Kuptimi i jetës dhe format e ndryshme të saj


Rrjetet artificiale të afta për të ëndërruar

Nuk jemi aspak të veçantë. Në gjithësi, me siguri veç nesh, ka edhe gjallesa të tjera, por ato ndryshojnë kategorikisht nga përfytyrimet tona. Çdonjëri prej nesh e di shumë mirë ç'është jeta. Nuk kemi asnjë vështirësi për të dalluar krijesat e gjalla nga materia jo e gjallë. Ne ndryshojmë nga shkencëtarët, pasi këtyre nuk iu mjafton ndarja intuitive e botës në organizma të gjalla dhe objekte jo të gjalla. Koncepti i jetës është njohur nga biologët, fizikanët dhe informaticienët, por kanë pasur vështirësi të madhe për ta përkufizuar atë, madje edhe deri më sot, sepse akoma nuk është gjetur asnjë formulë e përgjithshme që të pranohet. Megjithatë duhet thënë se nga koha në kohë janë organizuar konferenca, në të cilat kanë marrë pjesë qindra studiues nga vende të ndryshme të botës. Atje kanë bërë propozime të reja, por nuk ka pasur asnjë rast që dy prej këtyre propozimeve të kenë qenë të njëjta. Mund të thuhet, se karakteristika më e rëndësishme e jetës është quajtur këmbimi i materies dhe energjisë mes organizmit dhe mjedisit të tij që e rrethon, ashtu sikurse shumëzimi apo dhe shumëfishimi i saj.
Në këtë përkufizim kaq të shtrirë mund të ketë ndonjë formë të pazakontë jete, e cila u bë e njohur në gusht të vitit 2007 nga grupi i studiuesve të Institutit të Fizikës Përtejtokësore me emrin "Maks Planc në Granching", poshtë Monachium. "Jeta e huaj mund të ekzistojë në Tokë, në formën e grimcës prej pluhuri që vallëzon", kështu është vendosur nga fizikanët e këtij instituti, të cilët simuluan në kompjuterët e tyre molekulën e pluhurit elektrikisht të ngarkuar njëlloj si pluhuri që ndodhet në përbërjen e resë së materies ndëryjore.
Përfundimi i simulimit doli aq interesant, saqë jo vetëm habiti të gjithë, por dhe gëzoi pa masë eksperimentuesit. Kështu, "pluhurat elektrikisht të ngarkuar, të rrethuar nga plazma kozmike u vendosën në spirale dyfishe, të ngjashme me ato, që në organizmat e tokës krijojnë ADN-në. Për më tepër mund të themi, se këto krijesa sillen si gjallesa. Këto gjallesa kopjojnë dhe transmetojnë informacionet e ndërsjella", shpjegon dr. Gregor Morfill, drejtuesi i eksperimentit. Fillimisht, pluhurat e imët tërhoqën molekulat e ngarkuara negativisht (elektronet) nga rrethinat, ndërsa më pas tërhoqën jonet pozitive nga plazma, duke krijuar kështu rreth tyre një membranë të qëndrueshme. Kështu u krijuan rregullisht rrjete pluhurash, që për nga forma kujtojnë spiralet dyfishe të ADN-së. Këto spirale, ashtu sikurse të ADN-së, grumbullojnë informacione, ndërsa rregulli i lidhjes mes tyre me fijet e gjata apo të shkurtra qoftë dhe kopjimi nga njëra te tjetra spirale është njëlloj si te kodi gjenetik.
Studiuesit akoma nuk shikojnë saktësisht se si kryhet ky kopjim, por ndërkohë dihet se spiralet e pluhurit kërkojnë rrjedhje energjie nga mjedisi (rrethinat). Atë e transporton plazma, pra materiali i jonizuar ku krijohen këto grimca. Në sajë të plazmës, jo vetëm se mund të zgjaten, por po ashtu edhe të shtohen. "Madje një spirale mund të konkurrojë me të tjerat me po këtë lloj ushqimi, siç është për ato plazma. Por meqenëse janë të afta për ta transmetuar vetë reciprokisht kodin gjenetik, mund të evoluojnë gjithashtu në një sistem shumë të përbërë", konfirmon dr. Morfill. Grupi gjerman aktualisht është duke përgatitur eksperimentin me grimcat e pluhurit. Ky eksperiment është i vështirë, sepse forca e veprimit gravitacional në plazmën e vërtetë mund t'i shkëpusë më lehtësisht spiralet e pluhurit. Pra mund të ketë të ngjarë që ato të shpërbëhen.
GRIMCA E JETËS PËRTEJ TOKËS
Nëse thërrmimi, apo strukturat e formuara nga grimcat e pluhurit, do të kenë apo jo gjallesa, kjo do të varet nga pranimi i përkufizimit. Dikur biologëve, gjatë formulimit të përkufizimit të jetës, iu erdhi në ndihmë fizikani Erwin Schrodinger, Laurent i çmimit "Nobel" dhe njëri prej klasikëve të shekullit XX.
