Sony Vici Vidi


E ardhmja e konsumatorëve, fotografi familjare 3D

Në 12 muajt e fundit, midis kompensimeve të drejtpërdrejta dhe aksionesh, Howard Stringer ka futur në xhep diçka si 7 milionë euro. Janë shumë para për një kompani japoneze, edhe pse ajo e tij është një ndër më të rëndësishmet në Japoni. Në fakt, Stringer është CEO-ja i "Sony", llogaritë e së cilës nuk janë aspak pozitive. Vitin e fundit fiskal e ka mbyllur në të kuqe, me një humbje në shitje prej 6.7 përqind. Kështu, Stringer ka objektivin që të përmirësojë fatet e kolosit të elektronikës. Si? Lexojeni në rreshtat e mëposhtëm.
Kohët në të cilat ishte student në Oxford, Howard Stringer merrej me historinë evropiane të shekullit XX: tronditje ekonomike, ndryshime aleancash dhe perandorish gjiganteske që shkërmoqeshin kur nuk arrinin të ruanin hapin e një bote në lëvizje. Do të ishte një përgatitje e mirë në pritje të problemeve që do të detyrohej të përballonte 40 vjet më pas, si bosi i kompanisë "Sony". E themeluar në vitin 1946 midis gërmadhave të Japonisë së pasluftës, "Sony" nuk është vetëm një prej kompanive të shumta të mallrave elektronike. Është bërë e famshme për disa produkte revolucionare (si Walkman, lexuesi i parë i CD-ve dhe konsolën PlayStation) që kanë modifikuar botën e medieve në çdo aspekt: prodhim, paketim, konsum. Por, nga fundi i viteve '90, "Sony" e ka parë veten të jetë e mbidimensionuar, e çorganizuar, në rënie të lirë, arrogante dhe, çka është më e keqja, shumë e ngathët dhe e paaftë për t'u përshtatur. Detyra e Stringer është tani ajo që ta shtyjë këtë gjigant të pasigurtë në shekullin XXI. Nuk është i pari që ia hyn kësaj sfide. 10 vjet më parë paraardhësi i tij si administrator delegat, Nobuyuki Idei, kishte premtuar që ta tragetonte "Sony" nga era analogjike në erën e Rrjetit.
Në atë kohë Stringer merrej me operacionet "Sony" në Shtetet e Bashkuara. "Në vitin 2000 kam pranuar plotësisht vizionin dixhital", thotë ai, duke u përplasur kundër shpinores së kolltukut të tij super të fryrë në zyrën e tij të Tokios në katin e 20-të. "Kam asistuar edhe në dështimin e kujt kërkonte që ta bënte të funksiononte". Episodi më i dhimbshëm ka qenë tentativa aventureske për ta rilançuar Walkman si produkt dixhital në gjendje që të konkurrojë me iPod. Produkti ka qenë një dështim. Kishte një ndërfaqe të keqe dhe dyqani online i tij ishte i pakët, veç kësaj riprodhonte fajlat audio Atrac, standard pronësie i "Sony", në vend të zakonshmeve mp3. "Qemë shumë përpara respektivisht Apple", thotë Stringer. "Sikur ta kishim qëlluar, do të kishim mundur të dominonim. Por produkti na ka dalë siç na ka dalë, pasi ne qemë ata që qemë".
Në realitet, tentativat e para nga ana e Stringer për ta rinkonstruktuar "Sony", sapo është emëruar CEO në vitin 2005, kanë ngecur për shkak të rezistencave të old boys-ave Sony (old boys është një term japonez me të cilin etiketohen ato personazhe që janë në kompani prej një jete, shënimi im.). Me fitime që i tejkalonin me 85 përqind ato të një viti më parë, pak gjenin motive të vlefshme për të shkuar dhe trazuar ujërat. Ajo që ndryshoi gjithçka ka ardhur me krizën financiare globale. Nga viti 2008 Stringer ka menaxhuar mijëra pushime nga puna, një traumë respektivisht kulturës "Sony" ("Një vend pune është përgjithmonë"): ka mundësi një CEO japonez nuk do të kishte mundur ta bënte. "Unë ia kam arritur pasi jam i huaj dhe sepse nuk kishim zgjedhje tjetër", shpjegon ai.
Stringer është si peshku jashtë ujit këtu në lagjen Shinagawa të Tokios, me legjionet e tij të të punësuarve që tymosnin Mild Seven përpara sallave në të cilat luhet pachinko, ekuivalenti japonez i slot machine. "Është e rrallë që një i ardhur nga jashtë të bëhet drejtor i përgjithshëm i një kompanie japoneze. Stringer, me origjinë nga Uellsi, ka emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1965; i ka mbetur një theks anglez aristokrat dhe i butë, me paksa monotoni Kardifi dhe një spruco zanoresh të zgjatura alla amerikane".
Ajo që e kualifikon si të huaj nuk është vetëm shtetësia; është një dashamirës përmbajtjeje në një kompani në të cilën mbretëron hardware. Ka fituar 9 çmime Emmy, në periudhën në të cilën ka qenë prodhues dokumentarësh për CBS-in, përpara se të bëhej President i rrjetit televiziv. Në vitin 1997 është emëruar President i degës amerikane të "Sony", duke u marrë me music publishing dhe me studime kinematografike. Stringer e pranon ndershmërisht se nuk di kushedi se çfarë lidhur me projektimin e produkteve elektronike, gjë që e ka bërë akoma më të vështirë shtrëngimin e radhëve në brendësi të "Sony".
Në tentativën për ta rilançuar kompaninë, Stringer është përqendruar mbi forcimin e software dhe të medieve. Qëllimi final është që t'i mbështjellë konsumatorët në një fshikëz komode Sony, të përbërë nga hardware, shërbime dhe përmbajtje. Strategjia e tij është që të përdorë resurset e bollshme dhe degët e shumta të kolosit japonez për të shtyrë adoptimin e teknologjive të reja industriale, pa rriskuar shumë mbi formatet pronësi, qëndrimin që ka dënuar Walkman.
Duke filluar nga vitet '80, "Sony" ka kryer një seri luftash të përgjakshme formatesh (Betamax kundër VHS, Memory Stick kundër Sd Card, Atrac kundër MP3, plazma kundër LCD) dhe në pjesën më të madhe i ka humbur. Gjithçka ka ndryshuar në vitin 2006, kur kompania ka impenjuar të gjitha forcat e saj në shërbim të suportit optik blu-ray për videot me definicion të lartë (Sony është midis themeluesve të Blu-ray Disc Association dhe e ka zhvilluar formatin së bashku me kompani të tjera, midis të cilave Hitachi, Samsung dhe Philips). Dy vjet më vonë, industria e ka braktisur formatin konkurrues, HD DVD. Për Stringer kjo fitore ka qenë prova se përpjekja e tij për të bërë të punojnë së bashku degët e ndryshme të "Sony", e ashtuquajtura fushatë "Sony United", mund të jepte fryte.
I fryrë, tani po i kushtohet formateve të reja ambicioze, duke bastuar shumë mbi videon 3D. "Kemi bërë një punë të çmendur, duke frymëzuar blu-ray", thotë ai. "Tani për 3D do të duhet kapaciteti i madh i memories së tij".
Në një prej iniciativave të para të kryera nga Stringer, "Sony" ka riorganizuar prodhimin. Do të punojnë së bashku në 3D televizorët Bravia, konsolat PlayStation3, laptopat Vaio, lexuesit blu-ray, deri videokamerat dhe fotokamerat dixhitale. Praktikisht gjithçka përveç robotit Rolly, lexuesit muzikor që vallëzon mbi patina.
"3D do ta flakë tej botën", thotë bosi. "Nuk ka arsye që të mund të na pengojë të kemi një sukses të madh". Në karron e 3D-ve, "Sony" nuk është vetëm. Panasonic, LG dhe Samsung i kanë linçuar tashmë televizorët e tyre, por asnjë kompani tjetër nuk duket se baston kaq shumë mbi të ardhmen e saj, në bindjen se dimensioni i ri do të bindë miliona përdorues për të ndryshuar impiantet e tyre home cinema, që shumë sapo i kanë azhurnuar për t'iu përshtatur definicionit të lartë.
Në rast se "Sony" nuk do të arrijë të bindë masat të konvertohen në 3D, kredibiliteti që Stringer ka fituar mund të venitet. Degët mund të pushojnë së bashkëpunuari; inxhinierët do të rindërtonin feudet e tyre. Brenda pak kohësh, "Sony" mund të bëhet "vetëm" një prej prodhuesve të shumtë të mallrave elektronike. Nevoja për masa ekstreme ndjehet dhe që çke me të. Në vitin 2008 "Sony" ka humbur mbi 1 miliard dollarë. Është kthyer të nxjerrë fitime në fund të vitit të kaluar, por Stringer pranon se kthesa ka të bëjë më shumë me shkurtimet e vendeve të punës dhe shitjet e fabrikave sesa me një rigjallërim të shitjeve.
Akoma më të rënda kanë qenë ndryshimet e kibunit, domethënë të perceptimit publik lidhur me kompaninë. Fuqia historike e markës është ekspozuar në brendësi të Sony Museum, nga ana tjetër e Shinagawa. Një kartelë, afër hyrjes, shpjegon sesi Akio Morita dhe Masaru Ibuka kanë themeluar kompaninë mbi gërmadhat e Tokios paslufte, me mizerjen e 190000 jenëve (rreth 32000 eurove të sotme). Pastaj kalohet përballë një koleksioni objektesh hi-tech që ngjallin kujtime proustiane për gaxhetet e së kaluarës. Është televizori Trinitron, që në vitin 1968 dukej çmendurisht i ndritshëm. Është Walkman origjinal, iPod i epokës. Jo, gabim: është iPod ai që është Walkman i kësaj epoke. Kush viziton muzeumin nuk ka sesi të mos mbetet i goditur nga frekuenca me të cilin "Sony" ka rishpikur mënyrën tonë të konsumimit të medias: radioja e parë e xhepit me transistorë, lexuesi i parë i kasetave muzikore, videoregjistruesi i parë shtëpiak, televizori i parë i gjithi me transistor, lexuesi i parë i CD-ve, disketa e parë 3.5 polëshe.
Në fillimin e viteve '80, "Sony" kishte blerë një kibun të ngjashëm me atë të frymëzuar sot nga Apple. Butonat vezakë, finiturat në të zezë opake, komandat në kursor qenë në mënyrë elegante futuriste, intuitive, praktike. Produktet "Sony" duket se paralajmëronin pashmangshmërisht dëshirat tona.
Sot kibun-i i "Sony" është copa. Ka kaluar vërtet aq shumë kohë nga momenti në të cilin kompania ka hedhur në treg diçka revolucionare dhe "Sony" vazhdon të propozojë produkte luksi me një gamë të habitshme funksionesh, në një epokë në të cilin njerëzit kërkojnë gjëra më të thjeshta dhe më ekonomike si videokamera Flip, konsola WII dhe lexuesi Kindle. E thonë vetë emrat se bëhet fjalë për produkte të thjeshta. Pjesa më e madhe e produkteve "Sony" ka emra të përbërë nga sekuenca letrash dhe numrash sa t'u shkaktojë zili droidëve të Star Wars. Po kërkon një televizor 3D? Preferon një XBR-60LX900 apo një XBR-46LX900?
Si ia bën një kompani të humbasë me kaq ngut pozicionin e supremacisë respektivisht kategorive të produkteve që deri i kish shpikur? Gjatë takimeve të ndryshme me Stringer, vazhdoj që të kthehem tek koncepti që dikur "Sony" kishte në dorë fantazitë e konsumatorëve. Në fund nuk duron dot më. "Do të doja shumë që të pushonit së përsërituri", shpërthen ai.
Jo se ai nuk e pranon, por për ish-studentin e historisë, përqendrimi tek e kaluara është kundërprodhues. Fiksimi pas sukseseve të vjetra do të thotë të ngulesh në një epokë në të cilën "Sony" mund të imagjinohej akoma si një kompani vetëm për hardware. "Morita thoshte gjithmonë: 'Lini që inxhinierët të rrinë në Tokio dhe të ëndërrojnë atë që duan të krijojnë'", shpjegon ai. "Kjo në vitet '70 dhe '80 funksiononte, por sot një kompani e madhe hardware duhet edhe të zotërojë software dhe konektivitetit".
Ka të drejtë. "Sony" në mënyrë të padyshimtë është ndëshkuar prej mungesës së vëmendjeve nga ana e tij kundrejt softëare dhe Rrjetit. Produktet e tij nuk kanë asgjë nga ndërfaqet intuitive dhe lehtësia e përdorimit që dallojnë produktet Apple. Edhe kur e tejkalon konkurrencën me një produkt novator, ky produkt shpesh pengohet nga shërbime online mediokre. Vetëm për të folur për ndodhinë e fundit të kësaj natyre, "Sony" ka filluar që t'i shesë lexuesit ebook qysh në vitin 2004, megjithatë Kindle i Amazon ka arritur që t'i marrë nën hundë pjesën më të madhe të tregut, si pasojë e një sistemi të blerjeve të librave shumë të zhdërvjelltë. Dhe tani iPad i Apple mund t'i çvendosë lexuesit ebook Sony në vendin e tretë.
Kompania është penguar edhe nga një problem kolektiviteti tjetër, akoma më themelor: inxhinierët e degëve të ndryshme nuk e kanë koordinuar punën e tyre, edhe kur produktet e tyre posedonin një numër gjithnjë e më të madh funksionesh që mbivendoseshin (videokamerat mund të bëjnë fotografi, fotokamerat dixhitale tani mund të xhirojnë video, lexuesit muzikorë të mundësojnë që të shikosh një film dhe PSP-ja lexon si muzikë, ashtu dhe video). "Unë ua kam thënë: 'Duhet t'i jepni fund shkruarjes së gjërave dy herë'", deklaron Stringer.
Kur bëhet fjalë për të bindur publikun që të adoptojë formatet e reja, Stringer do t'i shtyjë konsumatorët në drejtimin e duhur duke përdorur përmbajtjet. Nuk është ide e re: pasi ka humbur luftën e videokasetave në vitet '80, Morita ishte ankuar për faktin se mund të kish fituar sikur të kishte pasur në dispozicion një studio kinematografike që të shiste vetëm kasetat në Betamax. Ky mendim e ka shtyrë që të blejë Columbia Pictures dhe të rrisë investimet në shtëpitë botuese muzikore. Por Morita i kish nënvlerësuar skizmat e brendshme në kompani. Degët muzikore dhe të kinemasë "Sony" janë treguar kundërshtuese dhe nuk i kanë mbështetur audiokasetat dixhitale dhe videot Hi8 që sektori hardware përpiqej të avanconte. Rezultati? I parashikueshëm: këto teknologji nuk kanë zënë asnjëherë vend midis konsumatorëve.
Bekgraundi i Stringer si gazetar dhe shef i një studioje e ka ndihmuar që të ndërtojë një urë mbi këtë humnerë. Ndërsa blu-ray përgatitej për lançimin e 2006, CEO-ja i ri i sapoemëruar shkoi në Tokio për të folur me drejtuesit e kompanisë. "Çfarë kam thënë? Se me këtë format duhej të fitonim", tregon ai. "Kam përdorur shembullin e Betamax. E kam bindur studion kinematografike. Kam bindur PlayStation".
Ka funksionuar. Formati optik dixhital rival, HD DVD, i mbështetur nga kompani si Microsoft e Toshiba, është hequr nga prodhimi në fillimin e 2008. Blu-ray ka fituar, pjesërisht sepse Sony Pictures, që kontrollon një pjesë të konsiderueshme të tregut kinematografik, ka refuzuar që t'i transformojë titujt e saj në HD DVD. Pastaj kanë mbërritur lexuesit blu-ray në brendësi të çdo PlayStation3. Fitorja është dukur si konfirmim i mirësisë së strategjisë Sony United.
Por çmimi për t'u paguar ka qenë i kripur, ndoshta shumë i kripur. Standardi blu-ray është bërë mbështetja optike e së ardhmes në një epokë në të cilën shitjet e DVD-ve qenë tashmë në rënie. E ardhmja e shpërndarjes video qëndron në variantin online, jo tek disqet. Dhe nëqoftëse pajisja e PS3 me blu-ray ka favorizuar formatin, nga ana tjetër është bërë e kushtueshme konsola, gjë që ka dëmtuar shitjet. Konsolat e mëparshme, PlayStation2, ishte në majën e tregut, me një fetë prej 70 përqind të tregut. Tani PS3 është në vendin e tretë, me rreth 25 përqind.
Megjithatë, në kompani në të cilën drejtuesit klasifikohen në bazë të humbjeve në luftat e formateve, Stringer ka fituar betejën inaugurale. Për të, shtytja që e gjithë kompania i ka dhënë blu-ray është një model sjelljeje. "Gjatë një konference të menaxhmentit majin e kaluar kam thënë: 'E di që shumë prej jush nuk janë akoma të bindur nga 3D, por po e marrim këtë rrugë'. Dhe do të punojnë me të 8 sektorë të ndryshëm të kompanisë".
Në avampostet e ndryshme të perandorisë "Sony" (pallati i Tokios, selia qendrore e produkteve elektronike në San Diego, studimet kinematografike në Culver City të Los Angeles) konstatohet se praktikisht mesazhi lidhur me fatet e 3D, i nisur nga Stringer, ka shpërthyer një proces koordinimi të konsiderueshëm. Drejtuesit kanë aq shumë besim sa që kur i kam treguar njërit prej tyre se para pak kohe kam blerë një televizor "Sony Bravia", më ka thënë se i vinte keq për mua, duke qenë se do të më takojë të blej një të ri në verë, kur do të mbërrijë në treg versioni i ri në 3D.
Imagjinimi i masave konsumatore që nxitojnë për të blerë sot aparatura në 3D duket më pak e pamundur nga sa ishte disa muaj më parë, përpara ditës në të cilën është shfaqur Avatar.
Peizazhet mahnitëse aliene të filmit të James Cameron kanë bindur miliona njerëz se 3D nuk është një risi si të tjerat. Michael Lynton, President i Sony Pictures, beson se kjo teknologji e fundit për kinemanë përfaqëson një ndryshim epokal. E krahason me "të shikuarën e një pikture të para-Rilindjes dhe më pas të kalosh sheshin për të admiruar një Giotto, duke e kuptuar në atë çast se ekziston diçka që quhet perspektivë. Bota zbulohet". Stringer mendon se është në gjendje që ta sjellë këtë mënyrë të re të shikuari të imazheve dixhitale nga multisalla në divanin e shtëpisë dhe në qendër të planit të tij është televizori. Bravia 3D, që del pikërisht këto ditë, funksionon në mënyrë shumë të ngjashme me sistemin e përdorur për të projektuar Avatarin në sallat kinematografike. Pas fiaskos së Walkman, kompania ka nxjerrë mësimin: nuk tenton më t'i mbyllë në kafaz konsumatorët, duke i detyruar që të përdorë përmbajtjet Sony. Televizorët mund të lidhen duke arritur tek mediat e ofruara nga mjaft kompani konkurruese. Janë linket me YouTube dhe shërbimet e ndryshme video on-demand.
Edhe pse kompania në këtë periudhë është dakord me konkurrencën, drejtuesit e saj vazhdojnë të ëndërrojnë kanalizimin e konsumit në një tunel produktesh dhe përmbajtjesh "Sony". Tani flasin për një strategji 3D "prej lenteje dhome pritjeje". Tashmë janë prodhuesit kryesorë të videokamerave dhe projektorëve 3D profesionalë. Avatar është xhiruar me telekamera "Sony" dhe projektuar në mijëra salla me aparatura "Sony". Sony Pictures, Imageworks Animation dhe zhvilluesit e lojërave të Sony Computer Entertainment kanë shpallur planin e tyre: të prodhojnë përmbajtje 3D. "Sony" synon deri të ofrojë aparate fotografike dhe videokamera amatoreske që i mbështesin formatin. "Njerëzve do t'u pëlqejë të bëjë fotografi familjare në 3D", këmbëngul Stringer. Nëqoftëse 3D do të ngjisë në salla kinemaje, në sallone dhe në albumet e fotografive, "Sony" do të fitojë.
"Jemi në pozicion të favorshëm për ta bërë 3D-në një format që konsumatorët do ta pranojnë", thotë Kazuo Hirai, Presidente i Sony Network Product and Services Group. Hirai është prej kohësh fytyra publike e markës PlayStation. Jam ulur pranë tij në një sallë demonstruese luksoze në selinë qendrore të Tokios. Të dy mbajmë në dorë joypad dhe mbajmë syze në 3D. Kalimtarëve mund t'iu dukemi një çift muzikantësh bluzi të verbër. Sigurisht që kemi pamjen e dy idiotëve. Po impenjohemi në një version në 3D të lojës futuriste për PlayStation 3 Wipeout HD në një televizor Bravia 50 polsh. Ekrani gjigant duket si një dritare që shikon në një botë tjetër; mjedisi sci-fi duket i prekshëm dhe jashtëzakonisht i pasur, si ai i Avatar.
Lojërat mund të jenë një killer app për 3D-në dhe PlayStation3 mund të përfitojë nga korsia e brendshme. Një upgrade i software që "Sony" llogarit ta nxjerrë në verë do të mundësojë të luhet në 3D dhe të shikohen filma në 3D, në disqe blu-ray. Konsola rivale Xbox360 ka një drive dvd standard dhe, siç bëjnë të njohur me kënaqësi të madhe Stringer dhe drejtues të tjerë të "Sony", DVD-të standarde nuk kanë memorie të mjaftueshme për 3D me definicion të lartë.
Megjithatë, pas disa minutash loje në shoqëri të Hirai, gjatë të cilave anija ime e vogël djeg kthesa dhe karambolohet përgjatë rrugëtimesh hiperrealiste, duhet të braktis Wipeout. Përvoja është në mënyrë absurde intensive, ndoshta shumë. Kam frikë se mos vjell. "Sony" i ka studiuar reagimet fizike si të miat dhe drejtuesit nuk duken të preokupuar. Theksojnë se me tejkalimin e një faze axhustimi, pjesa më e madhe e lojtarëve nuk tregon se pëson efekte kolaterale.
Era e re e 3D sjell edhe pakënaqësi të tjera, në mënyrë të veçantë ato syze të mëdha kaba. Dhe syzet "aktive" të domosdoshme për të shikuar televizorët "Sony" (produkte me bateri që bllokojnë në mënyrë alternative një sy dhe një tjetër, më shumë se 120 herë në sekondë) janë shumë më të kushtueshme se sistemet e tjera të konkurrencës, të cilat përdorin lente të thjeshta të polarizuara. Çdo aparat televiziv do të ketë së bashku dy palë syze, por çdo palë ekstra do të kushtojë rreth 100 euro.
Gjithsesi, përvoja mbetet e konsiderueshme, siç është e konsiderueshme aftësia e re, e shfaqur nga kompania, për të shfrytëzuar fuqinë e kombinuar të degëve të ndryshme të saj. Por testimi i vërtetë do të ndodhë kur konsumatorëve do t'u kërkohet që të fusin dorën në xhep. Do ta presin krahëhapur teknologjinë e re dhe mundësitë e saj? E ardhmja e argëtimit është vërtet një aferë e lavdishme tredimensionale apo ky është vetëm vizioni i drejtuesve të "Sony", i deformuar nga lentet e kuqërreme të një pale syzesh aktive?
Stringer duket se është në shtëpi këtu në brena Thalberg Building, në kompleksin Sony Pictures. Shtriqet në shpinore dhe këmbët e jashtme të karriges së kromuar të tij ngrihen nga moketi. Stringer është në Los Angeles në një pasdite vjeshte me rastin e premierës së filmit "2012", krijesa e fundit e Sony Pictures. Por është më pak i interesuar për imazhet apokaliptike të filmit sesa për planin e tij të ri për të përhapur në Rrjet filma të gjinisë katastrofike dhe përmbajtje të çdo lloji.
Po flet për PlayStation Network, të lançuar në vitin 2006 si shërbim multiplayer online të dedikuar poseduesve të PS3. Tani mund të përdoret për të shkarkuar lojëra, naviguar në ëeb, shfletuar revistat me karikatura dixhitale dhe blerë apo marrë me qira filma dhe seri televizive. Janarin e kaluar, gjatë CES-it (Consumer Electronics Show) në Las Vegas, Stringer ka shpallur se Sony do ta zgjerojë rrjetin e mësipërm tek televizorët "Bravia" me lidhje web dhe tek lexuesit blu-ray. "Ofrojmë përmbajtje dhe shërbime më shumë se kushdo tjetër", thotë ai. "Më shumë filma, më shume spektakle: më shumë gjithçka. Dhe nëqoftëse përmbajtjet tona kalojnë në të gjitha, produktet tona bëhen akoma më shumë të çmuar".
Pohimi është i diskutueshëm. Shërbimet streaming si Vudu dhe Netflix kanë librari më të pasura dhe janë të arritshme nëpërmjet një numri të madh aparaturash të prodhuara nga kompani të ndryshme. Veç kësaj, streaming dhe downloading paraqesin disa probleme, duke parë llojin e përmbajtjes me definicion të lartë që avancon "Sony". "Infrastruktura jonë është mjaftueshmërisht robuste; qysh tani mund të shkarkohen filma në HD", thekson Stringer. Por, edhe në prani valësh të gjata jashtëzakonisht të shpejtë, fajlat në 3D me definicion të lartë rrezikojnë që ta vënë në provë të vështirë durimin e kujtdo. (Sipas thënies së Sony, aparatura blu-ray në 3D do të jetë më i trashë me 50 përqind respektivisht atyre me blu-ray standard). "Do të më pëlqente të kontrolloja sasinë e valës që njerëzit kanë në dispozicion", shton ai. "Fatkeqësisht nuk jemi në biznesin e infrastrukturave".
Në periudhë afatshkurtër, më i rëndësishëm se shërbimet streaming dhe dosnloading është premtimi për transmetime televizive në 3D. ESPN-i ka në program lançimin e një rrjeti në 3D brenda fundit të vitit dhe "Sony" ka lajmëruar për vitin 2011 lindjen e një kanali televiziv në 3D së bashku me Discovery dhe Imax. Mbesin për t'u zgjidhur disa detaje si standardet e transmetimit dhe autorizimet, por fatmirësisht për "Sony" janë të shumta kompanitë që punojnë lidhur me këto probleme: edhe pse Stringer shpreson që teknologjia në 3D të bëhet një sinonim i "Sony", nuk jemi më në kohët e formatit audio Atrac, të cilin "Sony" e shtynte përpara me kokëfortësi vetmitare.
Natyrisht që kjo nënkupton se dështimi apo suksesi i 3D nuk është më në duart e tij, por Stringer i vjen edhe për mbarë. "Po synoj shumë mbi teknologjinë 3D?", pyet ai. "Hëm, paksa. Ky lloj biznesi është një bixhoz i vazhdueshëm. Ama, në një mënyrë apo në një tjetër, me 3D do t'ia dal në krye dhe, në këtë pikë, për konkurrencën jeta mund të jetë e zymtë".
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers