GJERMANI - 1977/"Vjeshta e terrorit"


Terrorizmi i Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF), një organizate radikale të majtë, përbën ende një traumë për Republikën Federale Gjermane. Në 28 vjetët e luftës së saj të armatosur RAF-i vrau 34 vetë. Kujtim veçanërisht dramatik është për gjermanët rrëmbimi i presidentit të shoqatës së punëdhënësve Hanns Martin Schleyer më 5 shtator 1977. Shteti dhe terroristët zhvilluan një matje të pashembullt forcash në 44 ditët që pasuan. Më vonë kjo kohë do të hynte në librat e historisë me emrin "Vjeshta Gjermane". Një retrospektivë.
"Është një skenë e frikshme në këtë rrugë kryesore. Përveç dy limuzinave të shpuar nga plumbat, në rrugë gjenden edhe katër kufoma. Ato janë mbuluar, pra nuk mund të dallohet se për kë bëhet fjalë..."
5 shtator 1977: Një njësi komando e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe sulmon befas në Këln një kolonë automjetesh të presidentit të shoqatës së punëdhënësve Hanns Martin Schleyer. Katër truprojat e tij vriten nga breshëria e plumabe, Schleyer-i nxirret nga automjeti dhe rrëmbehet. Është fillimi i asaj që më vonë do të cilësohet "Vjeshta Gjermane".
Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe, një grup radikal i majtë, kërkon që me anë të aksionit të lirojë pëmes shtantazhit 11 shokë të burgosur. Që prej vitit 1972 brezi themelues i grupit është burgosur për atentate të shumta me bomba në Stuttgart-Stammheim, mes tyre Andreas Baader, Gudrun Ensslin und Jan-Carl Raspe. Ata janë truri dhe zemra e RAF-it, drejtojnë që nga burgu luftën e armatosur. Jashtë burgut është rritur ndërkohë brezi i dytë i RAF-it. Në këtë kohë RAF-i është larguar nga synimet e tij politike, fillestare si lufta kundër kapitalizmit, padrejtësisë në botë dhe mosballafaqimit me të kaluarën naziste. Tani bëhet fjalë vetëm për lirimin e udhëheqësve të burgosur.
Por qeveria nuk i pranon kërkesat e shantazhuesve, kancelari Helmut Schmidt ka frikë prej terrorit të ri që mund të mbjellin terroristët e liruar. Gjatë rrëmbimit të Schleyer-it Gjermania është për 44 ditë në gjendje të jashtëzakonshme. Në kryeqytetin Bonn qarkullojnë automjete të blinduara, ministritë rrethohen me barrikada telash me gjemba. Shtabet e krizës të qeverisë dhe të entit të kriminalistikës takohen disa herë në ditë. Ata iniciojnë ligjin për ndalimin e kontakteve, i cili miratohet nga Parlamenti më shpejt se asnjë ligj më parë. Ligji u ndalon të burgosurve të RAF-it që të flasin me njëri-tjetrin ose me avokatët e tyre. Kjo sepse qeveria e merr me mend që atentati është planifikuar brenda në burg.
Enti i kriminalistikës nis një ndjekje të pashembullt: Kontrollohen mijëra banesa, kush nuk është në shtëpi i hapet brava. Shpërndahen miliona fletëvolante me fotografi kërkimi. Policia publikon regjistrime zanore me zërat e autorëve të supozuar.
Policia ka rënë vërtet në gjurmët e rrëmbyesve, vendstrehimi i Schleyer-it mbetet pa u zbuluar vetëm për shkak të një avarie. Dhe RAF-i këmbëngul në kërkesat e veta. Ai i dërgon qeverisë një kasetë me zërin e këputur të Schleyer-it.
Më 13 tetor 1977 katër terroristë palestinezë rrëmbejnë një avion të Lufthansës me 87 vetë në bord. Rrëmbyesit mbështesin RAF-in në luftën guerilase ndërkombëtare dhe duan të rrisin trysninë mbi qeverinë gjermane. Ata kanë vrarë ndërkohë pilotin.
Pas pesë ditësh një njësi speciale gjermane liron në Mogadishu pengjet në avion. Ky njoftim dëgjohet në lajme prej të burgosurve në Shtutgart dhe ata vrasin veten në qeli. Një ditë më vonë gjendet kufoma e Hans Martrin Schleyer-it në bagazhin e një automjeti. Autorët e vrasjes nuk dihen deri sot. Vdekja e tij shënon fundin e "Vjeshtës Gjermane".

Google+ Followers