PRESIDENTI që s'u "zgjodh" kurrë


Gerald Ford ishte i pari - dhe deri tani i vetmi - President i SHBA që nuk fitoi kurrë zgjedhje, të asnjë lloji. Një kongresmen me eksperiencë shumë të gjatë, ai u bë zëvendëspresident i Richard Nixonit në 1973, kur Spiro Agnew dha dorëheqjen nën akuzat për korrupsion. Dhjetë muaj më vonë, vetë Nixon u tërhoq pas skandalit Watergate dhe në 9 gusht 1974, Ford u bë President i 38 i SHBA. Ishte një periudhë shumë e vështirë për të marrë detyrën, pas skandalit Watergate si dhe në një kohë kur vendi ndodhej në recesion të thellë.

Kur u largua nga detyra dy vjet e gjysmë më vonë, pas një humbje shumë të ngushtë në zgjedhje, ai tha se ndihej krenar që po ia linte vendin Jimmy Carterit në një formë shumë më të mirë nga sa e kishte gjetur. Presidenti i ri, nga ana e tij, e falënderoi për gjithçka që Ford kishte bërë për të shëruar plagët që la pas Watergate.

Gerald Rudolph Ford u lind në Omaha, Nebraska. Emri i tij atëherë ishte Leslie Lynch King Jr, por prindërit u divorcuan kur ishte ende fëmijë dhe e ëma u martua me Gerald Ford. Edhe djali mori emrin e tij. Ai u rrit në Michigan dhe u kthye në një hero futbolli pasi luajti në ekipet kombëtare të pamundura të Universitetit të Michiganit në 1932 dhe 1933. Ai refuzoi një numër kontratash profesioniste, duke vendosur të shkojë në Shkollën e Yale, ku mundi të sigurojë paratë për të vazhduar studimet duke dhënë mësime futbolli dhe boksi për të rinjtë.

Ford mori miratimin si kandidat republikan për një vend të sigurtë në Michiganin e jugut dhe u zgjodh në Kongres në vitin 1948. Në të njëjtin vit ai u martua me Elisabeth Ann Bloomer, një ish-modele, e cila më vonë u bë e famshme për shkak të problemeve me alkoolin dhe përpjekjeve për ta lënë si dhe themeluese e Betty Ford Center.

Pushteti

Në 1965, Gerald Ford u zgjodh lider i Republikanëve në Kongres. Ai ishte anëtar i Komisionit Warren që hetoi vrasjen e ish-Presidentit Kennedy - që konkludoi se Lee Harvey Oswald kishte vepruar i vetëm - si dhe bashkautor i një libri, "Portret i një vrasësi". Jashtë Kongresit, Ford pak njihej por në 1973, Spiro Agnew dha dorëheqjen. President Nixon, një mik i vjetër, emëroi Gerald Fordin si zëvendëspresident. Atëherë ai ishte 60 vjeç dhe kishte qenë për mbi çerekshekulli anëtar i Kongresit. Kur pozita e vetë Nixonit ishte tashmë në rrezik, shumë shpejt nisën spekulimet për mundësinë që Fordi ta pasojë. Pasi Nixon pranoi fajin në gusht 1974, Ford deklaroi se dëshironte të qëndronte jashtë debatit të "impeachment", duke i qëndruar njëkohësisht besimit të tij se Nixon ishte i pafajshëm.

Falja për Nixon

Më 9 gusht, Nikson dha dorëheqjen dhe Ford u betua si president. Në fjalimin e tij të parë para Dhomave të Kongresit ai shkëlqeu, gjë që u interpretua si triumf për të. Por, muaji i mjaltit mori fund shumë shpejt, pasi një ditë pasi ai kishte marrë detyrën dha për Nixon një falje të plotë për të gjitha shkeljet. Kjo provokoi një stuhi politike dhe morale. Pa kaluar shumë kohë, u bë e qartë se pavarësisht problemeve të tij, njeriu që dikur pranoi se, "Unë jam një Ford, jo një Lincoln", po pëlqente të qenurit president dhe synonte të kërkonte kandidaturën për zgjedhjet e 1976. Në politikat e jashtme, Ford dhe Sekretari i tij i Shtetit, Dr. Henry Kissinger vazhduan në një rrugë që kishte ndjekur Nixon me Bashkimin Sovjetik dhe kërkimin e një zgjidhjeje për Lindjen e Mesme. Ford shkoi në BS, Korenë e Jugut dhe Japoni, duke u bërë i pari President i SHBA që vizitonte Tokion. Ai u rikthye në një kohë kur situata ekonomike ishte përkeqësuar dhe me kongresin nuk i kishte shumë mirë punët. Gjatë vitit të parë në detyrë, iu desh të përdorte 36 herë veton. Në shtator, pati dy atentate ndaj tij, një në Sacramento dhe tjetri në San Francisco.

Pas një gare shumë të ndezur përballë Ronald Reaganit, Ford fitoi ngushtë në zgjedhjet brenda partisë në 1976. Të gjithë u befasuan nga gara relativisht e zbehtë përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Jimmy Carter. Ford, që përfaqësonte vazhdimësinë dhe sigurinë, nisi shumë pikë prapa garën, por u afrua me shpejtësi.

"Betejat" me Kongresin

Pa kaluar shumë kohë, u bë e qartë se pavarësisht problemeve të tij, njeriu që dikur pranoi se "Unë jam një Ford, jo një Lincoln" po pëlqente të qenurit president dhe synonte të kërkonte kandidaturën për zgjedhjet e 1976. Në politikat e jashtme, Ford dhe Sekretari i tij i Shtetit, Dr. Henry Kissinger vazhduan në një rrugë që kishte ndjekur Nixon me Bashkimin Sovjetik dhe kërkimin e një zgjidhjeje për Lindjen e Mesme. Ford shkoi në BS, Korenë e Jugut dhe Japoni, duke u bërë i pari President i SHBA që vizitonte Tokion. Ai u rikthye në një kohë kur situata ekonomike ishte përkeqësuar dhe me kongresin nuk i kishte shumë mirë punët. Gjatë vitit të parë në detyrë, iu desh të përdorte 36 herë veton. Në shtator, pati dy atentate ndaj tij, një në Sacramento dhe tjetri në San Francisco.

Pas një gare shumë të ndezur përballë Ronald Reaganit, Ford fitoi ngushtë në zgjedhjet brenda partisë në 1976. Të gjithë u befasuan nga gara relativisht e zbehtë përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Jimmy Carter. Ford, që përfaqësonte vazhdimësinë dhe sigurinë, nisi shumë pikë prapa garën, por u afrua me shpejtësi.

Humbje e ngushtë

Në një prej tre debateve të tij televizive me Carterin, atij i shpëtoi goja kur tha se Evropa Lindore ishte e pavarur nga dominimi sovjetik dhe bëri një figurë jo pak qesharake. Në fund, Carter fitoi ngushtë, me 1.8 milionë vota kryesisht falë faktit që shihej si një djalë i preferuar në jug si dhe faktit që mori votat e të marxhinalizuarve, kryesisht fermerë dhe kristianë në veri. Ford, në fjalimin e tij të lamtumirës përpara kombit, tha se ndihej krenar që Amerika ishte në paqe dhe paralajmëroi vendin e tij që duhej të merrej shumë me mbrojtjen, përballë forcave ushtarake sovjetike që po rriteshin në fuqi. Pasi u largua, Ford qëndroi sërish në politikë. Në 1980, ai ishte shumë pranë emërimit si zëvendëspresident i Ronald Reaganit, përpara se kërkesa e tij për më shumë pushtet dhe përgjegjësi ta përjashtonte. Pavarësisht besimeve të tij republikane, Ford ishte në favor të nocionit të "Amerikës si një vepër në ndërtim".

Në 1999, Bill Clinton e vlerësoi Gerald Fordin me Medaljen e Lirisë, një prej dekoratave më të larta që jepen në Amerikë. Reputacioni i Ford ka qenë gjithmonë ai i një njeriu të mirë e miqësor, i qetë, i durueshëm, i drejtë.

Google+ Followers