Rrënjët e thella të konfliktit Rusi - Gjeorgji


Përplasja ende sot e pazgjidhur që shpërtheu midis Abkhazisë dhe Gjeorgjisë të nesërmen e rënies së Bashkimit Sovjetik i ka rrënjët e saj në historinë e rajonit transkaukazian. Të përshkruarit shkurtimisht e disa prej pasazheve qendrore na jep elementët e dobishëm për të kuptuar origjinën dhe motivacionet e përplasjes së armatosur midis qeverisë së Tbilisit dhe republikës autonome të saj, që mbetet faktikisht e ngrirë pas luftës së fundit të shkurtër midis Rusisë dhe Gjerogjisë e gushtit të vitit 2008. Do të analizohet pastaj roli, i drejtpërdrejtë dhe jo, që ka luajtur Rusia në konflikt në dritën e interesave strategjike të Moskës në të gjithë rajonin kaukazian. Modaliteti me të cilin presidentët gjeorgjianë kanë ndjekur politikën, si të brendshme, ashtu dhe të jashtme, të Tbilisit në dekadat pas Luftës së Ftohtë ka përcaktuar pozicionin e zënë nga Gjeorgjia në skenarin ndërkombëtar, në udhëkryq midis një tentative afrimi me Perëndimin (në veçanti nëpërmjet dëshirës së fundit për të hyrë në NATO) dhe një pranie ruse të ngulitur.
Interesi i rinovuar i Shteteve të Bashkuara për zonën e Kaukazit - strategjike si nga pikëpamja ekonomike, si korridor energjetik, ashtu dhe nga pikëpamja gjeopolitike, si kufi midis hapësirës ish-sovjetike dhe sot ruse dhe asaj atlantike - dhe më në përgjithësi për të gjithë harkun qendroaziatik, ka përcaktuar riedicionin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës për afirmimin apo ripozicionimin e zonave respektive të influencës. Fundi i asetit bipolar merr formë edhe me rishfaqjen e linjave të pazgjidhshme të frakturave të trashëguara nga rendi bipolar.
Shënime të shkurtra historike
Territori i Abkhazisë historikisht ka gëzuar një autonomi të konsiderueshme në brendësi të Gjeorgjisë. E deklaruar si principatë Autonome e Gjeorgjisë qysh në shekullin XVI dhe e banuar në pjesën më të madhe të popullsisë së saj nga popullsi të etnisë abkhaziane, kaloi në mënyrë të qëndrueshme nën dominimin e Perandorisë Ruse nga mesi i shekullit XVII, së bashku me pjesën tjetër të territoreve gjeorgjiane. Ekspansioni rus solli abrogimin e principatave të ndryshme, përfshi atë të Abkhazisë dhe shumë abkhazë myslimanë, që në atë kohë përbënin më shumë se 60 përqind të popullsisë të rajonit, emigruan në Perandorinë Osmane, duke e lënë Abkhazinë pothuajse të shpopulluar. Ky defluks demografik u pasua pothuajse menjëherë nga migrimi në Abkhazi i shumë gjeorgjianëve, armenëve, grekëve, rusëve (kristianë), që ripopulluan zona të shndërruara në pothuajse krejtësisht të pabanuara. Si rezultat i këtyre lëvizjeve etnike, në fillim të shekullit XX abkhazët (myslimanë) përbënin vetëm një të tretën e popullsisë së përgjithshme të Abkhazisë, duke qenë dy të tretat e përbëra në pjesën më të madhe nga gjeorgjianë dhe armenë (të krishterë).
Abkhazia u kthye për të gëzuar një autonomi të konsiderueshme sidomos duke filluar nga viti 1918, pas revolucionit bolshevik, duke arritur pastaj në vitin 1931, vit në të cilin u shpall nga Stalini si republikë e pavarur në gjirin e Gjeorgjisë sovjetike. Në realitet, pavarësia ishte vetëm nominale dhe kontrolli i Tbilisit ishte absolut: zbatohet një politikë asimilimi të detyruar, gjeorgjiançja vendoset me imponim si gjuhë zyrtare, gjuha abkhaziançe ndalohet dhe mijëra abkhazianë u vranë gjatë represioneve staliniane.