Në vitin 1944, në librin e tij të famshëm "Ëhat is life?" (Ç'është jeta?) bënte me dije, se një nga kriteret më të rëndësishme të jetës është grumbullimi dhe transmetimi i informacionit, ndërsa kodi që mundëson përcjelljen e tyre nga prindi te fëmijët, duhet të jetë po ashtu shumë i përbërë, por dhe shumë i kondensuar, i tillë që mund të futet te çdo qelize. Si fizikan, Schrodingeri ishte i bindur se ky informacion duhet të jetë i regjistruar në sistemin ndërmjet lidhjeve kimike në qelizë. Vetëm disa vjet më vonë, Francis Crick dhe James Watson zbuluan spiralen dyfishe të ADN-së, dy fije prej së cilës janë të lidhura me shkallë katërshe të një rregulli të ndryshëm.
Përkufizimi (definicioni) i jetës i propozuar nga Schrodingeri rezultoi profetik. Kështu fizikani u bë bazë e re për fizikën moderne-gjenetika molekulare", kjo konfirmoi përputhjen ideale me parashikimin dhe vërtetësinë e astrobiologut prof. Paul Davies. Sipas përkufizimit të Schrodingerit, strukturat pluhurore kanë shumë karakteristika të jetës. Ato grumbullojnë informacione dhe i transmetojnë në spirale të tjera pluhurore, duke shfrytëzuar energjinë e marrë nga jashtë. Ato krijojnë rregullin nga kaosi. Nga molekulat e pluhurave që enden (vallëzojnë) krijon kristale të rregullta dhe struktura spirale të ngjashme me ADN-në. Gjithsesi, ka shumë vende me masa të bollshme pluhuri të zhytura në plazmën kozmike, ku mund të shfaqen forma të tilla jete. Në sistemin tonë planetar të tilla ndodhen në unazat e Saturnit dhe ato të Uranit, rreth dhjetë mijë unaza të holla rreth Saturnit që kanë pluhura, shkëmbinj dhe akull. Plazma kozmike (gjendja e veçantë agregate e lëndës që përbëhet nga atomet e jonizuar dhe elektrone të lirë) është materie e rrallë me ngarkesa elektrike, që vazhdimisht e kanë burimin nga era diellore. Eventualisht për spiralet pluhurore që enden në unazat e Saturnit, ritmi i jetës prapëseprapë do të ishte i ngathët. Proceset në kristalet plazmore lëvizin vazhdimisht qindra mijë herë më ngadalë se në biosferën e Tokës.
Shumë shkencëtarë kërkojnë thërrmijën e parë të jetës fillestare pikërisht përtej Tokës. Megjithatë, gjithësia është një furrë gjigante, e krijuar nga atomet e thjeshta të substancave, të cilat më vonë shërbejnë jo vetëm për ndërtimin e planetëve, por dhe për krijesat e trupave të gjallë. Hipoteza se jeta në Tokë ka ardhur nga kozmosi, po testohet nga dhjetëra sonda të hedhura në sipërfaqen e Marsit, Afërditës dhe në trupat e tjerë qiellorë.
Vërtetësia e kësaj teorie ka bindur mes të tjerëve edhe prof. Francis Crick, laurenti nobelist në zbulimin e spirales dyfishe të ADN-së dhe prof. Fred Hoyle, të cilët për shërbimin në fushën e astronomisë merituan çmimin e "Lordit".
NUK JEMI KAPRICIOZË TË FATIT
Astronomët vërtetojnë se transportin e lidhjeve organike që ndodhen te karboni dhe uji, të ardhur nga hapësira kozmike në sipërfaqen e Tokës, e sigurojnë kometat. Rreth tre vjet më parë, 80 teleskopë vrojtuan një spektakël të madh, që u pa nga shumë njerëz, të cilëve iu turbulloi sytë kur kjo kometë humbëse eklipsoi të gjithë trupat qiellorë me ndriçim të dobët rreth planetit tonë. Sonda amerikane kozmike "Deep Impact", në korrikun e vitit 2005 u ndesh me kometën "Tempel" me "flokë" dhe ngjyrë bakri, me peshë gati gjysmë toni. Kjo xhufkë me majë gjigante me përmbajtje avujsh uji dhe me pluhurin që u mor nga brendësia e saj, ndikoi që të supozohej për rolin që luajnë kometat si përbërës të materialeve të mëvonshme që krijuan jetën dhe njëherësh për të ndërtuar mjete transporti për të sjellë materiale në Tokë.
Siç treguan më vonë analizat, doli se në renë pluhurore të saj kishte shumë lloje molekulash organike, ashtu si ato që janë qereste e trupave tanë. Astrofizikanët dhe biologët prej kohësh zhvillojnë diskutimet nëse gjithësia qysh prej fillimit të ekzistencës së saj ka qenë "e mbushur me jetë". Me fjalë të tjera, kjo është njëlloj dhe e pashmangshme, ashtu si krijimi i atomeve, yjeve dhe galaktikave.
Një pjesë e studiuesve konfirmojnë me këmbëngulje, se në Tokë këto gjallesa u gjendën krejt rastësisht, për shkak të zhvillimeve fantastike të rrethanave. Pjesa tjetër provon se qysh prej fillimit kjo ka qenë e piketuar në skenarin e gjithësisë. "Ekzistencën tonë ia kushtojmë kufirit të kapriçios së çuditshme të kozmosit", ka thënë 30 vjet më parë në esenë "Rastësia dhe domosdoshmëria" Jasques Monod, biologu i vlerësuar francez dhe laurent i çmimit "Nobel". "Njeriu është mospërfillës ndaj gjithësisë kolosale, prej së cilës lindi për shkak të rastësisë". Megjithatë mjaftoi vetëm çerek shekulli që formulimi kategorik i Monod-it u njoh për sigurinë e tij. Gjithësia ka një potencial të çuditshëm krijues. "Aftësia bazë e komplikoi përherë e më shumë strukturën e elementëve të thjeshtë që ekzistonin në hershmëri", konfirmoi prof. Paul Davies, fizikani teorik britanik. Kështu, jeta siç e njohim ne, është një shembull i shkëlqyer. Format e reja të arritura nga proceset e vazhdueshme kopjues janë trashëgimtare të evolucionit. Pikërisht kjo e fundit, pra aftësia evolutive, është shenjë e jetës, - sipas biologut meksikan Antonio Lanzano, - është me thelbësore. Prof. Lanzano prej 30 vjetësh merret me origjinën e jetës në Tokë, si dhe udhëheq "Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve mbi Fillimin e Jetës". Sipas tij, nuk mjafton të njohësh si të gjallë çdo molekulë që arrin të vetëkopjohet. Jeta është sistem që jo vetëm lejon, por edhe i nënshtrohet ndryshimit të pandalshëm.
Ky sistem është kimik, që nëpërmjet mutacionit gjenetik vazhdon të transformohet në vetvete dhe të përshtatet ndaj kushteve të mjedisit. Në këtë mënyrë krijohen përherë e më shumë forma të thjeshta me strukturë të përbërë.
KRIJESAT E PANJOHURA NË KOMPJUTER
Disa filozofë biologjie shkojnë edhe më tej. Nëse jeta vazhdimisht evoluon dhe krijon forma të reja, atëherë ajo fiton po ashtu tipare të reja, kjo veprimtari nuk mund të jetë absolutisht e lidhur vetëm me një lloj materieje.
Ajo nuk duhet të mbështetet vetëm në lidhje të karbonit dhe albuminës edhe pse këto në Tokë janë me bollëk. Më në fund jeta nuk duhet të mbështetet absolutisht në substancat kimike. Madje, mundet të mos të fitohet fare nga materiali. "Nëse kjo dikujt i duket e parëndësishme, le ta mbikëqyrë. Krijesat e panjohura tashmë janë shfaqur në laboratorët e SHBA-së, Japoni, Itali, Gjermani, në Britaninë e Madhe, madje dhe janë futur edhe në internet", paralajmëron fizikani dhe astronomi David Darling në librin "Life everywhere" (Jetë ka gjithandej). Nuk janë të ngjashme me ne, origjina e tyre është komplet e ndryshme nga organizmat natyrorë në Tokë. Mund të thuash se banojmë në shtresa të tjera të realitetit.
Por këtu mundet të shtohen, rriten, konkurrojnë mes tyre, evoluojnë dhe vdesin njëlloj si ne. Kjo është pra forma artificiale e jetës dhe e panoramës shifrore e peizazhit të kompjuterëve. Pionieri i kërkimeve të formave të reja të jetës joorganike është prof. Thomas Ray i Universitetit të Oklahamës, krijues i programit kompjuterik "Terra-life" (Jeta në Tokë).
Burimi i jetës shifrore në kompjuterin e Ray-t është i shkurtër, që numëron thuajse 80 përtypje të programit "Ancestor" (Paraardhës), i pajisur me aftësi vetëkopjuese në memorien operacionale të kompjuterit. Ky program jo i madh qe kopja e tij është e thjeshtë dhe me analogji të drejtpërdrejtë me kodin gjenetik, që shfaqet në jetën biologjike të tokës. Krijuesi i tij e pajisi atë po ashtu me sistem të atillë që gjatë kopjimit të bëjë gabime sa më të vogla.
Këto gabime duhen në mënyrë që programi i pasardhësve të ndryshonte nga origjinali apo të mund të evoluonte. Eksperimenti i prof. Ray-n vazhdon. Në kompjuter krijohen sintetike që mund të replikojnë.
Mutacionet shkaktojnë shndërrimin e formave të hershme në të tjera forma, ndërsa evolucioni kryhet me anën e seleksionimit natyror dhe konkurrimit të gjenetipeve të ndryshëm te vendi i memories së kompjuterit.
A thua se krijesat kompjuterike janë të gjalla?
Sipas prof. Ray-n dhe shumë krijuesve të qenieve të gjalla, inteligjente artificiale, nuk konsiston në atë se çfarë krijimesh realizohen në materien e ngurtë, të lëngët, të gaztë apo në formë zero që është e vetme nga elektronet vallëzuese në kompjuter. E rëndësishme është se molekulat e vdekura apo programi abstrakt i shndërron ato në organizma krijues individualë.
Rrjete artificiale të aftë për të ëndërruar
Rrjetet nervore artificiale tregojnë p.sh. aftësinë për të menduar. Në këtë sektor, deri pak kohë më parë nuk kanë qenë njëlloj. Sot fillojmë të kemi konkurrencë. Rrjetet e krijuara nga truri me thurje nervore të gjalla të njëllojta me ekuivalentet elektronikë që vetëmësojnë, nxjerrin konkluzione dhe marrin vendime.
Do të arrijnë po ashtu të kombinojnë informacione nga sektorë krejtësisht të ndryshëm. Mundet p.sh. të ndërtohet një rrjet, i cili të marrë vesh femrat. I njëjti rrjet mund të mësojë se çfarë është peshku. Por më e çuditshmja është se ky rrjet bashkon gruan me peshkun. Kjo do të thotë, se kështu përfytyrohet sirena. Pra do të njohë sirenat me shëmbëlltyrë, pavarësisht se ato asgjëkund nuk i kishte parë. Madje, rrjetet artificiale arrijnë të ëndërrojnë - thotë prof. Ryszard Tadeusicz nga Krakovi, i cili 25 vjet më parë ishte krijuesi i parë i rrjetit artificial nervor.
Rrjetet janë dëshmi se natyra di në mënyrë të përsosur se si të organizojë sisteme të mendimit pa qenë angazhimi biologjik i trurit, d.m.th. pa subkontrollin siç e tha Christopher Langton, informator nga San Fe në Meksikën e Re, që drejton programin e krijimit të jetës artificiale atje. Jo shumë kohë më parë u bënë po ashtu prova për krijimin e formave të reja të jetës, të bazuar tek albumina. Shkencëtarët e Universitetit të Rockefellerit ndërtuan dy vjet më parë qelizën artificiale të gjeneve, enzimave dhe albuminës të marra nga krijesa të ndryshme. Kjo kujton bashkimin mbresëlënës në të cilin çdo fragment buronte nga një tjetër terren. Membrana qelizore prej pluhurit të vezës dhe bakteret e brendshme ndihmojnë në tretjen, enzimat nga viruset dhe degëzimet e tjera.
Qelizat artificiale të venave marrin ushqim dhe se ndriçimin e marrin nga furnizimi i gjeneve fluoreshente me origjinë nga kandili i detit. Hapi tjetër do të jetë përpunimi i mekanizmit, që e lejon atë të ndërtojë albuminën dhe shumëzimin. Kështu që firma amerikane biokimike "ProtoLife" paralajmëron krijimin e jetës artificiale gjate tre vjetëve më të afërt. Këto do të jenë të ngjashme me bakteret. Patentën e metodës së krijimit të organizmave të gjalla, gjenetiku amerikan dr.Craig Venter arriti ta përgatisë dy vjet më parë. Ky ishte i vetmi që në vitin 2001 fitoi garën mes dhjetëra kolektivave ndërkombëtare që luftonin për prioritetin në deshifrimin e gjenit njerëzor. Këtë herë morën mikroorganizma të kultivuara, të ngjashme me bakteret që arritën të prodhojnë biolëndët djegëse. Pikë dalje u bënë mikroorganizmat e thjeshta Mycoplasma genitarium, që vegjetojnë në rrugët e frymëmarrjes së njeriut dhe në organet seksuale. Dr. Venter, nga 480 gjene humbi 100 prej tyre, sado që mykoplazma e venave ishte larg. Eliminimi i gjeneve të radhitura ndihmoi në përcaktimin se cilat nga këto janë të domosdoshme për rritjen dhe kopjimin e organizmit. Përfundimi i patentës se dr. Venter-it shpjegon autorin e ligjit: "Kompozimit më të rëndësishëm të gjeneve si dhe atyre artificiale që jetojnë të lira në organizëm dhe të afta për rritje dhe shumëzim". Kështu që, gara për krijimin e formave të jetës mbetet e hapur.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers