Posts

Showing posts from July, 2010

Tetova News

Letra të famshme që kanë bërë histori

Historia e njerëzimit është plot me letra të rëndësishme. Ka nga ato që janë shkruar me qëllimin se do të lexoheshin nga një audiencë e gjerë
Historia e njerëzimit është plot me letra të rëndësishme. Ka nga ato që janë shkruar me qëllimin se do të lexoheshin nga një audiencë e gjerë. Këto janë gjashtë prej tyre; gjashtë ndër më të mirat, ose të paktën ato që kanë patur më shumë influencë në të gjitha kohët. 1. Letër nga burgu i Birmingamit. Dërgon: Martin Luther King Jr. Merr: "Vëllezërit klerikë" Pjesa kryesore: "Padrejtësia e përhapur është një kërcënim për drejtësinë gjithandej"; "Kushdo që jeton brenda Shteteve të Bashkuara kurrë nuk mund të konsiderohet një i jashtëm kudo qoftë brenda kufijve të shtetit". Martin Luther King Jr. u burgos në Birmingham, Alabama, pas një proteste paqësore kundër ndarjes racore në vitin 1963. Në 16 prill 1963, King shkroi letrën e famshme nga burgu i Birmingamit, që u printua tek "The Christian Century", "The …

Era e re e inteligjencës superiore artificiale

Për të parën herë një eksperiencë teletransportimi kuantistik ka lejuar të transmetohen informacione mes dy subjektesh me natyrë të ndryshme
Teknologjia si një pararojë vazhdon evolucionin e saj, e me skenaret që po zbulon i afrohen gjithnjë e më shumë atyre që deri pak kohë më parë ishin rrëfime fantashkence. Me siguri njohjet e niveli i teknologjisë njerëzore janë në një nivel më të lartë me atë që nxirret në shesh nga shtypi zyrtar, e nëse me kohën përcaktimi i lajmeve ka filluar të qarkullojë do të thotë se po na përgatisin për ardhjen e një ere të re. Eksperimentet e një skuadre fizikantësh në Danimarkë kanë çuar në realizimin e teletransportit të informacioneve që nga drita tek materia, duke realizuar një transmetim mes "kuantesh" e llogaritjesh gjithnjë e më të ngjashme. Pra, për të parën herë një eksperiencë teletransportimi kuantistik ka lejuar të transmetohen informacione mes dy subjektesh me natyrë të ndryshme: materia nga njëra anë, e atomet e dritës nga tjetra, f…

Midis kristianizmit dhe filozofisë

Lidhur me njeriun, me fenë, me arsyen dhe sidomos me ekzistencën e Zotit. Një bashkëbisedim me Robert Spaemann
Dy të vërtetat
Robert Spaemann
Një prej filozofëve të epokës tonë që di ta lidhë mendimin klasik - Platoni, Aristoteli, Agustini - dhe mendimin modern, në mënyrë të veçantë filozofinë gjermane dhe franceze - duke kapur sfidën e këtij të fundit, duke i treguar pikat kritike dhe duke kërkuar që ta përshkojë dhe tejkalojë në emër të një "kthimi në realitet". Shikon tek filozofia një formë "naiviteti të institucionalizuar" dhe përfshin si horizontin kristian, ashtu dhe një provokim të pastër për arsyen. Robert Spaemann, Profesor i Merituar i Filozofisë pranë Universitetit Ludwig-Maximilians të Mynihut në Bavari, është quajtur në të njëjtën kohë "mbrojtësi i dinjitetit njerëzor" dhe një "guidë skeptike për kohën tonë", i paepur ndaj çdo mode filozofike dhe kulturore, e zhvillon ushtrimin e tij filozofik në marrëdhënie dialogjike me mendimtarët …

Amerika top-secret

Dana Priest William M. Arkin
Bota e fshehtë e krijuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara pas atentateve terroristë të 11 shtatorit 2001 është bërë kaq e madhe dhe kaq top secret, saqë askush nuk e di sa kushton, sa vetë punojnë dhe cilët janë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Hetimi i "The Washington Post" ka zbuluar një gjeografi të vërtetë alternative të Shteteve të Bashkuara, një Amerikë të fshehur nga sytë e opinionit publik. Pas nëntë vitesh rritje të paprecedentë, sistemi i krijuar për të garantuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq kolosal, saqë është e pamundur të thuash nëse funksionon apo jo. Bëhet fjalë për 1271 organizata qeveritare dhe 1931 kompani private që punojnë me detyra kundër terrorizmit, sigurisë së brendshme në pothuajse dhjetë mijë zyra në të gjithë SHBA. Përllogaritet që janë 854 mijë persona, pothuajse një herë e gjysmë sa popullsia e Uashingtonit. Në Uashington dhe në zonën përreth tij, pas shtatorit të vitit 2001 janë ndërtuar 3…

Teoritë më të çuditshme të fundit të botës

Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit dhe disa prej tyre mund të thuhet me bindje se janë vërtet të çuditshme dhe duke qenë të tilla kanë arritur të ndezin akoma më shumë fatalistët shpresëplotë
Sipas shkencëtarit anglez, Isak Njuton, ka filluar numërimi mbrapsht. Kanë mbetur më pas se 50 vite deri në fund të botës, i parashikuar sipas Njutonit në vitin 2060. Babai i fizikës moderne e formuloi këtë profeci në një letër të vitit 1704, të zbuluar në një ekspozitë të Universitetit hebraik të Jeruzalemit të titullar "Sekretet e Njutonit". Por përse viti 2060? Njuton shkruan se do të ishte 1200 vite pas vitit 800 pas Krishtit, datë në të cilën restaurohet Perandoria e Shenjtë Romake. Mesa duket, shkencëtari ka arritur në këtë datë pas leximit të librit të profetit Daniel, një nga librat më të vështirë ku gjenden simbolika të panumërta dhe vizione fantastike. Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit. Filmi 2012 që është shfaqur këtë vit në kinema…

Psikologët amerikanë: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar

Image
Shprehjet, gjestet dhe sjellja e dikujt që shtiret 



Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera. Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen. Gjuha e trupit…

Flurudha