Hidhen bazat e përplasjes së ardhshme ndëretnike në Abkhazi dhe Gjeorgji. Bashkimi Sovjetik inkurajon migrimin gjeorgjian në Abkhazi, të cilin do ta pasojë edhe ai nga Armenia, sidomos në vitet Pesëdhjetë dhe Gjashtëdhjetë. Situata për abkhazianët kthehet së prapthi pas vdekjes së Josif Stalinit. Bashkimi Sovjetik e braktis politikën diskriminuese dhe të asimilimit të detyruar dhe adopton një me shenjë të kundërt në mbrojtje të minorancës abkhaziane. Mbrojtja e re sovjetike u mundëson abkhazëve që të fitojnë një peshë dhe influencë të konsiderueshme në jetën politike të republikës, në fakt joproporcionale respektivisht statusit të tyre si minorancë demografike. Në shkëmbim të mbrojtjes nga Moska, elitat abkhaziane i siguruan Bashkimit Sovjetik një besnikëri politike të plotë. Ky skenar i ri ngjall mërinë e mazhorancës së popullsisë, gjeorgjiane dhe armene, që e konsiderojnë veten viktima të diskriminimeve. Është taktika divide et impera e përdorur nga Moska si instrument efikas kontrolli dhe dominimi mbi territoret që hyjnë në sferën e influencës së saj. Konfliktualiteti i brendshëm midis abkhazianëve dhe gjoergjianëve që piqet në rajonin abkhazian mbahet në surdinë vetëm nga prania kërcënuese e Rusisë së madhe. Rënia e Bashkimit Sovjetik do t'ia hapë kapakun kutisë së Pandorës kaukaziane.
Konflikti abkhaziano - gjeorgjian
Përleshjet në Abkhazi kanë nisur të nesërmen e shpërbërjes së perandorisë sovjetike. Në momentin e pavarësisë gjeorgjiane, në prillin e vitit 1991, Abkhazia gjendet e ndarë në dy fraksione: mazhoranca, e përbërë thelbësisht nga gjeorgjianë dhe armenë, në favor të pavarësisë së Gjeorgjisë, dhe minoranca, e përbërë nga abkhazë, që rivendikon krijimin e një republike të pavarur nga Gjeorgjia. Midis dy fraksioneve kanë filluar betejat e parë. Në këtë pikë, në ecurinë dhe në menaxhimin e konfliktit, bëhet e rëndësishme linja politike e ndjekur nga presidentë të ndryshëm gjeorgjianë, pse jo dhe roli i luajtur nga Moska. Presidenti i parë i Gjeorgjisë së pavarur passovjetik, Zviad Gamsakurdia, ndjek një politikë "mikro-perandorake", thelbësisht nacionaliste, e karakterizuar nga një kundërshtim i fortë ndaj lëvizjeve autonomiste të minorancave të brendshme etnike dhe nga largim i prerë nga Rusia (tregues i një linje të tillë properëndimore është në fakt aderimi i munguar i Gjeorgjisë në Komunitetin e Shteteve të Pavarura (CIS). Moska i kundërpërgjigjet "tradhtisë" gjeorgjiane duke mbështetur lëvizjet indipendentiste të pranishme në rajone të ndryshme të Gjeorgjisë, Abkhazisë, Oshecisë së Jugut, Axharisë, Javakhetit, me qëllimin e dobësimit të qeverisë së Tbilisit.
Kjo linjë do të ndiqet nga Kremlini me vijueshmëri e me vendosmëri, deri sa është arritur në përplasjen e fundit ushtarake të hapur midis trupave gjeorgjiane dhe atyre ruse (te ndërhyrja në mbrojtje të Abkhazisë), e ndodhur në gushtin e vitit 2008 dhe e zgjidhur me disfatën e forcave gjeorgjiane. Kur në shkurtin e vitit 1992, Gjeorgjia abrogon Kushtetutën e epokës sovjetike dhe restauron Kushtetutën e vitit 1921 të Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, akti është interpretuar nga abkhazianët si abrogim i statusit autonom të tyre dhe, në kundërpërgjigje të kësaj, deklarojnë pak muaj më pas pavarësinë e Abkhazisë. Në këtë pikë shpërthen lufta në kuptimin e vërtetë të fjalës midis rebelëve abkhazianë dhe trupave qeveritare, të dërguara nga Tbilisi për të rimarrë kontrollin e rajonit. Për ecurinë e përplasjeve dhe fitoren e rebelëve ndaj forcave gjeorgjiane, që në fund të vitit 1992 u detyruan ta lënë rajonin, një peshë vendimtare kanë pasur forcat paraushtarake të Kaukazit verior, praktikisht çeçenë, oshecë dhe kozakë (e vetëshpallura Konfederatë e Popujve Malësorë të Kaukazit), që nga territori rus kanë arritur në Abkhazi në mbështetje të rebelëve. Pavarësisht një armëpushimi të parë nga fundi i vitit 1992 dhe një të dyti në vitin 1994, përleshjet kanë vazhduar në mënyrë konstante, duke e larguar hipotezën e një përkufizimi paqësor dhe të qëndrueshëm të situatës. Në fakt, qeveria qendrore gjeorgjiane nuk e kontrollon më territorin e Abkhazisë qysh nga viti 1994. Me kalimin e viteve në rajon janë krijuar institucione parashtetërore funksionuese dhe forca të armatosura vetëmbrojtjeje.
Elementi i konfliktualitetit etnik që qëndron në bazën e rivendikimeve politike të rebelëve akhazianë është ndoshta shkaku kryesor i mizorisë dhe i dhunës së veçantë që ka marrë përplasja, me episode spastrimi etnik të përsëritura, sidomos në dëm të popullsisë civile të etnisë gjeorgjiane (vlerësimet flasin për 10000 deri në 30000 gjeorgianë të vrarë, plus 300000 të pastrehë). Në fakt, rebelët abkhazianë, me ndihmën vendimtare të paraushtarakëve të Kaukazit verior dhe mbështetjen e Rusisë (sidomos në furnizimet me armë), ia kanë marrë Tbilisit kontrollin e rajonit, duke provokuar arratinë e të gjithë popullsisë joabkhaziane të shpëtuar masakrave. Si pasojë e kësaj, sot abkhazianët janë bërë mazhorancë e republikës autonome. Lufta e shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë e gushtit 2008, e përfunduar me shpartallimin e Forcave të Armatosura gjeorgjiane, rritja e pranisë ushtarake ruse në Abkhazi dhe njohja e pavarësisë së saj nga ana e Moskës, duket e ka shuar çdo shpresë të zbehtë që të mund t'ia nënshtrojnë Tbilisit sovranitetin e territorit në fjalë.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara
Raportet midis Rusisë e Gjeorgjisë dhe mbështetja dhënë qysh në fillim lëvizjeve indipendentiste të Abkhazisë, Oshecisë së Jugut dhe Axharisë, duhen inkuadruar në strategjinë politike komplesive të zbatuar nga Moska në Kaukaz. Një konsideratë paraprake na jep një element të parë domethënës. Pavarësisht se rajoni kaukazian është i ndarë në një anë që është pjesë e Rusisë së sotme (Kaukazi verior) dhe një anë tjetër e pavarur (Transkaukazia), Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbaixhani, Moska e percepton rajonin si një sistem unik, sa nga pikëpamja ekonomike, aq edhe nga një pikëpamje politiko-strategjike dhe të sigurisë. Interesat kryesore të Rusisë në rajon janë në thelb dy: të ruajë integritetin territorial (shiko çështjen çeçene) dhe të mbrojë interesat e veta ekonomiko-strategjike në Transkaukazi. Ruajtja e një roli hegjemonist influence politike - pse jo dhe ekonomik - është kështu objektivi qendror, strategjia dominuese e politikës ruse në Kaukaz. Të mos harrohet se Moska e konsideron Transkaukazinë (ashtu si ish-zonat e tjera sovjetike, shënimi im.) si "fqinjin e jashtëm" të vetin, domethënë një hapësirë historikisht, politikisht dhe ekonomikisht të lidhur me interesat jetike të saj.
Nëqoftëse nga njëra anë Moska ka interes që ta mbështesë pavarësinë e Abkhazisë për të dobësuar Gjeorgjinë dhe për ta mbajtur në këtë mënyrë në orbitën e saj (sidomos si pasojë e politikës properëndimore të Presidentit gjeorgjian Saakashvili), nga ana tjetër duhet ta dozojë me vëmendje linjën e saj pro lëvizjeve indipendentiste, me qëllim që të shmangë kundërgoditje të rrezikshme që mund t'i derivojnë në brendësi të vetë territorit të saj. Efekti domino. Në fakt, pikërisht në Kaukazin verior Moska duhet të përballojë lëvizje të ndryshme indipendentiste (Adigecia, Karaçajo - Çirkasia, Kabardino - Balkaria, Oshecia Veriore, Çeçenia, Dagestani), burim destabilizimesh të fuqishme. Mbështetja ushtarake dhënë Abkhazisë nga rebelët kaukazianë (Konfederata Malësore e Popujve të Kaukazit) konfirmon ndërthurjen dhe lidhjet e lëvizjeve të ndryshme indipendentiste, veç të tjerash të bashkuar nga feja islamike e përbashkët. Gjatë viteve të fundit sulmet e këtyre lëvizjeve indipendentiste, sidomos atyre çeçene, kanë marrë modalitetet operative e grupeve terroriste, duke bërë të flitet, jo gjithmonë në mënyrë të përshtatshme, për një lëvizje terroriste islamike të vetme, që do të përfshinte grupet qaediste të Lindjes së Mesme, të Gadishullit Arabik e të Jemenit, talebanët e Afganistanit, Pakistanit dhe Taxhikistanit, deri në falangat ekstreme të islamit indonezian dhe filipinas.
Lufta e gushtit të vitit 2008 është episodi i fundit dhe më i rëndë i një procesi që e ka parë Kremlinin të hyjë në rrugën e përplasjes me Presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili, i cili ka adoptuar një qëndrim fuqimisht properëndimor, në mënyrë të veçantë proamerikan, dhe në mënyrë eksplicite antirus. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështesin integritetin territorial të Gjeorgjisë, të cilës i kanë premtuar ndihma financiare dhe bashkëpunim më të madh pas lufte. Por janë të ndarë lidhur me mundësinë për t'i hapur dyert e NATO-s Tbilisit. Mungesa e një strategjie të përbashkët për Gjeorgjinë, e mbledhur me faktin që Rusia është në një pozicion force, e kufizon influencën e Amerikës dhe të Europës ndaj zhvillimeve në Abkhazi. Moska vë në përdorim lidhjet e saj të ngushta me autoritetet indipendentiste për ta influencuar politikën e jashtme të Gjeorgjisë. Një prej prioriteteve të Presidentit gjeorgjian Saakashvili është integrimi i Gjeorgjisë në NATO, të cilës Rusia i kundërvihet fuqimisht. Aderimi i Gjeorgjisë në NATO duket jashtë çdo diskutimi, të paktën për të ardhmen e afërt. Një anëtarsim atlantik eventual do ta përfshinte drejtpërsëdrejti NATO-n në konfliktet me Abkhazinë dhe Oshecinë e Jugut dhe do të rrezikonte që ta tërhiqte në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë në fuçinë e barutit kaukaziane.
Veç kësaj, Gjerogjia është shumë larg nga posedimi i kërkesave (në termat e demokracisë dhe të efikasitetit të institucioneve) të kërkuara për aksesin. Pavarësisht mbështetjes së shprehur nga disa anëtarë (si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe) NATO nuk ia ka ofruar Gjerogjisë pjesëmarrjen në programin e saj të paraaderimit, të quajtur Membership Action Plan (MAP). Aleanca ka shprehur në terma të përgjithshëm vullnetin për ta integruar Gjeorgjinë, por ama pa specifikuar asnjë datë. Lufta e fundit me Rusinë duket se e ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme mundësinë që Gjeorgjia ta rekuperojë autoritetin mbi Abkhazinë. Qeveria ruse ka shpallur se do ta rrisë numrin e ushtarëve që, me cilësinë zyrtare të paqeruajtësve qenë tashmë të pranishëm në territor, deri në rreth 3500 njësi në rajon. Për momentin nuk ekziston asnjë bazë negociiuese mbi të cilat të diskutohet statusi i provincës që do të shkëputet dhe në fakt situata ka mbetur e ngrirë. Vendet perëndimore mbështesin integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe kanë ftuar vendet e tjera të botës që të mos e njohin sovranitetin e Abkhazisë (praktikisht, vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës). Megjithatë, duhet nënvizuar se puna e qeverisë së Presidentit Saakashvili në rastin e luftës me Rusinë i është nënshtruar kritikave të shumta nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Europës Perëndimore. Presidenti gjeorgjian është akuzuar se ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme, duke i ofruar Rusisë rastin që të ndërhyjë (opinion i forcuar pas zbulimit të përmbajtjes së një raporti të OSBE-së ajo që ka hapur zjarr e para ka qenë ushtria gjeorgjiane). Kredia të cilën gëzon Saakashvili pranë kryeqyteteve të vendeve të Paktit të Atlantikut për momentin është shumë e ulët.
E varur pezull midis një afrimi të vështirë me zonën atlantike (Bashkim Europian, Shtetet e Bashkuara, NATO) dhe një pranie dhe influence këmbëngulëse ruse, Gjeorgjia lëviz kështu në skajet e shtrirjes së dy sferave të influencës, asaj atlantike dhe asaj ruse, që pas përfundimit të bipolarizmit dhe unipolarizmit, rishfaqen për t'i dhënë formë, këtu dhe tjetërkund në skenarin global, një asesti prej disave i quajtur jopolar, por që është në mënyrë më të përshtatshme multipolar.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers