Fundi i Botës së Tretë?



Gjepolitikë e re e ekonomisë multipolare
Për dekada me radhë, studentët e politikave të sigurisë dhe ndërkombëtare, kanë debatuar shfaqjen e një sistemi multipolar. Është koha që të njohim paralelin e ri ekonomik. Nëqoftëse viti 1989 pa fundin e "Botës së Dytë" me rënien e sistemit komunist, atëhere viti 2009 pa fundin e asaj që ka qenë e njohur si "Bota e Tretë": Tani jemi në një ekonomi botërore multipolare të re që evoluon me shpejtësi - në të cilën vendet në zhvillim po shfaqen si fuqi ekonomike; të tjerat po lëvizin drejt bërjes pole rritjeje shtesë dhe disa po luftojnë të arrijnë potencialin e ture brenda këtij sistemi të ri - ku Veriu e Jugu, Lindja e Perëndimi, tani janë pika në një busull, jo fate ekonomike. Varfëria mbetet dhe duhet marrë me të. Shtetet e dështuara mbesin dhe duhet marrë me to. Sfidat globale po intensifikohen dhe duhet marrë me to. Por mënyra me të cilën duhet marrë me këto probleme po ndryshon. Kategorizimet e dalamode të Botës së Parë dhe të Tretë, donatorë dhe përfitues, drejtues dhe i drejtuar, nuk përshtaten më. Implikimet janë të thella: për multilateralizmin, për veprimin bashkëpunues global, për marrëdhëniet e fuqisë, për zhvillimin dhe për institucionet ndërkombëtare.
Multilateralizmi ka rëndësi
Kriza ekonomike globale ka treguar se multilateralizimi ka rëndësi. Me shikimin në humnerë, vendet u bashkuan bashkë për të shpëtuar ekonominë globale. G-20 moderne u lind nga kriza. Grupimi e tregoi potencialin e tij nëpërmjet veprimit me shpejtësi për të mbështetur besimin. Çështja tani është nëse një gjë e tillë qe një anomali, një zjarr kashte? A do të shikojnë historianët prapa në vitin 2009 dhe ta shikojnë atë si një rast të veçantë bashkëpunimi ndërkombëtar apo si fillimin e një diçkaje të re? Disa e shikojnë tani përpjekjen e Woodrow Wilson për të krijuar një sistem të ri ndërkombëtar pas Luftës së Parë Botërore si një mundësi të humbur që e la botën zbathur midis rreziqeve. Do të jetë ky një moment i ngjashëm? Rreziku tani është se teksa frika e krizës largohet, po kështu edhe vullneti për të bashkëpunuar. Tashmë ne ndjejmë forcat gravitacionale që e mbajnë botën e shteteve - kombe në ndjekje interesash më të ngushta. Kjo do të ishte gabim. Pllakat tektonike ekonomike dhe politike po lëvizin. Ne mund t'i lëvizim ato ose mund të vazhdojmë ta shikojmë një botë të re nëpërmjet prizmit të së vjetrës. Duhet t'i pranojmë realitetet e reja dhe të veprojmë ndaj tyre.
Çfarë është ndryshe? Burime të reja kërkese
Çfarë është ndryshe? Bota në zhvillim nuk është shkaku i krizës, por mund të jetë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. Bota jonë do të duket shumë e ndryshme pas 10 vjetësh, me kërkesa që vijnë jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por nga anembanë globit. Tashmë ne i shikojmë lëvizjet. Pjesa e ekonomisë globale e Azisë në termat e paritetit të fuqisë blerëse është rritur ndjeshëm nga 7 përqind në vitin 1980 në 21 përqind në vitin 2008. Bursa e Azisë tani llogaritet për 32 përqind të tregut global të kapitalizimeve, përpara Shteteve të Bashkuara në 30 përqind dhe Europës në 25 përqind. Vitin e kaluar, Kina kaloi Gjermaninë për t'u bërë eksportuesi më i madh i botës. Gjithashtu, ajo kaloi Shtetet e Bashkuara për t'u bërë tregu më i madh i botës për makinat. shifrat e importeve tregojnë një histori domethënëse: bota në zhvillim po bëhet një shtytëse e ekonomisë globale. Shumë prej rekuperimit në tregtinë botërore ka qenë si pasojë e kërkesës së fuqishme për importe midis vendeve në zhvillim. Importet e vendeve në zhvillim janë tashmë pothuajse 2 përqind më të larta se piku i tyre i parakrizës në prill të 2008. Në kontrast, importet e vendeve me të ardhura të larta janë 19 përqind poshtë këtij piku të mëparshëm. Edhe pse importet e botës në zhvillim janë rreth gjysma e importeve të vendeve me të ardhura të larta, ata po rriten me një ritëm shumë më të shpejtë. Si rezultat, ato llogariten për më shumë se gjysma e rritjes në kërkesë e importit botëror qysh nga viti 2000.
Pole të reja rritjeje
Ekonomia botërore po ribalancohet. Një pjesë e kësaj është e re. Një pjesë përfaqëson një rehabilitim. Sipas Angus Maddison, Azia llogaritet për më shumë se gjysmën e output-it të botës për 18 nga 20 shekujt e fundit. Ne po dëshmojmë një lëvizje drejt poleve të shumëfishta të rritjes teksa klasat e mesme rriten në vendet në zhvillim, miliardat e njerëzve i bashkohen ekonomisë botërore dhe modele të reja integrimi kombinojnë intensifikimin rajonal me hapjen globale. Ky ndryshim nuk është vetëm për Kinën apo për Indinë. Pjesa e botës në zhvillim në GDP-në globale në termat e paritetit të fuqisë blerëse është rritur nga 33.7 përqind në vitin 1980 në 43.4 përqind të vitit 2010. Vendet në zhvillim ka gjasa që të tregojnë përqindje rritjeje të forta gjatë pesë viteve të ardhshme e më tej. Afrika subsahariane mund të rritet me një mesatare prej mbi 6 përqindësh në vitin 2015, ndërsa Azia Jugore, ku jetojnë gjysma e të varfërve të botës, mund të rritet me as më pak e as më shumë se 7 përqind në vit gjatë të njëjtës periudhë. Azia Juglindore është bërë një rajon me të ardhura mesatare prej pothuajse 600 milionë njerëzish, me lidhje në rritje me Indinë e Kinën, lidhje të thella me Japoninë, Korenë e Australinë dhe lidhje të vazhdueshme nëpërmjet global sourcing me Amerikën e Veriut dhe Europën. Rajoni i Lindjes së Mesme është një burim i rëndësishëm kapitali për pjesën tjetër të botës dhe gjithnjë e më shumë një qendër shërbimesh biznesi midis Azisë - Lindore e Jugore - dhe Euro - Afrikës. Rezervat e përgjithshme zyrtare të vendeve të Gulf Cooperation Council qenë me mbi 500 miliard dollarë në fundin e vitit 2008, me vlerësime të aseteve të fondeve të pasura sovrane me 1 triliard. Nëqoftëse Magrebi mund të lëvizë përtej linjave ndarëse historike, ai mund të jetë pjesë e një integrimi Euro-Med të lidhur njëherazi me Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Në rajonin e Amerikës Latine dhe të Karaibeve, 60 milionë njerëz dolën nga varfëria në periudhën midis viteve 2002 - 2008 dhe një klasë e mesme në rritje i rriti vëllimet e importit me një koeficent vjetor prej 15 përqindësh.
Afrika si një pol potencial rritjeje
Pllakat tektonike mund të lëvizin më tej. Afrika e humbi revolucionin prodhues që i nxorri ekonomitë e Azisë Lindore nga varfëria në begati, por nuk duhet më të lihet prapa. Sot, në shumë vende afrikane edhe të vogla, sende jo të kushtueshme, të tilla si sapuni apo pantoflat, mjetet bazike apo mallrat e konsumit, importohen. Nëqoftëse afrikanët i heqin barrierat ndaj prodhimit të këtyre mallrave në vend dhe sipërmarrjes vendase, ndërsa krijojnë kushtet për investitorët e huaj që ta lëvizin prodhimin drejt Afrikës, atëhere zhvillimi afrikan mund të fillojë të duket shumë ndryshe. Ndryshe nga përpjekjet e kaluara të dështuara për të favorizuar interesat e import-subvencionit prapa proteksionizmit, ky qëndrim mund të sigurojë benefice nga integrimi rajonal me tregjet globale. Çfarë do të kërkonte kjo? Si hap të parë, 80 përqind e afrikanëve që fitojnë 2 dollarë në ditë ose më pak kanë nevojë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme në mënyrë që të jenë në gjendje të blejnë mallra konsumi bazë. Bujqësia është burimi kryesor i punës dhe një mundësi e hershme për të nxitur produktivitetin dhe të ardhurat. Për të vepruar kështu, nevojiten investime gjatë gjithë zinxhirit të aktiviteteve bujqësore: të drejtat e pronësisë, farërat, ujitjen, plehrat, financat, teknologjitë bazë, magazinimin dhe çuarjen e produkteve në treg. Përderisa rreth dy të tretat e fermerëve afrikanë janë femra, ne duhet t'i ndihmojmë që të sigurojnë të drejta ligjore e pronësore dhe akses ndaj shërbimeve. Me të ardhura dhe standarde jetese lehtësisht më të larta, prodhuesit vendas mund të drejtohen apo përshtaten për tregun vendas dhe eventualisht për eksport. Për t'u rritur më tej, afrikanët kanë nevojë për gjërat që Europa dhe Japonia patën pas Luftës së Dytë Botërore: infrastrukturë, energji, tregje të integruara të lidhur me ekonominë botërore dhe kushte për një sektor privat dinamik. Këto të mira publike do të inkurajojnë shumë më tepër se prodhimi vendas. Ndryshimet e sotme hapin mundësi të reja. Ndërsa, kriza globale godet, disa kinezë e pranuan se ishte koha që të lëviznin përtej lodrave dhe atleteve. Kina mund ta ngrejë lart zinxhirin e aktiviteteve, të rrisë rrogat e konsumin dhe ta zgjerojë "shoqërinë harmonike" të saj. Nga ana e tyre, kompanitë kineze mund ta lëvizin prodhim me vlerë të shtuar më të vogël tjetërkund, përfshi Afrikën, duke ndjekur zhvilluesit e resurseve dhe sipërmarrjet e ndërtimit të Kinës. Kompanitë kineze mund të inkurajohen që ta spostojnë prodhimin për prodhim të brendshëm dhe për eksport. Këta prodhues sjellin dije, makineri, ashtu si dhe akses në rrjetet tregtare dhe të shpërndarjes. Banka Botërore po punon me afrikanët dhe kinezët për të krijuar zona industriale. Investitorët e hershëm po e ndjejnë premtimin në Afrikë dhe nuk janë të dekurajuar nga rreziqet - pas Lehman Brothers dhe Greqisë, investitorët gjithashtu e dinë sesi edhe tregjet e zhvilluara mund të jenë të rrezikshëm. Ndryshimet në politikat qeveritare mund të krijojnë mundësi për rritjen e sektorit privat, që nga ana e tij ua ofron shërbimet sipërmarrësve të tjerë. Në dhjetë vjet deri në 2008, sektori privat ka investuar më shumë se 60 miliard në informacion dhe teknologji komunikimi; 65 përqind e afrikanëve janë tani brenda rrezes së shërbimeve telefonike pa fije dhe ka 400 milionë celularë në përdorim në Afrikë. IFC-ja, dega e sektorit privat të World Bank Group, po ndihmon që të kanalizohet ky revolucion biznesi. Një equity fund i ri i IFC-së ka thithur 800 milionë dollarë nga fondet sovrane dhe të pensionit për t'u investuar në kompani në Afrikë, Amerikë Latine dhe Karaibe.
Spostime ekonomike nënkuptojnë spostime potenciale fuqie
Të ardhura në rritje dhe rritje në botën në zhvillim nënkuptojnë, rritje influence. Bota e vjetër e "bisedave në anë të oxhakut" midis liderëve të G - 7-ës ka perënduar. Diskutimi sot kërkon një tryezë të madhe për të akomoduar pjesëmarrësit kyç dhe vendet në zhvillim duhet të kenë vend në të. Samiti i G-20-ës në Pittsburgh e pranoi këtë ndryshim, por do të duhet më shumë se fjalët në letër. Fjalët në letër e Woodrow Wilson nuk i realizuan idealet e tyre të larta. Organizimi i një ndarjeje të re përgjegjësish midis aksionerësh reciprokë në sistemet ndërkombëtare nuk do të jetë i lehtë, por realizimi i tij duhet të bëhet. Dështimi i 1919 çoi në vende që nuk mund të bashkëpunonin në 1929 dhe fillimin e një lufte të re në Europë në 1939. Sot i shikojmë tashmë sforcimet. Raundi i Dohas i World Trade Organization dhe bisedimet për ndryshimin e klimës në Copenhagen zbuluan sesa e vështirë do të jetë që të ndahen beneficet dhe përgjegjësitë reciproke midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim. Këto debate ekspozuan gjithashtu diversitetin e sfidave të përballuara nga vendet të ndryshme në zhvillim. Nëqoftëse nuk është më e mundur të zgjidhen çështje të mëdha ndërkombëtare pa përfshirjen e vendeve në zhvillim dhe në tranzicion, gjithashtu nuk është më e mundur të supozohet se anëtarët më të mëdhenj të tyre, e ashtuquajtura BRIC - Brazil, Rusia, India dhe Kina - do t'i përfaqësojnë të gjithë dhe ky do të ishte rasti për një mikpritës sfidash të tjera që po shfaqen: ujë, epidemi, emigracion, demografi dhe shtete të dobëta e paskonflikt. Në zbulimin e një forumi të tek G-20, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos imponojmë një hierarki të re jofleksibël. Përkundrazi, G-20 duhet të operojë si një "Grup Drejtues" nëpër një rrjet vendesh dhe institucionesh ndërkombëtare. Ajo duhet të njohë ndërlidhjet midis çështjeve dhe të promovojë pika me interes reciprok. Ky sistem nuk mund të jetë hierarkik dhe nuk duhet të jetë burokratik. Gjithashtu, ai duhet të rezultojë efektiv në realizimin e gjërave.
Rreziku i gjeopolitikëve si zakonisht
Rreziku i gravitetit politik që i tërheq vendet prapa në ndjekje interesash të ngushta është se ne i drejtohemi kësaj bote në ndryshim nëpërmjet prizmit të G-7-ës së vjetër; interesat e vendeve të zhvilluara, edhe ato me synime më të mira, nuk mund të përfaqësojnë perspektivën e ekonomive emergjente. Ne nuk mund t'i përballojmë gjeopolitikat si zakonisht, as nuk mund të tërhiqemi në një "multilateralizëm të vjetër" - një zgjidhje meternikiane të shekullit të XIX-të të Kongresit të Vjenës - që kërkon t'i rezistojë ndryshimit. Një "Gjepolitikë e re e ekonomisë multipolare" duhet që të ndajë përgjegjësi, teksa pranon perspektivat dhe rrethanat e ndryshme, në mënyrë që të ndërtojë më shumë interesa reciproke.
Reforma financiare
Le të marrim reformën financiare: bota ka paguar një çmim të kripur për kolapset e sistemit financiar global në punë të humbura dhe jetë të shkatërruara. Sigurisht që kemi nevojë për rregullim financiar më të mirë, kapital më të fuqishëm, likuiditet dhe standarde mbikqyrjeje. Një strukturë e re mbikqyrëse duhet të marrë në shqyrtim rreziqet sistemike, modifikojë rregullimin që përforcon uljet dhe ngritjet e cikleve, konsolidon mbikqyrjen për të shmangur boshllëqet dhe e merr parasysh inflacionin në çmimet e aseteve, ashtu dhe tek mallrat dhe shërbimet. Ama kujdes pasojat e paqëllimta. Ne nuk duhet t'i përziejmë kostot nëpërmjet inkurajimit të proteksionizmit fiskal apo shtrëngimit të padrejtë të shërbimeve financiare për të varfërin. Rregullimet e rëna dakord në Bruksel, Londër, Paris apo Uashington mund të funksionojnë për bankat e mëdha në botën e zhvilluar, por çfarë mund të themi për ata më të vegjlit, qofshin ato vende të zhvilluara apo në zhvillim? Këto rregullime mund t'i marrin frymën sistemit financiar, novatorizmin dhe vlerësimin e rrezikut në vendet në zhvillim. Ato mund ta bëjnë më të vështirë për t'u investuar përgjatë kufijve kombëtarë. Kërkesat e "huazimit lokal" mund të kenë të njëjtat efekte si "blej lokal". Kërkesat e "pranisë fizike lokale" mund t'i pengojnë shërbimet, po ashtu siç mund t'i marrin frymën tregtisë. Kërkesat e "likuiditetit lokal" mund ta copëzojnë menaxhimin e likuiditetit global dhe të shtojnë kosto të mëdha pa e forcuar sigurinë. Derivatet kanë tani një emër të keq. Kjo është e kuptueshme kur dikush kujton AIG-në, por ato janë përdorur nga fermerët në Perëndimin e Mesëm amerikan për t'u mbrojtur kundër fluktualitetit në çmimet e grurit. Meksika i përdorte opsionet energjitike për të fiksuar një çmim për naftën që paguan për pjesën më të madhe të buxhetit të qeverisë. Banka Botërore i përdori e para currency swaps dhe i përdor ato për t'u mbrojtur nga rreziku i shkëmbimit valutor dhe përqindja e interesit. Huatë tona ofrojnë mundësi protektive për të mbrojtur hamarrësit nga rreziku i shkëmbimit valutor apo përqindja e interesit dhe bile edhe nga rreziqe të tjera të tilla si thatësirat dhe katastrofat. Në ndihmën për të zhvilluar huamarrjen në monedhë lokale, të lidhur me tregjet globale, ne ndihmojmë që të mbrohen vendet në zhvillim nga valët e mëdha financiare të krizës së fundit. Novatorizmi financiar, kur përdoret dhe mbikqyret me maturi, ka sjellë arritje efikasiteti dhe mbrojtje ndaj rreziqeve: Banka Botërore e ka përdorur sigurimin e bagëtive për barinjtë mongolë; një derivat kohor malavas kundër thatësirës dhe një grup sigurimi ndaj katastrofave karaibike. Kjo e fundit i dha Haitit një 8 milion dollarësh të menjëhershëm në janar kur e goditi tërmeti - paratë më të shpejta nga çdo burim tjetër i jashtëm. Siç ka paralajmëruar ish-Presidenti Zedillo i Meksikës, problemi për njerëzit e varfër nuk është shumë me tregje, por shumë pak me tregje: Neve na duhen tregjet për të, mikrofinancën apo sipërmarrjet e vogla e të mesme, sidomos nëqoftëse drejtohen nga gratë; tregje për të lëvizur, magazinuar dhe shitur mallra, tregje për të kursyer, siguruar dhe investuar. Wall Street ka ekspozuar rreziqet e novatorizmit financiar dhe duhet të ndërmarrim veprime të forta dhe energjike. Ama zhvillimi i ka treguar beneficet e tij. Një prizëm populist G-7 mund t'i shuajë mundësitë për miliarda njerëz.
Ndryshimi klimaterik
Le të marrim ndryshimin klimaterik: Rreziku është që ne të marrim një libër me rregulla nga vendet e zhvilluara për ta imponuar modelin "një masë u bën të gjithëve" në vendet në zhvillim dhe ata do të thonë jo. Politika e ndryshimit klimaterik mund të lidhet me zhvillimin dhe të fitojë mbështetje nga vendet në zhvillim për rritje të ulët karboni, por jo nëqoftëse imponohet si një këmishë force. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e angazhimit për një të ardhme më të gjelbërt. Edhe njerëzit në vendet në zhvillim e duan një mjedis të pastër. Vendet në zhvillim kanë nevojë për mbështetje dhe financime për të investuar në rrugë rritjeje më të pastra. 1.6 miliard njerëzve u mungon elektriciteti. Sfida është që të mbështeten tranzicionet për energji më të pastër pa sakrifikuar akses, produktivitet dhe rritje që mund mund t'i tërheqë qindramilionë njerëz nga varfëria. Shmangia e gjeopolitikës si zakonisht nënkupton që t'i shikosh gjërat ndryshe. Ne duhet që të largohemi nga zgjedhja binare e fuqisë apo e mjedisit. Ne duhet të ndjekim politika që pasqyrojnë çmimin e karbonit, rrisin efikasitetin energjetik, zhvillojnë teknologji energjetike të pastër me zbatime në vende më të varfëra, promovojnë energjinë diellore, rinovojnë me energjinë gjeotermale dhe sigurojnë benefice të plota nga pyjet dhe politikat e përdorimit të tokës. Në proces, ne mund të krijojmë vende pune dhe të fuqizojmë sigurinë energjetike. Bota e zhvilluar ka prosperuar nëpërmjet hidroelektricitetit nga digat. Disa nuk mendojnë se bota në zhvillim duhet të ketë të njëjtin akses ndaj burimeve energjetike të përdorura nga ekonomitë e zhvilluara. Për ta, të menduarit e kësaj është po aq e lehtë sa të luash një çelës dhe t'i lejosh dritat të konsumohen në një dhomë bosh. Ndërsa duhet të kujdesemi për mjedisin, ne nuk mund t'i braktisim fëmijët afrikanë që t'i bëjnë detyrat e shkollës nën dritën e qiririt apo t'u mohojmë punëtorëve afrikanë që të krijojnë vende pune. Prizmi i vjetër i vendit të zhvilluar është rruga më e sigurtë për ta humbur mbështetjen e vendit në zhvillim për objektivat e mjedisit global.
Duke menaxhuar përgjigje ndaj krizës
Le të marrim përgjigjen ndaj krizës; në një botë në tranzicion, rreziku është që vendet e zhvilluara të fokusohen në samitet për sistemet financiare apo të përqendrohen në keqmenaxhimin e vendeve të zhvilluara si puna e Greqisë. Vendet në zhvillim kanë nevojë për samite për të varfrin. Një mësim nga kjo krizë është se rrjetet efektive të sigurisë e penguan humbjen e një gjenerate - ndryshe nga kriza aziatike në vitet Nëntëdhjetë. Dëgjimi i perspektivës së vendeve në zhvillim nuk është vetëm çështje bamirësie apo solidariteti: është interes vetiak. Këto vende në zhvillim janë tani burime rritjeje dhe importues të mirash kapitale dhe shërbimesh të vendeve të zhvilluara. Vendet në zhvillim nuk duan vetëm që të diskutojnë borxhin e lartë në vendet e zhvilluara, ata duan të fokusohen në investime produktive në infrastrukturë dhe zhvillimin e foshnjërisë. Ata duan tregje të lira për të krijuar vende pune, produktivitet më të lartë dhe rritje. Shumë po eksplorojnë tani sesi ta përdorin novatorizmin dhe efikasitetin e tregjeve private për të ndihmuar që të sigurohen dhe ruhen infrastruktura dhe shërbimet e sektorit publik.
Roli i ri për fuqitë në ngjitje
Por modernizimi i multilateralizimit nuk është i gjithi rreth vendeve të përparuara që mësojnë t'u përshtaten nevojave të fuqive në ngjitje. Me fuqinë vjen edhe përgjegjësia. Vendet në zhvillim duhet të pranojnë se tani janë pjesë e arkitekturës globale. Ata kanë një interes në sistemet e shëndetshme, dinamike dhe fleksibël ndërkombëtarë për financën, tregtinë, qarkullimin e ideve e të njerëzve, mjedisin dhe institucione multilaterale të forta. Ne duhet të gjejmë pika avantazhi reciprok, duke e bërë fitim reciprok të mundshëm. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë ndrydhjet e brendshme politike dhe frikërat lokale. Neve na duhen marrëveshje që çdo lider të mund ta shesë në vendin e tij.
Çfarë nënkupton kjo botë në ndryshim për zhvillimin?
Çfarë nënkupton kjo botë në ndryshim për zhvillimin? Zhvillimi nuk është më vetëm Veri - Jug. Ai është Jug - Jug, bile edhe Jug - Veri, me mësime për të gjithë ata me mendje të hapur. Ai është programi për reduktimin e varfërisë në Meksikë që po studiohet anembanë botës. Ai është indianët në Afrikë, duke shpjeguar të ashtuquajturin "revolucion të bardhë" - i cili përmirësoi prodhimin e qumështit. Ai është një botë e re, ku vendet në zhvillim nuk janë përfitues, por edhe prodhues ndihme dhe ekspertize. Ai nuk është as eliksir ideologjik, kopje apo "një masë u bën të gjithëve". Në një ekonomi multipolare, zhvillimi është rreth pragmatizimit, mësimit nga përvoja, pranimit të faktit sesi ndryshojnë tregjet dhe mundësitë e biznesit, ndarjes së ideve dhe lidhjes së dijes, ashtu siç lidhim tregjet përgjatë rrjetesh novatore. As nuk është e ardhmja e zhvillimit vetëm rreth koncepteve të vjetra të ndihmës: Fondet sovrane dhe të pensioneve që duan të investojnë me World Bank Group në Afrikë përfaqësojnë një formë të re ndërmjetësimi financiar. Kjo nuk është bamirësi. Ky është një investim që pret rezultate të mira. IFC-ja po ndihmon që të ulen barrierat e informacionit dhe të shkurtohen kostot e transaksioneve. Është synimi ynë që të bëjmë asgjë më pak se të ndryshojmë në mënyrë drastike flukset financiare drejt vendeve në zhvillim.
Duke modernizuar institucionet multilaterale
Si do ta menaxhonim ne një "gjepolitikë të re për një ekonomi multipolare" ku të gjithë janë ndershmërisht të përfaqësuar në Shoqata për Shumë, jo Klube për Pak? Nëqoftëse pllakat tektonike po spostohen, edhe institucionet multilaterale duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Kriza ka treguar mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar, por gjithashtu ka nënvizuar nevojën për t'i modernizuar dhe fuqizuar institucionet multilaterale, që të pasqyrojnë një botë të ndryshme. Bota e re kërkon identifikimin e interesave të përbashkëta, negocimin e veprimeve të përbashkëta dhe menaxhimin e diferencave në një spektër shumë më të gjerë vendesh sesa më parë. Ajo kërkon institucione që të jenë të shpejta, fleksibël dhe të përgjegjshme, që mund t'u japë zë atyre të pazë me resurse gati. Ajo kërkon institucione që arrijnë partnerët tanë, me modesti dhe respekt, të gatshëm për të mësuar nga të tjerët, që mund të veprojnë si lidhës globale që eksplorojnë për herë të parë një botë të mësimit dhe shkëmbimit Jug - Jug dhe Jug - Veri. Ajo kërkon institucione që mund të demonstrojnë rezultate reale dhe mund të bëhen përgjegjës kur ato hezitojnë. World Bank Group duhet të reformohet për të ndihmuar që të luhet ky rol dhe duhet të veprojë kështu në mënyrë të vazhdueshme me një ritëm akoma më të shpejtë. Qeveria dhe institucionet publike tentojnë që të jenë më të ngadalta për të ndryshuar sesa organizatat private që ndeshen me konkurrencën. Ne duhet ta pranojmë këtë rrezik. Për t'u marrë me të, ne kemi nisur reformat më gjithëpërfshirëse në historinë e institucionit.
Ne po reformojmë që të bëhemi më përfaqësues dhe më legjitimë
Një World Bank Group i modernizuar duhet të përfaqësojë realitetet ekonomike ndërkombëtare të shekullit të XXI-të, duke pranuar rolin dhe përgjegjësinë e aksionerëve në rritje, por edhe diversitetin dhe nevojat speciale të tyre dhe të sigurojnë një zë më të fortë për Afrikën. Duke i pasqyruar këto nevoja, ne i nxisim aksionerët tanë që ta mbajnë premtimin e tyre për të postuar deri në 47 përqind ose më shumë të pronësi nga vendet në zhvillim këtë muaj. Por nuk do të ndalemi këtu. Në një model unik midis International Financial Institutions, aksionerët do të rishikohen çdo 5 vjet për të lejuar ndryshime të bazuara në rritjen dhe evolucionin ekonomik të aksionerëve tanë, me objektivin e arritjes së barazisë me kalimin e kohës. Për herë të parë, aksionet do të bazohen mbi një formulë specifikisht të krijuar për të pasqyruar nevojat dhe mandatet e World Bank Group: ato jo vetëm që do të pasqyrojnë pushtet ekonomik, por gjithashtu edhe kontribute ndaj fondit tonë për vendet më të varfëra të botës. Menaxhimi drejtues tani përfshin një numër rekord drejtuesish nga vendet në zhvillim, përfshi dhe gra, dhe duhet të bëjmë edhe më shumë. Ne duhet të punojmë me vendet në zhvillim si klientë, jo si objekte modelesh zhvillimi nga librat shkollorë. Ne duhet që t'i ndihmojmë ata të zgjidhim problemet, jo të testojmë teori. Megjithatë, problemet kanë nevojë për resurse që të rregullohen.
Ne po reformojmë duke shtuar resurse
Qysh kur forca e plotë e krizës goditi në mesin e 2008, World Bank Group ka përdorur më shumë se 100 miliard dollarë për të mbështetur vendet në zhvillim. Kjo i theu të gjitha rekordet historike dhe dua ta felnderoj veçanërisht stafin e World Bank Group që është ngritur mbi këtë sfidë. Ne sigurojmë para atje ku ka nevojë, shpejt. Edhe pse World Bank Group tradicionalisht ka qenë një huadhënës në projekte afatgjata, shpenzimet tona të zhvillimit i kanë tejkaluar pagesat e krizave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kur World Bank Group u ngrit për të përballuar rreziqet, ne vareshim në përdorimin efektiv dhe efikas të resurseve që kishim në dorë. Do të na duhen më shumë resurse për të mbështetur rritjen e rinovuar dhe për ta bërë multilateralizimin që të funksionojë në këtë ekonomi të re botërore multipolare. Nëqoftëse rigjallërimi do të ndalej, ne do të duhet të qëndronim spektatorë. Kështu që, World Bank po kërkon rritjen e parë të kapitalit të saj në më shumë se 20 vjet. Aksionerët tani përballen me vendimin për ta fuqizuar Bankën Botërore ose ta lejojnë që të humbasë influencë, duke humbur një institucion efektiv multilateral dhe ta lenë atë të keqpajisur në përballjen me çfarëdo që vjen prapa. Përveç sigurimit të resurseve kritike financiare, ne po demonstrojmë thjesht sesi multilateralizmi i modernizuar mund të funksionojë. Ne po ndërtojmë bashkëpunim midis 186 vendeve që janë anëtaret tona. Mbi gjysma e resurseve të grumbulluara për të fuqizuar kapitalin tonë do të vijë nga vendet në zhvillim, nëpërmjet rritjeve të çmimeve dhe investimeve kapitale më të mëdha. Marrëveshja lidhur me këtë paketë masash, nëqoftëse është e suksesshme, do të përfaqësonte një histori multilaterale suksesi që është në kontrast me ngecjet e kohëve të fundit në ndryshimin klimaterik dhe tregtinë.
Reformimi të bëhet më efektiv, më novator dhe më i përgjegjshëm
Përfaqësimi dhe resurse të vetme nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu, ne duhet të jemi më efektivë, më reagues, më novatorë, më fleksibël dhe më të përgjegjshëm. Ne po reformojmë që ta mprehim fokusin tonë strategjik aty ku mund t'i shtojmë më shumë vlerë - duke u përqendruar tek të varfërit e të dobëtit, sidomos në Afrikën subsahariane; në krijimin e mundësive për rritje; në promovimin e veprimit kolektiv global - të tilla si ndryshimi klimaterik, bujqësia, uji e shëndeti; fuqizimi i qeverisjes dhe përgatitja për kriza. Ne po reformojmë që të modernizojmë produktet dhe shërbimet tona, duke promovuar mundësi për novatorizëm dhe duke shqyrtuar një model të ri decentralizimi që do të na mundësojë t'i zbatojmë aftësitë tona pararojë më afër me klientët, teksa duke grumbulluar, personalizuar dhe ndarë dije e përvojë globalisht. Na duhet shtrirje globale, por edhe perceptim lokal. Ne po reformojmë që të fokusohemi tek rezultatet, duke fuqizuar përpjekjet tona qeverisëse dhe antikorrupsion, përfshi parandalimin e fuqishëm dhe institucionet e tjera kryesore ndërkombëtare që të bëhen më transparente dhe më të përgjegjshme. Ne kemi një politikë aksesi të ri ndaj informacionit, bazuar në ligjet indiane dhe amerikane për lirinë e informimit, që do të jenë të parat - dhe shpresojmë jo të fundit - kësaj natyre midis institucioneve ndërkombëtare. Ne po lançojmë një politikë të re aksesi të hapur ndaj të dhënave të Bankës Botërore. Vetëm javën e kaluar, ne përfunduam një marrëveshje me bankat e tjera multilaterale të zhvillimit në pezullimin e kryqëzuar të individëve dhe kompanive të korruptuara dhe po lançojmë një kartë me pikë korporatave në mënyrë që të mund të jemi më të përgjegjshëm. E dimë se bëjmë gabime; sikur mundja e varfërisë të ishte e lehtë, ajo do të ishte eliminuar kohë më parë. Nëpërmjet hapjes së perdeve për të tjerët që të shikojnë se çfarë po bëjmë, si po e bëjmë atë dhe se me çfarë rezultatesh, ne do t'i kapnim gabimet më shpejt dhe do të përmirësoheshim më shpejt. Të marra sëbashku, këto reforma janë transformuese. Kjo nuk do të jetë më Banka Botërore e gjyshërve, ajo nuk do të jetë as ajo e prindërve tuaj.
Konkluzion
Reforma nuk mund të jetë përpjekje vetëm e njëherëshme. Ajo duhet të jetë një përshtatje dhe ripërshtatje konstante, me ndryshime të vazhdueshme për t'ju përshtatur realiteteve të ndryshueshme. Ne nuk mund ta parashikojmë të ardhmen me siguri, por mund t'i parashikojmë drejtimet dhe një i tillë është se epoka e ekonomisë globale multipolare po fillon të shfaqet. Kjo nuk është anomali, nuk është flakë kashte. Ne ende jetojmë në një botë shtetesh - kombe, por tani ka më shumë shtete që ushtrojnë influencë ndaj fatit tonë të përbashkët. Ata janë të zhvilluar, që u përkasin të gjitha rajoneve të globit. Kjo mund të jetë mirë, por konturet e kësaj ekonomie të re multipolare janë akoma në formim. Ajo ka nevojë që të modelohet. Sistemi multilateral modern ka nevojë që t'u përshtatet këtyre ndryshimeve. Multilateralizimi modern duhet të jetë praktik, duhet të pranojë se pjesa më e madhe e autoritetit qeveritar akoma qëndron me shtetet - kombe, por shumë vendime dhe burime influence shkojnë rreth, nëpërmjet dhe përtej qeverive. Multilateralizimi modern duhet të sjellë lojtarë të rinj, të ndërtojë bashkëpunim midis aktorëve të vjetër e të rinj dhe të të ndihmojë institucionet globale e rajonale që të ndihmojë të zgjidhen kërcënimet dhe të kapë mundësitë që i tejkalojnë aftësitë e shteteve individuale. Multilateralizmi modern nuk duhet të jetë një klub i ngushtë me më shumë të ndodhur jashtë dhome sesa të ulur brenda tij. Ai duhet të duket më shumë se pozicioni global i internetit, duke ndërlidhur gjithnjë e më shumë vende, kompani, individë dhe OJQ nëpërmjet një rrjeti fleksibël. Institucione multilaterale legjitime dhe efektive, të mbështetura nga resurse dhe të afta për të dhënë rezultate, mund të formojnë një teksturë të ndërlidhur, duke arritur arkitekturën skeletore të këtij sistemi dinamik multipolar.
Woodrow Wilson dëshironte një Lidhje Kombesh. Ne kemi nevojë për një Lidhje rrjetesh. Është koha që t'i vendosim pas vetes konceptet e vjetra të Botës së Parë e të Tretë, drejtuesit dhe të drejtuarit. Ne duhet të mbështesim rritjen e poleve të shumëfishta të rritjes që u sjellin përfitime të gjithëve.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers