Përse një JO e madhe për martesat mes homoseksualëve



Vendimi i Konsultës dhe "jo"-ja e saj ndaj martesave midis çifteve homoseksuale, duke hedhur poshtë vendimet e Gjykatës së Venecias dhe të Gjykatës së Apelit të Trentos, ka rihapur debatin midis forcave politike dhe ka shkaktuar reagimet e menjëhershme të botës homoseksuale, në krye Franco Grillini dhe Aurelio Mancuso. Konsulta thekson se, "në kohën në të cilën është shkruar Kushtetuta, martesa është kodifikuar si lidhje midis burrit dhe gruas", domethënë e bën një çështje ndryshimesh të rendit historiko - shoqëror lidhur me të cilën i takon Parlamentit që të shprehet. Profesor Michele Costantino, Docent i institucioneve të së Drejtës Private në Università degli Studi të Barit, nuk i fsheh disa preokupime.
-Profesor, ju besoni se ky vendim mund të çojë në hapjen e një debati politik të prirur për të promovuar sërish një projektligj që të mbushë atë që shoqatat homoseksuale prej kohësh e quajnë si një boshllëk legjislativ në rendit tonë juridik?
"Mënyra me të cilën, në të kaluarën dhe sot, është dhënë lajmi në media është luajtur mbi objektivin për ta mashtruar individin dhe për ta ngatërruar me mesazhe kontradiktore: "Liria individuale e vetëvendosjes është e jotja!"; "Ti nga cila anë qëndron?". Iluzioni i parë është fals, pasi secili prej nesh ndodhet në situata kohe dhe hapësire ku janë "të tjerët". Nuk ka kuptim të supozohet liria individuale për të bërë ajo dëshirohet: përkatësia në një komunitet, ku ka rregulla, vlera të përbashkëta, doke, zakone, gjuhë, është element kushtetues joshtesë i qenies njerëzore. E dyta është e shpifur, pasi nxit që të ndiqen sondazhet ose t'i nënshtrohet një padroni në vend që të konsiderohen problemet sociale reale, që gjithsesi ekzistojnë dhe gjenerojnë pakënaqësi kudo. E gjithë e drejta dhe sidomos e Drejta e Familjes - ashtu si e Drejta e Punës, normat e sigurisë, disiplinat e të drejtave të padiskutueshme - mbështetet mbi nevoja të natyrës publicisitike. Ka funksionin që të parandalojë apo të paktën të zbutë konfliktet sociale, duke u diktuar rregullat. Të jesh opinionist nuk është profesion. Për pasojë, do t'i përgjigjem përgjigjes tuaj jo për të shprehur një gjykim, por për të tentuar që të individualizojë çështjet për t'u sqaruar sipas arsyes. Konsiderata e parë ka të bëjë me motivet e prishjes së vendimit në Gjykatën Kushtetuese. Janë këto: a) e drejta për t'u martuar është një e drejtë e individit dhe konsiston në të drejtën për ta zgjedhur partnerin; b) në popullsi ekzistojnë orientime seksuale të ndryshme; c) shtete të tjera i kanë konsakruar bashkimet midis individëve të të njëjtit seks. Janë tre dhe janë tre absurde (nga latinishtja absurdum = i shkëputur nga realiteti). E para, është absurde, sepse e drejta për t'u martuar nuk është një e drejtë e individit, por e çiftit. Ama, jo të gjithë çiftet e kanë të drejtën e martesës, edhe pse ka shumë ndjenjë dhe shumë dashuri. Nuk e kanë këtë të drejtë çiftet e fëmijëve shumë të vegjël dhe nuk e kanë këtë të drejtë, çiftet e babait me bijën, e nënës me djalin, e tezes me nipin, e vëllait me motrën. Çiftet e fëmijëve shumë të vegjël nuk e kanë të drejtën e martesës, sepse individët që e përbëjnë nuk e kanë atë autonomi, atë kapacitet, atë liri që kërkohen për të projektuar një familje, domethënë një aleancë (apo formacion social, komunitet i ndërmjetëm, grup, shoqatë) të rangut kushtetues. Çiftet e formuara nga babai - bija, nëna - djali, vëllai - motra, tezja - nipi, nuk kanë të drejtë të martohen, sepse individët që e përbëjnë janë shumë të ngjashëm dhe ndodhen në kushte varësie afektive; kështu që mendohet se nuk janë në gjendje të shprehin kapacitetin, autonominë, lirinë e kërkuar për të formuar atë çift, të cilit i referohet Kushtetuta në nenet 29, 30 dhe 31 të saj. Kështu që motivi i parë është absurd: i thur himne lirisë individuale, por mohon realitetin. E drejta për t'u martuar nuk është e individit, por e çiftit. Nuk zgjidhet një partner, zgjidhet një karrige, një celular, një televizor. Kështu që i tërhiqet vëmendja individit në masë nga problemi i vërtetë. Në Kushtetutë ka të drejta të individëve, të tilla si qarkullimi, komunikimi mendimit personal dhe korrespondenca, ushtrimi i besimit fetar; ka të drejta grupesh, të tilla si marrje pjesë në përcaktimin e politikës kombëtare, të ruhen interesat e punëtorëve dhe janë të drejtat e çiftit. Kushedi se cilët individë, cilët grupeve dhe cilat çifteve u referohet Kushtetuta! Mesazhet e lëshuara nga media shërbejnë për të tërhequr vëmendjen nga çështje të tilla".
-Shoqatat homoseksuale theksojnë se t'u mohosh martesën dy njerëzve të të njëjtit seks është një shkelje flagrante e parimit të barazisë së krijuar nga neni 3 i Kushtetutës, por në rastin specifik Gjykata Kushtetuese nuk ka parë asnjë shkelje. E ndani një pozicionim të tillë?
"Padrejtësia më e madhe konsiston në rregullimin në mënyrë të barabartë të situatave të ndryshme. Rregullat e barabarta e diktuara për situata të ndryshme janë më të dukshme, siç e manifestojnë skllavëria, holokausti dhe kryqëzatat. Numri i madh i "orientimeve seksuale" nuk e asgjëson diferencën midis mashkullit dhe fermës, ashtu siç ekzistenca e mushkave nuk e asgjëson diferencën midis kuajve dhe gomerëve. Absurditeti i motivit të dytë të prishjes në Gjykatën Kushtetuese fsheh edhe injorancën lidhur me disiplinën në fuqi të diktuar për keqformimet dhe devijimet seksuale, të tilla sa të pengojnë jetën bashkëshortore dhe disiplinën në fuqi në rastin e ndryshimit të seksit gjatë martesës. Përveç kësaj konsiderate trishtuese, ekzaltimi i shumëfishimit të "orientimeve seksuale" dhe të pulsioneve erotike me origjina të tjera, shoqëruar nga shpallja se çdo dëshire është një e drejtë, shërben për të tërhequr vëmendjen nga funksioni i çiftit, të cilit nenet 29, 30 dhe 31 të Kushtetutës i caktojnë rangun e formacionit shoqëror apo komunitet i ndërmjetëm, apo grup, apo shoqatë superiore ndaj të tjerave (si për partitë dhe për sindikatat). Megjithatë, një arsye është dhe është e natyrshme, banale, e thjeshtë. Cilësitë dhe prerogativat me rëndësi publicistike që Kushtetuta i atribuon "familjes" si shoqëri natyrore varen nga fakti që kjo është një shoqëri individësh të ndryshëm. Të gjitha shkencat e njeriut (antropologjia, sociologjia, psikanaliza, etika, por edhe religjionet) e kanë studiuar dhe e studiojnë këtë fenomen. Aleanca midis të ndryshmëve kërkon kapacitet, autonomi, përkushtim, pjesëmarrje, mikpritje, tolerancë, pafundësisht më të mëdha respektivisht aleancës së të barabartëve. Juristët kanë përfaqësuar me fjalë të vështira këtë funksion të shoqërisë (aleancë) të përbërë nga individë të ndryshëm: affectio, komunion të jetës shpirtërore dhe materiale, jus in corpore, asistencë, respekt reciprok. Kushtetuta italiane, që e njeh "familjen", nuk kënaqet së regjistruari ekzistencën e thjeshtë të një çifti "natyral". Pikërisht pse bëhet fjalë për një aleancë individësh të ndryshëm pretendon se është mbështetur mbi një pakt të organizuar mbi barazinë morale dhe juridike. Për shembull, kur nuk ekziston turpi për t'i thënë gjithçka tjetrit, atëhere është çifti, të cilit i referohet Kushtetuta italiane, pasi midis individësh të ndryshëm kjo është një gjë e madhe. Në një çift të barabartësh është tepër e lehtë të thuash gjithçka. Për pasojë, motivi i dytë i prishjes së vendimit në Gjykatën Kushtetuese jo vetëm është absurd, por është edhe një kurth i rrezikshëm ndaj vlerës që prej 3500 vjetësh popujt e Mesdheut i kanë caktuar "familjes". Kushedi pse vallë i është i njëjti rang me bashkimet e të barabartëve! Klima të ndryshme, gjuhë të ndryshme, ekonomi të ndryshme, doke dhe zakone të ndryshme, rende juridike të ndryshme: kanë qenë gjithmonë çiftet homoseksuale. Ngjarjet e Sodomës janë në një kohë sigurisht jo largët, por edhe ato të Lesbos. Por kurthi i lirisë individuale të vetëvendosjes shërben për t'ia tërhequr mendjen njeriut në masë nga problemi i vërtetë. Kështu që, motivi i dytë është i rrezikshëm. Demokracia nuk është një shoqëri miqsh të barabartë, brenda dhe jashtë martesës. Demokracia është një shoqëri miqsh që njihen prej cilësive të ndryshme dhe, për pasojë, njihen për të detyrimet, të drejtat dhe përgjegjësitë. Kush synon që të asgjësojë vlerën e aleancës midis të ndryshmëve dhe pretendon njohje për çifte që nuk e kanë këtë funksion, thjesht aspiron për një shoqëri të barabartësh. Mund të tentojmë që t'i gjejmë një emër kësaj tendence: totalitarizëm libertar apo oportunizëm elektoral? Ama do të ishte një humbje kohe".
-Çfarë implikimesh ka përkufizimi i familjes si shoqëri natyrore në kuadrin e rregullimit të bashkimeve midis individëve? Me fjalë të tjera, a mund të interpretohet në mënyrë të tillë sa të ripërfshijë edhe bashkimet midis njerëzve të të njëjtit seks?
"Rëndësia dhe funksioni që Kushtetuta italiane i cakton "familjes si shoqëri natyrore e themeluar mbi martesën" është e bazuar mbi aleancën midis individëve të ndryshëm. "Implikimet" - për të cilat më pyesni - kanë të bëjnë me disiplinën. Nuk është e imagjinueshme që e njëjta rëndësi dhe i njëjti funksion që Kushtetuta i cakton "familjes" është e zgjeruar nga Parlamenti me një ligj të zakonshëm për bashkimet e midis njerëzve të të njëjtit seks. Megjithatë, është shumë oportune që këtij të fundit të jenë të rregulluara nga ligji i zakonshëm. Shumë të lirë për t'i mbështetur apo për të mos i mbështetur, individët që formojnë këto çifte të tjera, ashtu siç janë shumë të lirë që të martohen apo të mos martohen çiftet që e kanë të drejtën për ta bërë një gjë të tillë. Një ligj rregullues i këtyre raporteve të tjera do t'i manifestonte partnerit më të dobët se ekziston një rrugë për mbrojtjen e tij. Në fakt, disponueshmëria e "disiplinës ligjore" të këtyre raporteve të tjera do të sigurohej nga zbatueshmëria e tij edhe ndaj situatave faktike, qe ky kualifikimi korrekt të cilit i duhet përmbajtur interpretuesi në konfliktet që pashmangshmërisht mund të gjenerohen. Diskutim tjetër është që të vendosen rregulla të njëjta për situata të ndryshme, siç e kam thënë më parë. Për shembull, nuk është kushtetutshmërisht legjitime që e drejta e aksesit në shërbimin publik të prokreacionit të asistuar mjekësisht, atribuar individëve të bashkuar nga një pakt i dukshëm ndaj të tretëve siç është martesa, të shtrihet tek bashkëjetuesit me seks të ndryshëm. Bashkëjetuesit e mbajnë të fshehur paktin që i bashkon. Kështu që nuk janë dhe nuk mund të jenë "familje". Me arsye më të madhe nuk do të ishte kushtetutshmërisht legjitime që t'u atribuohej bashkëjetuesve të rritur të të njëjtit seks. Individit në masë organet e komunikimit nuk i thonë se më shumë se 30 dispozita ligjore e barazonin bashkëjetuesin (me seks të ndryshëm apo të njëjtë) me bashkëshortët për të zgjidhur konflikte konkrete. Secila prej tyre ka funksionin e saj. Në të vërtetë, nuk thonë se përsa i përket raporteve midis bashkëshortëve, shpallja e lirisë individuale të vetëvendosjes po krijon një sherr gjyqësor të paparë ndonjëherë në vitet e kaluara. Nuk thonë se, çfarë ka vërtet pas ligjeve që e magjepsin individin në masë, të tilla si ligji mbi besimin e përbashkët apo komunikimin ligjor të pronave të fituara gjatë bashkëjetesës dhe pronave që janë fryt i kursimeve dhe i sakrificave. Nuk thonë se çfarë ndodh me fëmijën, kur nëna ka dëshirë që të qëndrojë në anonimat, edhe pse e martuar; kur është fryt "orientimesh seksuale" të praktikuara me gëzim gjatë martesës; kur është fryt i një incesti të vetëdijshëm; kur është fryt operacionesh komerciale për prokreacion. Bota e rregullave bashkëjeton me faktorë të tjerë të pranishëm në realitet. Kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga funksioni i së drejtës për t'i bërë qejfin një padroni apo një elektorati. Problemet janë gjithsesi dhe gjenerojnë pakënaqësi. Bëhet fjalë për të marrë në konsideratë, sipas arsyes, si është më mirë dhe më drejtë t'i zgjidhësh për shoqërinë civile, jo për lirinë individuale të vetëvendosjes".
-Shumë vende evropiane e kanë rregulluar fushën; disa sisteme i përfshijnë martesat e çifteve të të njëjtit seks, të tjerët bashkimet civile. Mund të pohohet se në këtë fushë, Italia është një hap prapa respektivisht vendeve të tjera europiane? Apo sistemet ligjore të këtyre vendeve janë fryt i mohimit të së drejtës natyrore, që në të vërtetë në Itali duket se ka rrënjë më të thella?
"Shtete të tjera kanë doke, zakone, vlera dhe ligje të ndryshme nga i yni. Në disa praktikohet vrasja me gurë e adulteres, në të tjerë klitoridektomia, në të tjerë dënimi me vdekje, në të tjerë qiradhënia e uterusit. Kush e bën këtë, mendon se ka të drejtë. Duam ta kuptojmë pse?"
-Përfundimisht, në librin "Etikë, religjion dhe shtet liberal", Kardinali i atëhershëm Joseph Ratzinger theksonte se, "në fushën konkrete është detyrë e politikës që t'ia nënshtrojë pushtetin kriterit të së drejtës dhe në këtë mënyrë t'i sistemojë përdorimin me vend. Nuk është e drejta e më të fortit që duhet të mbizotërojë, por forca e së drejtës. Pushteti brenda rendit dhe në shërbim të së drejtës është poli i kundërt ndaj dhunës, i nënkuptuar si pushtet i privuar nga e drejta dhe i kundërt me të. Për pasojë, për çdo shoqëri është e rëndësishme të tejkalohet dyshimi mbi të drejtën dhe mbi sistemet e saj, pasi vetëm kështu mund të ndalohet abuzimi dhe të jetohet liria si e mirë e përbashkët. Dyshimi ndaj së drejtës, revolta kundër saj do të lindin gjithmonë kur vetë e drejta nuk do të duket më si një shprehje e një drejtësie që është në shërbim të të gjithëve, por si produkt i një vullneti, i një pretendimi të të qenit në të drejtën vetëm pse mbahet pushteti ndaj saj". Në dritën e kaq shumë, cili duhet të jetë roli i së drejtës në kuadrin e këtij raporti me politikën dhe pushtetin?
Po përgjigjem me dy pyetje, pasi nuk e di se çfarë e drejta "duhet". Merrem me të drejtën që është, jo me të drejtën që do të jetë apo që do të duhej të jetë. Pyetja ime e parë është kjo: cili "duhet" të jetë fati i një fëmije të bardhë që lind nga martesa e një çifti zezakësh, cili "duhet" të jetë fati i një fëmije zezak që lind gjatë martesës së një çifti të bardhësh? Provojeni ju t'i përgjigjeni apo të gjeni një përgjigje. Mbani parasysh se të magjepsesh nga përparimet e shkencës nuk hyn në punë, pasi në këto raste prova e gjakut është e përciptë ("e vërteta biologjike" thjesht është injoruar nga pjesa muzikore Mammamia, e ngritur me suksesin mbi të vërtetën sociale). Pyetja e dytë është kjo: emigranti ushtron të drejtën e shenjtë që të ribashkohet me familjen e "tij". Në një rast ka dy gra, në një tjetër është një partner i të njëjtit seks, ndoshta vetëm bashkëjetues. Provo të pyesësh andej këtej se, ndokush mendon që këto të dyja raste paraqesin të njëjtat çështje "të së drejtës". Nëqoftëse thotë po, ka frikë prej tij: në emër të lirisë individuale të vetëvendosjes është i gatshëm që ta asgjësojë me "të drejtën" identitetin dhe dinjitetin e atij që respekton Kuranin dhe, me të njëjtin pretekst, synon që t'u imponojë të tjerëve që të konsakrojnë "orientimet" e tij dhe dëshirat e tij.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers