HARTAT/Një dritare drejt historisë



Jerry Brototn
Një gjë që spikat tek hartat është rezistenca e njerëzve për faktin më themelor të bërjes së hartave - ato nuk mund të jenë asnjëherë pamje të sakta, tërësisht objektive të botës sonë. Flisni me çdo projektues hartash dhe do të të thotë se matematika e hartëzimit të globit në një copë letre të sheshtë nënkupton që një lloj shtrembërimi, manipulimi dhe përzgjedhje do të ndodhë gjithmonë sepse, ta themi thjeshtë, nuk mund të katërkëndizosh rrethin.
Por për shumicën e njerëzve që përdorin hartat në jetën e përditshme - në navigime satelitorë, aplikime hartëzimi në internet - ideja që hartat janë imazhe të pjesshëm e selektivë të botës është shumë shqetësuese. Në mënyrë thuajse të pavetëdisjhme ne presim nga hartat të na ndihmojnë të lëvizim përreth botës, qoftë kur shkojmë në tokio, qoftë kur gjejmë rrugën më të shpejtë drejt një restoranti italian. Ato na japin një ndjesi sigurie se bota e madhe është e menaxhueshme dhe e navigueshme.
Por gjatë gjithë historisë, hartat kanë qenë përgjithësisht të mira për të siguruar këtë ndjesi bazë sigurie tek njerëzit, përpara se t'i çojnë ata nga A në B. Çdo shoqëri ka prirjen të ketë hartën botërore që meriton, një që arrin të përmbledhë dhe përcaktojë shpresat dhe frikat e asaj shoqërie, paragjykimet dhe besimet.
Përgjatë kohëve, kultura të ndryshme kanë prodhuar imazhe radikalisht të ndryshëm të botës. Asnjë prej tyre nuk mund ta quash "të drejtë" apo "të gabuar", ata të gjithë thjeshtë reflektonin shqetësimet e një kulture.
Një hartë e Kinës e quajtur Yujitu u krijua në 1136. Ajo ishte skalitur në gur dhe qëndronte në një oborr shkolle në Kinë ku burokratët mësonin për gjeografinë dhe historinë e Kinës. Për sytë tanë modernë ajo duket shumë moderne dhe e saktë - vijëzimi i kufirit të Kinës është shumë i qartë dhe duket se ka një rrjetë që tregon gjatësinë, gjerësinë gjeografike dhe shkallën.
Por shumë shpejt kupton se harta ka disa gabime themelorë. Kursi i Lumit të Verdhë ishte i gabuar dhe një tjetër lumë, Heishui as nuk ekzistonte. Por lumi ka ekzistuar në një libër të quajtur Yugong, historia e një sundimtari legjendar kinez të quajtur Yu, i cili shpëtoi Kinën nga përmbytje si ato të Noes në shekullin XXI para Krishtit. Titulli i hartës, Yujitu përkthehet "Harta e gjurmëve të Yu".
Me fjalë të tjera, është një hartë e projektuar të ndjekë tekstin e lashtë, edhe kur e dinte që Yugong qe i pasaktë. Realizmi gjeografik i kishte lënë rrugë një legjende për themelimin e Kinës, që ishte më e rëndësishme për studiuesit dhe mësuesit që e përdornin hartën, sesa vendndodhja e saktë e kursit të një lumi të caktuar - sidomos duke ditur që njerëzit që shihnin hartën nuk do të udhëtonin asnjëherë aq gjatë sa të shihnin lumin.
Në të njëjtën kohë, në perëndim të Kinës, studiues të krishterë e myslimanë po krijonin harta shumë të ndryshme të të gjithë botës. Edhe ata binin në ujdi me besimet e tyre të caktuar teologjikë, në vend që të kërkonin saktësinë kartografike. Ndërkohë që bëhej Yujitu, projektuesi mysliman i hartave Muhammad al-Idrisi po punonte me hartën e tij të botës në Siçili. Rezultati ishte toka me jugun në majë, sepse për Idrisin, Meka dhe gadishulli Arab ishin tashmë qendra simbolike e botës. Përreth skajeve të hartës së tij është një shkrim Kur'anor që është një botë e bërë sipas imazhit të allahut.
Vetëm një shekull më vonë, harta bote të krishtera si mappamundi i Hereford e rrotullonin botën me 90 gradë, për të vënë lindjen në krye. Në hartën e Hereford, qyteti i shenjtë ijeruzalemit qëndron në qendër të hartës, me Kopshtin e Edenit në Azi që qëndron në majë të hartës dhe Krishtin që sheh nga lartë poshtë në kornizën e hartës. Të dy këto harta u thonin besimtarëve ta mendonin jetën përtej asaj tokësore. Rezultatet ishin shumë të ndryshëm, por ata kishin kuptim sipas teologjisë së të dy besimeve fetarë.
Në perëndim, hartat vazhduan të pasqyrojnë preokupime kulturorë të caktuar edhe kur këto kishin për qëllim saktësinë shkencore. I famshmi Projektim Merkator i 1569 shtrembëron botën në polet e veriut dhe jugut, për të siguruar saktësi lundruese kur lundrohet nga lindja në perëndim.
Ky ishte problemi më i rëndësishëm për tregtarët dhe burrat e shtetit pas vendosjes së rrugëve tregtare drejt Indisë dhe botës së re të Amerikës në fundin e shekullit XV. Edhe sot, Google earth manipulon pamjen e parë të Tokës që ju shihni kur futeni. Por, a është surprizë? Si mund të tregosh një glob tredimensional në një ekran kompjuteri dydimensional pa zgjedhur një projektim që imiton se si ne imagjinojmë që e shohim tokën nga hapësira?
Gjithë kjo mund të tingëllojë shqetësuese, por ne duhet ta shohim si një shans - jo si ankth. Teksa hartëzimi në internet mbizotëron gjithnjë e më shumë në jetët tona, duhet të tregohemi pakëz skeptikë për mënyrën si hartat po përdoren për t'i dhënë formë sjelljes sonë. Në të kaluarën, ato donin që ne të pranonim një fe të caktuar, apo të përqafonim një ideologji të caktuar politike. Sot ka më shumë gjasa që ato të na nxisin të blejmë gjëra teksa hyjmë në mënyrë virtuale kudo nëpër glob. Por, kjo nuk do të thotë se hartat janë më pak të fuqishme apo selektive, nga sa kanë qenë gjatë gjithë historisë.

Google+ Followers