Teoritë konspirative mbi projektin HAARP

Edhe pse ka informacione nga autoritetet se projekti nuk jep ndryshime në ngrohjet e tjera të jonosferës, shkencëtarët janë të frikësuar që nxehtësia e papritur e qiellit që mund të rezultojë me efekte të panatyrshme në planet

Programi kërkimor i jonosferës HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program ) në Alaskë, ka qenë në vëmendje për shumë arsye, si ato të këqija ashtu dhe ato të mira. Numri i teorive të konspiracionit që qarkullojnë në lidhje me këtë program e ka tejkaluar numrin e parashikimeve të tij.
Disa nga teoritë më të zeza të konspiracionit HAARP, janë ato që kanë të bëjnë me disa fatkeqësi ''natyrore'' në mbarë botën dhe të tjera mbi disa sisteme mbrojtje planetare. Para se të shkojmë në detajet e çështjes, le të përpiqemi për të kuptuar se çfarë është sistemi HAARP mbi të gjitha.
Çfarë është Conspiracioni HAARP?
Studimet e shtresës jonosferës me sistemin e përdorur në HAARP, ku ky sistem ka aftësinë për të prodhuar një rreze e vetme vale, me fuqinë që tejkalon 3.600.000 watts.
Vetë fakti se fuqi të tilla të mëdha mund të përdoren në dobi, ose jo të njerëzimit, i ka bërë aktivistët dhe ambientalistët të ngrenë disa shqetësime serioze në lidhje me objektivat e këtij projekti studimi.
Eshtë e dukshme, thonë ambjentalistët, se projekti HAARP ka lidhje me një seri fatkeqësish në planet këto kohët e fundit, të shkaktuara nga sistemi HAARP. Disa prej këtyre deklaratave janë mbështetur në arsyetim logjik.
Shumica e projektit konspirativ HAARP është në thelb një armë energjiie e drejtuar, për një kontroll të motit në çdo skaj të globit, dhe më pas një pajisje e maskuar, shkakton tërmet..
Nëpërmjet këtij sistemi operativ i emetimit të një energje shumë të lartë, ndërhyhet në faktorët klimaterikë në një zonë të caktuar të globit, duke shkaktuar tërmete, stuhi lokale të fuqishme, temperatura të larta etj.
Edhe pse ka informacione nga autoritetet përkatëse se HAARP nuk jep ndryshime në ngrohjet e tjera të jonosferës, shkencëtarët janë të frikësuar që nxehtësia e papritur e qiellit që mund të rezultojë me efekte të panatyrshme në planet.
Autoritetet e Haarp mund të pretendojnë se studimi është bërë në ajër mes rreth 75 km mbi sipërfaqen e Tokës, por teoricienët e konspiracionit sugjerojnë, se ky sistem kontrollon motin pranë sipërfaqes së planetit.
Pretendohet nga këta të fundit se valët e frekuencave të larta, ndryshojnë faktorët atmosferik në planeti dhe ky është një atribut i tmerrshëm i projektit komplot HAARP.
Tërmetet besohet të jenë shkaktuar nga ndryshimi kryesor i frekuencave, gjatë aktiviteteteve të kryera në këtë projekt studimi të dyshuar.
Disa gjithashtu pretendojnë se i HAARP është një mega-projektushtarak i maskuar në një qender kërkimore, ku kryesisht vepron si një sistem survejimi, por ka gjithashtu mundësinë e shkatërrimit të avioneve në ajër.
Disa teoricienë konspirative pretendojnë se valët e radios të emetuara nga HAARP mund të rezultojë me efekte negative në mendjen dhe trupin e njeriut.
Ky ishte një spjegim paraprak mbi sistemin e emetimit të valëve të frekuencave të larta. Duke i bërë një lidhje ngjarjeve të kohëve të fundit në Rusi dhe Pakistan, dalim me një ide se ç'po ndodh në këto dy shtete, jo shumë larg njëri-tjetrit.
Rusia prej tre javësh është përfshirë nga një valë të nxehti dhe Pakistani nga një valë rrebeshesh shiu të shoqëruara me përmbytje kataklizmike dhe me një numër viktimash të larta.
Dihet, që në Rusi kjo valë të nxehti është shoqëruar me mbi 60 të vdekur, si dhe mbi 1 miliard euro dëme nga zjarret e fuqishme, që ende nuk po vihen nën kontroll nga një shtet supër i fuqishëm me potenciale mbrojtëse. Temperaturat e larta në Rusi nuk njihen që prej 1000 vjetësh, thonë shkencëtarë. Ç'po ndodh...??
Kemi të drejtë të shqetësohemi e të pyesim si qytetarë të këtij Planeti...a mos vallë po vihet në jetë sistemi HAARP, për qëllime strategjike, Këto janë vetëm hamendësime të lidhura me teoritë e fundit konspirative për qëllimet strategjike të sistemit Haarp në Alaskë.....?
Pwrmbytjet nw Pakistan
Gjashtë milionë njerëz në Pakistan si pasojë e përmbytjeve kanë nevojë për ushqime, medikamente, artikuj higjenikë e në radhë të parë për ujë të pijshëm.
Një ndër pikërëndesat e ndihmës nga vendet e BE-së është mbështetja për impiantet e filtrimit të ujit, thekson në intervistë për DW, Komisarja e BE-së për Ndihmat Humaniatre, Kristalina Georgieva duke nënvizuar se cilat janë nevojat më urgjente në Pakistan: "Pakistani ka nevojë në radhë të parë për ujë të pijshëm, ushqime dhe vendstrehime. Numri i njerëzve të prekur është kaq i madh, sa është një sfidë e jashtëzakonshme për t' i arritur ato. Kjo vlen veçanërisht për rajonet, ku ka konflikte të armatosura."
Komasja e BE-së shpjegon, se vendet anëtare ndërkohë janë duke shpërndarë rezervat e ndihmave, që kanë qenë të depozituara nëpër rajone. Nisur nga përvoja e viteve të fundit, BE-ja merr masa paraprakisht duke depozituar ndihmat, përpara se të ndodhë katastrofa. Depozitimi i mallrave të ndihmave është realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Gjysmë Hënën e Kuqe dhe me agjencitë e OKB-së. Këto ndihma janë të depozituara në vendet fqinjë të Pakistanit. Por për transportimin e tyre në kushtet e krijuara nevojiten helikopterrë dhe avionë të vegjël.
Masat e ndihmës koordinohen nga Komisioni i BE-së në Bruksel
Komisarja Georgieva sqaron, se cila është ndihma shtesë që mund të japin vendet anëtare: "Ne u kemi bërë thirrje vendeve anëtare përmes qendrës sonë të alarmit, që të bashkëveprojnë dhe të ndihmojnë. Ne kemi krijuar një zyrë koordinimi në Pakistan. Kjo zyrë ruan kontaktin me organizatat partnere në vend. Ndërkohë kemi oferta nga Austria dhe Suedia, që janë pranuar nga autoritetet në Pakistan. Këto dy vende punojnë kryesisht për impiantet e filtrimit të ujit, sepse ndërkohë ekziston frika e përhapjes së epidemive. Aktualisht presim oferta të tjera për ndihmë. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë njerëzve në Evropë që të ndihmojnë për përballimin e njërës prej katastrofave më të mëdha në Pakistan gjatë tetëdhjetë viteve të fundit. "
OKB-ja ka bërë thirrje për të lëvruar si ndihmë të menjëhershme 350 milionë euro. Ndërsa sipas Komisares së BE-së ndihmat nga Evropa janë shtuar nga 30 milionë në 40 milionë euro. Vendeve anëtare u bëhet thirrje që të ndihmojnë, e veçanërisht priten ndihma prej atyre vendeve që kanë historikisht marrëdhënie të ngushta me Pakistanin.

Google+ Followers