Çfarë duhet të bëjnë konservatorët britanikë?



Jetojmë në një epokë krize. Në periudha të kësaj natyre njerëzit kapen pas sigurisë dhe ngrenë barrikada kundër së ardhmes. Emergjenca financiare ka saktësisht këtë efekt mbi klasën në qeveri në Britaninë e Madhe. Partia Laburiste i është ceduar qetësisë të shtetit asistencialist dhe komoditeteve të taksës së parë mbi të ardhurat që nuk është vendosur kurrë qysh nga mesi i viteve Shtatëdhjetë. Ndërkohë, konservatorët duket se po tentojnë që t'i kundërvihen katastrofës ekonomike duke propozuar një replikë të rreptësisë alla Thatcher. Por kjo krizë përfaqëson shumë më tepër se një recesion i zakonshëm. Është ekuivalente me vetë shpërbërjen e konceptit të "shtet tregu" dhe bën absolutisht të dalëmode konsensusin politik të fituar në 30 vitet e fundit. Ajo që duhet sot është një analizë e freskët e rinovuar e ortodoksisë ideologjike të qeverisë. Ajo që është e sigurtë, kjo linjë e re mendimi nuk është e destinuar që të vijë nga e majta. New Labour intelektualist është zhdukur, për sa Gordon Brown guxon me kokëfortësi të premtojë kthimin e pashmangshëm në një statukuo tashmë të vdekur. Por në të vërtetë rikonvertimi i Brown nga postsocialist mbështetës i tregut të lirë në idhtar të ndërhyrjes shtetërore është e besueshme vetëm në virtyt të faktit që konservatorët nuk kanë arritur të zhvillojnë një ekonomi politike të aftë që të shpjegojë arsyet e kësaj krize dhe ravijëzon një të ardhme të ndryshme, e çliruar nga ortodoksi tashmë në gjende çarmatimi. Deri kur kjo nuk do të ndodhë, pikëpamja e Brown, sipas së cilës Partia Konservatore do të ishte partia e "bërjes asgjë", ka sharmin e saj dhe i bën rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme aspak të sigurta.
Në një nivel më të thellë, momenti aktual përbën një sfidë për vetë konservatorizmin. Partia Konservatore shikohet akoma si partia e tregut të lirë, një koncept që ka përfunduar për të skaduar në monopolin financiar, në afarizmin dhe në kapitalizmin global të çrregullt. Qëndrimi social ndaj torëve ka evoluar në mënyrë të dobishme, por pozicioni në lëmin e ekonomisë është akoma i varur midis përsëritjes dhe rinovimit. Në gushtin e vitit 2008 David Cameron pohonte: "Do të jem radikal në reformat sociale po aq sa ka qenë Margaret Thatcher në ato ekonomike" dhe "ajo që i duhet atdheut në këtë moment të caktuar është një reformë sociale radikale". Lidhur me aspektin social kishte të drejtë, por përballë një skenari kolapsi të tregjeve dhe në mungesë të një alternative makroekonomike, ekonomia thatcheriane është mundur nga evolucioni i ngjarjeve.
Por, fatmirësisht, konservatorizmi ka një traditë të pasur e të artikuluar dhe, duke i rikonsideruar ato, historia mund t'i japë Cameron përgjigjet për të cilat ka nevojë. Ide të kësaj natyre burojnë nga një konservatorizëm që ka rrënjë shumë më të thella se viti 1979 dhe degëzimet e të cilit arrijnë deri në traditën e konservatorizmit civil komunitar apo torizmin e kuq. Një qëndrim shumë më radikal nga çdo tjetër që karakterizon të majtën aktuale dhe që me rregull logjik duhet të jetë adresa për të djathtën. Mundësia për të rivendosur një torizëm radikal dhe progresist nuk duhet të qëndrojë në plan të dytë për shkak të recesionit ekonomik.
Kriza financiare përfaqëson një mundësi për të menduar një konservatorizëm të rinovuar, me dizenjo kombëtare unitare. Cameron thekson se tori i preferuar i tij i preferuar është Disraeli. Disraeli ka kërkuar që të përmirësojë një shoqëri të shkatërruar nga industrializimi i egër i prodhuar nga kapitalizmi i shekullit XIX, ndërsa objektivi kryesor i Cameron (të paktën deri më tani) ka qenë krijimi i një diçkaje thellësisht të markuar shekulli XXI: një shtet disfunksional dhe i privuar nga autoriteti. Torët e shekullit XIX e kritikonin kapitalizmin liberal, ndërsa konservatorët e shekullit XX dënojnë pasojat liberale të statalizmit. Ata të shekullit XXI, sidomos përballë krizës aktuale, duhet të merren me të dy në qoftë se vërtet i përmbahen asaj që vuan më shumë nga derregullimi i tregut dhe nga pushteti shtetëror i pakufizuar: vetë shoqërisë. I konceptuar kështu, konservatorizmi mund ta prapësojë politikën klasore - logjika e "njerëzve tanë" - dhe interesat e atij që tashmë është goxha në favor të një politike kombëtare që përmbush nevojat e të gjithëve.
Ka qenë Edmund Burke ai që ka krijuar përkufizimin e famshëm të konservatorizmit radikal si qëndrim të mbështetur mbi komunitetet e kufizuara të familjes dhe të shoqërimit midis qytetarëve. "Dashuria për rrethin e vogël në të cilin bëjmë pjesë në shoqëri është themeli i parë i afeksionit publik. Është unaza e parë e zinxhirit nëpërmjet të cilit arrijmë tek dashuria për atdheun tonë dhe për të gjithë njerëzimin". Është ky shpirti i vërtetë i konservatorizmit të Cameron dhe, i marrë seriozisht, përfaqëson një shkëputje me logjikën monopoliste të shtetit të tregut. Por për të njohur thelbin e një novatorizmi të tillë duhet t'i kundërvihemi potencialit të konservatorizmit civil komunitar të Cameron pikërisht me atë që ai synon të tejkalojë: korrupsionin dhe degjenerimin politik të pasluftës.
Nga viti 1945 deri më sot, Mbretëria e Bashkuar ka eksperimentuar dy paradigma të ndryshme qeverisjeje. E para - keynesianizmi i promovuar nga shteti - ka ecur përpara nga 1945 deri në krizën e naftës të 1973, për t'u shuar përfundimisht më 1979. E dyta - neoliberizmi - ka filluar nga aty dhe ka mbërritur deri në krizën e borxhit global të periudhës 2007-2008. Shpesh jepet si e sigurtë që këto dy modele përfaqësojnë dy pikëpamje mbi botën rrënjësisht të ndryshme dhe që përjashtojnë njëra-tjetrën, megjithëse pavarësisht nga diferencat objektive ato ndajnë disa premisa të rëndësishme filozofike e ekonomike dhe të dyja kanë fituar një favor transversal. Mendoni se çfarë shoqërie jemi bërë: jemi një vend bipolar, një shtet burokratik dhe i centralizuar që qeveris në mënyrë disfunksionale një qytetari gjithnjë e më të copëzuar, të privuar nga autoriteti dhe të atomizuara. Strukturat e ndërmjetme të të jetuarit civil nuk ekzistojnë më dhe me ta është zhdukur ideali i Burke për një kërleshje civile, fetare, politike apo sociale, nga momenti që shteti dhe tregu fitojnë pushtetin e tyre në kurriz të njerëzve të thjeshtë. Por, nëqoftëse socializmi i shekullit XXI dhe konservatorizmi kanë përfunduar për të konvergjuar në shtetin e tregut, kjo ka ndodhur si pasojë e urdhërimeve inekzistente të vetë modernizimit dhe ky i fundit, po të mos jetë liberal, nuk është asgjë.
Për të kuptuar sesi është e mundur që trashëgimia e liderizmit çon si në autoritarizmin e shtetit, ashtu dhe në një individualizëm të atomizuar, duhet më së pari të kujtojmë se liberizimi filozofik ka lindur në shekullin XVIII nga kritika kundrejt monarkive absolute. Një qëndrim i tillë synonte në mbrojtjen e të drejtave të individit nga abuzimet arbitrare të sovranit. Por, ruajtja e lirisë individuale u ekstremizua në pikën që secili u detyrua që të refuzojë urdhërimet e të tjerëve, pasi kjo thjesht do të thoshte të zëvendësohej ligji i vullnetit të një njeriu (sovrani) me atë të një tjetri. Duke qëndruar kështu gjërat, forma më ekstreme e autonomisë liberale implikon refuzimin e shoqërisë, pasi komuniteti njerëzor influencon dhe plazmon individin përpara se një aftësi e çfarëdoshme sovrane zgjedhjeje mund të marrë formë. Kështu, koncepti liberal i njeriut është në radhë të parë një ide e asgjësë: asnjë familje, asnjë përkatësi etnike, asnjë shoqëri apo komb. Por njerëzit e vërtetë janë të përbërë nga shoqëria e të tjerëve. Për liberalët, autonomia duhet të vijë përpara çdo gjëje tjetër, por një "nëqoftëse" e kësaj natyre është një fiksion. Një shoqëri e ndërtuar kështu do të kërkonte një autoritet qendror shumë të fuqishme e aftë që të menaxhojë konfliktin e vazhdueshëm midis individëve egoistë. Buron që rezultati i papritur i një liberizimi të pakufizuar është më liberali i entiteteve të mundshme: dirixhizmi shtetëror absolut. Edhe liberalët më "komunitarë" - nga filozofët si Michael Sandel tek politikanët si Ed Miliband - nuk mund ta mbështesin një komunitet pa një qeveri të fortë. Për ta shteti është përgjigjja, kur në përgjithësi është ai që e rëndon problemin. Trashëgimia e individualizmit liberal është restaurimi i absolutizmit që fillimisht dilte të kundërshtonte. Një tragjedi filozofike e sintetizueshme kështu: "Mbreti vdiq, rroftë Mbreti".
Konservatorët që besojnë tek vlerat, tek kultura dhe tek e vërteta duhet të mendohen kështu dy herë përpara se të quhen liberalë. Liberizimi mund të jetë virtuoz vetëm në qoftë se është i lidhur me një politikë të së mirës së përbashkët, një problem për të cilin edhe liberalët më të ndritshëm - Mill, Adam Smith dhe Gladstone - janë të vetëdijshëm, por që nuk mund të zgjidhet. Nga parimet liberale nuk mund të burojë një vizion i "mirë" i jetës. Liberizimi i pakufizuar gjeneron një realtivizëm të atomizuar dhe absolutizmin e shtetit. Deri më tani si torët, ashtu dhe laburistët janë infektuar nga liberizimi dhe trashëgimia e vetme e vërtetë paslufte si për të djathtën, ashtu dhe për të majtën - dhe kjo nuk duhet të habisë - është një shtet i centralizuar dhe autoritar, një shoqëri e copëzuar dhe shpartalluar.
Si në lëmin publik, ashtu dhe në atë privat, tipari dallues i dekadave të fundit është përcaktuar nga këto tri faza: konsensusi liberal, të rezistuarit e konceptit të klasës dhe triumfi i monopolit e spekulimit në emër të tregtisë së lirë dhe të modernizimit. Kundër gjithë kësaj, konservatorizmi civil në lindje i Cameron do të përfaqësonte prishjen e parë radikale me të gjitha të këqijat e sipërpërmendura. Ai është qendra rreth së cilës mund të vërtitet rinovimi i Britanisë së Madhe. Por, ajo e tij është një punë qysh tani e mangët. Degradimi i shoqërisë tonë shkon përtej disfunksioneve të klasave më pak të pasura. Vitin e kaluar një studim i Danny Dorling ka demonstruar sesa anomia është bërë normale, duke përfunduar sesi "edhe komunitetet më të dobta të 1971 qenë më të forta se një komunitet i çfarëdoshëm aktual". Shoqëria jonë, në të gjitha spektet, është një shoqëri e copëtuar.
Megjithatë, konservatorizmi britanik nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim të atij amerikan duke predikuar "moralin plus tregun" pa marrë në konsideratë faktin se liberizimi ekonomik shpesh ka përfaqësuar një mbulesë të kapitalizmit e të monopolit dhe kështu që është për t'u konsideruar po aq i dëmshëm socialist se statalizmi i majtë. Në mënyrë të njëjtë, nëqoftëse konservatorët duhet t'i heqin pushtet shtetit të tregut për t'ua dhënë njerëzve, ata duhet të zhvillojnë një "neolokalizëm" të zjarrtë që impenjohet për t'u ridhënë forcë komuniteteve dhe të jetë i aftë për t'u dhënë jetë ekonomive lokale të reja të zjarrta në gjendje që të mbështesin vizionin civil të partisë.
Në çfarë mënyre do të ndodhë? Cilat duhet të jenë prioritetet e Cameron dhe në çfarë mënyre ai mund të arrijë të stabilizojë një model të ri komunitar tor? Mund të niset nga katër linja veprimi: të rilokalizojë sistemin bankarin, të zhvillojë kapital lokal, të ndihmojë njerëzit normalë për të fituar prona të reja dhe të thyejë monopolet e mëdha ekonomike. Prioriteti i parë duhet të jetë një sistem bankar që të funksionojë. Bankat britanike nuk japin më kredi pasi janë të rënduar nga 150 milionë miliardë paund hipoteka në zhvlerësim të vazhdueshëm. Për ta zgjidhur këtë situatë do ishte nevoja për një sistem bankar paralel. Për të krijuar një, Cameron duhet të heqë dorë nga një rikonfigurim i Postave për t'ia zgjeruar funksionet bankare aktualisht të kufizuara dhe të përmbysë procesin e privatizimit të nisur nga Peter Mandelson. Postat janë kudo popullore, kombëtare, të lidhura me komunitetin lokal dhe, ai që është aspekti më vendimtar, tërësisht të çliruara nga borxhet e bazuara mbi të mira në rënie. Bankat e tjera do t'i jepnin huatë e tyre, por ajo që ka më shumë rëndësi me përqindjet e interesit që i afrohen zeros Banka e Anglisë mund të përdorë me një kosto minimale "lehtësimin" (të "krijuarin e monedhës") për të nënshkruar investime dhe hipoteka. Kthimi nga Posta do të fuste ndonjë konkurrencë nga sektori publik.
Sigurisht, pushteti i gjilpërës së peshores së shtetit do të rritej, ama me kosto nominale. Nëqoftëse ndihmon që t'i vendoset një fre rënies së çmimit të pronave (siç do të mundësonte një kthim i huasë), çdo investim i parasë publike do të siguronte paratë tashmë në shpëtimin e Brown dhe do të ishte shumë më efikas se çdo stimulues fiskal. Këto Posta të rinovuara mund t'i jepnin efektivisht një limfë të re ekonomisë duke i garantuar hua me marzh të vogël dhe duke marrë pjesë në investimin lokal më shumë sesa në spekulimin global. Mundet deri të lokalizohen më shumë sesa të privatizohen, duke ua kthyer komuniteteve, për të zgjeruar investimet dhe rritur pasurinë në çdo lagje.
Sapo ta lançojë planin e tij, Cameron duhet të vazhdojë duke ndihmuar komunitetet lokale që të marrin në zotërim resurset e tyre. Do t'i duhet të krijojë një klasë të re fondesh investimi, të kushtuar qyteteve dhe vendeve të veçanta. Këto fonde mund të bëhen qendra të reja të financës lokale; në vend që të investojnë në Islandë, entet lokale dhe strukturat e tjera do të ishin të detyruara që t'i depozitonin aty fondet publike, duke e rritur bazën e kapitalit lokal. Në të njëjtën mënyrë, propozimi i torëve për "fond social" të ri mund të ndërveprojë me këto realitete në zonat më të varfra, duke garantuar xhepa mikrofinance për ku nuk ka prona. Do të krijohej kështu një formë welfare e re dhe vërtet konservatore e bazuar mbi resurset që do të përfundonin për të çuar në një pavarësi të kërkuar fort nga të gjithë.
Hapi i mëtejshëm do të ishte ai i sigurimit që furnizimi i qeverisë lokale të jetë i destinuar për ente lokale. Një studim i 2005 i New Economics Foundation ka demonstruar se çdo paund shpenzim me një furnizues lokal gjeneron 1.76 paund lokalisht, ndërsa çdo paund i shpenzuar me një furnizues jolokal gjeneron vetëm 36 cent. Një rritje prej 10 përqindësh në investimet në nivel lokal do të nënkuptonte një injeksion prej 5.6 milionë miliardë paundësh në ekonomitë lokale. Dhe nëqoftëse fondet do të arrinin të emetonin edhe bono, mund të kthehej në diçka të ngjashme me fuqinë e pushtetit vendor të shekullit XIX (banorët deri mund të marrin pjesë në versionet masive të programit televiziv Dragon's Den për të vendosur se çfarë investimi të bëhet). I konceptuar kështu, dimensioni lokal mund të ndihmojë që të neutralizohet shtytja e tmerrshme centralizuese e Londrës, që e thith të gjithë talentin dhe paranë e pjesës tjetër të vendit në juglindjen e mbipopulluar të saj, duke lënë tjetërkund amullinë.
Hapi i mëtejshëm i konservatorizmit është ai që të përmbysë klasën e vjetër politike, duke ia kthyer kapitalin krahut të punës. Cameron do të duhet të refuzojë skemën e vjetër marksiste që i paraqet torët si pazgjidhshmërisht të lidhur me një proletariat të privuar nga të drejtat civile të tij. Përkundrazi: konservatorët besojnë në zgjerimin e përgjithësuar të mirëqenies dhe të pasurisë. Megjithatë, katastrofa e madhe e 30 viteve të fundit është shpërbërja e kapitalit, e pronave dhe e kursimeve të të varfërve: në Britaninë e Madhe, përqindja e mirëqenies (të përjashtuara pronësitë) në të cilën ka akses 50 përqindëshi më i ulët i popullsisë ka rëndë nga 12 përqindëshi i 1976 në pothuajse 1 përqindëshin e 2003. Një konservatorizëm civil komunitar radikal do të duhet të votohet për ta përmbysur këtë tendencë. Kjo implikon një refuzim të ponderuar të mobilitetit social, të meritokracisë dhe të gjuhës statliste dhe neolibrale të mundësisë, të arsimit dhe të zgjedhjes. Pse? Sepse sipas një vizioni të tillë nëqoftëse nuk je në rrethin e artë të përfshirë midis 10 dhe 15 përqindëshit të lartë të shkallës së kontribuuesve, je pak a shumë një i pasigurtë, një individ pa sukses, pa merita dhe pa vlerë. Torët duhet ta braktisin këtë ideologji të falimentimit të New Labour dhe të bëjnë të tyrin më mirë një komunitarizëm organik që shpërblen çdo nivel social me merita, siguri, mirëqenie dhe dinjitet.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers