prej vitesh importuesit kryesorë të produkteve italiane në sektorët e lëkurëve.
Tregtia e lirë, nuhasnin Rikard, Hjum dhe Monteskjë, sjell pashmangshmërisht në specializimin prodhues të vendeve të ndryshme dhe, për pasojë, në ndërvarësinë e tyre. Nga ana e saj, kjo bën të lindë në secilin vend një pluralitet subjektesh dhe, për pasojë, "partish në gjumë", të interesuara ndaj paqes. Ama jo për një paqe gjenerike, por për paqe specifike, me këtë apo atë vend. Parti në gjumë, sigurisht, ama gjithmonë të gatshme të zgjohen e të hyjnë në veprim, duke i bërë kështu qeveritë një lloj Guliveri në plazhin e liliputëve, të lidhur me fije shumë të holla, por në tërësinë e tyre paralizues. Siç do të ndodhte në një vend industria e këpucëve të të cilit të ishte e varur nga India, ajo e naftës nga Libia, ajo e makaronave nga mielli amerikan, ajo e gazit nga Rusia, ajo elektrike nga Franca, ajo turistike nga Gjermania, ajo e makinave industriale nga tregjet në vendet me industrializim të fortë, ajo e automobilave nga outsourcing në Amerikën Latine dhe Europën Lindore, ajo aeronautike nga tenderat amerikanë dhe një pjesë e import-eksportit nga Zvicra dhe Austria për të lejuar që kamionët e huaj të përshkojnë territorin e tyre.
Në masën në të cilën liria e shkëmbimeve favorizon specializimin, ajo tenton kështu të modifikojë raportet e brendshme në çdo vend, duke shumëfishuar kundërpushtetet e shoqërisë të destinuara që të ekuilibrojnë pushtetin politik, domethënë duke shumëfishuar "partitë e paqes". Jo rastësisht, teoritë kundra tregtisë së lirë, autarkisë, vetëmjaftueshmërisë në këtë apo atë fushë, zhvillimit nëpërmjet zëvendësimit të importimeve, janë justifikuar gjithmonë me nevojën për "të mos qenë të dëmtuar shumë në rast lufte", por në realitet kanë shoqëruar gjithmonë periudhat e luftës dhe të afrimit me të dhe në shumë raste edhe e kanë favorizuar, duke bërë të lindin në shoqëri interesa private të mbrojtura, grupe industrialë operues me një logjikë arsenali dhe jo me një logjikë tregtare, me një logjikë efikasiteti shkatërrues dhe jo efikasiteti ekonomik: edhe këto "kundërpushtete" socialë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Me një fjalë "parti të luftës" në kuptimin e vërtetë të fjalës, por jo në gjumë, bile të shtrënguar në një aksion të vazhdueshëm lotimi që tenton të kushtëzojë pushtetet "zyrtare".
Globalizimi i "ri"
Atyre që kanë qenë të aftë ta shikojnë në një perspektivë historike fenomenin që ka karakterizuar të gjithë botën duke filluar nga vitet '70 të shekullit të kaluar, globalizimi nuk u duket si diçka vërtet origjinale dhe e panjohur. Përkundrazi, si një fazë e re e vetë atij fenomeni që i ka garantuar botës një periudhë paqeje të gjatë dhe kjo bën që në perspektivë, edhe pse diferencat nuk mungojnë, të priten pasoja po aq përfituese sa ato që në kompleks kanë shënuar epokën moderne. Dhe që i pret në një horizont kohor relativisht të shkurtër, edhe pse rënia e pengesave në komunikime dhe ulja e fuqishme e kostos së transporteve - e ashtuquajtura "vdekje në largësi" - kanë përcaktuar dhe po përcaktojnë akoma një reduktim drastik të ritmeve me të cilat shumëfishohen marrëdhëniet e ndërmjetme midis kombeve, ekonomive dhe qytetërimeve, ashtu si dhe një "përshpejtim i historisë" në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në rrënjë të kësaj, si të çdo faze tjetër të globalizimit është në fakt një rritje e fortë e shkëmbimeve, që i detyrohet një hop përpara në ndarjen ndërkombëtare të punës dhe, për pasojë, të specializimit të vendeve të ndryshme të botës në produkte të ndryshme.
Megjithatë, ekziston një diferencë mjaft rrënjësore midis fazave të mëparshme të globalizimit dhe asaj aktuale dhe qëndron në faktin që në globalizimin e Pesëqind - Gjashtëqindës një primitivitet i egër karakterizonte territoret e Botës së Re, së bashku me një dekadencë politike të madhe të atyre pjesëve të Azisë dhe të Afrikës që qenë përfshirë në një sistem ekonomik botëror të centruar më parë mbi fuqitë e ndryshme (Spanjë, Portugali, Francë, Hollandë dhe Angli) sesa qenë ndarë dhe pastaj vetëm mbi Anglinë. Veç kësaj, territoret e reja të hyra në sistemin eurocentrik pas zbulimeve të mëdha gjeografike qenë gjysmë të populluara, aq është e vërtetë sa u desh të populloheshin duke restauruar skllavërinë, një turp që kristianizmi e kish zhdukur gjatë të gjithë mijëvjeçarit mesjetar dhe që rishfaqet në Perëndim vetëm në përkim me rizbulimin e botës klasike, me Rilindjen, me Reformën dhe, pikërisht, me fazën e parë të globalizimit.
Kurse sot përfshirja shumë e shpejtë e pjesëve të reja të botës në sistemin atlantikocentrik që ka karakterizuar ekonominë botërore gjatë dy shekujve të fundit ka të bëjë në radhë të parë me një vend me qytetërim të lashtë dhe tradita perandorake të mëdha, popullsia e të cilit - e pafundme dhe tejet patriote - i atribuon rëndësi shumë të madhe kulturës dhe shkencës. Domethënë ka të bëjë kryesisht me Kinën, duke përcaktuar jo një proces zhvillimi të ngadaltë si ai që ka karakterizuar Amerikën Veriore gjatë shekullit XIX, por një proces industrializimi dhe transformimi ekonomiko-shoqëror të shpejtë sipas modelit perëndimor; duke përcaktuar atë rizgjim të shpejtë të Kinës që sipas profecisë së Napoleon Bonapartit, kurdo që do të verifikohej, ishte i destinuar të dridhte të gjithë botën.
Në kompleks, në të gjithë Azinë, një masë e madhe krahu pune, pothuajse 2 miliardë burra e gra në lule të moshës, ka hyrë në konkurrencë me punëtorët e vendeve me traditë moderne dhe industriale më të konsoliduar. Ka pasuar një ulje e shpejtë e kostove të prodhimit industrial, që u ka lejuar sipërmarrësve që kanë investuar në Azi një rritje marramendëse të fitimeve. Nga ana e tyre, falë rrogave minimale të vendeve me industrializim të ri, klasat e mesme amerikane dhe europiane kanë gëzuar një 30-vjeçar zhvillimi pa inflacion, fillimisht errësuar deindustrializimin dhe humbjen pasuese të vendeve të punës.
Impakti i ekspansionit të rastësishëm të sistemit kapitalist ndaj Azisë dhe vendeve të tjera me kosto shumë të ulët të punës ka qenë praktikisht i kundërt ndaj atij që globalizimi i parë ka pasur ndaj Europës, ku nga Amerikat janë derdhur sasira të konsiderueshme ari dhe argjendi, me një fenomen inflacioni pasues të zgjatur mbi një shekull. Dhe përderisa produkte të rinj tejet ushqyes, si puna e sheqerit dhe e kakaos, së bashku me kultura të reja, si puna e patates, qenë futur në përdorimin e përditshëm të masave europiane, qenë realizuar, siç e kemi parë, kushte tejet të favorshme ndaj heqjes së shumë krahëve punë bujqësisë dhe iniciativave të reja sipërmarrëse; në praktikë opening up e tokave të reja dhe e kontinenteve të rinj kish bërë të mundur revolucionin industrial në qendër të sistemit. Kurse në fazën aktuale gjërat po ecin në mënyrë të ndryshme: është periferia ajo që përfiton dhe, në radhë të parë, Kina.
Sot, ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë përpara syve tona është në fakt zgjimi historik i asaj që qe deri në fillimet e shekullit XX Perandoria e Mesit dhe më pas, saktësisht për 40 vjet, tentativa më e jashtëzakonshme për t'i dhënë jetë një shoqërie stataliste. Dhe një zgjim i tillë drejton ngritjen e pashmangshme të Azisë në rolin e protagonistes së progresit ekonomik, në kuadrin e një postimi të përgjithshëm masiv të prodhimeve manifakturiste nga Amerika, nga Japonia dhe nga Europa drejt vendeve me kosto të ulët të punës; fillimisht drejt Koresë së Jugut dhe atyre "copëzave" të botës kinetike që janë Tajvani, Hong Kongu e Singapori; pastaj, në një shkallë përmasore krejtësisht të ndryshme, drejt Kinës kontinentale.
Nuk është e vështirë të matet hopi cilësor, duke u nisur nga vitet '50, që realizohet kur decentralizimi i aktiviteteve prodhuese nga vendet me industrializim më të vjetër drejt atyre me kosto të ulët të punës transformohet nga një fenomen që u interesonte vetëm disa vendeve të vogla aziatike në një fenomen që duke filluar nga viti 1979 prek Kinën perëndimore. Komplesivisht, mjafton të vërehet se "tigrat aziatikë" që janë zhvilluar në vitet '60 e '70 nëpërmjet një procesi industrializimi export-led, domethënë i drejtuar ndaj tregjeve të huaja, shkonin gjithsej në nja 50 milionë banorë, kurse Kina kontinentale ka mbi 1.3 miliardë të tillë.
Kështu që është e qartë se tregjet ndërkombëtare, të cilat mund ta absorbonin pa vështirësi të mëdha prodhimin e "tigrave", nuk mund të jenë në gjendje ta mbështesin për një kohë të gjatë konkurrencën kineze. Ashtu siç është e qartë se jo qysh nga fundi i shekullit XX nuk ishte më e pranueshme lehtësia me të cilën vëzhguesit dhe ekonomistët perëndimorë i kanë konsideruar këta konkurrentë të rinj, me shpresën që vetë zhvillimi i tyre të çonte në një rritje të rrogave dhe në një reduktim të "hiperkonkurrueshmërisë" së tyre. Mbi të gjitha, një shpresë e tillë dukej dhe duket krejtësisht false në rastin e Kinës, ku akoma sot pas një 30-vjeçari rritje shumë të shpejtë e të pandërprerë, ka rreth gjysmë miliardi njerëz në zonat e brendshme dhe në fshatra që mbijetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, duke formuar një ushtri industriale rezervë që mëshon mbi të punësuarit dhe pengon fitimin e rrogave më të larta.
Data në të cilën ka nisur procesi i transferimit drejt Kinës i aktiviteteve industriale që deri në Luftën e Dytë Botërore kishin mbetur të përqendruara në "Veriun" e botës, siç e kemi parë, mund të përcaktohet me saktësi. Ngjarja që rezultoi vendimtare në këtë qëllim qe në fakt një vendim i politikës ekonomike i marrë në dhjetorin e vitit 1978 nga sesioni i tretë plenar i Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin XI të Partisë Komuniste Kineze dhe më saktësisht vendimi për të vënë menjëherë në veprim - duke filluar nga 1 janari 1979 - të ashtuquajturën "ekonomi socialiste të tregut": koncept si pak kontradiktor dhe i papërcaktueshëm, por politik që i jepte hapësirë të gjerë një privatizimi progresiv të ekonomisë dhe sidomos e hapte tregun kinez ndaj investimeve të huaja. Braktisej kështu parimi themelor që deri më atëhere kish frymëzuar ndërtimin e Republikës Popullore të Kinës: parimi sipas të cilit Kina revolucionare dhe e pavarur duhej të "ecte me këmbët e veta" dhe për këtë arsye duhej jo vetëm të martohej socializmi me nacionalizmin, por duhej të ishte deri autarki, të mos varej nga askush, as nga Bashkimi Sovjetik, në asnjë fushë, as për sigurinë ushtarake, as për ekonominë e saj.
Merita e kësaj kthese nga autarki në integrim botëror i atribuohet padyshim Ten Hsiao Pinit, që imponoi vendimin historik të Partisë Komuniste Kineze me braktisjen e ortodoksisë revolucionare "të pastër e të ashpër" të Mao Ce Dunit dhe kalimin pasues në një qëndrim më pragmatik në politikën ekonomike. Por nuk duhet harruar se e gjitha kjo ishte bërë e mundur nga situata politike e veçantë që mbizotëronte në Perëndim në vitet '70 pas disfatës amerikane në Vietnam dhe sidomos nga fakti që gjatë presidencës liberale të Xhimi Karterit Shtetet e Bashkuara, të paktën në nivel politik dhe opinioni publik, në mos në të gjitha strukturat e shtetit, kishin braktisur çdo armiqësi ndaj Kinës, bile kishin vendosur ta "luanin kartën kineze" në funksion antisovjetik dhe për një periudhë të shkurtër kishin marrë një qëndrim politik fuqimisht antiimperialist.
Për pasojë, në Pekin qenë reduktuar ndjeshëm frikërat e një agresioni ushtarak perëndimor, ndërsa shtohej frika prej rritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake të Bashkimit Sovjetik, që do të shpalosej një vit pas atij dhjetori të dhimbshëm të vitit 1978, në pushtimin e Afganistanit. Ekuilibrat politikë botërore kishin kështu të natyrshëm një afrim kino-amerikan, në kuadër të të cilit ambientet industriale dhe ekonomike amerikane kishin arritur faktikisht një marrëveshje me Pekinin: në shkëmbim të aksesit të kapitaleve amerikane në tregun kinez të punës do t'u hapeshin produkteve industriale made in China tregjet e pasura të konsumit të Shteteve të Bashkuara dhe të të gjitha vendeve perëndimore mbi të cilat Uashingtoni ushtron influencën e vet, në mos kontrollin e tij. Në praktikë ishte vendosur ajo që ne sot e quajmë globalizim.
Vendimi për të kaluar në "ekonominë socialiste të tregut" - përvjetori i të cilit është festuar solemnisht në Pekin në dhjetor të 2008 - ka shënuar kështu jo vetëm fatin e Kinës, por të gjithë kohën tonë, përfshi atë që Putin e ka quajtur "tragjedia më e madhe e shekullit XX": shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Nga vendimi kinez për të kaluar në "ekonominë socialiste të tregut" shpërtheu në fakt pothuajse automatikisht një seri reformash që i dha fund izolimit të Kinës dhe bëri efektive hapjen e tregjeve të pasura të konsumit të Perëndimit ndaj prodhimeve kineze, duke bërë kështu të mundur një hop të madh përpara në ndarjen e punës në shkallë globale. Por edhe, në mënyrë të pashmangshme, duke e hapur një vend - kontinent dhe tregun e pafundëm të tij të punës ndaj transferimit të teknologjive me origjinë perëndimore.
Nga pikëpamja perëndimore, një transferim i tillë ishte dukshëm i privuar nga rreziqet. Dhe kjo falë superioritetit teknologjik të vendeve me industrializim më të lashtë. Kostoja shumë e ulët e punës njerëzore në Kinë lejonte në fakt që të mos u dorëzohej këtyre konkurruesve të ardhshëm potencialë ato teknologji dhe makina të kushtueshme që zëvendësojnë në mënyrë më efikase punën njerëzore në operacionet industriale më komplekse. Në praktikë, sipërmarrjet e mëdha perëndimore kanë menduar që ta mbrojnë lidershipin e tyre teknik duke transferuar makina dhe procedura prodhuese që në nivelin e rrogave të Amerikës dhe akoma më shumë të Europës qenë për t'u konsideruar të prapambetura. Por kjo gradualisht është bërë më e vështirë dhe ka çuar edhe në programin e kohëve të fundit kinez të favorizimit për tendera dhe furnizime publike kompanitë që përdorin të ashtuquajturat indigenous technologies: një program që i shqetëson jo pak Shtetet e Bashkuara.
Rezultati është që sot Kina është një fuqi botërore nga lëvizjet e së cilës - siç ka pranuar në fakt Administrata Obama - fatet e pjesës tjetër të botës diplomatike jo më pak nga sa nuk varen nga sjelljet dhe nga gabimet e fuqisë tjetër të madhe, Amerikës.
Natyrisht, procesi i trazuar i shkaktuar nga vendimi jetik i Partisë Komuniste Kineze nuk kufizohet as tek Shtetet e Bashkuara dhe Kina, as nuk duket, pas një 30-vjeçari, afër ezaurimit. Kjo bile ka përfshirë - duke i satelizuar - vende të tjera aziatike, si Vietnami, ku kostot e punës janë akoma më të ulëta se në metropolet e mëdha industriale kineze. Këto në fakt, janë duke përfituar progresivisht nga ato investime që paraqesin interes të pakët për Kinën apo deri ato aktivitete që të delokalizuara në Kinë 30-vjeçarin e kaluar kthehen sot e delokalizohen sërish, ama duke u nisur nga Kina.
Tronditja që i është dhënë rendit botëror nga ai vendim historik i Partisë Komuniste Kineze nuk është ndalur këtu. Siç e kemi theksuar tashmë, nga përpunimi teorik që e kishte paraprirë - diskutimi i Ten Hsiao Pinit "Çlironi mendjet…." - filloi të akumulohej ai dhjetëvjeçar presion politik për liberalizimin e sistemeve socialiste të cilit grupi drejtues i atrofizuar i regjimit sovjetik nuk mund t'i rezistonte dhe që në fakt Moska nuk arriti ta menaxhonte, duke tërhequr në dështim të gjithë sistemin komunist dhe vetë unitetin e Bashkimit Sovjetik.
Në fakt, nuk qe diplomacia politiko-fetare e Gjon Palit II faktori i vetëm, as më i rëndësishmi, që 11 vjet pas dhjetorit të vitit 1978 vuri në krizë regjimin sovjetik. Dhe që me të struktura politiko-ushtarake që mbante botën të ndarë në dy blloqe të veçanta dhe pothuajse jokomunikues, përveçse nëpërmjet terrorit që ato frymëzonin reciprokisht. Dhe akoma më pak të rëndësishme qenë tiradat retorike të Reganit lidhur me të ashtuquajturën "perandori të së keqes" apo programi i "luftërave yjore", impakti i së cilës mbi aftësitë tekniko - industriale sovjetike nuk do të mund të manifestohej përveçse të paktën 5 vjet më vonë.
I gjithë globalizimi, epoka e re e botës së ribashkuar - e ribashkuar siç kishte ndodhur kur, me mundjen e terrorit të oqeaneve, kontinenti amerikan ishte kooptuar në historinë dhe në ekonominë europiane - i merr lëvizjet nga kthesa e Ten Hsiao Pinit në Pekin dhe fati i tij luhet, ka mundësi, edhe mbi vetë skakierën; mbi aftësinë e elitës kineze për të shoqëruar dhe ndoshta deri për të financuar dhe menduar, për shembull, një politikë të shkëmbimit juan/dollar - rënia e vendeve anglosaksone nga roli hegjemonist i mbajtur nga to në dy shekujt e fundit: një kohë definitivisht e shkurtër në shkallën e perandorive të mëdha të historisë.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers