Gruaja e Berlinit/Angela, "vajza" që do ta rivendosë Gjermaninë në vendin e parë të Bashkimit Europian




Revista amerikane "Forbes" e ka paraqitur si "Gruaja më e fuqishme në botë". Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur "Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore".

Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm "Një grua e hekurt", siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto 5 vjet ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër "Vogëlushja", siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza.

E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.

Tifoze e operës - çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper - dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës. Më shumë se të mendojë për t'u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjemranive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.

Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl, i njëjti që e quajti "das Mädchen", "Vogëlushja", në kohërat e dikasterit mjedisor. Por më pas nxjerr jashtë loje edhe Wolfgang Schäuble, anëtar historik i CDU-së. Me kristiandemokratët ajo ka pak të bëjë. Si evangjeliste e bindur, ka pësuar kritika të rënda kur është zgjedhur në krye të Sekretarisë së Përgjithshme të CDU-së në vitin 1998, përgjithësisht konservatore dhe e markës katolike. Ka arritur edhe të nxjerrë jashtë loje Schröder për të qeverisur më pas e vetme në një det dyshimesh.

Megjithatë, konsensuset e saj kanë qenë unanime. Meritë e pragmatizmit të saj të pastër e të sinqertë, i njëjti që i ka shërbyer në momentin ndoshta më të vështirë të karrierës politike të saj për t'u bërë aleate me liberalët e FDP-së, bashkim i ndodhur në shtatorin e kaluar. Gjithçka dukej sërish e qetë, mëkat që më pas ka ardhur kriza financiare europiane. Por ajo tashmë ishte gati për këtë.

Financa e çmendur në vitin 2007 e ka shtyrë në një lloj të ri regjistri, më pak teutonocentrik dhe më ndërkombëtar. Falimentimi i Lehman Brothers dhe pasojat e tij janë ndoshta shenja se ekonomia botërore po ndryshon. Miliardat e kapitalizmit të humbura në Bursën e Frankfurtit dhe rreziku për të hyrë në një recesion, që më pas do të ndodhë njëlloj, e bëjnë që dalë përpara Bundestagut dhe të thotë se, "Nganjëherë arsyeja duhet të mbizotërojë dhe kështu që duhet kuptuar se të gjithë ne duhet të ndryshojmë regjistër". Fjalë të rënda, që e çojnë në një rënie të popullaritetit midis qytetarëve të saj, por e bëjnë të qëndrojë lokomotivën gjermane. Në fakt, nuk është rastësi që ka qenë pikërisht Berlini i pari që ka propozuar një taksim mbi fitimet financiare dhe të ndalojë shitjen e titujve të zbuluar, duke e paraprirë edhe G20-ën lidhur me rregullat e financës së re.

Por kjo nuk i mjafton për t'i shmangur masakrimin mediatik të manovrës më të kushtueshme të viteve të fundit, të miratuar muaj më parë. 80 miliardë eurot e shtrëngesës, që do t'i shërbejnë Gjermanisë për riekuilibruar llogaritë publike të plaçkitura nga ndërhyrjet e shumta shtetërore në favor të sektorit bankar, nuk kanë qenë të lehta. Mbi të gjitha, Angela donte që t'i ulte taksat për qytetarët e saj, por pragmatizmi i zakonshëm e ka shtyrë që të heqë dorë. "Nuk jemi në gjendje t'i ulim taksat, por të paktën do të kërkojmë që të mos i ngremë më tej", tha në diskutimin e saj për kombin.

Pastaj janë raportet e rinovuara me Francën dhe pjesën tjetër të botës. Presidenti transalpin Nicolas Sarkozy në vitin 2008 i dorëzon Çmimin Charlemagne "Për veprën e saj të reformës të Bashkimit Europian". Me Sarkòn ka feeling qysh nga fillimi, deri në pikën që në periudhën më të zezë të krizës së borxheve sovrane, dy vendet e mëdha vendosin që të bashkohen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për t'ia propozuar një Europë që duket se e ka humbur rrugën e arsyes. Aksi franko- gjerman është kthyer kështu në modë dhe me të edhe dëshira e rinovuar për të vlejtur akoma më shumë në një botë që po parafigurohet bipolare, e ndarë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për shkak të rënies europiane.

Fat i çuditshëm për një doktorante që ka përfunduar të bëjë politikë me mendimin e një kohezioni evropian mbi çdo gjë. Arrin që të lidhë episode modane dhe të lehta, si ai në të cilin Kryeministri italian Silvio Berlusconi i bëri "kukù" në atë të Triestes. Ajo zuri të qeshë, duke u demonstruar e sjellshme në çdo rast. Nga ana tjetër, nëqoftëse është bërë femra e parë që drejton G8-ën, një motiv duhet të ketë. Dhe nëqoftëse marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë shumë të mira, kjo ndodh sepse Angela ka ditur që shfrytëzojë për mirë shpirtin e dyfishtë të formimit rinor të saj.

Arsye dhe rregull. Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t'u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo që ta kthejë Gjermaninë në vendin e parë të Europës.


Burri i Ankarasë/Erdogan, historia e një shitësi limonatash që ka transformuar Turqinë


Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij "tradicionalë", me biografinë e tij, Kryeministri Erdogan duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri. Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë. Mustafa Kemali, babai i famshëm i turqve, e kish drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti - komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane, "e sëmura e madhe e Europës", që shembej nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste. Qysh atëhere, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje.

Islami u abrogua si feja shtetërore, alfabeti arab u zëvendësua nga shkronjat latine, poligamia u eliminua dhe iu dha e drejta e votës grave. Veç kësaj, ndërsa kodet civile, penale dhe tregtare u azhornuan sipas shembullit të atyre europiane dhe gjykatat islamike u abroguan, ushtarakëve iu besua roli i kontrollit dhe i kalibrimit të identitetit politik e kulturor të Turqisë dhe të ndërhynte në momentet në të cilat Kushtetuta e re nuk zbatohej. Një pauzë e papritur dhe drastike, e ardhur nga lart, që e ka influencuar thellësisht shoqërinë turke, e ndarë në mënyrë skicofrenike midis një tradite shekullare islamike dhe avancimit të modernizmit të markës perëndimore.

Kjo gjendje e gjërave ka zgjatur shumë. Për tri herë të mira ushtarakët kanë ndërhyrë në jetën politike turke duke i marrë drejtpërsëdrejti frenat e pushtetit. Kurse në raste të tjera ka qenë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, gardian i ortodoksisë kemaliste, për të shkrirë formacionet politike antipatike: përpara vitit 1989 partitë që i përkisnin të majtës komuniste dhe, pas kësaj date, ato të afërta me idealet islamike. Në vitin 1997, "grushti i shtetit i heshtur" i fundit i Këshillit ka shkrirë partinë e Welfare (Refah) e ish-Kryeministrit Necmettin Erbakan, mentor gjatë viteve universitare të inicimit politik të Erdogan.

Në dritën e asaj që ka ndodhur në të kalurën duket e vështirë të mendohet se sot është një parti e markës islamike, AKP-ja, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit, që drejton Turqinë prej tashmë prej 8 vjetësh dhe që prej 7 vitesh Kryeministër është i njëjti njeri që në vitin 1998 u burgos me akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare pse ka sfiduar shekullarizimin dogmatik turk duke recituar fjalë militomi islamik. Megjithatë, të vjen të mendosh se suksesi i Erdoganit, i konfirmuar në zgjedhjet e 2007 nga 46 përqind e preferencave, i detyrohet pikërisht rrugëtimit politik personal të tij.

Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë. Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.

Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyer duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik. Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, është edhe mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë nëqoftëse shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.

Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994. Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pse ka përballuar me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, megjithëse ka tentuar edhe që të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike. Ka mundësi, diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë dhe lufta e tij kundër korrupsionit i ka garantuar mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.

I huaj për establishmentin turk, europeist, por megjithatë mysliman, luftarak, por i hapur ndaj kompromisit në emër të së mirës të përbashkët: nëqoftëse Ataturku ka qenë babai i Turqisë moderne, Erdogani është portreti i Turqisë bashkëkohore, i aftë në të njëjtën kohë që të shikojë nga bota islamike dhe të ruajë aleancat strategjike më të rëndësishme.

Në fakt, në nivel ndërkombëtar, synimet e Turqisë janë përqendruar në shumë fronte. Tradicionalisht, Turqia portretizohej si një vend i afërt me Perëndimin. Megjithatë, kohët e fundit, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja. Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Europian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme. Kërkesat e Bashkimit Europian janë bërë gjithnjë e më të forta dhe vetë popullsia turke është bërë e pakënaqur ndaj një projekti që e kishte mbështetur me shumë entuziazëm.

Tani që Turqia, për t'iu shmangur standardeve europiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe po impenjohet për të reformuar Kushtetutën, banorët e saj duken më pak të interesuara ndaj fateve të kësaj "fejese të përjetshme" me Europën dhe janë të gatshëm të shikojnë tjetërkund. I njëjti Erdogan që, për largpamësi politike apo për oportunizëm, vazhdon që të mbështesë shpirtin evropian të Turqisë, në vitet e fundit ka filluar që të dizenjojë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme turke.

Slogani është gjithmonë ai "asnjë problem me fqinjët", por ideologjia nuk është më ajo ekskluzivisht europeiste e Ali Babaxhanit, por ajo e neo-osmanizmit e mbështetur nga ministri i Jashtëm, Ahmet Davotoglu, i emëruar më 1 maj të 2009. Sipas mendimit të tij, tani që Lufta e Ftohtë ka mbaruar, Turqia ka mundësinë që të luajë një rol ndërkombëtar të dorës së parë falë profilit gjeografik të saj si urë midis Europës dhe Azisë, atë kulturor si shtet mysliman laik dhe atë politik si shtet demokratik. Me pak fjalë, megjithëse Turqia mbetet një aleate e Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar aspirues i Komunitetit Europian, ajo ka nisur t'i ripërcaktojë në mënyrë autonome interesat e saj, në disa raste duke u shkëputur nga mbështetja amerikane dhe europiane.

Qysh përpara emërimit të Davotoglu, duke filluar nga bombardimi i Gazas, Erdogani kishte vënë në diskutim fqinjësinë tradicionale me Izraelin, duke e braktisur në mënyrë polemizuese debatin mbi paqen në Lindjen e Mesme gjatë World Economic Forum të vitit 2008. Incidenti i fundit diplomatik ka ndodhur me rastin e episodit shumë të diskutuar të Freedom Flottilla, gjatë së cilës Erdogani nuk ka ngurruar që të rreshtohet kundër sulmit izraelian dhe t'i ofrojë solidaritetin e tij banorëve dhe qeverisë së Rripit. Kryeministri turk ka ofruar edhe mbështetjen e tij ndaj IHH-së (Insan Haklary Ve Hurriyetleri Vakfi), shoqata e markës islamike që ka organizuar ekspeditën, nga e cila janë evidentuar lidhjet me organizatat ekstremiste të markës islamike.

Për të dëshmuar zgjerimin e marrëdhënieve turke është krijimi më 17 maj i të ashtuquajturit aks Lula-Erdogan-Ahmadinejad. Bëhet fjalë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Brazilin dhe Iranin lidhur me shkëmbimin e uraniumit, për t'i shmangur Iranit një kthim të katërt të sanksioneve diplomatike. Megjithëse shumë vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur objeksione të ndryshme lidhur me transparencën e kësaj marrëveshjeje, të tjerë kanë nënvizuar rolin e rëndësishëm prej ndërmjetësuesi të Turqisë në një prej krizave ndërkombëtare më të rënda.

Një tjetër pikë e rëndësishme e politikës së jashtme turke është interesi për Ballkanin. Faktikisht, në periudhën e fundit kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe vendeve ballkanike, në të kaluarën në orbitën e Perandorisë Otomane, janë intensifikuar. Objektivi është ai i një bashkëpunimi strategjik, sidomos në fushën ekonomike dhe të një forcimi të stabilitetit rajonal. Ky proces i futjes së Turqisë në Ballkan e ka pasur fillimin me dështimin e samitit të Butmirit, një takim lidhur me reformat kushtetuese të organizuar më 9 tetor 2009 nga amerikanë dhe europianë. Në emër të një bashkësie historike (e kaluara otomane) dhe fetare (islami) Turqia, së bashku me Rusinë, paraqitet si partner i mundshëm për një rilançim të rajonit, i braktisur nga Europa dhe nga vendet fqinje të Mesdheut.

Ky postim i aksit të politikës së jashtme turke lind edhe nga motivacione të forta të tipit ekonomik. Në fakt, ka tashmë 3 vjet që kompanitë turke po arrijnë rezultate të shkëlqyera në tregjet e Lindjes së Mesme dhe qendroaziatike, ndërsa Europa vuan për shkak të krizës së euros. Rishëndoshja ekonomike përbën një faktor të rëndësishëm të konsensusit për partinë e Erdoganit. Qysh kur ka marrë pushtetin, ai është impenjuar që t'i sigurojë një stabilitet më të madh ekonomik Turqisë, që gjatë viteve '90 kishte përjetuar kriza ekonomike të ndryshme deri në krizën e tmerrshme financiare të 2001, që kishte kërkuar adoptimin e masave speciale për zgjidhjen e situatës.

Nga viti 2002 deri më sot, ekonomia turke është në ngritje të vazhdueshme: nuk ka mjaftuar as kriza ekonomike botërore e 2008 për ta ndaluar rritjen, e cila, megjithëse e frenuar, është rritur me 11.7 përqind në tremujorin e parë të 2010, përqindje që e vendos Turqinë menjëherë pas Kinës. Veç kësaj, AKP-ja shikohet si një prej forcave politike të pakta jo të përziera me korrupsionin shtetëror që skandali i fundit Ergenekon e ka nxjerrë në sipërfaqe me gjithë seriozitetin e saj.

Mbetet fakti se që nga kriza politike e 2007 që ka çuar në zgjedhjet e parakohshme shoqëria turke është e ndarë në dysh: nga njëra anë progresistët, konservatorët fetarë dhe zgjedhësit e bindur për rolin e rëndësishëm të luajtur nga AKP-ja në gjallërimin e ekonomisë turke, nga ana tjetër nacionalistët, laicistët dhe progresistët e rinj kundër rritjes së peshës politike të fesë. Një ndarje që pasqyrohet në interpretimet e ndryshme të politikës së brendshme, të çështjes së perçes, të mbështetjes ndaj kandidaturës turke në Bashkimin Europian, të ridimensionimit të rolit të ushtrisë.

Linja e vetme e vazhdueshmërisë e Erdoganit me paraardhësit e tij duket se janë çështjet e pazgjidhura të Turqisë: indipendentizmi kurd, njohja e gjenocidit të armenëve dhe çështja e Qipros. Deklarimet e fundit të Erdoganit në vijim të presioneve ndërkombëtare për njohjen e shfarosjes armene kanë ngjallur indinjatën e komunitetit ndërkombëtar. Ai ka deklaruar se Turqia do ta tolerojë në territorin e saj praninë e mbi 100000 sans-papier armenë, që sikur të qenë miratuar masa më të forta mund të përzihen. Fjalë të forta që kanë evidentuar jotolerancën e Kryeministrit turk për një çështje që i përket pothuajse 1 shekulli më parë, por është akoma në gjendje ta vonojë hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian.

Veç kësaj, tentativat e ndrojtura të hapjes ndaj minorancave etnike të pranishme në vend, në veçanti popullsia kurde, nëpërmjet një programi të quajtur "iniciativë demokratike" janë vënë në rrezik nga rigjallërimi i aktivitetit guerrilas në fundin e 2009. Ndalimi i formacionit politik kurd, DTP, e pesta nga vitet '90, ka vënë në pikëpyetje procesin e afrimit që duket se Erdogani dëshironte të mbështeste. Së fundi, në Qipro situata vazhdon të jetë e bllokuar në vijim të dështimit të planit Annan dhe të hyrjes së Qipros Jugore në Bashkimin Europian.

Me pak fjalë, Erdogani është një Kryeministër në udhëkryq, ashtu si popullsia turke, midis traditës dhe modernizmit, islamit dhe shekullarizimit, synimeve aziatike dhe dëshirave të parealizuara europiane. Poliedrik, heterogjen, por në të njëjtën kohë konservator dhe tradicionalist, kohët e fundit, fajtor edhe korrupsioni i establishmentit turk, ka arritur të ruajë dhe ta rrisë besimin e elektoratit të tij. Një vit nga zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara për vitin 2011, duket se Erdogani mund të luajë akoma një rol të dorës së parë. Por duhet parë nëse popullsia turke do të vazhdojë ta mbështesë projektin e Kryeministrit për t'i dhënë një "rol qendror" Turqisë.


Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers