Posts

Showing posts from June, 2010

Tetova News

Rezistenca në Gjermani nga 1938 deri më 1945

Përçarjet midis socialdemokratëve, kristiano-socialëve dhe konservatorëve, penguan ndërtimin e një fronti antinazist në brendësi të Rajhut të Tretë. Të paktit që iu kundërvunë e paguan me çmimin e jetës Një Trëndafil i Bardhë për të vrarë Hitlerin
Përçarjet e pashërueshme midis socialdemokratëve, kristiano-socialëve dhe konservatorëve, një represion i pamëshirshëm dhe bashkëfajësia e shtresave të gjera të popullsisë penguan ndërtimin e një fronti antinazist në brendësi të Rajhut të Tretë. Të paktit që iu kundërvunë e paguan me çmimin e jetës dhe me rezultate të tmerrshme. Por sakrifica e tyre nuk qe e kotë. "Kur nazistët arrestuan komunistët, nuk hapa gojë: nuk isha komunist. Kur kalbën në burg socialdemokratët, qëndrova në heshtje: nuk isha socialdemokrat. Kur arrestuan katolikët, nuk protestova: nuk isha katolik. Kur më arrestuan mua, nuk kishte mbetur më njeri që të mund të protestonte". Kështu, kleriku protestant Martin Niemöller ka revokuar me efikasitet tragjedinë e rezis…

Euro po vallëzon në buzë të humnerës

Sulmi financiar i ndërmarrë kundër Greqisë, për shkak të borxhit sovran të saj dhe i pamundësisë potenciale për ta shlyer nga ana e saj, shpejt ka rezultuar të jetë, në fakt, një ofensivë kundër euros
Euro, hipoteza e më të keqes
Kriza greke e buxhetit, e shndërruar në krizë të euros, nuk është pasoja fatale e një vetërregullimi të tregjeve, por e një sulmi të qëllimshëm. Për Jean-Michel Vernochet, ajo është pjesë e një lufte ekonomike të kryer nga Uashingtoni dhe Londra, sipas të njëjtave parime të luftërave ushtarake aktuale: rekurs teorisë së lojës dhe strategjisë së kaosit ndërtues. Posti në lojë është të shtrëngohen evropianët që të integrohen në një bllok atlantik, domethënë në një Perandori, në brendësi të së cilës do të paguajnë automatikisht për deficitin buxhetor anglosakson, nëpërmjet mjetit indirekt të një euroje të dollarizuar. Një hap i parë në këtë aspekt është bërë tashmë me marrëveshjen e nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i lejon kë…

Raca njerëzore do të zhduket brenda 100 viteve

Një prej shkencëtarëve më të njohur të mikrobiologjisë, profesori australian, Frank Fener, shpjegon pse raca jonë do të zhduket brenda shekullit XXI, si shumë specie të tjera
Si shkencëtari që ndihmoi për të zbuluar ilaçin që zhduku linë, ai me siguri e di një gjë apo dy lidhje me zhdukjen. Dhe tani Profesor Frank Fener, profesor emeritus i Mikrobiologjisë në Universitetin Kombëtar Australian, ka parashikuar se raca njerëzore do të shuhet brenda 100 viteve të ardhshme. Ai ka deklaruar se raca njerëzore nuk do të jetë në gjendje për të mbijetuar nga një shpërthim demografik dhe “konsum i shfrenuar”. Fener i tha gazetës australiane që "homo sapiens do të shuhet, ndoshta brenda 100 vjetëve". “Shumë kafshë të tjera do të shuhen, gjithashtu", - shtoi ai. "Është një situatë të pakthyeshme. Unë mendoj se është tepër vonë". Që kur njerëzit kanë hyrë në një periudhë jozyrtare shkencore të njohur si Anthropocene - kohë që nga industrializimi - ne kemi pasur një efekt mbi …

Një debat mbi biografinë e komunizmit

Autori dhe gazetari sllovak Martin M. Simecka dhe arkitekti e ish-botuesi klandestin hungarez, László Rajk janë jo vetëm ish-disidentë të brezit më të ri, por gjithashtu edhe bij komunistësh të persekutuar të mirënjohur
Dilema e vitit 1989, im atë ishte komunist
Autori dhe gazetari sllovak Martin M. Simecka dhe arkitekti e ish-botuesi klandestin hungarez, László Rajk janë jo vetëm ish-disidentë të brezit më të ri, por gjithashtu edhe bij komunistësh të persekutuar të mirënjohur. László Rajk sr. qe viktima më e shquar e gjyqeve publike të Rákosi të vitit 1949; shkrimtari Milan Simecka sr. e filloi karrierën e tij në Partinë Komuniste Çekosllovake dhe u bë disident pas vitit 1968. Në këtë debat, ata diskutuan pikëpyetjet akoma pa përgjigje që rrethojnë angazhimin e brezit të baballarëve të tyre në komunizmin e pasluftës dhe dështimet e debatit të sotëm rreth së kaluarës në vendet ish-komuniste. Moderatore Eva Karadi, botuese e Magyar Lettre Internationale. -Ekziston një tipar i përbashkët …

Historia e fshehur e arabëve

Robert Satloff Një karikaturist maroken mori nderimet më të larta kohët e fundit, me vlerë 12 mijë dollarë amerikanë, gjatë një konkursi ku kërkohej të satirizohej Holokausti, i sponsorizuar nga Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad. Në vend që t'i bënin jehonë antisemitizmit të pagdhendur që sot "emetohet" nga Teherani, marokenët dhe arabë të tjerë do të bënin ndoshta më mirë që t'i bëjnë thirrje historisë së tyre të pasur me hebrenj dhe me Holokaustin, për t'i treguar vendin Ahmadinexhadit. Në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, debatet mbi Holokaustin kanë pasur gjithnjë prirjen që të marrin një nga këto tre forma. E para, është mohimi kategorik i mbështetur ky nga demagogë që variojnë nga nacionalistë laikë si Gamal Abdul Nasser i Egjiptit, i cili 40 vjet më parë tha se, "asnjë person nuk e merr seriozisht gënjeshtrën e vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve", tek radikalët fetarë si Hasan Nasrallahu i Hezbollahut, i cili ka deklaruar se, "…

"Njeriu pa fytyrë"

Wolf ishte njeriu, të cilin zyrtarët perëndimorë të shërbimeve të fshehtë e kishin frikë dhe e admironin njëkohësisht. Ai drejtoi një rrjet prej 4000 spiunësh - shumë prej të cilëve vepronin në thellësi të institucioneve të Gjermanisë Perëndimore. Zbulimi i një prej "urithëve" të tij, Gunter Guillaume, solli rënien e pashmangshme të Kancelarit Willy Brandt. I gjatë, thirrej gjatë asaj kohe si "njeriu pa fytyrë", për shkak se për shumë vite me radhë nuk ekzistonte asnjë fotografi e tij. Besohet që ai të ketë qenë frymëzimi për kryespiuni me pseudonimin "Karla" në librin e suksesshëm të John Le Carre, ""Kallajxhi, Rrobaqepës, Ushtar, Spiun". I lindur në Gjermani, në vitin 1923, Wolf pati një fëmijëri të hershme relativisht të qetë. I ati, Friedrich Wolf ishte një shkrimtar i njohur dhe njëkohësisht doktor. Ai njihej si një hebre me bindje komuniste. Edhe e ëma ishte një komuniste e vendosur, dhe kur Hitleri erdhi në pushtet në vitet tridhjetë,…

Flurudha