Komploti amerikan i veteranëve të luftës


Bëhet fjalë për komplotin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara, një komplot i disa bankierëve milionerë për rrëmbimin e qeverisë amerikane dhe themelimin e një diktature fashiste

Shumë pak amerikanë e njohin këtë histori. Bëhet fjalë për komplotin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara, një komplot i disa bankierëve milionerë dhe industrialistëve, të cilët nxorrën konspiracionin e rrëmbimit të qeverisë amerikane dhe themelimit të një diktature fashiste gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Sipas gazetarit të asaj kohe, John L. Spivak, ishte "plani më fantastik i historisë amerikane".
Studimi i kryer nga Spivak në vitin 1967 "Një burrë në kohën e tij", vazhdon edhe në ditët e sotme të vërtetojë me bindje të plotë faktin se: "Ajo çfarë fshihej në atë komplot legjendar është mbështjellë me një qefin heshtjeje, e cila nuk është thyer ende as sot e kësaj dite. Kaloi një gjeneratë e tërë dhe ata që janë ende gjallë dhe njohin mirë të gjitha faktet e kanë ruajtur me aq fanatizëm sekretin e tyre, saqë ky konspiracion nuk ka arritur të bëhet as një shënim në fund të faqes së historisë amerikane."
Edhe pse një komitet kongresi i ka konfirmuar këto aludime, të dhënat e gjetura janë fundosur thellë në fund të një deti me rërë. Nuk është aspak çudi! Komplotistët kanë qenë të gjithë emra të rëndësishëm, financierë "Made in USA" të perandorive tregtare më të fuqishme si Morgan dhe Du Pont, që në të njëjtën kohë kanë qenë kundërshtarë të flaktë të planit "New Deal" të Franklin Delano Roosevelt dhe simpatisë së presidentit kundrejt punës së organizuar.
Ndoshta të gjithë amerikanët do ta njihnin mirë përmbajtjen e këtij komploti, madje ndoshta do të festonin edhe festën kombëtare "Dita e Presidentit Duçe" nëse nuk do të ishte për një burrë shtarak patriot, Gjeneralin Smedley Darlington Butler. Gjatë verës së vitit 1933, komplotistët e puçit iu afruan Butlerit, komandanti i dalë në pension i Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një hero kombëtar i përzemërt i njohur si "luftëtari mik". Ata i ofruan atij detyrën e transformimit të grupit të Legjionit të veteranëve amerikanë në një ushtri plaçkitëse prej 500.000 ushtarësh, të cilët do të realizonin puçin amerikan.
Fatkeqësisht për fashizmin, apelimi i Butlerit rezultoi të ishte edhe rrëzimi i planit konspirativ. Puçistët më duket e kishin zgjedhur ish-gjeneralin si zbatuesin e planit të tyre për shkak të popullaritetit dhe autoritetit të madh që gëzonte në radhët e ushtrisë amerikane, por ishin pikërisht bindjet e tij antielitiste dhe reputacioni i madh për ndershmëri ato që e kishin bërë më të preferuarin për popullin. Shkurtimisht, komplotistët nuk mund të kishin zgjedhur dot një kandidat më të papërshtatshëm dhe më të bindur për të refuzuar një mësymje fashiste. Me një mendjemprehtësi të admirueshme, Butler vendosi të luante rolin duke u shtirur si i interesuar për planin në mënyrë që t'i nxirrte komplotistët të zbuluar dhe të ekspozonte planin e tyre përpara kongresit.
Siç i tha edhe Komitetit të Shtëpisë së Përfaqësuesve, McCormack-Dickstein, i cili ishte duke investiguar aktivitetet naziste dhe komuniste në Amerikë, Butler është afruar në fillim nga Gerald G. MacGuire, një tregtar i suksesshëm dhe ish-kryetar i "Connecticut American Legion". Siç e ka përshkruar edhe gazetari Spivak, "MacGuire ishte një njeri kokëfortë i drejtuar nga tre mendje të ndryshme".
Sipas ish-gjeneralit, MacGuire i shpjegoi Butlerit "se çfarë do të thonte të planifikoje dhe të organizoje një komplot kundër qeverisë edhe me anë të forcës nëse do të lindte nevoja". macGuire, tha Butler, tha se kishte udhëtuar nëpër të gjithë Europën për të studiuar rolin që kishin luajtur grupet e veteranëve në fuqizimin e Italisë fashiste të Musolinit, Gjermanisë naziste të Hitlerit dhe qeverinë franceze. Ai kishte thënë publikisht se "Kryqi i Flaktë" i Francës ishte "një organizatë e ushtarëve të jashtëzakonshëm" me një influencë politike shumë të madhe. Më pas, ky burrë i cili mbante një pjatë të argjendtë në kafkën e tij për shkak të një plage lufte që kishte marrë në kokë, deklaroi se ideja ishte që të krijohej një organizatë e atij lloji edhe në Amerikë pasi struktura politike kishte nevojë të ndryshohej.
Sipas Butler-it, MacGuire u shpreh në këtë mënyrë për komplotin: "Nuk të ka shkuar ndonjëherë ndërmend që presidenti është tejmase i ngarkuar me punë? Mund të krijojmë një asistent president, dikush që të mbajë mbi supe të gjithë fajin". Ai e quante zyrtarin e super kabinetit të tij të ri një "sekretar i punëve të përgjithshme" dhe për më tepër tha: "Ti e di mirë që populli amerikan do ta hajë këtë. Ne kemi gazetat. Do të nisim një fushatë gjigante se shëndeti i presidentit po përkeqësohet. Çdokush do ta besojë këtë gjë vetëm duke e parë se sa i lodhur është presidenti dhe populli budalla amerikan do ta miratojnë këtë strukturë të re brenda sekondave…" Edhe pse MacGuire i ka mohuar fuqimisht deklaratat e Butlerit kur po dëshmonte në gjyq, për të konfirmuar dëshminë e këtij të fundit mjaftuan vetëm fjalët e një reporteri nga Filadelfia, Paul Comly French. Butleri i kishte kërkuar Frenchit që të investigonte komplotin e MacGuire-it dhe të zbulonte se për çfarë dreqin bëhej fjalë.
Pas një bisede me Butler-in, MacGuire ra dakord të takohej me French. French dëshmoi se MacGuire i kish thënë atij se, "Ne kemi nevojë për një qeveri fashiste në vend, në mënyrë që të shpëtojë kombin nga komunistët, të cilët duan të shkatërrojnë gjithçka ne kemi bërë për Amerikën. Personat e vetëm të cilët kanë patriotizmin e duhur janë ushtarët dhe Smedley Butter është lideri ideal. Ai mund të organizojë dhe të mbledhë njëmijë persona brenda natës".
French vazhdoi se MacGuire "ishte nxehur tejmase më pas dhe kish thënë se: "Ne mund të vazhdojmë me Ruzvelt-in dhe më pas të bëjmë me të atë çfarë bëri Musolini me Mbretin e Italisë. Nëse Ruzvelti luajti futboll, French e përmblodhi 'shtohuni' dhe nëse ai nuk e bënte këtë gjë ata do ta nxirrnin jashtë loje".
Sipas French-it, MacGuire anulloi emra në mënyrë që të jepte përshtypjen se oficerët e Ushtrisë Amerikane ishin të përfshirë në komplot.
Në mënyrë që të impresiononte Butleri-in, MacGuire shpalosi një libër bankar ku ishin të regjistruara depozitat e më shumë se 100.000$ të gatshme për të paguar "shpenzimet". Më pas ai shfletoi një bllok me tetëmbëdhjetë fatura 1.000$ dhe mburrej me miqtë, të cilët ishin të aftë të nxirrnin akoma më shumë para.
Një nga këta miqtë ishte Robert Sterling Clark, një bankier i famshëm i Wall Street. Sipas dëshmisë se Butler-it, Clark deklaroi se kishte shpenzuar gjysmën e 60 milionë USD në mënyrë që të shpëtonte gjysmën tjetër. Pasi ishin listuar një sërë faktesh dhe të dhënash rreth komplotit të madh, raporti mbyllej me këto fjalë: Në javët e fundit të jetës së komitetit, ne morën të dhëna të qarta që tregonin se disa persona të caktuar kishin tentuar të themelonin një organizatë fashiste në këtë vend…
Nuk ka asnjë dyshim se kjo tentativë është diskutuar, planifikuar dhe mund të ishte kthyer në realitet nëse do të ishin pjekur të gjitha kushtet.
MacGuire i mohoi të gjitha akuzat e Butlerit në dëshminë e tij, por komiteti arriti të verifikonte të gjitha deklaratat e bëra nga gjenerali Butler përveç deklaratës direkte, e cila tregonte se si ishte krijuar organizata. Në të njëjtën kohë, këto të dhëna janë verifikuar edhe në korrespondencën e MacGuire me shefin e tij Robert Sterling Clark nga qyteti i New Yorkut në kohën kur MacGuire ishte jashtë shtetit duke studiuar rolet e ndryshme të organizatave veterane të karakterit fashist.
Fatkeqësisht, ashtu siç ndodh në këtë raste, kur u zbulua më në fund e gjithë e vërteta, u trajtua si një lajm i vjetër i gazetave të djeshme, më keq akoma, si një modë e vitit të kaluar, e cila përfundoi me tërheqjen publike të të gjitha akuzave nga ana e komitetit. Studimi i detajuar i Spivak u shfaq si një publikim i vogël i krahut të majtë, duke kaluar pa u vënë re. Në fund të fundit edhe gazeta "Time", të cilën kurrsesi nuk mund ta cilësosh si një antagoniste e industralistëve të krahut të djathtë, i kishte tallur e përqeshur të gjitha akuzat sikur të ishin shaka.
"Luftëtari Mik" shkoi për të denoncuar publikisht fshirjen e pikave kyçe të dëshmisë së tij nga komiteti, por tashmë ishte tepër vonë. Historia tashmë ishte shkruar "ashtu siç duhej."
Si përfundim, dështimi i planit fashist i dedikohet Butlerit po aq sa i dedikohet edhe arrogancës që kanë të pasurit. Duke mos patur një fuqi të kalibrit të Musolinit, por duke notuar në para të mjaftueshme për ta blerë një të tillë, elita amerikane e fashistëve dërguan "burrin me pjatë argjendi në kokë" për të ndërtuar një strukturë qeveritare më të mirë. Sigurisht që plani shkoi keq e më keq kur në një moment idiotësie të pafund, ata vendosën të blinin një diktator që fatmirësisht qëlloi të ishte një demokrat i flaktë.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers