E ardhmja e dyshimtë e librave


As libri nuk i shpëton dot dixhitalizimit

Kalimi i botimeve të librave nga inventari fizik, i ruajtur në një magazinë dhe i dërguar kërkuesve me kamionë, në fajlat dixhitalë të depozituar në hapësirën kibernetike dhe të dorëzuar në çdo cep të tokës me shpejtësi dhe me çmim të leverdisshëm si një e-mail, tani është në zhvillim dhe është i pakthyeshëm. Një ndryshim i tillë historik do ta transformojë rrënjësisht botimin librar të të gjithë botës, kulturat mbi të cilat ndikon dhe nga të cilat varet. Ndërkohë, për arsye në fakt të ndryshme, botimi i rafinuar librar për të cilin unë fillova të punoj mbi gjysmëshekulli më parë është tashmë shumë nervoze, pasi, si një lojtar i thekur, vuan nga një prirje e pamposhtshme për të shumëshiturit sezonalë riskues (shumë prej të cilëve nuk do t'i rekuperojnë kostot e tyre) dhe të përkeqësimit bashkëkohor të katalogut, atë fitim thelbësor vjetor mbi të cilën, në kohëra më të mira, botuesit mbështeteshin për të kundruar bilancet, në vitet e mira, ashtu si dhe në vitet e këqinj. Kjo krizë besimi pasqyrohet në trauma të caktuara të kryqëzuara, të tilla si një treg tejet i specializuar dhe i dominuar nga produkte jetëshkurtër me rrezik të lartë dhe një ndryshim teknologjik superior, për rend madhësie, në evolucionin themelor nga scriptoria e manastireve tek karakteret e lëvizshme të shpikur nga Gutenberg në qytetin gjerman Magonza 6 shekuj më parë.
Megjithëse shpikja e Gutenberg ka bërë të mundur botën tonë moderne me të gjitha mrekullitë dhe sëmundjet e saj, askush dhe aq më pak vetë Gutenberg nuk di të kishte mundur të parashikonte se shtypi do të kishte një efekt të tillë. Dhe askush sot nuk mund ta parashikojë, përveçse në linja të mëdha dhe në mënyrë të përafërt, impaktin shumë më të madh që do të ketë dixhitalizimi mbi të ardhmen tonë. Me tokën që po dridhet nën ta, nuk të habit fakti që botuesit, me një këmbë në të kaluarën në fazë shpërbërjeje dhe tjetrën në kërkim të një terreni të qëndrueshëm në një të ardhme të paqartë, hezitojnë që ta kapin mundësinë e ofruar atyre nga dixhitalizimi për të rinovuar, zgjeruar dhe promovuar katalogët e tyre për një treg botëror të decentralizuar. Por, teknologjitë e reja nuk presin lejen. Ato, për të përdorur shprehjen e abuzuar të Schumpeter, janë shpërthyese dhe jo të trajtueshëm si tërmetet.
Teknologjia e Gutenberg qe kushti sine qua non i rilindjes së Perëndimit, sikur metoda letrare dhe shkencore, përveçse qeveria kushtetuese, qenë vetëm duke pritur që Gutenberg të shtypte butonin. Në harkun e 50 viteve, makinat e shtypjes hynë në funksionim nga një cep në tjetrin e Europës, të bllokuara vetëm në kufirin me islamin, i cili e refuzoi shpikjen e re. Ndoshta prej vetë frikës së alfabetizimit në rritje që alarmoi islamin, Kina injoroi një transkriptim fonetik të ideogrameve, i atribuuar një perandori korean, që do të kishte mundur të mundësonte përdorimin e karaktereve të lëvizshme.
Rezistenca aktuale e botuesve ndaj të ardhmes dixhitale urgjente nuk buron nga frika e një alfabetizimi shpërthyes, por nga frika e kuptueshme e vjetërsisë personale dhe e kompleksitetit të transformimit dixhital që i pret, në vijim të së cilës pjesa më e madhe e infrastrukturës së tyre tradicionale dhe ndoshta edhe vetë ata do të rezultojnë të shumtë në numër. Lidhur me revolucionet e vitit 1848, Karl Marx shkroi në "Manifestin Komunist" të tij se, gjithçka që ishte e qëndrueshme darovitej në ajër. Sigurisht, vizioni i tij për një parajsë të punëtorëve ishte i gabuar në 180 gradë, një triumf i dëshirës ndaj përvojës. Ajo që ishte daravitur shumë shpejt u solidifikua si kapitalizëm industrial, një parajsë për disa në kurriz të më të shumtëve. Por, imazhi i fuqishëm i Marx i korrespondon industrisë së botimeve aktuale, në të cilën infrastruktura me intensitet të lartë e kapitalit - makina shtypi, magazini të paketuara me një inventar plotësisht të rikthyeshëm, treg pakice i kufizuar nga një pasuri imobiliare e kushtueshme, tenton që të tretet në një re të madhe ku të gjithë librat e botës do të ndodhen herët a vonë si fajla dixhitalë për t'u shkarkuar në çast, një titull pas tjetrit, kudo ku ekziston një lidhje tokësore dhe për t'u shtypur e lidhur në një pikë shitjeje, një kopje në radhë, falë Espresso Book Machine, si një bibliotekë librash me kapakë të butë, ose për t'iu transmetuar dispozitivëve të leximit elektronik që përfshijnë Kindle, Sony Reader dhe pasuesit e tyre shumëpërdorimsha, midis të cilëve iPad i Apple. Aftësia e paprecedentë e kësaj teknologjie për të ofruar një treg shumëgjuhësh të ri dhe të gjerë, një zgjedhje tekstesh praktikisht të pakufizuar do ta zëvendësojë sistemin e Gutenberg, me ose pa bashkëpunimin e menaxhuesve aktualë të tij.
Dixhitalizimi bën të mundur një botë në të cilën kushdo mund të pretendojë se është botues dhe kushdo mund të pretendojë se është autor. Në këtë botë filtrat tradicionalë do të daroviten në ajër dhe vetëm filtri suprem - paaftësia njerëzore për të lexuar atë që është e palexueshme - do të mbesë që të zgjedhë atë që ia vlen barra qiranë të ruhet në këtë treg virtual ku bilbili i Keats ndan hapësirën elektronike me haikun e hallës Mary. Që tek përmbajtjet e të gjitha bibliotekave të botës më së fundi do të kihet akses praktikisht nga kudo me klikun e një mausi nuk është një avantazh absolut. Një klik tjetër mund t'i fshijë vetë ato përmbajtje dhe të përcaktojë fundin e qytetërimit: një argument i papërmbajtshëm, duke pranuar se është i nevojshëm, në favor të librave si objekte fizike në epokën dixhitale.
Në kaosin letrar të të ardhmes dixhitale, lexuesit do të lihen të drejtohen nga kolofonët e botuesve me reputacion të mirë, të njohshëm falë një guide shumëgjuhëshe në shkallë botërore, funksion që Google duket i gatshëm ta bëjë të tijin - me bashkëpunimin, shpresohet, të bibliotekave të mëdha kombëtare e universitare dhe të biliografëve të kualifikuar të tyre, me rregulla të rishikuara të drejta autorësh botërorë që konformohen me shtrirjen e rrjetit botëror të internetit. Tituj të tjerë do të jenë të lidhur edhe me uebsajte personale autorësh dhe botuesish dhe sajte të specializuara të besueshëm, ku biografi të Napoleonit apo manuale stërvitjeje qensh do të vlerësohen nga kritikë kompetentë apo të shkarkohen drejtpërdrejt nga autori apo nga botuesi tek përdoruesi final, ndërsa softueri do të popullarizojë çmimin e blerjes të duhur duke anashkaluar formulat tradicionale. Dhe, të kufizuara shpenzimet e inventarit, të transportit dhe të fitimeve, lexuesit do të paguajnë më pak, autorët do të fitojnë më shumë dhe botuesit e librave, të çliruar nga infrastruktura e tyre e kotë, do të mbijetojnë ose ndoshta do të pasurohen.
Kjo e ardhme është një konkluzion i parashikueshëm nga dixhitalizimi në fazën aktuale të tij të zhvillimit në Shtetet e Bashkuara, veçantitë e të cilit janë diskutuar gjerësisht në blogosferë nga partizanë pasojash të ndryshme, përfshi fantazinë utopiste të një një ardhmjeje dixhitale në të cilën përmbajtjet do të jenë falas dhe autorët nuk do të kenë çfarë të bëjnë tjetër përveçse të hanë.
Dixhitalizimi do të favorizojë një diversitet të paprecedent përmbajtjesh të reja të specializuara në shumë gjuhë. Midis botuesve të sotëm gjenerikë, më të aftit për t'u përshtatur do t'i mbijetojnë bollëkut të infrastrukturës tradicionale të tyre. Por dixhitalizimi ka prodhuar tashmë botues të specializuar që zënë një larmi hapësirash të vogla të banuara nga grupe të vegjël redaktorësh që kanë bërë të njëjtat zgjedhje, ndoshta jo në të njëjtën zyrë apo në të njëjtin vend, siç janë decentralizuar tashmë kompanitë e softuerëve, me një staf në California që bashkëpunon me kolegët në Bangalore dhe në Barcellona.
Puna e vështirë dhe vetmitare e krijimit letrar kërkon megjithatë një talent individual të rrallë dhe në narrativë nuk është bërë pothuajse kurrë në bashkëpunim. Networking social mund t'u zbulojë lexuesve këtë apo atë libër, por dhunon vetminë e nevojshme në krijimin e botëve artificiale me personazhe reale. Derikur nuk është e gatshme për t'iu treguar një miku apo një redaktori të besuar, vepra in progress e një shkrimtari është tejet private. Dickens dhe Melville shkruanin në vetmi një letër dhe me pena dhe e njëjta gjë vlen, përveç faktit që kanë përdorur makina shkrimi apo kompjuterë, për qindrat e autorëve me të cilët kam punuar gjatë shumë viteve.
Në kulturat paraalfabete, sagat dhe epopetë e mëdha qenë domosdoshmërisht krijime kolektive të besuara kujtesës tribale dhe të kënduara për breza me radhë me mbikëqyrjen e priftërinjve. Me shpikjen e alfabetit, autorët nuk vareshin më nga kujtesa e komunitetit, por i ruajtën veprat e tyre në pllaka guri, në papiruse apo në letër. Në kohët moderne, projektet kolektive kufizohen në një pjesë të madhe nga tekste komplekse konsultimi, i të cilave Wikipedia është shembull. Megjithëse networking kolektiv nuk duhet të prodhojë një Dickens tjetër apo një Melville tjetër, Rrjeti është tashmë një resurs i jashtëzakonshëm për shkrimtarët, duke furnizuar në mënyrë komode një larmi të madhe materialesh konsultimi të azhurnuara, fjalorësh, revistash e të tjera, menjëherë dhe kudo, të disponueshme për abonim apo falas, si Google apo Wikipedia. Pjesa më e madhe e materialeve konsultuese të ndjeshme ndaj padrejtësive të kohës nuk ka më nevojë që të shtypet dhe lidhet.
Shkrimet kritike informuese me cilësi të lartë lidhur me tema të përgjithshme do të jenë të rralla dhe të nevojshëm si gjithmonë dhe do të mbijetojnë, siç ka ndodhur deri më sot, në shtyp apo online për lexues kërkues. Vepra gjeniale do të dalin nga anë të botës ku librat sapo kanë penetruar, ashtu si pas Gutenberg dolën nga anët e errëta dhe të heshtura të Europës. Por shtypi i Gutenberg nuk i dha Europës, me kufijtë e saj të ngurtë kulturorë, një gjuhë të përbashkët. Dixhitalizimi mund të përcaktojë një rezultat tejet të ndryshëm, duke u ofruar një akses botëror teksteve shkencore dhe letrare në gjuhët e mëdha: Roma redux, ndërsa përkthyesit do të gjejnë jashtëzakonisht shumë punë.
Kostoja e pranimit për botuesit e ardhshëm do të jetë minimale, duke kërkuar vetëm ruajtjen e grupit redaksional dhe të shërbimit mbështetës imediat, por pa shpenzimet e shërbimeve të shpërndarjes tradicionale dhe të një menaxhimi me shumë shtresa. Botues të vegjël prej nevojës së tyre mbështeten mbi shërbime të jashtme si administrimi i kompanive, zyra ligjore, kontabiliteti, dizajni, korrektimi bocash, publiciteti e të tjera, ndërsa interneti do të furnozjë raste publiciteti jetike tashmë të paralajmëruara nga YouTube dhe Facebook. Financimi i kapareve për autorët mund të furnizohet nga investitorë të jashtëm që shpresojnë në një fitim, siç ndodh tashmë për filmat dhe spektaklet teatrore. Kalimi nga një drejtim kompleks i centralizuar në njësi redaksionale gjysmëautonome është tashmë i pranishëm në disa konglomerate (për shembull Nan A. Talese tek Random House dhe Jonathan Karp tek Hachette), një tendencë që do të forcohet me venitjen e shoqërive mëma. Nëqoftëse konglomeratit u rezistojnë kërkesave marramendëse të autorëve të shumëshiturve, librat e të cilëve dominojnë në mënyrë të parashikueshme klasifikimet e më të shiturve, autorë të tillë, ndihmën e agjentëve dhe të konsulentëve administrativë, do të bëhen botues të vetvetes, duke i marrë për vete të gjitha fitimet neto të shitjeve dixhitale, ashtu si ato të atyre tradicionale. Me Espresso Book Machine, edhe librashitës me pakicë mund të bëhen botues si paraardhësit e tyre të Shtatëqindës.
Të drejtat territoriale tradicionale do të bëhen të kota dhe një konventë uniforme lidhur me të drejtën e autorit në nivel botëror do të jetë themelore. Mbrojtja e përmbajtjeve nga përdorimi jo i autorizuar i fajlave do të mbesë një problem i mprehtë që ngre pikëpyetje serioze lidhur me këmbënguljen e autorit, pasi pa mbrojtje autorët do të vuanin famën dhe qytetërimi do të bjerë, një perspektivë e njohur nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, e cila deklaron se nevoja e masave në mbështetje të shkrimtarëve, jo thjesht për një çështje barazie, por për të mirën superiore të progresit intelektual të kolektivitetit.
Muzikantë të caktuar e kompensojnë humbjen e të drejtave të autorit duke dhënë koncerte, duke shitur bluza apo duke shoqëruar spote publicitare. Për shkrimtarët nuk ekziston një zgjidhje ekuivalente. Përsosjet e softuerëve aktualë për menaxhimin e të drejtave dixhitale, që synojnë të bllokojnë ndarjen e fajlave, do të jenë në konflikt të vazhdueshëm me shkarkuesit e fajlave që i shmangen pagesës për veten dhe për miqtë e tyre, shpesh me bindjen perverse që "përmbajtjet duhet të jenë falas" - pikërisht si softueri antivirus përdoret në një konflikt të vazhdueshëm me hakersa. Ndarja jo e autorizuar e fajlave do të jetë problem, por jo, sipas mendimit tim, një problem i rëndë, ndoshta në të njëjtin nivel të faktit që bibliotekat dhe lexuesit e veçantë i kanë ndarë gjithmonë librat me njerëz të tjerë.
Këto dhe zgjidhje të tjera do të shfaqen në momentin e përshtatshëm në përgjigje të nevojave të veçanta, siç ndodh zakonisht për zgjidhje të kësaj natyre. Megjithatë, është e kotë në këtë fazë fillestare të parashikohen në detaje të imta peizazhi i ri editorial, të specifikohet shpejtësia e evolucionit, që do të jetë sporadik dhe kompleks, apo roli i ardhshëm i botuesve tradicionalë, pasi që dixhitalizimi avancon në një front të thepisur dhe të diversifikuar, ndërsa botues, shkrimtarë dhe lexues përshtaten për pasojë. Shpërndarja në kohë do të rezultojë e dukshme vetëm më vonë.
Deri më tani kam tentuar që ta parashikoj të ardhmen dixhitale vetëm në terma instrumentalë. Por, ekziston edhe një dimension moral, duke qenë që specia jonë është një specie turbulente me një histori të gjatë vetëshkatërrimi. Industria e filluar nga Gutenberg bëri të mundur shpërndarjen masive të Montaigne, Shakespeare e Cervantes, për të mos folur për Babar Elefantin dhe për Macen në kapelë. Por teknologjia e tij na ka dhënë edhe Mein Kampf, Protokollet e të Urtëve të Sionit dhe absurditetet që në Paris e shndërruan Pol Pot nga një i çmendur i thjeshtë në një vrasës masiv. Dixhitalizimi do të amplifikojë më të mirën e natyrës tonë, edhe të kundërtën diabolike të saj. Censura nuk është përgjigje ndaj të këqijash të tilla.
Përmbajtja dixhitale është e brishtë. Ruajtja fizike e sigurtë e librave, duke i shpëtuar kështu nga ndërhyrjet elektronike, nga grabitqarët dhe nga rreziqet e magazinimit elektronik, është kështu thelbësore. Heqja arbitrare e kohëve të fundit nga ana e Amazon e librit me titull "1984" e shkrimtarit Goerge Orwell, pas kërkesës së bërë editorit të tij nga përdorues të Kindle që e kishin shkarkuar, sugjeron se sa është e lehtë të fshish fajla pa paralajmërim apo pa leje, rrezik i pashmangshëm i shpërndarjes elektronike. Në Danimarkë, muzika e shkarkuar në abonim vetëshkatërrohet kur skadon abonimi. E njëjta gjë ndodh me abonimin tim tek Oxford English Dictionary, veçse të mos e rinovoj. Shumë materiale të tjera konsultimi që janë zakonisht të ndjeshëm ndaj kalimit të kohës dhe për këtë arsye nuk duhet të shtypen dhe lidhen kurrë tashmë janë shitur për abonim të rinovueshëm. Sikur të kisha qenë sot botues, do të merrja në konsideratë një model dhënieje me qira të ronovueshme për të gjithë shkarkimet e e-book - e njëjta teknikë e bibliotekës qarkulluese në periudhën e Depresionit - që pasqyron në mënyrë më të saktë raportin kushtetues, të imponuar nga softueri i menaxhimit të të drejtave dixhitale, midis furnizuesit të përmbajtjeve dhe përdoruesit final.
Do të doja të shtoja ndonjë fjalë lidhur me interesin tim personal për dixhitalizimin. Qysh nga fillimi i karrierës time kam qenë i obsesionuar nga problemi i ruajtjes dhe i shpërndarjes së katalogut - ato libra, të botuar më parë dhe akoma të disponueshëm, që janë komponente të domosdoshme e qëndrueshmërisë së një botuesi dhe, të gjithë së bashku, e trungut të qytetërimit. Në këtë kuptim, është e ligjshme të thuhet se botimet librare janë diçka më shumë se një industri. Pa përmbajtjet e bibliotekave tona - të katalogut tonë kolektiv, të kujtesës tonë kulturore - qytetërimi ynë do të shembej.
Nga mesi i viteve '80 fillova të kuptoja erozionin e rëndë të katalogëve editorialë, kur çdo muaj vinin e binin një numër i madh titujsh që lëviznin me ngadalë, megjithëse duke qenë akoma vitalë. Dy qenë arsyet: një ndryshim i së drejtës tributare që nuk mundësonte më të hiqeshin si shpenzime inventari ekzistues i librave të pashitura; por, gjë më e rëndësishme, zhdukja, dora-dorës që amerikanët linin qytetet për t'u transferuar nëpër rrethina, e qindra librarive të pavarura të mirëpajisura dhe të mirërrënjosura në qytet dhe zëvendësimi i tyre me zinxhirë pika shitjesh në qendrat tregtare suburbane që paguanin të njëjtën qira si dyqani i këpucëve i derës në krah duke zënë të njëjtën hapësirë minimale dhe duke kërkuar të njëjtin fitim të shpejtë.
Ky ndryshim e revolucionarizoi në mënyrë rrënjësore tregtinë e librave pasi rishitësit, duke mos mundur të mbanin më një katalog të pasur, kërkonin tani një të ardhur të madhe, shpesh me tituj kalimtarë. Autorët e të shumëshiturve, besnikëria e të cilëve ndaj botuesve të tyre, më parë kishte qenë norma, qenë bërë lloje fiches në një kazino ku luhet fort: një manë për autorët dhe agjentët me kaparit e tyre të mëdhenj dhe të parikeprueshëm mbi të drejtat dhe një makth për botuesit që rrezikojnë gjithçka dhe që mund të quhen me fat nëqoftëse nxjerrin shpenzimet. Ndërkohë katalogët vazhdonin të binin. Shtëpitë botuese më të vogla, të pamundësuara për të kaluar rreziqe të tilla, janë shkrirë me më të mëdhatë dhe më të mëdhatë kanë përfunduar në krahët e konglomerateve të sotme.
Për të kundërbilancuar rënien e katalogëve, unë lëshova në mesin e viteve '80 Reader's Catalog, një librari e pavarur në formë katalogu nga ku lexuesit mund të porosisnin 40000 tituj. Ekzistonte tashmë interneti, por nuk ishte komercializuar akoma. Reader's Catalog arriti një sukses të menjëhershëm, duke konfirmuar besimin tim në ekzistencën e një tregu të fortë botëror për tituj jashtë katalogut. Por e kisha nënvlerësuar koston e përgjigjes së porosive individuale dhe arrita të konkludoj, së bashku me financuesit e mi, se sikur të kishim vazhduar humbjet tona do të bëheshin të pambështetshme. Tani interneti është i disponueshëm komercialist. Amazon përfitoi në mënyrë kurajoze nga kjo dhe në fillim pësoi të njëjtat humbje që unë kisha pasur frikë. Por në atë pikë fillova të dëgjoj të flitej për dixhitalizim dhe për fjalën në modë bashkëngjitur, disndërmjetësim, domethënia e së cilës ishte që botuesit tani mund të mendonin që të nxirrnin në shitje një listë praktikisht të pakufizuar veprash të katalogut të tyre pa stoqe fizike, shpenzime transporti apo kthime kopjesh të pashitura. Klientët do t'i paguanin paraprakisht blerjet e tyre. Kjo nënkuptonte që deri shërbimet e automatizuara të transportit të Amazon do të anashkaloheshin shumë nga inventari elektronik. Kjo ndodhte 25 vjet më parë. Tani dixhitalizimi po e tejkalon botimin fizik siç e kisha menduar se do të ndodhte.
Pajisje shumëpërdorimshe, relativisht pak të kushtueshme, të pajisura me aplikime për leximin do ta zgjerojnë tregun e e-book dhe mund të favorizojnë forma të reja letrare si romanet japoneze për celular. Revolucione të sapolindura shpesh favorizojnë fantazitë utopike derikur nuk riafirmojnë nevojat e natyrës njerëzore. Megjithëse blogersa të caktuar parashikojnë një larmi projektesh kolektive dhe mënyrash të reja shprehjesh letrare, forma letrare ka qenë jashtëzakonisht konservatore gjatë historisë së gjatë të saj, ndërsa akti i të lexuarit i urren shpërqendrime si ornamente të bazuara mbi rrjetin - shoqërim muzikor, animacion, komente kritike dhe metadata të tjera - që disa profetë të erës dixhitale i parashikojnë si aktivitete dytësore fitimprurëse për furnizuesit e përmbajtjeve.
Më radikalja e fantazive të tilla dekreton se përmbajtjet e resë dixhitale do të bashkohen ose do të shkrihen - "do të reduktohen në qull" - deri sa të formojnë një inteligjencë të vetme, të përbashkët autonome, një libër të vetëm që të gjithë i përfshin apo një tru kolektiv që riprodhon elektronikisht në shkallë universale sinergjitë e manifestuara spontanisht në mendjet individuale. Ta refuzosh është një hipotezë e re kurajoze - rrumbullakësia e Tokës, rrotullimi i saj rreth Diellit - është gjithmonë një rrezik, por këtu rreziku është minimal. Nihilizmi - përbuzja e shpenguar për tekstet - implicite në këtë fantazi të shëmtuar është gjithsesi turbulluese si provë e një varfërimi kulturor, më ofensive se premisa - por jo e privuar nga raportet me të - e maksimalistëve të e-book, sipas të cilëve autorë që kalojnë muaj dhe vite në skrivani nuk do të kërkojnë kopje fizike si provë të lodhjes së tyre dhe si shpresë të një bote të përtejme.
Megjithatë, tregu i madh botëror për përmbajtjet dixhitale nuk është fantazi. Do të jetë shumë i gjerë, shumë i diversifikuar dhe shumë befasues; është i paimagjinueshëm impakti kulturor i tij. E-book do të jenë një faktor domethënës i kësaj të ardhmjeje të paqartë, por librat në kuptimin e vërtetë të fjalës, të shtypur e të lidhur, do të vazhdojnë të jenë magazina e pazëvendësueshme e urtësisë tonë kolektive.
Duhet të deklaroj anësinë time. Apartamenti im është aq i mbushur me libra nga dyshemeja deri në tavan sa që më duhet të mendohem dy herë për të kuptuar se ku duhet ta vendos akoma një tjetër. Nëqoftëse prej ndonjë incidenti të paimagjinueshëm të gjithë këto libra do të treteshin në ajër duke i lënë bosh raftet e mia përveç një liste për memorie fajlash dixhitalë, do të doja të tretesha dhe unë, pasi librat janë jeta ime. E them këtë për t'iu bërë me dije premisën me të cilën celebroj pashmangshmërinë e dixhitalizimit si një rritje paimagjinueshmërisht të fuqishme, por pafundësisht e brishtë, të alfabetizimit botëror nga i cili ne të gjithë - lexues dhe jo lexues - varemi.
Jason Epstein, bashkëthemelues i New York Review of Books dhe, bashkë me Edmund Wilson e shtëpisë botuese Library of America, ka qenë Drejtor i Random House. Si redaktor i ri tek Doubleday, ka lëshuar në tregun amerikan versionet ekonomike të librave.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers