Euro po vallëzon në buzë të humnerës

Sulmi financiar i ndërmarrë kundër Greqisë, për shkak të borxhit sovran të saj dhe i pamundësisë potenciale për ta shlyer nga ana e saj, shpejt ka rezultuar të jetë, në fakt, një ofensivë kundër euros

Euro, hipoteza e më të keqes

Kriza greke e buxhetit, e shndërruar në krizë të euros, nuk është pasoja fatale e një vetërregullimi të tregjeve, por e një sulmi të qëllimshëm. Për Jean-Michel Vernochet, ajo është pjesë e një lufte ekonomike të kryer nga Uashingtoni dhe Londra, sipas të njëjtave parime të luftërave ushtarake aktuale: rekurs teorisë së lojës dhe strategjisë së kaosit ndërtues. Posti në lojë është të shtrëngohen evropianët që të integrohen në një bllok atlantik, domethënë në një Perandori, në brendësi të së cilës do të paguajnë automatikisht për deficitin buxhetor anglosakson, nëpërmjet mjetit indirekt të një euroje të dollarizuar. Një hap i parë në këtë aspekt është bërë tashmë me marrëveshjen e nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i lejon këtij të fundit një tutelë të veçantë ndaj politikës ekonomike të Bashkimit Evropian.
Sulmi financiar i ndërmarrë kundër Greqisë, për shkak të borxhit sovran të saj dhe i pamundësisë potenciale për ta shlyer nga ana e saj, shpejt ka rezultuar të jetë, në fakte, një ofensivë kundër euros, që ka pak të bëjë me defektet dhe me deficitet strukturore të ekonomisë helene në vetvete. Me "veset", nga ana tjetër gjerësisht të ndara nga pjesa më e madhe e vendeve pasindustriale, që kanë fituar zakonin shumë të keq e të jetuarit shumë mbi mundësitë e tyre dhe me kredidhënien: nga këtu një inflacion galopant i borxhit, një "flluskë" si një tjetër e destinuar në fund që të plasë.
Gjithçka duket të tregojë se prapa brutalitetit të sulmit dhe përtej garës ndaj plaçkitjes së ekonomive profilohen objektiva, pastërtisht të natyrës gjeopolitike dhe të medituara për një kohë të gjatë. Pasi që në asnjë rast orekset e grabitqarëve anonimë financiarë, për sa të zgjuara mund të jenë, arrijnë të shpjegojnë jetëgjatësinë e një ofensive e cila në periudhë afatshkurtër, rrezikon që të hedhë në erë zonën e euros, Bashkimin e 27-ëve, dhe shumë tjetër...
Në dritën e shumëfishimit të krizave në këto dy dekadat e fundit, një sy i shpejtë ndaj postimit të gurëve në Skakierën e Madhe euraziatike të bën të mendosh se Evropa është aktualisht teatri i një beteje në brendësi të një lufte gjeoekonomike (luftë në kuptimin e plotë dhe literal), një betejë që në fund të fundit Evropa potencialisht e ka humbur tashmë.
Në fakt, adoptimi i një plani evropian - nën kërkesat urgjente të Shtëpisë së Bardhë, për risistemimin e borxhit publik të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, jo vetëm nuk përbën një ilaç për gjithçka, një ilaç jetëgjatë ndaj krizës buxhetore strukturore që prek tashmë të gjitha shtetet perëndimore, por shkon në kahjen e dëshiruar nga mentori amerikan, të një integrimi të shpejtë të Bashkimit Evropian, preambol e detyruar në kushtetuimin e një blloku perëndimor monolitik.
Një plan evropian që i përgjigjet një krize besimi, pagueshmërie (tejet artificiale në fillim, por e bërë infektuese (me efekt ortek), nëpërmjet rikapitalizimit të shteteve, sikur të bëhej fjalë për një krizë likuiditeti të thjeshtë. Një plan evropian prej 750 miliardë eurosh superior ndaj planit Paulson që shkonte në 700 miliardë dollarë, i destinuar, pas dështimit të instituteve financiare amerikane të shtatorit 2008, për t'u vënë në rregull me fondet publike. Një zgjidhje të cilës për momentin i shikohen efekte, në atë që rikapitalizimi i sektorit financiar ka pasur si pasojë anormale, domethënë që ta rrisë rëndshëm borxhin e shteteve andej dhe këtej Atlantikut.
Në këtë mënyrë, kriza financiare e lindur në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar recesionin, domethënë i ka mbyllur valvolën mekanizimit ekonomik dhe, për paosjë, tharë resurset fiskale të shteteve, duke e bërë akoma më të vështirë menaxhimin e një borxhi tashmë të konsiderueshëm. Tani Bashkimi Evropian është gati për t'i shtuar borxh borxhit me diçka si 750 miliardë euro që do t'i rëndojnë akoma më shumë buxhetet kombëtare (përqindja mesatare e debitimit të zonës euro shkon aktualisht në 78 përqind), kjo në pritje të një "ristabilizimi të besimit të tregjeve" hipotetikë.
Për të bërë këtë, Evropa sapo është vendosur - në mënyrë të vullnetshme - nën kapën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do t'i akordojë hua të rendit të 250 miliardë eurove, Fondit Monetar Ndërkombëtar që deri më sot kishte treguar më shumë tendencën për të mbështetur ekonomitë e lëkundura të Botës së Tretë, me goditje shkopi gome të realizuara në mes të atyre planeve të quajtura axhustimi strukturor. Është kështu një entitet mbikombëtar me vokacion "botërorist" që në njëfarë kuptimi do të japë bekimin, domethënë do të mbikëqyrë pakashumë drejtpërsëdrejti strukturat e qeverisjes ekonomike me të cilat Evropa me siguri që do të pajiset, nëqoftëse zona euro ndërkohë nuk shkërmoqet spontanisht.
Struktura integruese të reklamuara me zë të lartë nga Paul Volcker, Chairman of the Economic Recovery Advisory Board, që pas Londrës i qorton rëndë në mënyrë energjike drejtuesit evropianë, duke pretenduar rilançimin e euros për të cilën amerikanë dhe anglezë kanë absolutisht nevojë për të mbajtur mbi ujë ekonomitë e tyre.
Midis thonjëzave, ne vërejmë se është vërtet me pikëllimin në zemër që Kancelarja gjermane është dorëzuar për të nënshkruar këtë plan mbështetjeje të jashtëzakonshëm për vendet në vështirësi të zonës së euros, ndërsa homologu francez i saj e kërcënonte se do të kthehej tek franga nëqoftëse ajo nuk do të bindej. Por nëqoftëse është e vërtetë se "miza nuk huazohet me dëshirë", rikthimi tek dojçmarka do të ishte ekuivalent me nënshkrimin e aktit të vdekjes të ekonomisë gjermane, monedha tepër e fortë e së cilës nuk do të lejonte më në një rast të tillë të eksportohente prodhimin e vet industrial, pikë force e ekonomisë së saj. Një mjet shantazhi i mjaftueshëm për ta detyruar Berlinin me hir e me pahir, duke e detyruar me forcë, që t'i ekspozohet kriticizmit të rëndë nga ana e administratës Obama.
Diktati amerikan që çojnë në një kurth pothuajse gati: kapitalet e marra hua në tregje apo të huazuara nga FMN-ja për shpëtimin e "PIIGS"-eve të kërcënuara për pushim pagimi, duhet të mbështeten në struktura që ua garantojnë pagueshmërinë në termat e euros! Monedhë qëndrueshmëria e së cilës nuk ka sesi të mos sigurohet nga këto institucione federale, i të cilës Jacques Attali i është bërë promotor i palodhshëm në mediat tona duke reklamuar "krijimin e një Agjencie të Thesarit Evropian", menjëherë e autorizuar në mënyrë të menjëhershme për të marrë hua në emër të Bashkimit Evropian dhe të një Fondi Buxhetor Evropian, që të ketë mandatin e menjëhershëm të kontrollit mbi shpenzimet e buxhetit të vendeve borxhi i të cilave kalon 80 përqind të PIL-it".
Në fund të fundit, as më pak e as më shumë, bëhet fjalë për të imponuar vënien nën tutelën ekonomike të shteteve me pretekstin e shpëtimit të zonës euro e destinuar - me sa duket - në një falimentim të pashmangshëm... nga momenti që braktisja e monedhës unike është një tabu që askush nuk mund ta cenojë.
Projekte të caktuara, të cilat tashmë parashikojnë që buxhetet e shteteve të zonës euro të jenë të kontrolluara tërësisht nga një triumvirat i përbërë nga Komisioni i Brukselit, nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga Eurogrupi. Në këtë pikë, çfarë mbetet nga vullneti popullor dhe nga Parlamenti i Starsburgut?
Asgjë nuk ndalon të denoncohet sofizmi apo arsyetimi i cunguar që përbën këtë ekuacion midis integrimit ekonomik dhe kthimit të besimit tek tregjet. Parasëgjithash, pse tregjet, ato dhe vetëm ato, duhet të imponojnë ligjet e tyre? Dhe, veç të tjerash, nuk do të ishte tashmë koha që të vihej në diskutim kapitalizmi aksionar, anonim dhe i zhdërvjellë, i aftë që të shkatërronte sipas qejfit apo nëpërmjet kalkulimit vende të tëra?
Qeverisja ekonomike evropiane nga kjo pikëpamje nuk është ilaçi çudibërës, si përmbytja me tituj nuk është zgjidhja e krizës aktuale. Superdebitimi i nxitur nga "plani" është pa kurrfarë dyshimi një zgjidhje false e imponuar nga jashtë dhe ka si finalistet që të na lidhë me zinxhira ne evropianët gjithnjë e më shumë me tregun e kapitaleve dhe me diktaturën e tyre të parrëfyer.
Ideja e qeverisjes buron nga e njëjta mënyrë të proceduari, nga momenti që përfaqëson tekstualisht një nonsens, për sa injoron të gjithë diferencialët shoqërorë që kontribuojnë në nivele të ndryshme të ngrehinës evropiane: tipe apo modele rritjeje, regjime fiskale e sociale e të tjera. Një ide që nuk është as e tillë, për sa thelbësisht ideologjike... një projekt prapa të cilit qëndrojnë gati qëllime të dyta krejtësisht të huaja ndaj begatisë ekonomike dhe mirëqenies së popujve të Bashkimit Evropian.
Disa kanë kuptuar se kriza nuk ishte veçse mjeti dhe preteksti për të vendosur një sistem federal të ashpër në kurriz të vullnetit popullor, të cilit Traktati i Lisbonës i është imponuar në mënyrën më të pabesë të mundshme. Një krizë që është dhe mbetet - ta kemi mirë parasysh konceptin - artificiale, e fabrikuar, me pak fjalë e kundërta e një "fataliteti" të pandashëm nga ai që do të ishte një rrugëtim autonom dhe i shpenguar i tregjeve, të animuar një "dorë e dukshme". Një proces i konsideruar "mekanik", por që, megjithëse duke qenë anonim, nuk shikon për këtë më pak të përfshirë manipuluesit e mëdhenj të parasë dhe arkitektë të tjerë që bëjnë motin e mirë e të keq në bursë.
Është për këtë motiv që Shtetet e Bashkuara përdorin një gjuhë të dyfishtë dhe me dy zëra. Zërin e "tregjeve" dhe atë të Presidentit të tyre që ndërhyn për të qortuar evropianët dhe për t'i nxitur që ta stabilizojnë monedhën e tyre, më mirë për të thënë politikat ekonomike evropiane të pandashme nga shëndeti i mirë apo i keq i valutës së tyre. Megjithatë, mos guxoni ta imagjinoni as për një çast se kjo i ngjan pakashumë një ndërhyrjeje në punët e brendshme të Evropës kontinentale. Do ta shikonit zonjën Merkel apo zotin Sarkozy që e urdhërojnë Shtëpinë e Bardhë të sistemojë gjërat në Manhattan?
Zëri tjetër i përket atyre që bëjnë motin e mirë e të keq në tregje... me pak fjalë, ata që janë urdhra anonimë, të identifikueshme për vetë qeveritë, siç e ka rrëfyer në mënyrë të përdëllyer ministrja franceze e Financave, zonja Lagarde. Ata që luajnë me bursat siç macja luan me miun, duke paralajmëruar ulje dhe ngritje që vetë ata i kanë provokuar.
Këta oligarkë në radhë të parë duhen numëruar midis përfaqësuesve të financës së lartë, të komplekseve të industrisë ushtarake, të megagrupeve të naftës dhe të kimisë apo gjenetikës, por edhe midis ideologëve e teoricienëve të ngjitur pas legjitimimit të "sistemit", klerikët e rinj të fesë së fitimit si monoteizëm i ri, ai i tregut. Me pak fjalë, këta njerëz ndjekin një logjikë tjetër.
Në fakt, si të shpjegohet kontradikta ekzistuese evidente midis shqetësimeve të shprehura nga Presidenti Obama - të cilat mbesin legjitime, duke parë që Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një euro të fortë që të penalizojë eksportimet evropiane, por që u sjell fitim industrive amerikane; një bonos i dobishëm përballë deficitit abisal (1400 miliardë dollarë) dhe sidomos i nevojshëm për të mbështetur luftërat në zhvillim, Irak, Afganistan e Pakistan - dhe vazhdimit të destabilizimit në thellësi të ekonomive perëndimore nëpërmjet sulmeve të përsëritura kundër euros?
Për sa të pangopur, kontradiktorë, deri dhe iracionalë që mund të jenë, "operatorët" janë të vetëdijshëm se vazhdimi i ofensivës kundër euros vë në rrezik sistemin në tërësinë e tij dhe rrezikon që ta fusë ekonominë botërore në një fazë të re kaosi. Atëherë, pse ky vallëzim në pragun e humnerës? Asgjë nuk do të bëjë të besohet gënjeshtra sipas së cilës tregjet jetojnë jetën e tyre, se janë të pakontrollueshëm dhe se e gjitha kjo do t'i detyrohej një shkrehjeje të makinës ekonomike... Në sintezë se gjitha kjo nuk do të ishte "faji i askujt", por pamundësia e thjeshtë për të menaxhuar aktorët dhe rrëshqitjet iracionale të tregjeve.
Atëhere, le ta themi qartë, rreziku i një rënieje sistemime është në qendër të lojës në zhvillim. Pjesëmarrësit e mëdhenj, kalkulues të ftohtë, janë idhtarë të qartë të "teorisë së lojërave" (të Neumann e Morgenstern), konstruksion probabilist që qëndronte në bazën e atij që qe frikësimi bërthamor... kush fiton është ai që shtyhet më përpara në sfidën ndaj ngritjes vdekjeprurëse. Një paralelizëm që përkon përsosshmërisht me atë që po jetojmë tani: destabilizim në rritje i ekonomive evropiane me efekte të dukshme përtejAtlantikut.
Shtojmë se kaosi financiar, monetar dhe ekonomik, andej dhe këtej Atlantikut, është një fat i pashpresuar për ata - është e nevojshme të përsëritet - që prosperojnë me uljengritjet e bursës, duke provokuar dhe duke paralajmëruar momentet e panikut e të euforisë për të shfrytëzuar në mënyrë indiferente korrente ngjitëse apo zbritëse ndaj tregjeve të bëra histerikisht të paqëndrueshëm.
Në fillim të shekullit XX, ekonomisti Werner Sombart teorizonte "shkatërrimin krijues" (më tej të marrë nga Joseph Schumpeter). Më pas, kjo ide bëri rrugën e saj falë, veç të tjerash, teorisë matematike të francezit René Thom (e quajtur teoria e katastrofave). E rishikuar dhe e korrigjuar nga Benoît Mandelbrot, nëpërmjet gjeometrisë së fraktaleve në tregje, kjo do të hapë një shteg, duke i dhënë rëndësi teorisë së kaosit kaq shumë në modë.
Ndërkohë, ekonomisti Friedrich von Hayek, një prej teoricienëve të neoliberizmit, ka pretendimin që ta ngrejë ekonominë liberale në shkencë ekzakte. Kështu, sipas biografit të tij Guy Sorman, "liberalizimi konverton drejt teorive fizike, kimike dhe biologjike më të fundit, në veçanti shkencës së kaosit të formalizuar nga Ilja Prigonine. Në ekonominë e tregut, njëlloj si në natyrë, rendi lind nga kaosi: bashkëlidhja me zinxhira spontane e miliona vendimeve dhe e informacioneve çon jo tek çrregullimi, por në një rend superior"... Nuk do të mund ta shprehim më mirë, duke qenë se këtu qëndron çelësi interpretues i krizës.
Në fundin e viteve '90, neokonservatorët idhtarë të Leo Strauss e kanë çuar në konvulsion logjik dogmën e re të çrregullimit superior, duke thurur lavdërimet e kaosit ndërtues si legjitimim apriori të të gjitha luftërave pushtuese të shekullit XXI. Nga kjo pikëpamje, secili mund ta shikojë kaosin në punë në Lindjen e Mesme të Madhe, ashtu siç mund ta shikojë sot në Evropë.
Vemë bast se rendi i ri rajonal që agjentët e mëdhenj të kaosit synojnë që të dalë nga kriza aktuale do të jetë një Evropë e bashkuar, e centralizuar dhe federale, e vendosur nën kapën e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet drejtimit indirekt të Federal Reserve amerikan, i së cilës Banka Qendrore Evropiane nuk do të jetë më shumë se një degë dhe nën vështrimin vigjilent të FMN-së, përfaqësues apo derivim i një pushteti botëror emergjent, mbiterritorial dhe tentakular.
Kuptohet mjaft shpejt se hyjnizimi i tregut, shoqëruar me idenë e një "kaosi ndërtues", i kompletuar nga një përdorim intensiv të një teorie lojërash dhe i manipuluar nga idhtarët e shkatërrimit, përbën një hibrid mjaft të papërshtatshëm sa për të na goditur.
Imponohet kështu një konstatim: njohja që "kaosi" (i qëllimshëm) është akoma sot një formë qeverisjeje, transformimi të shoqërisë dhe arritjeje e pandalshme. Një version i egër i divide et impera, me kosto që të zhduken kombet dhe bashkë me të popujt.
Ia vlen barra qiranë, nëqoftëse në fund Evropa do të ndodhet e gjunjëzuar. Greqia - sigurisht një prej pjesëve të dobëta të zonës euro, por jo shumë më keq se Italia, Spanja, Irlanda, Portogalia - është deri në këtë moment një lloj elektroni i lirë, që kundërshtonte një integrim të plotë të Ballkanit në mekanizimin gjeostrategjik amerikan.
Si konkluzion të përkohshëm, mund të themi se nëqoftëse Bashkimi Evropian, me rastin e krizës ecën me hapa të detyruar drejt një qeverisjeje federale, do të arrijë etapën e një rrugëtimi që çon drejt atribuimit të një pushteti pothuajse diskrecional Komisionit Evropian, i përbërë në pjesën më të madhe nga teknokratë jo të zgjedhur dhe të rekrutuar për një aleancë atlantike inoksidabël. Dukshëm që kjo do të nënkuptojë zhdukjen e shteteve - kombe evropiane. De facto, asgjë nuk do t'i kundërvihet integrimit të Evropës në një bllok transatlantik. Më pas, shkrirja midis euros dhe dollarit do të vulosë bashkimin e Botës së Vjetër me Botën e Re. Nuk bëhet fjalë qartazi për spekulime të pastra, por për një projektim të thjeshtë tendencash strukturore dukshëm në punë në kuadrin unik të një procesi rishpërndarjeje apo rikompozimi gjeopolitik të kartës botërore. Mund të thuhet gjithashtu se zona e euros nuk shpërthen, se fati i popujve evropianë duket përfundimisht i shënuar, domethënë e lidhur me zinxhirë për mirë dhe për të keq me "fatin e deklaruar" e Shteteve të Bashkuara. Kjo pavarësisht nga një reformë e sistemit ekonomik botëror. Financierët do të lënë ndoshta njëlloj ndonjë pupël, nëqoftëse komuniteti ndërkombëtar do të bjerë dakord për të frenuar orekset e tyre, duke rregulluar tregjet, megjithatë promotorët e kaosit ndërtues do ta kenë lojën e fituar, duke krijuar kushtet për çrregullime të reja.
Pasi "më e keqja", shpesh i evokuar në Francë nga njerëz influentë, të tillë si Bernard Kouchner e Jacques Attali, është sa më pak e mundur, atëherë kur qeveritarët, me shpatulla pas muri, janë shtrënguar që të marrin drejtimin e detyruar përpara. Kur në Kuvajt në vitin 1991, në Irak në vitin 2003, midis finaliteteve mezi të fshehura të luftës gjendeshin në rendin e ditës rilançimi i motorit ekonomik nëpërmjet kantiereve të parashikuara për rindërtimin... Kjo për të mos përmendur interesa të tjera më evidente dhe më imediate, si energjitë e lëndëve djegëse me bazë fosile, shitja e armëve dhe të gjitha aferat që kanë buruar. Cilatdo qofshin marrëveshjet lidhur me pasurimin e uraniumit me qëllim mjekësor, të nënshkruara midis Turqisë dhe Iranit, cilatdo qofshin kundërshtitë diplomatike që riafrimet midis aleatëve dhe armiqve të Shteteve të Bashkuara shkaktojnë në gjirin e Departamentit të Shtetit, mjafton të rilexohen përrallat e La Fontaine, për të mësuar që retorika e ujkut fiton gjithmonë ndaj asaj të qengjit! Në kontekstin aktual me brishtësi ekstreme të ekonomisë botërore, le të presim një dalje nga kriza nëpërmjet derës së dhimbshme të kaosur shkatërrues.
Jean-Michel Vernochet është ish-gazetar i Figaro Magazine dhe Profesor në École Supérieurre de Journalisme (ESJ-Paris). Vepra e fundit e botuar e tij është: Europe, chronique d'une mort annoncée.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers