PILOT ACE/Kështu ndryshoi bota e kompjuterëve



Në 10 janar 1954, në de Havilland Comet - avioni i parë civil - u ngrit në ajër nga Roma. Pas një fluturimi që zgjati vetëm 20 minuta, ai shpërtheu, duke shkaktuar vdekjen e 35 pasagjerëve që ndodheshin në bord. Disa muaj më vonë ndodhi një tjetër fatkeqësi, këtë herë një Comet u rrëzua pranë Napolit gjatë fluturimit nga Roma në Kairo. Të dy aksidentet që ndodhën brenda një kohe të shkurtër detyruan autoritetet që të nisin një investigim.
Pasi një serie testesh u zbulua se, "lodhja e metaleve" kish qenë shkaku i të dy aksidenteve. Testimet ishin kryer, duke ndërtuar një kopje të avionit në një rezervuar uji përpara se të ekspozohej ndaj trysnive të larta - diçka e ngjashme me kushtet që do të kishte kur të ndodhej në ajër.
Një gjë e tillë kërkoi kryerjen e disa përllogaritjeve të ndërlikuara - një detyrë e përsosur për Pilot ACE, paraardhësi i kompjuterit të shkencëtarit anglez Alan turing, që quhej ACE. Tom Vickers ishte menaxher operacionesh për Pilot ACE. I intervistuar nga mbesa e tij, Harriet në lidhje me ditët e para të makinës - dhe kompjuterit, ai thotë:
"Ide e kompjuterëve u zhvillua gjatë luftës në Amerikë dhe gjithashtu në Bletchley, ku u ndërtuan kompjuterë të posaçëm për thyerje kodesh. "Një prej njerëzve kyç atje ishte Alan Turing, i cili duhej të projektonte një kompjuter elektronik. E filloi i vetëm dhe mua më nxitën që të bashkohesha me të. Kështu, u hodh dhe më pas u zhvillua ideja e kompjuterëve elektronikë".
Ndonëse puna për makinën filloi në vitin 1946, programi i parë i Pilot ACE punoi vetëm në vitin 1950. Në këtë pikë, turing e kish lënë projektin, me sa duket i mërzitur prej ritmit të ecurisë së tij. Megjithatë, idetë që ai kish lënë pas, mjaftonin për të vazhduar projektin. "Kjo çoi në zhvillimin e një makine të quajtur Pilot ACE, e cila do të shërbente si një fillesë për makinën e plotë që kishte patur në mendje turing".
Pasi tregoi se makina mund të përdorej për zgjidhjen e problemeve praktikë, Pilot ACE doli në prodhim publik. Me qendër në National Physical laboratory në teddington, një prej klientëve të parë, Royal Aircraft establishment nxitoi ta përdorë kur po kryente testimet për dy avionët e rrëzuar, për të parë se ku do të çahej metali.
"Kjo solli një sasi shumë të madhe përllogaritjesh dhe u grumbulluan sasi shumë të mëdha të dhënash". Një tjetër përdorues i hershëm dhe besnik i Piplot ACE ishte Ordnance Survey, ku ai u përdor për të analizuar fotografitë e përdorura për krijimin e hartave. 'Një avion fluturonte mbi një vend dhe bënte shumë fotografi", shpjegon Vickers. "Vetëm disa ditë fluturim të mbanin të zënë me punë për një muaj të tërë".
Por me përdorimin e Pilot ACE, kjo detyrë që konsumonte shumë kohë u përgjysmua. "Tashmë përllogaritjet i bënim në vetëm një minutë. Nga këndvështrimi i tyre ishte diçka fantastike".
Përveçse i dobishëm, Pilot ACE ishte edhe shumë fitimprurës. Gjatë dy apo tre viteve të parë të prodhimit në masë, secila makinë sillte fitime deri 30 stërlina në orë.
Në një epokë kur shkencëtarë shumë të respektuar parashikonin se Mbretëria e Bashkuar do të zgjidhte nevojat e veta për kompjuterë dhe përllogaritje me vetëm tre makina në të gjithë vendin, Pilot ACE tregoi potencialin e vërtetë të kompjuterëve "të fuqishëm".

Google+ Followers