Posts

Showing posts from August, 2010

Tetova News

Pse Pakistani nuk është komb

Përmbytjet e mëdha të kohëve të fundit në Pakistan kanë nxjerrë edhe njëherë në pah gjënë më kryesore: a është vërtet komb në kuptimin e plotë të fjalës Pakistani?
A mund ta çojë feja drejt integrimit?
Pakistani ka qenë shtet qysh nga viti 1947, por akoma nuk është komb. Ai është një territor dhe një popull brenda një kufiri të caktuar gjeografik, të cilit i mungojnë akoma komponentët kryesorë të nevojshme për të qenë komb: një identitet i përbashkët i fuqishëm, konstitucion mendor, një ndjenjë e përbashkët e historisë dhe objektiva të përbashkëta. Dështimi deri më tani për të krijuar një entitet koheziv kombëtar nga pabarazitë e pasurisë dhe mundësive, mungesa e demokracisë efektive dhe një sistem ligjor keqfunksionues. Ndërsa është e vërtetë se shumica e punjxhabëve e mendojnë veten fillimisht si pakistanezë dhe më pas si punxhabë, kjo nuk ndodh kështu me baluçët apo sindhët. Shkollat në Baluçistan refuzojnë që të mbajnë flamurin apo të këndojnë himnin kombëtar të Pakistanit. Ndërkohë…

Evolucioni i Wall Street: Nga "Lakmia është mirë" tek "Lakmia është e ligjshme"

Siç tregohet në dokumentarin "South of the Border", diplomacia dhe media amerikane ka reaguar me armiqësi të përgjithshme ndaj fuqizimit të të varfërve
- Siç e tregoni në dokumentarin tuaj të fundit "South of the Border", diplomacia dhe media amerikane ka reaguar me armiqësi të përgjithshme ndaj fuqizimit të të varfërve dhe indigjenëve në Venezuelë, Bolivi, Ekuador, Paraguaj dhe, deridiku, në Brazil. Pse ndodh kjo? Supozoj se kjo vjen nga impulsi i vjetër perandorak i Shteteve të Bashkuara ndaj Amerikës Latine që shkon prapa tek Doktrina Monroe, Teddy Roosevelt, mbrojtja e interesave të biznesit amerikan dhe mbrojtja për diktatorët ushtarakë gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara mbesin armiqësorë ndaj cilitdo nga e majta që vjen në pushtet në "kopshtin" e tyre, cilitdo që mendon se resurset e një vendi i përkasin popullit të tij. Siç e nënvizon në dokumentar Presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner, për herë të parë qysh nga pushtimi spanjo…

Shqisa e gjashtë, veçoria kryesore e gjenive

Shikimi, dëgjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat që i njohim mirë, por pikëpytjet e mëdha dalin kur flitet për një shqisë të gjashtë, të cilën disa thonë se e zotërojnë e të tjerë e cilësojnë si legjendë
Habia nuk është ndjenja e vetme që ka njeriu kur para tij qëndron personi që ka aftësi mbinatyrore, edhe pse nga kjo mund të fillojmë kërkimin e shqisës së gjashtë. Sa më shumë zbulime që bëhen për trurin e njëriut, pothuajse po aq pyetje lindin për këtë çështje. Është zbuluar se truri i njeriut është shumë më i madh në krahasim me mesataren e jetës që ai jeton, nga 60-80 vjet. Nga kapaciteti i madh i trurit, gjatë gjithë këtyre, nuk përdorim më shumë se 10%. Shumë pjesë të trurit mbesin të paprekura, të pashpenzuara dhe për to nuk dimë pothuajse asgjë. Truri ka aftësi të prodhojë më se 1000 simbole në minutë dhe nga gjithë kjo, ne kemi aftësi vetëm të lexojmë, të shkruajmë dhe të themi disa fjalë brenda një minuti. Në krahasim me kapacitetin tonë mendor, gjuha që përdorim ësh…

Pse nuk vlen teoria e evolucionit

Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të evolimit
Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të ndryshimeve (evoluimeve të tyre). Kjo teori u dha në shekullin XIX nga materialisti anglez, Charles Darwin, në librin e tij "Origjina e llojeve". Sipas tij, njeriu dhe majmuni e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët. A është teoria e evolucionit shkencërisht e vlefshme? Teoria e evolucionit u dha si një hipotezë imagjinare, në kohën kur mbretëronte një kuptim primitiv i shkencës dhe asnjë fakt shkencor apo eksperiment në ditët e sotme nuk e mbështet këtë teori. Paleontologjia, gjenetika, biokimia dhe biologjia molekulare demonstrojnë se është e …

Achtung Mafia

Kaarst fle ende. Në qytezën e Renianias pushimi i të dielës është i shenjtë: çdo lloj veprimtarie, përveç blerjes së gazetës, konsiderohet sakrilegj. Kopshtet përrallorë, me barin e prerë në perfeksion dhe puset falsë me shumë rrotulla, shtëpitë me tulla të kuqe, dyqani i kaskave të çiklistëve, restoranti "Bollerwagen": gjithçka është mbështjellë nga heshtja. Nuk lëviz asgjë: asnjë makinë, asnjë autobus, asnjë copë letre. Asgjë, përveç një flamuri gjerman që nis e valëvitet sapo fryn pak erë. Ish-piceria e të akuzuarit si killer i mafias, Giovani Strangio, sot quhet "O sole mio" dhe gjendet pothuajse në të njëjtën distancë nga flamuri, nga restoranti dhe dyqani i estetistit Ladiseba. Në krah të hyrjes është shkruajtur: "Lass die Seele baumeln", - "Lë…

Flurudha