Vdekja e Presidentit polak Lech Kaczynski ishte komplot?



Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij. Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit. Prokuroria ushtarake ka shqyrtuar dokumentet e fluturimit si dhe ka marrë dëshmitë e 60 personave, por pranon se akoma nuk disponon të vërtetën për kohën e saktë të ndodhjes së aksidentit ajror. Zëri i armëve bie si bombë mbi rendin e ditës në Poloni. Andriej Mendierej, rusi që filmoi dhe i ngarkoi në internet pamjet e sipërpërmendura, u sulmua me thikë pak kohë më pas. Po ashtu, edhe në spitalin ku u shtrua atij iu fikën pajisjet ndihmëse që e mbanin në jetë.
Në anën tjetër, në avion gjendeshin 5 kuti. Kutitë e zeza njoftohet se iu dorëzuan autoriteteve polake, ndërkohë që vetëm tre kuti u analizuan nga ekspertët. Sekreti mbi dy kutitë e tjera nuk dihet
21 prill 2010, si u vra Andrei Mendierej
Personi i ndodhur rastësisht në vendin e tragjedisë, ku humbi jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe një numër i madh diplomatësh e liderësh ushtarakë, është gjetur i vdekur. Ai ka bërë dy filmime amatore në vendin e ngjarjes, por filmimi i parë është zhdukur në mënyrë misterioze. Andrei Mendierej që arriti të bënte filmimet e guximshme është tashmë i vrarë.
Ai është goditur disa herë me thikë në afërsi të Kijou dhe më pas është transportuar në spitalin më të afërt ku gjendja e tij shëndetësore ishte shumë kritike.
Por, komploti nuk përfundon këtu. Në spitalin e Kijou, ku ishte shtruar Andrei dhe po merrte ndihmë mjekësore, kanë mbërritur tre individë të paidentifikuar dhe kanë fikur aparaturat e sistemit mbrojtës që e mbanin në jetë. Në të njëjtën kohë, po këta individë e kanë goditur edhe tre herë të tjera me thikë. Në pasditen e të njëjtës ditë, Andrei Mendierej është deklaruar i vdekur.
Vdekja, më saktë vrasja e tij është shumë e çuditshme edhe pse qeveria ruse pretendon se është thjesht një koincidencë. Megjithatë, vdekja e tij ka theksuar edhe më shumë pikëpyetjet e shumta rreth rrëzimit të avionit polak në Smolensk. Përse është fshirë video e parë? Çfarë u ka ndodhur pilotëve?
Kabina e pilotit ishte e padëmtuar dhe çuditërisht trupat e pilotëve nuk janë gjetur kurrë. Përse ka patur të shtëna me armë zjarri pas rrëzimit të avionit polak?
Disa spekulojnë se operativët e Gjeorgjisë kanë goditur avionin me një raketë dhe më pas kanë vrarë të gjithë të mbijetuarit, në mënyrë që të mos mbeteshin dëshmitarë të vrasjes. Por, një anëtar i Parlamentit të Polonisë ka pretenduar se ka qenë Rusia ajo që planifikoi rrëzimin e avionit dhe më pas vrau Presidentin Kaczynski, siç raportohet në gazetën "Daily Mail".
Në video duket qartë një person i veshur me të bardha, i cili po përkulej në tokë duke ngritur duart lart. Kush ishte dhe çfarë i ndodhi atij?
Më pas edhe një përfaqësues i Kishës polake është vrarë në një aksident të çuditshëm automobilistik, ndërkohë që kthehej në shtëpi pasi kishte marrë pjesë së ceremoninë mortore të Presidentit Lech Kaczynski. Kisha polake tha se peshkopi 60-vjeçar, Mieczyslaë Cieslar ka vdekur në qytetin Lodz, sipas burimeve të Belfast Telegraph.
Raporti i parë për tragjedinë
Avioni që mbante Presidentin polak dhe një duzinë të liderëve kryesorë politikë dhe ushtarakë të vendit dhe që fluturonte drejt vendit ku u krye masakra e oficerëve polakë nga sovjetikët gjatë Luftës së Dytë Botërore, u rrëzua në Rusinë perëndimore. Asnjeri nuk mundi të mbijetonte.
Avioni i Presidentit Lech Kaczynski u përpoq të ulej në mes të një mjegulle shumë të dendur dhe duke mos arritur të gjente pistën u rrëzua duke u rrotulluar mbi pemët e dendura që gjendeshin gjysëm milje larg aeroportit Smolensk, duke përhapur pjesë të avionit nëpër të gjithë pyllin. Rrëzimi i avionit qe një goditje e rëndë dhe befasuese për të gjithë Poloninë, duke i hapur rrugën, me të drejtë ndaj supozimeve se shfarosja e pjesës më të madhe të lidershipit të vendit ka qenë një komplot i pastër. Sikur të mos mjaftonte, ironia qëndron në faktin se kjo katastrofë ka ndodhur pikërisht në një kohë kur Rusia dhe Polonia kishin filluar të merreshin vesh me njëra-tjetrën përsa i përket vrasjes së 20.000 anëtarëve të elitës së trupave ushtarake në të njëjtin vend 70 vjet parë.
"Është një vend i mallkuar", ka thënë ish-Presidenti Lech Aleksander Kaczy?ski për TVN24. "Më fut të dridhurat. Kjo është një plagë shumë e vështirë për t'u mbyllur", tha ai.
Një kryeoficer ushtarak rus tha se kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit Smolensk e kishin këshilluar disa herë ekuipazhin e avionit që të mos të uleshin, pasi ishin duke iu larguar pistës dhe i rekomanduan të ndryshonin destinacion për të zbritur në një aeroport tjetër.
Ish-Presidenti Kaczynski 61-vjeçar, një nacionalist i egër, i cili shpeshherë ka patur konflikte me Rusinë, ishte nisur drejt Katyn-it, aty ku anëtarët e policisë sekrete sovjetike ekzekutuan oficerët polakë, të cilët ishin kapur pas pushtimit të Polonisë në vitin 1939 nga Ushtria e Kuqe.
Marrëdhëniet ndërmjet Varshavës dhe Moskës kanë qenë të acaruara që nga ajo kohë. Për gjysëm shekulli, Moska ka mohuar çdo lloj implikimi me këto vrasje duke ia vënë fajin nazistëve. Por të mërkurën, Z. Putin ndërmori një hap gjigant për të përmirësuar marrëdhëniet, duke u bërë kështu lideri i parë rus ose më mirë sovjetik, që u bashkua me zyrtarët polakë në përkujtimin e përvjetorit të masakrës. Ai u bashkua atje me Z. Tusk.
Ish-Presidenti Kaczynski, i parë nga Kremlini si më pak miqësori me Rusinë, nuk ishte i ftuar. Në kundërshtim me ta, ai vendosi të merrte pjesë në një event të veçantë të organizuar nga polakët ditën e shtunë.
Liderët rusë, duke e ditur mirë rëndësinë dhe potencialin e lartë politik të tragjedisë, u nxituan menjëherë të shprehnin keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre. Z. Putin u largua nga Rusia për të takuar Kryeministrin Tusk në vendin e rrëzimit dhe Presidenti Medvedev dha një deklaratë për shtyp drejtuar popullit të Polonisë, duke thënë: "E gjithë Rusia është në zi dhe ndan me ju këtë dhimbje të madhe".
Avioni që u rrëzua ishte një Tupolev 20-vjeçar Tu-154, i ndërtuar nga sovjetikët në mes të viteve '60 dhe operohej nga Forcat Ajrore polake. Rusia e ndaloi prodhimin në masë të këtyre avionëve rreth 20 vite më parë, ndërkohë që rreth 200 prej tyre janë ende në përdorim rreth e qark botës, tha Paul Hayes, drejtor i aksidenteve dhe siguracioneve tek "Ascend", një qendër këshilluese e aviacionit në Londër.
Eshtë ende e paqartë nëse mosha e vjetër e avionit ka qenë shkaktarja e rrëzimit. Vendndodhja e rrëzimit fatal ishte e rrethuar, por mediat ruse kanë raportuar se ekuipazhi në bord ka bërë një sërë tentativash për t'u ulur para se njëri krah i avionit të përplasej me majën e një peme, duke bërë që avioni të rrëzohej gati gjysëm milje larg pistës. Korrespondentët në vendin e ngjarjes thanë se shpërthimi i avionit ishte aq i fuqishëm saqë copat e tij kaluan përtej aeroportit Smolensk, gati një milje larg vendit të përplasjes.
Përgatiti: Klarita Bajraktari

Google+ Followers